Eliza Dushku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 172: Rreshti 172:
[[Kategoria:Lindje 1980]]
[[Kategoria:Lindje 1980]]
[[Kategoria:Njerëz që jetojnë]]
[[Kategoria:Njerëz që jetojnë]]
[[Kategoria:Gratë]]

Versioni i datës 20 nëntor 2016 17:17

Eliza Dushku

Eliza Patricia Dushku /ˈdʊʃk/;[1] lindi më 30 dhjetor 1980Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje shqiptare. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv Angel. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si True Lies, The New Guy, Bring it On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike.

Jeta e hershme

Skeda:Eliza-dushku-dear-albania.jpg
Eliza në Presidencën e Shqipërisë 2012

Dushku ka lindur në Watertown, Massachusetts, e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, dhe e Judith "Judy" (nee Rasmussen), një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën Beaver Country Day dhe është diplomuar nga shkolla e mesme Watertown.

Karriera

Karriera e hershme

Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin That Night. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin This Boy's Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në Bye Bye Love si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në Race the Sun, dhe role në një film televiziv dhe me metrazh të shkurtër.

Buffy The Vampire Slayer

Dushku kishte në plan të ndiqte universitetin Suffolk në Boston, ku e ëma e saj jepte mësim në atë kohë, por agjenti i kërkoi të dorëzonte një audicion të regjistruar për një projekt ku merrte pjesë dhe një kliente tjetër e tij, Sarah Michelle Gellar. Pasi lexoi skenarin, Dushku nxitoi drejt një prej dyqaneve të Claire për të blerë produkt për make-up të errët dhe aksesorë të tjerë të përshtatshëm për pjesën si Faith në Buffy thë Vampire Slayer. Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura. Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çeshtjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, Dushku iu rikthye aktrimit me rolin e Faith në Buffy the Vampire Slayer, një vrasës edhe më i trazuar se personazhi kryesor Buffy Summers. Megjithë planin fillestar për një rol vetëm në pesë episode, personazhi i saj u bë aq popullor saqë ajo qëndroi për të gjithë sezonin e tretë dhe u rikthye edhe në të katërtin për dy pjesë. Pjesa e mbetur e harkut të ngjarjes së saj u luajt si pjesë e sezonit të parë të serialit Angel, derivat i Buffy-t. E penduar dhe e ripërkushtuar, Faith u rikthye si një heroinë në episode të tjera të Angel dhe në episodet e fundit të Buffy-t. Dushku u përmbyt nga grumbuj letrash të ardhura nga legjione të burgosurish. Ajo tha:

Kam marrë letra nga të dënuar me vdekje ose me dënim maksimal. Çfarë mendojnë autoritetet kur shfaqin këto seriale me vajza adoleshente në radhët e të dënuarve me vdekje? Ata shkruajnë çdo gjë - gjëra të tmerrshme për të cilat ti as nuk do të dish. Më dërgojnë edhe foto - "Oh, ja një foto e imja përpara se të burgosesha!" - ka edhe ndonjë djalë të ulur në divan me shishe birre në dorë, mustaqe dhe një zorrë të madhe. Janë vërtet ngjethëse. Shumë më shumë se Buffy.

Rolet pasuese

Në vitin 2000, Dushku luajti në komedinë me nxitëset e tifozëve Bring it On. Kjo u ndoq nga Soul Survivors, duke e bashkuar me kolegun e saj Casey Affleck në Race the Sun. Në vitin 2001, ajo u shfaq në The New Guy me Dj Qualls dhe në City by the Sea me Robert De Niro dhe James Franco. Ky i fundit mori një vëmendje të gjerë nga një audiencë adulte si dhe disa vlerësime pozitive. Në të njëjtin vit, Kevin Smith e ftoi Dushkun të ishte pjesë e Jay and Silent Bob Strike Back.

