Tempulli i Durgës në Ramnagar: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 25°16′55″N 83°02′26″E / 25.2819349°N 83.0405957°E / 25.2819349; 83.0405957
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v disa shtesa
shtim permbajtjeje
Rreshti 100: Rreshti 100:
Tempulli ka një pellg të stërmadh katror ([[ujëmbledhësit tempullor indianë|Pushkarni]]) përballë tij. Pellgu është i pajisur me shkallë guri në të gjitha anët dhe kulla vëzhgimi në çdo kënd. Në një anë të këtij pellgu ndodhet një tendë prej guri.
Tempulli ka një pellg të stërmadh katror ([[ujëmbledhësit tempullor indianë|Pushkarni]]) përballë tij. Pellgu është i pajisur me shkallë guri në të gjitha anët dhe kulla vëzhgimi në çdo kënd. Në një anë të këtij pellgu ndodhet një tendë prej guri.
Punimet në gurë në muret e tempullit vënë gjithashtu në dukje format e tij katrore. Muret e tempullit kanë dizajne në formën e blloqeve katrore dhe shkrime zbukuruese.
Punimet në gurë në muret e tempullit vënë gjithashtu në dukje format e tij katrore. Muret e tempullit kanë dizajne në formën e blloqeve katrore dhe shkrime zbukuruese.

==Legjenda e hyjneshës==
Sipas legjendave puranike tregohet se si hyjnesha e mori emrin Durga. I dituri Agastya donte të dinte nga hyjnia Kartikeya sesi hyjnesha e mori emrin. Kartikeya tregoi, se dikur ishte një demon i quajtur Durgasur që kreu lutje intensive për mjaft vite të gjatë dhe arriti fuqi që asnjë njeri nuk mund ta mundëte. Për shkak të kësaj dhe bazuar te arroganca e madhe ai filloi të shqetësonte të gjithë njerëzit fetarë, dhe mori nën kontroll mjaft botë. Ai shkatërroi Gurukulë të ndryshëm (shkolla rezidenciale), Yagya Shala (vende ku kryheshin rituale Yagya/zjarri), burgosi krerë të ndryshëm fetarë si dhe Rishi Patna të ndryshme (gra asketikësh). Lumenjtë filluan të rridhnin në drejtimin e gabuar, të korrat filluan të jepnin lloje të ndryshme prodhimesh. Të gjithë hyjnitë qiellore dhe qeniet njerëzore iu afruan perëndisë Shiva dhe kërkuan të strehoeshin. [[Shiva]] kuptoi fuqitë e Durgasuras, veçanërisht se ky i fundit nuk mund të vritej nga një burr. Ai i sugjeroi Devit ta bënte këtë. Devi dërgoi emisarin e saj, Kalratri, bashkë me disa zonja për të paralajmëruar Durgasurën. Kalratri arriti vendbanimin e Durgasurës dhe ia përcolli mesazhin. Ajo i kërkoi atij që të mos i shqetësonte njerëzit fetarë, të rikthente tokën dhe gjërat e tjera të rrëmbyera dhe të shkonte diku tjetër, ndryshe hyjnesha Devi do ta vriste atë. Me arrogancë të madhe Durgasura i kërkoi luftëtarëve të tij të kapnin Kalratrin dhe ta burgosnin atë.
Kur luftëtarët iu afruan asaj, Kalratri nxori një ulërimë që prodhoi topa flake dhe mijëra luftëtarë u vranë. Kjo e nxehu më tepër Durgasurën, që urdhëroi më tepër luftëtarë për të luftuar atë. Kalratri fluturoi menjëherë në qiell, arriti vendbanimin e hyjneshës pranë maleve Vindhyachal dhe i tregoi të gjithë ngjarjen asaj. Shpejt Durgasura arriti në vendin ku qëndronte hyjnesha dhe nisi një betejë të ashpër. Gjatë procesit, Devi lëshoi të gjitha shaktit e saj që morën forma luftëtaresh të ndryshme me fuqi të jashtëzakonshme. Hyjnesha me fuqitë e saj të jashtëzakonshme, e vrau Durgasurën dhe të gjithë ndjekësit e tij. Pati një gëzim të madh në të gjithë botën dhe paqja me lumturinë u rikthyen përsëri. Rrëfenja është përshkruar me hollësi te Kashi Khanda.<ref>{{cite book|author=Vinay|url=https://books.google.al/books?id=5nk6DQAAQBAJ|title=Kashi Khanda|chapter=71|publisher=Diamond Pocket Books Pvt Ltd|year=2016|id=ISBN 8128822772, 9788128822773|language=anglisht}}</ref>
Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të tjerët mësuan për këtë dhe e lavdëruan hyjneshën duke recituar Vajra Panchakamin. Hyjnesha u kënaq dhe mori emrin Durga Devi (për shkak të vrasjes së Durgasurës).


