Ndryshimi mes inspektimeve të "Taxh Mahali"

Jump to navigation Jump to search
44.876 bytes added ,  3 vjet më parë
plotesim i artikullit me permbajtje dhe referenca
(plotesim i artikullit me permbajtje dhe referenca)
{{Infobox vend historik
[[File:Taj Mahal in India.jpg|thumb|Taxh Mahali në perëndim|300px]]
| emri = Taxh Mahal
'''Taxh Mahali''' njihet si një nga [[Shtatë mrekullitë e botës]] së re [[1630]] i ndërtuar nga shqiptari [[Mehmet Isai]] dhe disa historianë perëndimorë kanë vënë në dukje që arkitektura e tij e bukur asnjëherë nuk është kaluar. Taxhi është monumenti më i bukur i ndërtuar prej Mogulëve, muslimanët e [[India|Indisë]]. Taxh Mahali është ndërtuar tërësisht prej mermeri të bardhë. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijtë e përshkrimit adekuat, veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Taxhi duket sikur digjet nën dritën e hënës së plotë. Në një mëngjes me mjegull, vizitorët provojnë Taxhin sikur qëndron pezull nëse vrojtohet nëpërmjet lumit Jamuna
| emri_amëtar = ताजमहल
| gjuha_amëtare = hi
| foto = Taj Mahal N-UP-A28-a.jpg
| foto_madhësia = 327
| përshkrimi = Taxh Mahali
| locmapin =
| gjer_g = 27| gjer_m = 10| gjer_s = 30| gjer_dr = N
| gjat_g = 78| gjat_m = 02| gjat_s = 31| gjat_dr = E
| coordinates = {{coord|27|10|30|N|78|02|31|E|display=inline,title}}
| coord_display = inline, title
| lloji = mauzoleum
| etimologjia = Kurora e Pallatit
| lokacioni = Agra, Uttar Pradesh, Indi
| qyteti_afërt = Agra
| sipërfaqja = 17 ha
| lartësia = 73 m
| ndërtuar = 1632–53<ref>Lesley A. Dutemple: [https://books.google.com/books?id=J--NBIJ55AMC&pg=PA32 The Taj Mahal]; 2003, fq. 32</ref>
| përdorimi_aktual = Monument i Trashëgimisë Botërore
| arkitekt = Usta Ahmad Lahauri
| skulptori =
| arkitektura = [[Arkitektura Mogule]]
| nr_vizitorëve = 7–8&nbsp;milionë
| viti_vizitorëve = 2014
| ref_vizitorëve = The Economic Times<ref name="indiatimes">{{cite news|url=http://articles.economictimes.indiatimes.com/2015-11-29/news/68644851_1_agra-circle-taj-mahal-asi|title=Archaeological Survey of India Agra working on compiling visual archives on Taj Mahal|date=29 nëntor 2015|newspaper=The Economic Times|accessdate=16 janar 2016}}</ref>
| organi_drejtues =
| pronar =
| webfaqja = http://www.tajmahal.gov.in/
}}
'''Taxh Mahali''' është një mauzole monumental në bregun jugor të lumit Yamuna në qytetin indian të [[Agra]]s emri i të cilit do të thotë ‘’Kurora e Pallatit’’<ref name="Ahmed1998">Akbar S. Ahmed: [https://books.google.com/books?id=xu8BAwAAQBAJ&pg=PA94 Islam Today: A Short Introduction to the Muslim World]; 1998, fq. 94</ref>). Ai u porosit në vitin 1632 nga perandori mogul Shah Jahan (mbretërimi 1628–1658), për të bujtur varrin e gruas së tij të parapëlqyer, [[Mumtaz Mahal]]. Varri është pjesa qendrore e një kompleksi 17 hektarë,<ref>{{cite web|url=http://whc.unesco.org/en/list/252|title=UNESCO Taj Mahal|date=2016|website=UNESCO Culture World Heritage Centre, World Heritage List|publisher=UNESCO|accessdate=10 shtator 2016}}</ref> që përfshin një xhami dhe një shtëpi mysafirësh dhe është i vendosur në kopshte formale, të kufizuar nga tre krahë me mure me bedena.
 