Në vitin 2003, Dushku luajti në filmin horrorr Wrong Turn dhe The Kiss, nje komedi-dramë indipendente. Duke nisur po në këtë vit, ajo mori pjesë në një dramë mbinatyrore të Fox-it, Tru Calling, ku luajti rolin kryesor si Tru Davis, një studente mjekësie. Pasi iu tërhoq një bursë, Tru detyrohet të fillojë një punë në morgun lokal ku ajo zbulon fuqinë e saj për të "ri-jetuar" ditën e mëparshme nëse një nga të vdekurit i kërkon ndihmë për të ndryshuar atë që ka ndodhur. Dushku refuzoi një rol në një derivat të Buffy The Vampire Slayer, i cili do të kishte qenë rreth Faith-it. Ajo ka pasur shumë role si "vajzë e keqe" në filma dhe i ka shjuar këto mundësi. Në një intervistë me Maxim në Maj 2001, Dushku thotë rreth roleve të saj, "Është e lehtë të luash një vajzë të keqe. Duhet vetëm të bësh gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk të duhet të merresh me pasojat sepse është thjesht aktrim."

Dushku mori pjesë dhe në një prodhim nga Broadway të quajtur Dog Sees God, që nga dhjetori 2005, duke luajtur motren e Van-it, një personazh i paralelizuar me Lucy Van Pelt, nga seria komike The Peanuts tek e cila ishte bazuar produksioni. Ajo hoqi dorë në shkurt 2006 bashkë me anëtarë të tjerë, në mes të zërave për abuzim nga producenti, por që më vonë u mohuan.

Ajo luajti rolin kryesor në Nurses, një komedi-dramë spitalore për Fox. Ky ishte prodhimi i dytë i Fox-it tek e cila ajo mori pjesë por që nuk u transmetua. Ajo është parë edhe në videon muzikore të Simple Plan "I'm just a kid", si interesi romantik i bandës, gjithashtu dhe në videon "Rockstar" të Nickelback.

2005 deri më sot

Në 1 tetor 2005 ajo lajmëroi në Wizard World Boston se kishte filluar xhirimet për Nobel Son, në të cilin do të luante krahas Alan Rickman, Danny DeVito, Bill Pullman dhe Peter Boyle. Filmi doli në Festivalin e Filmit në Tribeca në 2007. Një projekt tjetër është On Broadway, një film indipendent i xhiruar në vendin e saj të lindjes, Boston. Filmi ka marrë vlerësime tepër pozitive dhe disa prej tyre nënvizojnë performancën e Dushkut. Është shfaqur në festivale të filmit indipendent dhe ka fituar gjashtë çmime.

Dushku ka pasur role edhe në pesë lojëra elektronike. Ajo dubloi rolin e Yumi Sawamura në versionin anglisht të Yakuza për Play Station 2, që u realizua dhe publikua nga Sega në shtator 2006. Dushku gjithashtu luan si Shaundi, një nga personazhet kryesore të Saints Row 2, që u realizua nga Volition dhe u publikua nga THQ. Doli në Amerikën Veriore në 14 tetor 2008, për Play Station 3 dhe Xbox 360. Përdori zërin e saj edhe për rolin e Rubi Malone, personazhi kryesor në lojën WET. Në dhjetor 2008 ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Spike TV për lojrat elektronike. Roli i Shaundi në Saints Row: The Third u zëvendësua nga Danielle Nicolet.

Variety lajmëroi në 2 gusht 2006 se Dushku do të luante bashkë me Macaulay Culkin në Sex and Breakfast, një komedi e errët e shkruajtur dhe drejtuar nga Miles Brandman. Një analist e përshkroi Dushkun si "rrëzëllitëse" dhe se i dha forcë personazhit. Filmi doli në 30 nëntor 2007 në Los Angeles dhe në DVD në 22 janar 2008. Ajo luajti në Open Graves në 2008, bashkë me Mike Vogel, një thriller-horrorr rreth një loje satanike. Ka luajtur role kryesore edhe në The Thacker Case dhe The Alphabet Killer, që të dy thrillera të bazuar në ngjarje reale, një prej tyre drejtuar prej Rob Schmidt me të cilën kishte punuar më parë në Wrong Turn. Që të dy filmat dolën në vitin 2008. The Alphabet Killer përmban skenën e parë gjysëm-nudo të Dushkut. Filmi mori kritika mikse, megjithatë ato lavdëruan performancën e Dushkut, me komente si "Eliza Dushku e komandon ekranin por nuk mund të pajtojë axhendat konfliktuese dhe idiote të skenarit." Ajo ka marrë pjesë edhe në Bottle Shock, një dramë rreth verës së Napa Valley. Filmi u drejtua nga Randall Miller, që realizoi dhe Nobel Son.

