Eda Zari: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
etiketa
v added Category:Gratë using HotCat
Rreshti 27: Rreshti 27:
[[Kategoria:Këngëtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Këngëtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz_që_jetojnë]]
[[Kategoria:Njerëz_që_jetojnë]]
[[Kategoria:Gratë]]

Versioni i datës 20 nëntor 2016 20:13

Skeda:Eda Zari.jpg

Eda Zari lindi në Tiranë. me 21 Nëntor 1974 Është një këngëtare, producente, kompozitore nga Shqipëria.

Prej më tepër se një dekadë të tërë Eda Zari jeton në Gjermani. Me 4 vjet filloi të këndoj në gjirin e familjes (nga ana e nenës) Familja Lela nga Përmeti, me 6 vjet dalja për herë te parë në skenë, me 16 vjet prezantohet profesionalisht, në festivalet nacionale të RTSH, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si anoncuese në TVSH në bashkëpunim me Regjisorët: L. Gjata, O. Mula. Kryen Habiturën dega Kanto në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Fillon studimet në Konservatorin "Akademia e Arteve" - Tiranë. Pasi i hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve 80-ta) i vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së Diplomës si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjate kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV. etj. Gjate kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashmë ka realizuar Tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jaz, Pop-Soul, dhe World Muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur internacional, midis tyre Kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstari nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës së ( "Një nga Tarabuka perkusionist më virtuozë që mund të ndodhet në këtë planet" shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jaz Pianisti nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer dhe kështu lista vazhdon ....

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).

Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavijonin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records në Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve dhe organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (ndër të tjerash) për fëmijët Jetim, për te sëmuret H.I.V.positiv dhe koncerte tjera të këtij karakteri. Për të pasur një tablo më te plotë e konkrete të këtyre aktiviteteve si dhe çmimeve të fituara në festivalet internacionale, dhe titujve të nderuar dhuruar kësaj artisteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more. Aktualisht artistja ndodhet në nisje të Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afrikën e Veriut.

Diskografia

  • Statement
  • Supernaturale
  • Lela dè permet
  • Eja
  • Compilation
  • The spirit of jazz
  • Another world
  • Art of time
  • Lazy standart
  • Euphoria

Lidhje të jashme