Miti: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Refuzoi 7 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1385232 nga Stryn |
→Shiko edhe: njk Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
||
Rreshti 13: | Rreshti 13: | ||
[[Kategoria:Mitologji]] |
[[Kategoria:Mitologji]] |
||
ghkhf |
Versioni i datës 21 dhjetor 2016 00:31
Fjala Mit rrjedh nga fjala greke mythos (μύθος), që do të thotë "tregim".
Përdorimi akademik
Në fushat akademike si mitologji, mitografi, apo folkloristikë, miti është tregim i cili përmban simbole të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive zakonisht janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren se kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës.
Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo religjioze për atë që e tregon, si dhe kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo-të-vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si "i vërtetë", për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.
Përdorimi popullor
Në përdorimin popullor, miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Ky përdorim, që zakonisht është përçmues, erdhi nga emërtimi i miteve dhe besimeve religjioze të kulturave tjera si jo-korrekt, por më vonë u zgjerua dhe përfshiu edhe besime të tjera jo-religjioze. Për shkak të këtij përdorimi të famshëm dhe subjektiv, shumë persona e marrin si ofendim kur tregimiet në të cilat ata besojnë quhen mite. Ky përdorim i termit zakonisht shoqërohet me legjendën, fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale, dhe legjendat urbane.
Shiko edhe
ghkhf