Ndërtimi i mauzoleut përfundoi thelbësisht në vitin 1643, por punimet vijuan në fazat e tjera të projektit për 10 vjet të tjerë. Kompleksi besohet se është përfunduar tërësisht në vitin 1653 me një kosto të vlerësuar rreth 32&nbsp;milionë rupi, që mund barazohet afërsisht me vlerën e 52.8&nbsp;miliardë rupive të sotme (827&nbsp;milionë dollarë). Projekti i ndërtimit përfshiu rreth 20 000 artizanë nën drejtimin e një bordi arkitektësh të udhëhequr nga arkitekti i borrit të perandorit, Usta Ahmad Lahauri. Megjithatë [[Ramadan Sokoli]], në veprën e tij studimore "16 Shekuj" shkruan se arkitekti është shqiptari [[Mehmet Isai]] nga [[Opari]] i [[Korçë]]s.
 
Taxh Mahali është shpallur [[Lista e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Indi|Monument i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s]] në vitin 1983 si një "xhevahir i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat e admiruara universalisht trashëgimisë botërore". I përshkruar nga laureati i Çmimit Nobel në letërsi [[Rabindranath Tagore]] si "pikë loti në faqen e kohës", ai vlerësohet nga shumë si shembulli më i mirë i [[Arkitektura Mogule|Arkitekturës Mogule]] dhe një simbol i historisë së pasur të Indisë. Taxh Mahali tërheq 7–8 milionë vizitorë në vit. Në vitin 2007, u përfshi në iniciativën e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës (2000–2007).
== Historia e ndërtimit ==
Taxh Mahali u ndërtua prej një muslimani, perandori [[Shah Xhahan]] ( i cili ndërroi jetë në vitin 1666 e.r.), në përkujtim të nuses dhe mbretereshës së tij, [[Mumtaz Mahalit]], ne [[Agra]], [[Indi]]. Ështe një '''"elegji prej mermeri"''' ose siç shprehen disa te tjerë, shprehja e një''' "ëndrre".''' Taxh Mahali (që do të thote Pallati i Kurorës) është një mauzole i cili përmban varrin e mbretereshes Mumtaz Mahalit në dhomën e poshtme. Më vonë këtij mauzoleumi iu shtua edhe varri i Shah-ut. Emri i vertete i mbretereshes ishte [[Arxhumand Banu]]. Arkitekti ndërtues sipas [[Ramadan Sokoli]]t në veprën studimore "16 Shekuj" është shqiptari [[Mehmet Isai]] nga [[Opari]] i [[Korçë]]s.
 
== Frymëzimi ==
Taxh Mahali u porosit nga perandori Shah Jahan në vitin 1631, për tu ndërtuar në kujtim të gruas së tij [[Mumtaz Mahal]], një princeshë persiane, që vdiq duke lindur fëmijën e tyre të 14-të, vajzën Gauhara Begum.<ref>{{cite web|url=http://www.pbs.org/treasuresoftheworld/a_nav/taj_nav/main_tajfrm.html|title=Public Broadcasting Service|publisher=PBS|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> Ndërtimi i Taxh Mahalit filloi në vitin 1632.<ref name=":0">Jadunath Sarkar: [https://archive.org/stream/studiesinmughali00sarkuoft#page/30/mode/2up Studies in Mughal India]; 1919, fq. 30-1</ref> Oborri perandorak që dokumentoi pikëllimin e Shah Jahanit pas vdekjes së [[Mumtaz Mahal]]it, ilustron historinë e dashurisë si frymëzuese të ndërtimit të Taxh Mahalit.<ref>Muhammad Abdullah Chaghtai: ''Le Tadj Mahal D'Agra (Hindi). Histoire et description'' (Brussels) 1938 fq. 46.</ref><ref>'Abd al-Hamid Lahawri: ''Badshah Namah''; red. Maulawis Kabir al-Din Ahmad dhe 'Abd al-Rahim nën mbikqyrjen e William Nassau Lees. Vol. I, Kalkuta, 1867, fq. 384-9</ref><ref>Muhammad Salih Kambo: ''Amal-i-Sal-lih or Shah Jahan Namah''; red. Ghulam Yazdani, Vol.I (Kalkuta), 1923, fq. 275</ref> Mauzoleu kryesor u përfundua në vitin 1643,<ref name=":0" /> ndërtesat përreth dhe kopshti u përfunduan rreth dhjetë vjet më vonë.
 
