Skënder Anamali: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Augesti (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
Augesti (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 3: | Rreshti 3: | ||
1921 - 1996 |
1921 - 1996 |
||
Ishte një nga katër themeluesit e arkologjisë shqiptare, sëbashku me Hasan Cekën, Frano Prendin dhe Selim Islamin. Nxënesi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947). |
Ishte një nga katër themeluesit e arkologjisë shqiptare, sëbashku me [[Hasan Cekën]], [[Frano Prendin]] dhe [[Selim Islamin]]. Nxënesi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947). |
||
<big>'''Veprimtarit gjatë karrierës së tij si arkeolog'''</big> |
<big>'''Veprimtarit gjatë karrierës së tij si arkeolog'''</big> |
Versioni i datës 16 janar 2017 01:38
Skënder Anamali
1921 - 1996
Ishte një nga katër themeluesit e arkologjisë shqiptare, sëbashku me Hasan Cekën, Frano Prendin dhe Selim Islamin. Nxënesi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947).
Veprimtarit gjatë karrierës së tij si arkeolog
- Së bashku me arkeologun tjeter pionier H. Ceken grumbulloi material nga terreni dhe hapin Muzeun e parë Arkeologjik në Tiranë.
- Ne vitet 1948-1952 pasojnë ekspeditat e para informative në qendrat e medha arkeologjike të Shqipërisë.
- Ne vitet 1952-1956 kryen gërmime në varrezat tumulare te Matit dhe në qytetin e Amanties.
- Ndërsa ne vitet 60- të fillon gjurmimin e Kutltures arbërore të Komanit (Krujë, Koman, Bukël, Shurdhah) dhe në kalatë antike të vona e mesjetare (Stelush, Pogradec, Kaninë, Berat etj).
- Në vitet 1970-1980-të gërmimet në bazilikat Lin dhe Ballsh, qytetet Shkodër e Butrint, si dhe një ekspeditë e parë në Kosove (Llashticë, 1980).
- Bashkautor në konceptimin dhe paraqitjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë dhe pavionit të arkeologjisë në Muzeun Kombëtar,
- Muzeut të Armëve Gjirokastër,
- Muzeut të Skënderbeut në Krujë etj.
- Antar i Shoqatës Ndërkombëtare për Epigarfine Greke dhe Latine me qendër në Paris.
- Pjesmarrje aktive në Konferencën e Studimeve Albanaologjike (1969),
- në dy Kuvendet e Studimeve Ilire ( 1972, 1985)
- dhe Konferencën për Formimin e Popullit Shqiptar (1982).
- Pjesmarrje të shumta në veprimtari ndërkomëtare( Sofje, Beograd, Stamboll, Bukuresht, Taranto, Kortona, Lyon, Clermond Ferrand, Grenoble, Ravenë, Split, etj).
- Lektor elokuent i Historisë së lashtë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës.
Botimet shkencore
- Botime shumë të vyera, të paraqitura në punimet monografike Amantia (Iliria, 1972)
- Arkeologjia dhe Bujqësia (1980)
- dhe mbi 70 artikuj në revista shkencore shqiptare dhe të vendeve evropiane.
- Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët (Tiranë 1965),
- i Historise së Lashtë të Shqipërisë. botimit “Les Illyriens” (Ilirët) (1985),
- i albumit “Thesare nga vendi i Shqiptareve” të botuar në Hildesheim, (1988),
- i albumit “Stolia Arbërore” (1985).
- Bashkautor i Mbishkrimeve latine të Shqipërisë ( Romë, 2009).
Vlerësime nga kolegët
Metodisti i shkëlqyer dhe drejtuesi i palodhur i gërmimeve, temave të diplomave dhe disertacioneve. Promovues shumë efektiv i vlerave të trashëgimisë historike dhe arkeologjike në artikuj të shumtë të shtypit periodik. Me gjithë këtë aktivitet të dendur shkencor, Prof. Anamali u afirmua në plan kombëtar e ndërkombetar si një personalitet i shquar i shkencës. Me rastin e botimit të punimeve të Kuvendit të Dytë të Studumeve Ilire (Tiranë 1985) Prof A. Stipçeviq nga Kroacia, e ka vlerësuar Skënder Anamalin si: "një koleg shembullor, si një ekspert të shkelqyer të nivelit absolutisht botëror." Kolegu nga Kosova, N. Ferri e kujton kështu qëndrimin e Prof. Anamalit në Prishtinë nëvitin 1980: “ Një burrë i imët në pamje, por i madh në shpirt… Ne i a hapëm dyert e institucioneve, shtëpive, kullave dhe odave kosovare, ndërsa zemrat e kosovarëve ai i hapte vetë me sinqeritetin e vet, i cili i pushtonte njerëzit së bashku me humorin e tij të stërholluar shkodran”.