Moikom Zeqo: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 71: Rreshti 71:
* Vetullat hyjnore : proza nga kalendari i imazheve - 2012
* Vetullat hyjnore : proza nga kalendari i imazheve - 2012
* Ofelia me mjekër : proza të të jetuarit së prapthi - 2013
* Ofelia me mjekër : proza të të jetuarit së prapthi - 2013
* Abraxas, mbreti i botës - 2013
* Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç - 2013
* Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç - 2013
* Portat pa epilog : proza në muzg - 2014
* Portat pa epilog : proza në muzg - 2014

Versioni i datës 16 shkurt 2017 14:59

Skeda:Moikom Zeqo.JPG

Moikom Zeqo është një poet, publicist, eseist dhe veprimtar politik shqiptar.[1]

Biografia

Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Njihet si arkeolog e si krijues letrar. Ka bërë edhe studime në këto fusha. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave.

Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.[1]

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Veprat

  • Qyteti Feniks - 1970[1]
  • Brenda vetes - 1974
  • Libër i hapur - 1986[1]
  • Meduza - 1994[1]
  • Paradokset e demokracisë - 1994
  • Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare - 1995
  • Panteoni ilir - 1995
  • Aspekte të mitologjisë ilire - 1996
  • Princi i vjeshtës : përralla, tregime dhe skica - 1996
  • Liriku i tokës, demoni i fjalës - 1996
  • Meduza e dashuruar mban zyze dielli : sonatë metaforash - 1997
  • Vjeshta e princit - 1998
  • Onufri - 1998
  • Nostradami në 3 qershor : antiprofecitë - 1999
  • Tercinat e pasvdekjes së Dantes japonez - 1999
  • Kështu foli Monaliza - 2000[1]
  • Zodiak : poezi - 2000
  • Syri i tretë - 2001[1]
  • Mes Laokontit dhe Krishtit - Onufri II - 2000
  • Historia 1 : për arsimin e mesëm të profilizuar, (bashkautor) - 2000
  • Historia 2 : për arsimin e mesëm të profilizuar : maket, (bashkautor) - 2000
  • Kështu foli Mona Liza : libër për të gjithë dhe askënd - - 2000
  • Syri i tretë : Naim Frashëri dhe bektashizmi - 2001
  • Syzet e thyera të Meduzës - 2001
  • Historia 3 : për arsimin e mesëm të profilizuar : (profili shoqëror) : maket, (bashkautor) - 2001
  • Bota e krijuar nga Onufri - 2001
  • Apokalipse d'avril : roman - 2002
  • Fjalëkryqet e Babilonisë : tregime - 2002
  • Tre libra në një, vetëm për fëmijë 100 vjeç dhe pleq 10 vjeç - 2002
  • Kënga e këngëve - 2002
  • Shtatë ditë rizbulimi të Amerikës - 2003
  • Himara pa eklips - 2003
  • Grishja e Florimontit - 2004
  • Globalizmi dhe shqiptarët : biseda me Makabe Zaharinë - 2004
  • Hieroglif shqiptar i fluturave dragonj - 2004
  • Ekuinoks : poezi të zgjedhura - 2006
  • Kalorësit dardanë - 2007
  • Komunikim sfidues. Bota poetike, (bashkautor) - 2007
  • Njeriu jeshil : tregime të zgjedhura - 2007
  • Shkruesi egjiptian - 2007
  • Histori arti : për shkollën e mesme të përgjithshme : viti i 4-t : profili shoqëror, (bashkautor) - 2007
  • Frymëzimi i mbramë - 2007
  • Libri Florimontian - 2007
  • Anti-haiku - 2008
  • Letër Arnisës për Sabat Zevin - 2008
  • Gjumashët e Efesit : kallëzime mistike - 2008
  • Adami i fshehur : tregime, rrëfime onirike dhe etyde - 2009
  • Anima Mundi : sagë palimpsestesh - 2010
  • Shitësit e kaosit : tregime apo rrëfenja apokaliptike - 2010
  • Klepsidra : parabola misteri - 2011
  • Refuzimi i shkrimit : proza nga kaosi - 2011
  • Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit - 2011
  • Papagajtë e Nembrotit : tregime nga ex-Cyberia - 2012
  • Libri i sinopseve - 2012
  • 100-vjet Pavarësi : flamuri që ringjalli një komb : 1912-2012, (bashkautor) - 2012
  • Enigma E.Y. dhe kalorësit dardanë : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç - 2012
  • Vetullat hyjnore : proza nga kalendari i imazheve - 2012
  • Ofelia me mjekër : proza të të jetuarit së prapthi - 2013
  • Abraxas, mbreti i botës - 2013
  • Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç - 2013
  • Portat pa epilog : proza në muzg - 2014
  • Emrat e zotit : tregime - 2014
  • Si ta mësojë peshku abetaren? : vjersha - 2014
  • De Rada- rishpikja e Arbërisë : sprovë kritike për një lexim të ri - 2014

Referenca

  1. ^ a b c d e f g Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 2987.