Komedia Hyjnore: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Rrafshet kuptimore: përmirësime teknike, zëvendësova: Shtator → shtator duke përdorur AWB
Rreshti 13: Rreshti 13:


=== Rrafshet kuptimore ===
=== Rrafshet kuptimore ===
[[Skeda:Dante in Florence, Italy..jpg|thumb|200px|Shtatore e Dantes, Firence]]
[[Skeda:Dante in Florence, Italy..jpg|thumb|200px|shtatore e Dantes, Firence]]
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një kuptim
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një kuptim



Versioni i datës 31 janar 2017 12:34

Comencia la Comedia, 1472

Komedia Hyjnore është vepër e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri.

Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme : Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 7 dite, autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.

Përmbajtja

Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave. 34

Udhëtimi imagjinar

Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty i shfaqet hija e Virgjilit, poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Ben e vet; epshet e tyre etj.).

Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre ngadhnjimtare, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e parajsës, nëpër 9 qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Rrafshet kuptimore

shtatore e Dantes, Firence

Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një kuptim

Botime në shqip

Një përkthim i titullit origjinal La Divina Commedia d.m.th i veprës Komedia Hyjnore i bërë nga Pashko Gjeçi, i redaktuar nga Ali Podrimja për bibliotekën ORFEU dhe i botuar nga Redaksia e botimeve "RILINDJA" më 1981 në Prishtinë gjendet ende në qarkullim (botimi i dytë i saj). Edhe pse si fjala hyrëse "Figura e Vigane e Dantes" e këtij botimit duket të jetë shkruar nën ndikimin e kohës, prapë se prapë vetë hyrja e saj Shekujt janë të pamëshirëshem por të drejtë : hedhin në pluhurin e harresës si leckë të panevojshme çdo gja që vjetërohet dhe ruejnë si gur të çmueshëm çdo gja që ndryn në vehtvehte rinin e përjetëshme... [1] e pasqyron llojin e ndikimit. Si do që të jetë, pas rrjedhave nga vitet '90-ta të shekullit të kaluar, rifreskimi stilizimit për lexuesit duket të jetë i mirëseardhur.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë, 1981.

Lidhje të jashtme

Wiki Libri: Pepili:Komedia hyjnore - me Këngën e fundit të Parajsës (XXXIII)