== PeriudhaArkitektura edhe ndërtimitdizajni ==
{{Kryesore|Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit}}
Taxh Mahali u ndërtua për një periudhë kohore prej 22 vjetësh, duke punësuar 22,000 punëtorë nga arkitekti Mehmet Isai student i arkitektit [[Mimar Sinani]], ndihmësi i tij Ahmeti nga [[Opari]] i [[Korçë]]s dhe kopshti nga Nuhiu. Ndërtimi i kësaj vepre mbaroi ne vitin 1648 e.r. dhe kushtoi nje shumë prej 32 milionë rupish. Dokumentet e ndërtimit tregojnë që mjeshtri i saj ishte [[Ustad 'Isa]], arkitekti me famë gjatë kohës së tij. Dokumentet përmbajnë emrat e atyre qe u punësuan dhe shpikja e materialit të ndërtimit dhe origjinës se tyre. Mjeshtra me përvojë nga [[New Delhi|Delhi]], Kanaixh, Lahore dhe Multan u punësuan në ndërtimin e kësaj vepre. Për më tepër, shumë mjeshtër muslimanë me famë të madhe nga [[Bagdadi]], [[Shirazi]], dhe [[Bukara]] punuan në shumë detyra të ndryshme.
{{multiple image
| direction = horizontal
| width = 200
| header = <center>'''Shah Jahani dhe Mumtaz Mahali'''</center>
| image1 =Shahjahan on globe, mid 17th century.jpg
| alt1 = Shah Jahani
| caption1="Shah Jahani mbi një glob" në Smithsonian Institution
| image2 =Mumtaz Mahal.jpg
| alt2 = Mumtaz Mahali
| caption2 = Pikturë e [[Mumtaz Mahal]]it
}}
 
Taxh Mahali përfshin dhe vijon traditat e dizajnit të [[Arkitektura Perse|Arkitekturës Perse]] dhe asaj më të hershme [[Arkitektura Mogule|Mogule]]. Frymëzimi specifik erdhi nga ndërtesat timuride dhe mogule duke përfshirë Gur-e Amir-in (varri i Timurit, pararendësi i Dinastisë Mogule, në [[Samarkanda|Samarkandë]]),<ref>M. A. Chaghtai: ''Le Tadj Mahal''; 1938, fq. 146.</ref> [[Varri i Humayunit]], [[Varri i Itmad-ud-Daulah-ut]] (ndonjëherë i quajtur ''Taxhi Foshnje''), dhe Xhama Masxhidi i vetë Shah Jahanit në Delhi. Ndërsa ndërtesat e mëparshme mogule ndërtoheshin kryesisht me gurë të kuq ranorë, Shah Jahani promovoi përdorimin e mermerit të bardhë të zbukuruar me gurë gjysëm të çmuar. Ndërimet nën patronazhin e tij arritën nivele të reja rafinimi.<ref>Trewin Copplestone: ''World architecture&nbsp;— An illustrated history''; 1963, fq. 166.</ref>
== Forma e arkitektures ==
Taxhi qëndron në një platformë katrore të ngritur me katër qoshet të këputura duke formuar kështu një oktagon të pabarabartë. Forma e arkitekturës perdor konceptin e ndërthurjes së arabeskave, në të cilën cdo element qëndron mbi veten e vet dhe njëkohësisht ndërthuret me ndërtesen qëndrore. Për ndërtimin e kesaj ndërtese janë përdorur parimet e gjeometrisë vete replikuese dhe një simetrikë e elementeve arkitekturore.
 
=== Varri ===
[[File:Taj Mahal 5.jpg|thumb|Taj Mahal 5|Parku i Taxh Mahalit]]
Varri është epiqendra e të gjithë kompleksit të Taxh Mahalit. Është një strukturë e madhe prej mermeri të bardhë, që qëndron mbi një plintë katrore dhe konsiston në një ndërtesë simetrike me një ''iwan'' (portë në formë harku), e kryesuar nga një kuplë e madhe me majëz. Si shumica e varreve mogule, elementet bazë janë me origjinë perse.<ref>{{cite web|url=http://www.britannica.com/EBchecked/topiç581007/Taj-Mahal|title=Taj Mahal Mausoleum from Britannica|accessdate=4 mars 2015}}</ref>
== Pamja dhe përmasat ==
Kupola e tij qëndrore është 58 këmbë në diametër dhe ngrihet në një lartësi prej 213 këmbësh. Kjo kupolë është rrethuar prej 4 kupolash të tjera. Katër minaret madhështore janë ta larta 162.5 këmbë. I gjithë mauzoleumi (brenda dhe jashtë) është i zbukuruar me vizatime lulesh dhe kaligrafi duke përdorur gurë të çmuar të llojeve të ndryshme. Qemeret kryesore të daltuara me paragrafë nga [[Kur'ani]] dhe punime lulesh të llojeve të ndryshme i japin një bukuri mahnitëse këtij monumenti. Dhoma qendrore në formë kupole dhe katër dhomat e tjera përfshijnë shumë mure dhe panele të zbukurimit islamik.
[[File:Taj Mahal 2012.jpg|thumb|Taj Mahal 2012|Pamje e Ballinës së Taxh Mahalit]]
 
Struktura bazë është një kub i madh shumë-dhomësh me kënde të prera që formojnë një strukturë të barabartë tetëkëndore që është afërsisht 55 m e gjatë në secilin krahë. Secila brinjë e iwanit është e strukturuar me një ''pishtak'' të madh (qemer me dy ballkone të ngjashëm të vendosur në të dy krahët. Ky motiv i ''pishtakëve'' të mbivendosur është kopjuar në zonat e këndeve të prerë, duke e bërë dizajnin tërësisht simetrik në të gjithë krahët e ndërtesës. Varrin e kornizojnë katër minare, në secilin kënd të plintës përballë këndeve të prerë. Dhoma kryesore bujt sarkofagët falls të Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit; varret e vërtetë ndodhen në një nivel më poshtë.<ref>{{cite web|url=http://asi.nic.in/asi_monu_whs_agratajmahal.asp|title=ASI|accessdate=4 mars 2015}}</ref>
== Objektet përcjellëse ==
Mauzoleumi është pjesë e një kompleksi të madh që përfshin një portë të madhe, një kopësht shumë të bukur, një xhami ne krah të majtë, një dhomë pritjeje në krah të djathtë dhe disa ndërtesa të tjera madhështore. Taxhi ndodhet në skajin më të largët të këtij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kësaj ndërtese. Kopshti i madh përmban katër pishina reflektuese që e ndajnë ate në qendër. Çdonjëra prej këtyre pjesëve është më tej e ndarë në 4 pjesë të tjera dhe përsëri çdonjëra prej këtyre pjesëve është përsëri në 4 pjesë të tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit shërbejnë si një arabeskë, duke qëndruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke përberë të gjithë veprën.
 
<gallery caption="Mauzoleu" widths=246px heights=220px class="center">
{{Commons|Taj Mahal|Taxh Mahali}}
File:El Taj Mahal-Agra India0006.JPG|Taxh Mahali nga hyrja kryesore.
File:Taj Mahal inside view 02.JPG|Korniza e katër minareve të varrit.
File:Inside the Taj Mahal in Agra, India Wellcome V0046065.jpg|Pamje e brendshme e kupolës sferike mbi varret e Shah Jahanit dhe Mumtazit.
File:TajCenotaphs.jpg | Sarkofagët falls të Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit në dhomën kryesore.
File:Tombs-in-crypt.jpg | Varret e vërtetë të Mumtazit dhe Shah Jahanit në nivelin më të ulët.
File:Dome Chhatris Spires - Taj Mahal - Agra 2014-05-14 3805.JPG|Kupola kryesore prej mermeri, kupolat e vogla dhe majëzat dekorative që zgjaten nga skajet e mureve bazë.
</gallery>
 