Në 26 gusht 2007 Dushku nënshkroi një marrëveshje me Fox Broadcasting Company dhe 20th Century Fox.[2] Sipas saj, rrjeti dhe studio do të zhvillonin projekte "të kopsitura" enkas për të, gjithashtu dhe ta lidhnin me prodhime dhe skenare ekzistuese.[3]

Më vonë, në 31 tetor u bë e ditur se Dushku kishte joshur e rikthyer në televizion Joss Whedon nga Buffy the Vampire Slayer, pasi kishin rënë dakord të krijonin një prodhim quajtur Dollhouse. Dushku e prodhoi atë dhe luajti rolin kryesor "Echo", që u transmetua në Fox gjatë sezonit televiziv 2008-2009. Në një intervistë, Dushku shpjegoi se si Dollhouse dhe lidhja me Whedon erdhën në jetë:

E ftova për drekë Joss Whedon-in pasi nënshkrova marrëveshjen me Fox-in. Kemi pasur një marrëdhënie të këndshme në të shkuarën kështu që doja të bënim diçka bashkë, duke u rikthyer në një projekt televiziv. E kam pasur goxha në mendje, vetëm se nuk i kisha telefonuar akoma. Kështu që rregullova gjërat me Fox-in, mora guximin dhe i telefonova. Kaluam një drekë katër-orëshe ku pak a shumë përdora aftësitë e mia joshëse prej femre. Jo, ne jemi bërë shumë shokë të mirë, gati si vëlla e motër. Ai ka qenë si një kujdestar e një stërvitës për mua që kur u transferova në L.A kur isha 17 vjeç dhe isha pak si fëmi i çmendur. Ai është kujdesur, më ka ndihmuar dhe më ka mësuar përgjatë viteve. I thashë se sa shumë doja dhe kisha nevojë që ai të rikthehej. Ai pranoi dhe ja ku jemi.[4]

Dushku e përshkroi Whedon si: "gjeniu im i preferuar... shoku i preferuar... vëllai i madh... dhe i vetmi person tek i cili kam besuar me gjithë zemër, sepse nuk më ka zhgënjyer asnjëherë." Dollhouse u rinovua për një sezon të dytë. Arsyet që përmendën producentët për vazhdimin e filmit ishin besimi në fuqinë e bazës së fansave të Joss Whedon dhe numrat e lartë të DVR. Fox-i e anuloi shfaqjen në 11 nëntor 2009. Ajo përfundoi xhirimet në sezonin e dytë dhe të fundit në 16 dhjetor 2009.

Dushku ishte aktorja dublante për vrasësen me pagesë Rubi Malone në lojën elektronike aksion Wet. Ajo siguroi të drejtat ekskluzive për të bërë The Perfect Moment, një film i bazuar në jetën e fotografit Robert Mapplethorpe, duke përfshirë dhe ndihmën e Ondi Timoner.

Në 2010 Dushku dha zërin e saj për Noah's Ark : The New Beginning dhe luajti në filmin Locked In. Mori pjesë gjithashtu dhe si e ftuar speciale në një episod të komedisë The Big Bang Theory të CBS, që e pati premierën në 4 nëntor 2010.

Në 2011, Dushku luajti përkrah Jayson Floyd në One Shot, një klip i shkurtër në YouTube, me pjesëmarrje dhe i drejtuar nga Freddie Wong, i cili doli në 13 maj 2011. Në gusht të po atij viti, Dushku vizitoi Shqipërinë me një grup nga Travel Channel dhe Lonely Planet për të filmuar një dokumentar me titull Dear Albania, për promovimin e turizmit në vendin e origjinës së babait të saj.

Dushku ka një rol kryesor në një serial të animuar online të quajtur Torchwood: Web of Lies, bazuar në serialin e BBC Torchwood Miracle Day.

Në qershor 2012, Dushku luajti përkrah Katie Cassidy, Gina Gershon dhe Michelle Trachtenberg në The Scribbler, me regji nga John Suits dhe prodhuar nga Gabriel Cowan.

Në 2013 ajo u mor si Patricia Holm për një film pilot për një prodhim që risjell në televizion serialin The Saint, por ky film nuk është transmetuar akoma.

Jeta personale

Dushku është rritur në një familje me besim Mormon.

Vendbanimi i saj është në Laurel Canyon, Los Angeles, Kaliforni.  Ajo vizitoi familjen e të atit në Shqipëri në vitin 2006 pas një ftese nga kryeministri shqiptar i asaj kohe Sali Berisha. Ajo vizitoi gjithashtu dhe Kosovën dhe bëri një tatuazh me shqiponjën dykrenare në pjesën e pasme të qafës. Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, Korçë.

Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore. Si një figurë model për aktivizmin e saj, u ftua nga Millenium Campus Network (MCN) si një folëse kryesore duke marrë çmimin Global Generation në krah edhe të Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në aktivitetet e MCN në 2011.

Dushku njihet se vuan nga sindroma e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Në tetor 2009 ajo filloi të dilte me ish basketbollistin e Los Angeles Lakers Rick Fox dhe në gusht 2010 ata konfirmuan se jetonin bashkë. Në qershor 2014 u bë e ditur se çifti ishte ndarë.

Në dhjetor 2011, Dushku bëri të ditur se kishte vendosur të kthehej në vegane pasi kishte parë dokumentarin Pirunjtë mbi Thikat. Në dhjetor 2014 ajo tha në faqen e saj të Twitterit se nuk ishte më vegjetariane. 

Dushku, e cila fillimisht kishte dashur të ndiqte studimet në kolegjin e Bostonit para se Buffy t’i prishte ato plane, bëri të ditur në mars 2014 në Emerald City Comicon se do të ndiqte kolegjin më vonë gjatë atij viti.

Në 22 qershor 2014, The Boston Globe raportoi se Dushku e kishte lënë Los Angeles-in, ishte rikthyer në Boston dhe kishte në plan të ndiqte kolegjin.

Çmimet dhe nominimet

Performanca në Tru Calling i siguroi Dushkut dy nominime në vitin 2004 për ndarjen e çmimeve Teen Choice si Choice Breakout Star – Femër, dhe për çmimet Saturn si aktorja më e mirë për një serial televiziv. Revista Maxim e renditi Dushkun në vend të 6-të në listën e femrave më të nxehta të 2009-ës. Dushku u nominua në vitin 2009 për një çmim Scream si aktorja më e mirë Shkencë-Trillim për rolin e saj si Echo. Ajo u quajt dhe Ambasadorja e programit Consumer Electronic Show Entertainment në tetor 2011.

Trivia

  • Në filmin The New Guy e shfaqi Eliza prejardhjen shqiptare, me arsyen se gjyshja e vetë është shqiptare, janë dy skena me temën shqip.

Filmografia

Filma dhe TV seri ne te cilat Eliza luajti role.

Televizion

  • Journey (1995)
  • Buffy - The Vampire Slayer (1998-2003)
  • Angel (2000-2003)
  • King of the Hill (2002)
  • Tru Calling (2003-2005)
  • That '70's Show (2005)
  • Nurses (2007)
  • Ugly Betty (2007)
  • Dollhouse (2009-2010)
  • The Big Bang Theory (2010)
  • RuPaul's Drag Race (2010)
  • Herd Mentality (2011)
  • Robotomy (2011)
  • White Collar (2011)
  • The Cleveland Show (2011)
  • The Guild (2011)
  • Torchwood: Web of Lies (2011)
  • The League (2011)
  • Leap Year (2011-2012)
  • Hulk and the Agents of S.M.A.S.H. (2013-tani)
  • The Saint (2013)
  • Banshee (2016)

Lojra elektronike

  • Buffy the Vampire Slayer: Chaos Bleeds (2003)
  • Yakuza (2005)
  • Saints Row 2 (2008)
  • Wet (2009)
  • Fight Night Champion (2011)

Video muzikore

  • "I'm just a Kid" - Simple Plan (2002)
  • "Rockstar" - Nickelback (2006)

Eliza Dushku në Sheshin Skënderbej në Tiranë

Shih edhe

Referencat

  1. ^ "It's 'Dush' like 'push'." Eliza Dushku, Jimmy Kimmel Live!, February 23, 2004. [1][lidhje e vdekur]
  2. ^ "One Shot ft. Eliza Dushku". YouTube (via Freddie Wong). maj 13, 2011. Marrë më maj 13, 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Andreeva, Nellie (gusht 27, 2007). "Dushku busy with Fox TV". The Hollywood Reporter. Arkivuar nga origjinali më shtator 30, 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) August 26, 2007
  4. ^ "Eliza Dushku: Dollhouse". SuicideGirls.com. shkurt 5, 2009. Marrë më shkurt 5, 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme

 Commons: Eliza Dushku – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale