Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketa: Redaktim nga aplikacioni për celular
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 28: Rreshti 28:


== Kronologjia e jetës së Zogut ==
== Kronologjia e jetës së Zogut ==
[[Skeda:Skeda-Ahmet-Zogu.jpg|thumb|Ahmet Zogu, [[Mbretëresha Geraldinë]], dhe familia e tij|320x320px]]
[[Skeda:Skeda-Ahmet-Zogu.jpg|thumb|Ahmet Zogu, [[Mbretëresha Geraldinë]], dhe familia e tij|320x32ghhfjtsggdt
Më [[20 korrik]] [[1912]] Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga [[Rusi]]a, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte.
Më [[20 korrik]] [[1912]] Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga [[Rusi]]a, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte.
Në [[1 Nëntor]] [[1912]], ai merr pjesë me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të [[Shkodra|Shkodrës]] i cili mbrohej nga [[Hasan Riza]] Pasha dhe daja i tij [[Esat Pashë Toptani]]. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më [[28 Nëntor]] [[1912]], në shpalljen e pavarësisë në [[Vlorë]] nga [[Ismail Qemali]], Matin, [[Dibra|Dibrën]] dhe [[Rrethi i Mirditës|Mirditën]] do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.
Në [[1 Nëntor]] [[1912]], ai merr pjesë me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të [[Shkodra|Shkodrës]] i cili mbrohej nga [[Hasan Riza]] Pasha dhe daja i tij [[Esat Pashë Toptani]]. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më [[28 Nëntor]] [[1912]], në shpalljen e pavarësisë në [[Vlorë]] nga [[Ismail Qemali]], Matin, [[Dibra|Dibrën]] dhe [[Rrethi i Mirditës|Mirditën]] do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.

Versioni i datës 7 dhjetor 2016 13:46

Stampa:Biografia-Box

Ahmet Zogu[1], formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet të Matit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. - 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parisit), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 192014 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator1928 - de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de iure2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë.[2]

Rinia dhe formimi

U lind Ahmet Muhtar (kryeplak)[3] bej Zogollikalanë e Burgajetit, qytezë e afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë i Xhemal pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije hanëm Toptani në 1895. Nga lisi i gjakut rrjedhte prej një familjeje bejlerësh e pronarë tokash, me kajmekamllëk të trashëguar në krahinën e Matit.

Prej lisit të tamblit, Toptanët ishin bejlerët më të fuqishëm në Tiranë. Pretendonin se ishte trashëgimtare nga motra e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica.

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lycée Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal bej Zogolli.

Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

Kronologjia e jetës së Zogut

[[Skeda:Skeda-Ahmet-Zogu.jpg|thumb|Ahmet Zogu, Mbretëresha Geraldinë, dhe familia e tij|320x32ghhfjtsggdt Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë Toptani. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash. Ndërkohë që luftonte, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.

Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta internonin. E ëma, i kërkon ndihmë At Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake. Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe Çatin Saraçin[4]. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).

11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen. Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.

Më 1922 ndryshon mbiemrin, duke hequr mbrapashtesën turke -olli, dhe duk'e lënë thjesht Zogu.

Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri. Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923 Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark[5] Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: "Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë". Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë. Iu afrua Eqrem Bej Vlora me dr. Simonidhin që verifikoi dëmin që kishin bërë dy plumba që e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç'ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin[5]. Më tej jep dorëheqjen. Gjendja acarohet. Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë. Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924. Më 6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu

25 janar 1925 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë.

Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut

Ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Frashëri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanëshme, qenë në shumë raste thikë me dy teha në duart e Zogut, të cilin e diskredituan në opinionin e kohës, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashëri, President i Senatit ish udhëheqës i klikës asnjëherë nuk doli në opozitë të hapur kundër Zogut, por i pakënaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasë lidhje të fuqishme fisnore në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1925 u bë e qartë se ai po përgatiste një komplot kundër Presidentit për ta rrëzuar atë nga froni.[5]

Eshrefi u përpoq të tërhiqte pas vetes edhe Myfit Libohovën duke qenë se kishte pas vetes një pjesë të klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithçka që po përgatitej Zogut, i cili pa vonuar dërgoi forca të shumta matjanësh në Korçë të shtypte çdo orvatje që në embrion, por dëshmia e Myfytit për mungesë provash të qarta nuk mundi të qëndronte në këmbë, prandaj Zogu ngurroi të dilte hapur kundër Frashërit edhe nga frika e reaksionit që mund të ngjallte tek jugorët por u mjaftua me largimin e Frashërit nga detyra dhe pushimin nga puna të disa oficerëve toskë. Por përpara kësaj ngjarje ishte zbuluar edhe një komplot tjetër i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak të devotshëm ndaj Zogut me gjithë ndihmën e pa kursyer që i dha në rrëzimin e Nolit.[5]

Cenoja u bind të merrte pjesë në një komplot të organizuar prej disa njerëzish të njohur në radhët e ushtrisë si dhe mes emigrantësh në Greqi, Itali e sidomos në Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbështetje të gjerë. Edhe kësaj here Zogu mundi të mësonte rreth komplotit përpara se ai të shpërthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjë ishte vendosur të bëhej në një nga udhëtimet e Zogut në Beograd, as Cenoja nuk bëri shumë përpjekje për ta fshehur bashkëpunimin e tij me komplotuesit. Për shkak të miqësirave dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe dëshirës së Zogut për të fshehur skandalin nuk mori veprim tjetër vese kërkesës për dorëheqje dhe mërgimit të tij në Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me të njëjtën monedhë Cenos në një moment kur u mendua se nuk do të bënte bujë të madhe në publik, dhe duke u paraqitur si vepër e dikujt tjetër. Ndërsa nga fundi i shtatorit 1925 një njeri i panjohur hodhi një bombë në Vilën e Zogut, pa arritur të vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Në fillim po të këtij viti u zbulua një komplot tjetër pas të cilit thuhej se qëndronte dora e peshkopit Noli, komploti dështoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Në vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nën akuzën se kishte konspiruar kundër qeverisë. Vrioni ishte përzier me një seri letrash që kishin rënë në dorën e qeverisë. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 për Zogun qe viti i përballjes me kundërshtarët e tij nga të katër anët, ndërsa në 26-ën u ndesh me kryengritjen më të rrezikshme qysh prej kohës kur u detyrua të linte vendin nga vala e revolucionit të 24-ës.[5]

1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.

Vrasja e Avni Rustemit.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Ndërkohë Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill 1924.

Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I"[6]. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”. Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm, por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh. Ishte e çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën. Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në të majtë[7]. Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do t'i komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do t'i ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.

Ai u betua (Formula e betimit):

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Monarku i ri e firmosi betimin dhe mbajti një fjalim të shkurtër me tone të thella sinqeriteti. Ai shprehu qëllimin dhe nderin për t’i shërbyer Shqipërisë sa më mirë të jetë e mundur dhe nëse shfaqej e nevojshme të jepte jetën për të. “Bota e ka kuptuar se nëse Bijtë e Shqiponjës lihen në paqe ata mund të ndërtojnë një shtet”. Fjala e tij ishte e shkurtër por efektive. “Zotërinj, dalshim faqebardhë në sytë e historisë”. Nuk kishte mbërritur akoma ora pesë kur mes brohoritjeve “Rroftë Mbreti”, ai shpejtoi hapat në korridor me ndihmësit që përplaseshin me njëri tjetrin duke u përpjekur të ruanin ritmin. Në atë që tani ishte Pallati i Ri Mbretëror, e prisnin gjysmë duzine princesha dhe nëna e tij. Gjashtë ditë pushimi publik pasuan. Fishekzjarrët shkëlqyen terrin para pallatit. Delet u therën në prag të pallatit. Aeroplanët italianë hodhën shirita dhe konfeti. Gjashtë kolonelë u promovuan në rang gjeneralësh. Dy mijë të burgosur u falën dhe punonjësit e shtetit morën një rrogë mujore shpërblim. Qytetet e mëdha nxituan t’i ofrojnë mbretit prona që të mos dukeshin jo besnikë. Çdo dyqan dhe kafe vari në mur foton e tij, nëse nuk bënte kështu merrte një gjobë prej 50 frangash. Edhe myslimanët e devotshëm duhej të tejkalonin kundërshtimin e tyre ndaj riprodhimit të imazheve njerëzore dhe të blinin një portret standard.[7]

U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj duke aboluar Ligjin Islamik e duke e zëvendësuar me kodin civil të mbështetur tek ai zviceran siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë[8]. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj. Nga Vjena, peshkopi Fan Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve”. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë[7]. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar. Më interesanti ishte reagimi i Jugosllavisë. Për disa javë ambasadori jugosllav në Tiranë ishte i padisponueshëm për komente dhe ministri i Jashtëm jugosllav deklaroi se ishte shumë i zënë për t’u takuar me të dërguarin shqiptar në Beograd. Ato përdorën si pretekst faktin se Zogu kishte zgjedhur titullin “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo “Mbret i Shqipërisë” çka interpretohej si deklaratë autoriteti edhe mbi shqiptarët etnikë në Kosovë. Ky kundërshtim ishte parashikuar dhe diplomatët francezë veçanërisht kishin lobuar për titullin që do shkaktonte reagim. “Froni më është ofruar nga shqiptarët prandaj unë s’kam si quhem ndryshe veçse mbret i shqiptarëve”, argumentonte ai dhe në fakt kishte një pikë plus në arsyetimin e tij. Beograd e njohu mbretërinë më 18 shtator. Një tjetër krisje në marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare do kishte qenë një kartë në duart e Musolinit. Njohja italiane kishte qenë aq e shpejtë, si për të theksuar sponsorizimin e italian të regjimit[7].

27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony, ku veshjet e dasmës, si zakonisht, vinin nga dora e Gjon Lacës.

Ceremonia martesore

Largimi nga vendi

7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëm ndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë. Më 2 Maj 1939 familja mbretërore e shoqëruar nga tetë vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet pati mundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesa grekët. Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjen sërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmën e një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqia dhe i hodhi sytë drejt Britanisë. Ai e informoi ambasadorin n'Ankara për dëshirën e tij m'u vendos në Londër. Pergjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotua se nuk do të perfshihej n'asnjë aktivitet politik. Me qëllim që të shmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmes Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin një udhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiu etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarë aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

Letra e Mbretit Zog, derguar presidentit Roosvelt

Zoti president,
I frymëzuar nga tetë pikat e deklaratës së Atlantikut, kam nderin t'i vë në dukje Shkëlqesisë S'uaj sa pason:

1- Shqipëria ka qenë viktima e parë në Evropë e një sulmi të paprovokuar të një sulmi të Italisë fashiste me 7 prill 1939. Ka qenë e para që i kundërshtoi agresionit me anë të forcës, megjithëse i mungonin plotësisht mjetet moderne. Populli shqiptar vazhdoi gjithmonë t'i qëndrojë pushtuesit me gjithë fuqitë e veta. Me 10 qershor 1940, dita që Italia hyri në luftë, Legata Mbretërore Shqiptare në Paris (e njohur zyrtarisht prej qeverisë franceze), ripërsëriti botërisht deklaraten pas së cilës një gjendje lufte vazhdon të egzistojë mes Shqipërisë dhe Italisë. Me 29 tetor 1940, të nesërmen e sulmit italian kundër Greqisë, duke vepruar me cilësit e mia statutore dhe njëmendje me qeverinë t'Ime, i paraqita Sh. Tij Ministrit të Greqisë në Londër bashkëpunimin e vendit Tim kundër armikut të përbashkët. Një ofertë e njëjtë i është bërë në emrin tim Sh. Tij, Ministrit të Jugosllavisë në Londër, të nesërmen e sulmit italo-gjerman kundër vendit të tij.

2- Shqipëria, sikundër dhe vendet e tjera te pushtuara, ka jashtë tokës së vet kombetare organe statutore, legalisht të zgjedhur prej popullit shqiptar dhe ndërkombëtarisht të njohur. Vendi Juaj, me sa dijmë, nuk ka njohur përfundimin e pushtimit italian të vendit t'Im. Shqipëria vazhdon të jetë antare e Lidhjes se Kombevet.

3- Në këto kushte, me cilësinë time si përfaqësonjës legal i Shqipërisë, kam nderin t'i lutem Shkëlqesisë s'Uaj të ketë mirësinë, të shqyrtojë gjendjen e Shqipërisë dhe t'i jepet mundësia që të lozi rolin e saj në luftën kundër armikut të përbashkët të demokracive. As morali ndërkombëtar, as të drejtat e njeriut, as oportuniteti politik i çastit dhe aq më pak arsye të rendit lëndor, nuk mund të justifikojnë një trajtim të ndryshëm për Shqipërinë nga ana e Fuqive të Mëdha aleate. Një notë me këtë iu është drejtuar fuqive që janë mbledhur në Konferencën Ndërkombëtare të Londrës. Interesimi i qartë dhe aktiv që vendi Juaj i madh tregon për këtë luftë botërore, i japin sigurisht të drejtën dhe i imponojnë dëtyrën që drejtësia nderkombëtare të jetë për të gjithë kombet. Vendi im do dhe mundet t'i bëjë shërbime çështjes së përbashkët. Zbatimi i parimeve të pranuara për të gjithë kombet e robëruar, pa bërë një përjashtim për Shqipërinë, do t'i heqi një armë të fuqishme propagandës së armikut.

4- Jam i sigurtë, se, duke përfaqësuar një popull të lirë, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të çmojë të drejtat e popullit shqiptar, duke leftuar për ngadhënjimin e të drejtës nderkombëtare e të një paqeje të drejtë e të vazhdueshme. Qeveria e Juaj do të marrë, e shpresoj, masat e nevojshme që kjo drejtësi e kjo paqe të mos i mohohen një populli që nuk kërkon tjetër veçse një inkurajim të vogël për të shtuar më tepër luftën që ay bën. Do t'a gjejë këtë inkurajim si ata të të gjithë atyre popujve që vuajnë dhe luftojnë si ay. Opinioni publik ndërkombëtar do ta gjejë në këtë politike, përvojën e pakundërshtueshme që demokracitë luftojnë për një ideal dhe për parime që nuk lejojnë përjashtime.

Me këtë shpresë u lutem Z. President, të pranoni shprehjen e konsideratës t'ime më të lartë.

Hymni i Mbretit Zog N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqiptareve

Si shkëndijë që lëshohet prej diellit
Edhe tym edhe mjergull shpërndanë,
Si rrufe që shkëputet prej qiellit
E shkatërron edhe djek e përlanë,
Si një engjëll i nalt prej Zotit
Si një yll që zbret befas mbi dhe,
Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
Ashtu leu Zog’ I re për ne,
Rroftë Zog i parë, rroftë,
Shpëtimtari i Atdheut,
Brez pas brezit mbretëroftë,
Përmbi fron’ e Skënderbeut.
Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
Se në kanë tallaze e valë,
Syri yt as u-tremb, as u-tut,
Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
Brez pas brezit kujtim je për ne,
Merr kurorën me lul’ e dafin
Si i dytë i vërtetë Skënderbe,
Rroftë Zog i parë, rroftë,
Shpëtimtari i Atdheut,
Brez pas brizit Mbretëroftë ;
Përmbi Fron e Skënderbeut.

Referencat

  1. ^ Albanian Information - Albanian.com
  2. ^ Albania | Costituzione | Generale | Costituzione della Repubblica Popolare d'Albania 1946
  3. ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Royalark
  4. ^ Unë Ç. Saraçi t'akuzoj ty A. Zogu si tradhëtar t'atdheut
  5. ^ a b c d e Ja atentatet kundër Mbretit Zog, nga Prelë Milani
  6. ^ Mbreti Zog i I nga Tajar Zavalani
  7. ^ a b c d Si u kurorëzua mbret Ahmet Zogu dhe pse injoroi Qemal Ataturku, nga Tirana observer
  8. ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Gazeta "Times"

Shiko edhe

Lidhje të jashtme