== Galeri pamjesh ==
== Galeri pamjesh ==

Versioni i datës 27 nëntor 2016 17:42

Tempulli i Durgës në Ramnagar
दुर्गा मंदिर
Foto e viteve 1860 e Tempullit të Durgës në Ramnagar nga Samuel Bourne
Informacion i përgjithshëm
Statusifunksionues
Tipitempull hindu
VendndodhjaRamnagar
QytetiVaranasi
ShtetiIndia
Koordinatat25°16′55″N 83°02′26″E / 25.2819349°N 83.0405957°E / 25.2819349; 83.0405957
Përfundimishek. i XVI
PronarFamilja Mbretërore e Varanasit

Tempulli i Durgës në Ramnagar (në gjuhën marathi: दुर्गा मंदिर) është i vendosur në Ramnagar të Varanasit (ose Banaras), ku ndodhej selia e mbretërve të Varanasit, që e ndërtuan atë.[1] Mendohet se ai është ndërtuar 500 vjet më parë, në shekullin e XVI dhe tashmë është nën kontrollin e familjes mbretërore të Varanasit. Ky tempull i është kushtuar perëndeshës hindu Durga që konsiderohet si hyjnesha e Forcës dhe Fuqisë që qeverisë të gjithë botën. Tempulli ka një pellg të ndërtuar me gurë pranë tij. Tempulli i Durgës në Ramnagar vlerësohet për punimet e mrekullueshme të gurit, që janë një shembull mjeshtëror i artit të punimit të gurit në Indinë Veriore. Përveç këtij tempulli brenda qytetit të Varanasit ndodhet një tempull tjetër i Durgës, Mandiri i Durgës, i ndërtuar në shekullin e XVIII pranë një ujëmbledhësi të njohur si Durga Kund.[2]

Struktura e tempullit

Shikhara e Tempullit të Durgës në Ramnagar

Tempulli i Durgës është ndërtuar në stilin Nagara të Arkitekturës tempullore hindu, arkitektura tipike e tempujve të Indisë Veriore. Planimetria e tempullit është bazuar mbi një formë katrore, i vendosur në një kampus po ashtu katror. Ndërtesa kryesore e tempullit është ndërtuar mbi një platformë katrore dhe vetë torma e ndërtesës është gjithashtu katrore. Tempulli përmban dhoma, që përdoren për nevojat e stafit të tempullit dhe ndonjëherë për Yajna. Kampusi i tempullit është i gjelbër për shkak të pranisë së pemëve dhe bimëve. Në këtë kampus vizitorët mund të ecin përreth ndërtesës së tempullit kryesor. Kjo ecje është një ritual i zakonshëm në hinduizëm. Tempulli ka një pellg të stërmadh katror (Pushkarni) përballë tij. Pellgu është i pajisur me shkallë guri në të gjitha anët dhe kulla vëzhgimi në çdo kënd. Në një anë të këtij pellgu ndodhet një tendë prej guri. Punimet në gurë në muret e tempullit vënë gjithashtu në dukje format e tij katrore. Muret e tempullit kanë dizajne në formën e blloqeve katrore dhe shkrime zbukuruese.