Veçoria më spektakolare e mauzoleut është kupola prej mermeri që kurorëzon varrin. Kupola është afërsisht 35 m e lartë, afërsisht e njëjtë me gjatësinë e bazës dhe e theksuar nga "tamburi" cilindrik që është afërsisht 7 m i lartë. Për shkak të formës së saj, kupola quhet shpesh një ‘’kupolë qepë’’ ose ''amrud'' (kupolë guava).<ref>{{cite web|url=http://www.strombergarchitectural.com/products/domes/types/onion--bulbous--domes|title=Onion domes, bulbous domes|publisher=strombergarchitectural.com|accessdate=4 mars 2015}}</ref> Kreu është dekoruar me një dizajn zambaku që shërben edhe për të theksuar lartësinë e saj. Forma e kupolës theksohet nga katër kupola më të vogla [[çhatri]] të vendosura në këndet e saj, që kopjojnë formën e qepës së kupolës kryesore. Kupola është lehtësisht asimetrike.<ref>{{cite journal|title=On the symmetry of the central dome of the Taj Mahal|last1=Ahuja|first1=Dilip R.|last2=Rajani|first2=M.B.|journal=Current Science|volume=110|issue=6|year=2016|pages=996–7|url=http://www.currentscience.ac.in/Volumes/110/06/0996.pdf}}</ref> Bazat e tyre me kolona hapen mbi çatinë e varit duke e lejuar dritën në brendësi. Majëzat e larta dekorative (''guldasta'') zgjaten nga skaji i mureve bazë dhe mundësojnë një përforcim pamor të lartësisë së kupolës. Motivi i zambakut përsëritet si te ''[[çhatri]]t'' ashtu dhe te ''guldastat''. Kubeja dhe çhatrit janë të kryesuar nga një majëz e artë që përzien elementet dekorative tradicionale perse dhe hindu.
 
Majëza kryesore fillimisht u bë prej ari por u zëvendësua nga një kopje e bërë prej bakri të praruar në fillim të shekullit të XIX. Kjo karakteristikë mundëson një shembull të qartë të bashkimit të elementeve dekorative perse dhe hindu.<ref>{{cite web|url=http://www.tajmahal.gov.in/exterior_decoration.html|title=Welcome To Official Website of Taj Mahal-U.P.Tourism|accessdate=25 maj 2016}}</ref> Majëza është kurorëzuar nga një gjysëm-hënë, motiv tipik islamik, cepat e të cilës janë të drejtuar nga qielli.<ref name="Tillitson, G.H.R. 1990">G.H.R. Tillitson: Architectural Guide to Mughal India; 1990, Chronicle Books.</ref>
 
Minaret, që janë secila mbi 40 m e lartë, paraqesin prirjen e dizenjuesit ndaj simetrisë. Ato janë dizenjuar si minare funksionuese—një element i xhamive, i përdorur nga muezinët për ti thirrur myslimanët në lutje. Secila minare është e ndarë efektivisht në tre pjesë të barabarta nga dy ballkone që rrethojnë trungun. Në krye të kullës ndodhet një ballkon përfundimtar i kurorëzuar nga një [[çhatri]] që pasqyron dizajnin e atyre të varrit. Çhatrit ndajnë të gjitha të njëjtët elemente dekorative të një dizajni zambaku të kurorëzuar nga një majëz e artë. Minaret u ndërtuan pak jashtë plintës në mënyrë që në rast rrëzimi, një incident i shpeshtë me shumë ndërtime të larta të periudhës, materialet e kullave të prireshin të binin larg nga varri.
 
