Ballshi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
→‎Ekonomia: Shtova dicka
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 40: Rreshti 40:
== Ekonomia ==
== Ekonomia ==
<!--[[Skeda:Logo-astir.gif|thumb|left|230px|Logo Astir Group Sh.A.]]-->
<!--[[Skeda:Logo-astir.gif|thumb|left|230px|Logo Astir Group Sh.A.]]-->
Ekonomia ballshiote mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, shkurt K.P.Th.N. Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Ballshit.EDHE PSE
Ekonomia e Ballshit mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, nje pjes tjeter merret me buqesi.blektori Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Ballshit.EDHE PSE


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 6 janar 2017 00:40

Stampa:Qytet në Shqipëri Ballshi është qytet në Shqipëri. Ndodhet në Rrethin e Mallakastrës dhe është kryeqendra e saj. Ballshi ka një popullsi prej reth 43 000 banorë.

Historia

Në Ballsh u zbulua mbishkrimi i dyfishtë mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Në rrënojat e bazilikës u gjet një nga mbishkrimet për ndërtimet e bëra në Bylis nga Perandori Justinian. Të gjitha rezultatet e gërmimeve dhe studimeve të tij Prashnikeri i përmblodhi në librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) të cilin e botoi në Vjenë në vitin 1922. Në gërmimet që kreu në qytetin antik të Apolonisë grupi i Prashnikerit iu nënshtrua goditjeve të artilerisë italiane që nga vija e frontit të luftimeve përtej Vjosës. Duke pasur rezultate të kufizuara ai u kujdes për të grumbulluar objekte arkeologjike që u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve të zonës.

Gjeografia

Pamje e qytetit dhe kodrat në jug të Mallakastrës

Ballshi ndodhet në zonën jugperëndimore të Shqipërisë në Mallakastër për gjatë rrugës nacionale Fier-Gjirokastër. Vet Ballshi si qytet është relativisht i ri i ngritur rreth 35 vjet më parë si pasojë e industrializimit të zonës dhe ngritjes së Uzinës së Përpunimit të naftës. I veçante është fakti që qyteti i Ballshit është i vetmi që përmbledh gjithë rrethinat në trevën e Mallakastrës. Vendodhja e tij në rrëzë të kodrave të cilat përshkohen nga dy lumenj Gjanica dhe Vjosa i jep zonës dhe këtij qyteti bukurinë natyrore mesdhetare me vreshta e ullinj. Bukuria e natyra e kësaj treve ka bërë Mbretin e Parë Bullgar të gjej prehje në këtë vend përgjatë rrugës së tij. Dëshmi për këtë është vendbanimi që ai ngriti në Ballsh (Bazilika). Ky mbret u pagëzua ne këtë vend dhe prej këtij akti edhe sot Bullgaria ushtron besimin ortodoks. E domosdoshme por edhe synim i Bashkisë së qytetit të Ballshit së bashku me pushtetin vendor rreth tij, është ngritja e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e turizmit kulturor e të trazhgimisë ku më e rëndësishmja do të ishte një rrugë lidhëse Ballsh, Bazilike me Bylisin (Qytetërimi I vjetër Ilir) me kalanë e Nikaias ndër më të vjetrat në Shqipëria dhe padyshim kjo rrugë do të zbresë 2-3 km më poshtë në Parkun e Poçemit. Kështu çdo vizitor mbas një udhëtimi te këndshëm do të shuante kureshtjen e tij në qytetet e lashtësisë dhe do të gjente qetësi e çlodhje në freskinë e pyllit dhe të burimit natyror të ujit të Poçemit dhe ku rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Vjosë zhurmon natyrshëm.

Arsimi dhe Kultura

Arsimi është i organizuar ne atë 8 vjeçar dhe atë te mesëm. Janë tre gjimnaze në zonë: në Ballsh, Hekal dhe Fratar. Ballshi ka një bibliotekë dhe një pallat kulture.

Veçori e zonës është mikpritja dhe bujaria.

Shërbimi Shëndetësor

Shërbimi shëndetësor është i përberë nga shërbimi ambulator, dhe në qytetin e Ballshit ka një spital që mbulon urgjencat dhe lindjet. Ndërhyrje kirurgjikale dhe te specializuara realizohen jashtë rrethit te Mallakastres.

Ekonomia

Ekonomia e Ballshit mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, nje pjes tjeter merret me buqesi.blektori Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Ballshit.EDHE PSE

Lidhje të jashtme

www.ballshi.com ballshi.365.al

Shiko dhe këtë