Legjenda e hyjneshës

Sipas legjendave puranike tregohet se si hyjnesha e mori emrin Durga. I dituri Agastya donte të dinte nga hyjnia Kartikeya sesi hyjnesha e mori emrin. Kartikeya tregoi, se dikur ishte një demon i quajtur Durgasur që kreu lutje intensive për mjaft vite të gjatë dhe arriti fuqi që asnjë njeri nuk mund ta mundëte. Për shkak të kësaj dhe bazuar te arroganca e madhe ai filloi të shqetësonte të gjithë njerëzit fetarë, dhe mori nën kontroll mjaft botë. Ai shkatërroi Gurukulë të ndryshëm (shkolla rezidenciale), Yagya Shala (vende ku kryheshin rituale Yagya/zjarri), burgosi krerë të ndryshëm fetarë si dhe Rishi Patna të ndryshme (gra asketikësh). Lumenjtë filluan të rridhnin në drejtimin e gabuar, të korrat filluan të jepnin lloje të ndryshme prodhimesh. Të gjithë hyjnitë qiellore dhe qeniet njerëzore iu afruan perëndisë Shiva dhe kërkuan të strehoeshin. Shiva kuptoi fuqitë e Durgasuras, veçanërisht se ky i fundit nuk mund të vritej nga një burr. Ai i sugjeroi Devit ta bënte këtë. Devi dërgoi emisarin e saj, Kalratri, bashkë me disa zonja për të paralajmëruar Durgasurën. Kalratri arriti vendbanimin e Durgasurës dhe ia përcolli mesazhin. Ajo i kërkoi atij që të mos i shqetësonte njerëzit fetarë, të rikthente tokën dhe gjërat e tjera të rrëmbyera dhe të shkonte diku tjetër, ndryshe hyjnesha Devi do ta vriste atë. Me arrogancë të madhe Durgasura i kërkoi luftëtarëve të tij të kapnin Kalratrin dhe ta burgosnin atë. Kur luftëtarët iu afruan asaj, Kalratri nxori një ulërimë që prodhoi topa flake dhe mijëra luftëtarë u vranë. Kjo e nxehu më tepër Durgasurën, që urdhëroi më tepër luftëtarë për të luftuar atë. Kalratri fluturoi menjëherë në qiell, arriti vendbanimin e hyjneshës pranë maleve Vindhyachal dhe i tregoi të gjithë ngjarjen asaj. Shpejt Durgasura arriti në vendin ku qëndronte hyjnesha dhe nisi një betejë të ashpër. Gjatë procesit, Devi lëshoi të gjitha shaktit e saj që morën forma luftëtaresh të ndryshme me fuqi të jashtëzakonshme. Hyjnesha me fuqitë e saj të jashtëzakonshme, e vrau Durgasurën dhe të gjithë ndjekësit e tij. Pati një gëzim të madh në të gjithë botën dhe paqja me lumturinë u rikthyen përsëri. Rrëfenja është përshkruar me hollësi te Kashi Khanda.[3] Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të tjerët mësuan për këtë dhe e lavdëruan hyjneshën duke recituar Vajra Panchakamin. Hyjnesha u kënaq dhe mori emrin Durga Devi (për shkak të vrasjes së Durgasurës).

Galeri pamjesh

Shiko edhe

Referencat

  1. ^ http://varanasi.nic.in/history/ramnagar.html
  2. ^ "Temples of Varnasi". Varanasi Official website. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  3. ^ Vinay (2016). "71". Kashi Khanda (në anglisht). Diamond Pocket Books Pvt Ltd. ISBN 8128822772, 9788128822773.

Lidhje të jashtme