=== Dekorimet e jashtme ===
Dekorimet e jashtme të Taxh Mahalit janë ndër më të rafinuarat e Arkitekturës Mogule. Me ndryshimin e zonës së sipërfaqes, dekorimet përpunohen në mënyrë proporcionale. Elementet dekorative u krijuan duke vendosur bojë, stuko, zbukurime gurësh ose skalitje. Në përputhje me ndalimin islamik kundër përdorimit të formave antropomorfike, elementet dekorative mund të klasifikohen në kaligrafi, forma abstrakte dhe motive bimore.
Përgjatë gjithë kompleksit ndodhen syre nga Kurani që përfshijnë si elemente zbukuruese. Studimet e fundit sugjerojnë se pasazhet u zgjodhën nga Amanat Khan-i.<ref>[http://www.tajmahal.org.uk/calligraphy.html Taj Mahal Calligraphy].</ref>
 
Kaligrafia u krijua nga një kaligraf i quajtur Abdul Haq, të cilit Shah Jahani i dha titullin "Amanat Khan" si shpërblim për "virtuozitetin e tij verbues".<ref name="IAAO">{{cite web|url=http://www.islamicart.com/library/empires/india/taj_mahal.html|title=The Taj Mahal|last=Anon|work=Islamic architecture|publisher=Islamic Arts and Architecture Organization|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> Pranë rreshtave nga Kurani në bazën e brendshme të kupolës është shkruar: "Shkruar nga qenia e parëndësishme, Amanat Khan Shirazi".<ref>{{cite web|url=http://www.pbs.org/treasuresoftheworld/taj_mahal/tlevel_2/t4visit_3calligraphy.html|title=Public Broadcasting Service |publisher=PBS|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> Një pjesë e madhe e kaligrafisë është hartuar në shkrimin e ekstravagant ‘thuluth’ të bërë me gdhendje kuarci të kuq ose mermeri të zi<ref name="IAAO" /> në panele mermeri të bardhë. Panelet më të lartë janë shkruar pak më të mëdhenjë për të pakësuar efektin pjerrësisë kur shihet nga poshtë. Kaligrafia në cenotafet prej mermeri në varr është veçanërisht e hollësishme dhe delikate.
 
Format abstrakte janë përdorur në të gjithë kompleksin, veçanërisht te plintat, minaret, portiku, xhamia, xhavabi dhe, në një masë më të vogël, në sipërfaqen e varrit. Kupolat dhe qemeret e ndërtesave në gurë ranorë janë punuar me vizatime zbukuruese em hulliza për të krijuar forma të stërholluara gjeometrike. Zbukurime në ‘’opus spicatum’’ përcaktojnë hapsirën midis shumë elementeve bashkuese. Zbukurimet e bardha janë përdorur në ndërtesat me gurë ranorë, ndërsa zbukurimet e errëta ose të zeza në ato me mermer të bardhë. Zonat me llaç të ndërtesave prej mermeri janë ngjyrosur me një ngjyrë kontrastuese që krijon një grupim kompleks modelesh gjeometrike. Dyshemetë dhe shëtitoret përdorin pllaka kontrastuese ose blloqe me modele mozaikësh.
 
Mbi muret e ulëta të varrit janë vendosur dado mermeri të bardhë të skalitura me basorelieve realiste lulesh dhe bimësh kacavjerrëse. Mermeri është lëmuar për të përforcuar hollësitë elegante të skalitjeve. Strukturat e dadove dhe hapsira midis harqeve është dekoruar me gdhendje në ‘’pietra dura’’ tepër të stilizuara, përgjithësisht bimë gjeometrike, lule dhe fruta. Gurët zbukurues janë prej mermeri të verdhë, kuarci të kuq dhe xhade, të lëmuar dhe niveluar në sipërfaqen e mureve.<ref name="IAAO" />
 
<gallery caption="Hollësi të dizajnit të jashtëm" widths=246px heights=220px class=center>
File:The Taj with its minaret.JPG|Baza, kupola dhe një minare.
File:Индия39.jpg|Kaligrafi dhe zbukurime bimore mbi iwanin e hyrjes
File:Taj Mahal finial-1.jpg|Majëza, tamga e [[Perandoria Mogule|Perandorisë Mogule]].
File:India-6189 - Flickr - archer10 (Dennis).jpg|kolonë dekoruese që përfundon me majëz
File:Agra castle India persian poem.jpg|Bukurshkrim i poemave perse.
File:Taj mahal detail outside wall.jpg|Motive bimore.
File:Taj Mahal reflective tiles in normal exposure.JPG|Pllaka pasqyruese.
File:Мраморная решетка.jpg|Rrjetë mermeri ‘xhali’.
File:India-6153 - Flickr - archer10 (Dennis).jpg|Kaligrafi në mure.
</gallery>
 
==== Dekorimi i brendshëm ====
Dhoma e brendshme e Taxh Mahalit shkon përtej elementeve dekorative tradicionale. Punimet zbukuruese gdhendëse nuk janë në ‘pietra dura’, por gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar.<ref>{{cite web|url=http://articles.economictimes.indiatimes.com/2004-03-19/news/27399169_1_coffee-tables-inlay-work-wood|title=Economic times article|accessdate=5 maj 2015}}</ref> Dhoma e brendshme është një tetëkëndësh me dizajnin që lejon hyrjen nga çdo faqe, megjithëse vetëm dera e drejtuar nga kopshti në jug përdoret. Muret e brendshëm janë rreth 25 m të lartë dhe të kurorëzuar nga një brendësi "false" kubeje e dekoruar me një motiv diellor. Hapsirën e përcaktojnë tetë harqe pishtakë në nivelin e tokës dhe, si për jashtë, çdo pishtak i ulët është i kurorëzuar nga një i dytë në mes të murit.<ref name=GWW>Vikas Khatri: [https://books.google.co.in/books?id=mVKcA0S3kqYC&pg=PA128 Greatest Wonders of the World]; 2012, fq. 128</ref> Katër hareqet e sipërm qëndrorë formojnë ballkone ose zona shikimi, ku çdo dritare e jashtme ballkoni ka ekrane të stërholluar ''xhali'' të skalitur në mermer. Përveç dritareve të ballkoneve, drita hyn nëpërmjet hapjeve të mbuluara me çhatri në kënde. ''Xhalit'' që kufizone me cenotafet janë të përbërë nga tetë panele të skalitur me punim të stërholluar çpues. Sipërfaqet e mbetura janë zbukuruar në hollësi elegante me gurë gjysëm të çmuar që formojnë bimë të gërshetuara kacavjerrëse, fruta dhe lule. Çdo mur i dhomës është dekoruar mjeshtërisht me basorelieve dadosh, gdhendje të stërholluar guri dhe panele të rafinuara kaligrafike që pasqyrojnë, në hollësi, elementet e dizajnit që shihen përgjatë pjesës së jashtme të kompleksit.<ref>Ali & Tabassum Javid: [https://books.google.co.in/books?id=fg-lGID3WpQC&pg=PA272 World Heritage Monuments and Related Edifices in India]; volumi 1, 2008, fq. 309</ref>
 
<gallery caption="Hollësi të dizajnit të brendshëm" widths=220px heights=220px class=center>
File:Flowers in Marble, the Taj Mahal, Agra, Uttar Pradesh, India.jpg|Lule të skalitura në mermer.
File:TajJaliInlay.jpg|Hollësi i zbukurimit në ‘pietra dura’ të ''xhalit''.
File:TajJaliPiercwork.jpg|Eleganca punimi të stërholluar
File:Taj Mahal Mosque Interior Hall.jpg|Harkada të xhamisë.
File:TajPaintedGeometry.JPG|Vizatim i gdhendur.
File:TajFinialTiling.jpg|Pllaka të dekoruara me majëz.
File:Banke bihari (344).JPG|Zbukurim i tavanit të kupolës
File:Carving Work on Limestone - Ajith.JPG|Detaje nga punimi i një ''xhali''.
</gallery>
 
Tradita myslimane e ndalon dekorimin e rafinuar të varreve. Kështu, trupat e Mumtazit dhe Shah Jahanit u vendosën në një kriptë relativisht të thjeshtë poshtë dhomës kryesore me fytyra të kthyera djathtas në drejtim të [[Meka|Mekës]]. Cenotafi i Mumtaz Mahalit është vendosur në qendrën e saktë të dhomës kryesore mbi një bazë drejtkëndore mermeri 1.5 me 2.5 m. Si baza ashtu dhe varroshi janë zbukuruar në mënyrë të stërholluar me gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar. Mbishkrimet kaligrafike mbi varrosh identifikojnë dhe lavdërojnë Mumtazin. Mbi kapakun e varroshit ndodhet një tabletë e ngritur drejtkëndore që sugjeron një tabelë shkrimi. Cenotafi i Shah Jahanit ndodhet përkrahë të Mumtazit në anën perëndimore, që është i vetmi element asimetrik në të gjithë kompleksin. Cenotafi i tij është më i madh sesa i gruas, por pasqyron të njëjtët elemente: një varrosh më i madh mbi një bazë pak më të lartë i dekoruar mjeshtërisht me gurë të gdhendur dhe kaligrafia që e identifikon atë. Mbi kapakun e varroshit është skalitur një kuti e vogël pene.<ref name=GWW />
 
Kutia e penës dhe tabela e shkrimit janë ikona tradicionale, mortore mogule që dekorojnë si varroshet e burrave ashtu dhe të grave. Kaligrafia në anët e varrit të vërtetë të Mumtaz Mahalit paraqet Nëntëdhjetë e Nëntë Emrat e Zotit. Varri i Shah Jahanit mban një mbishkrim kaligrafik që lexon: "Ai udhëtoi nga kjo botë për në sallën e gostisë së Përjetësisë natën e 26 të muajit të Raxhabit, në vitin 1076 hixhra".<ref>{{cite web|url=http://www.taj-mahal.net/augEng/textN/p76.htm|title=Taj.net|accessdate=5 maj 2015|deadurl=yes|archiveurl=https://web.archive.org/web/20150428133614/http://www.taj-mahal.net/augEng/textN/p76.htm|archivedate=28 prill 2015}}</ref>
 
=== Kopshti ===
{{Kryesore|Kopshtet Mogule}}
[[File:Taj Mahal 5.jpg|thumb|345px|Shëtitoret përkrahë pellgut pasqyrues]]
Kompleksi është i vendosur përreth një ''[[charbaghu]]'' të madh katror 300 m. Kopshti përdor rrugica të ngritura që ndajnë secilën nga katër zonat e kopshtit në 16 parcela të fundosura me shtrate lulesh. Në mes të rrugës midis varrit dhe portikut në qendër të kopshtit ndodhet një depozitë e ngritur mermeri me një pellg pasqyrues të vendosur në aksin veri-jug për të pasqyruar pamjen e mauzoleut. Depozita e ngritur prej mermeri quhet ''Al Hawd al-Kawthar'' që do të thotë "Ujëmbledhësi i Teprisë" premtuar Muhametit.<ref name=Begley>{{cite journal|last=Begley|first=Wayne E.|title=The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning|journal=The Art Bulletin|volume=61|issue=1|page=14|date=mars 1979|doi=10.2307/3049862}}</ref>
 
Gjetiu, kopshti planifikohet me shëtitore pemësh dhe çesma. Kopshti ‘’charbagh’’, një dizajn i frymëzuar nga [[Kopshtet Perse]], u fut në Indi nga Baburi, perandori i parë mogul. Ai simbolizon katër lumenjtë që rrjedhin në Xhenet dhe imitojnë Kopshtin e Parajsës të rrjedhur nga ''paridaeza'' persian, që do të thotë 'kopësht i rrethuar me mur'. Në tekstet mistike islamike të Periudhës Mogule, Parajsa përshkruhet si një kopësht ideal teprie me katër lumenj që rrjedhin nga një burim ose mal qendror, që e ndan kopshtin në veri, perëndim, jug dhe lindje.
 
Shumica e charbaghëve mogulë janë drejtkëndorë me një varr ose pavijon në qendër. Kopshti i Taxh Mahalit është i pazakontë në elementin kryesor, varrin, që është i vendosur në skajin e kopshtit. Me zbulimin e [[Mahtab Bagh-u]]t ose "Kopshtit të Dritës së Hënës" në anën tjetër të lumit Yamuna, interpretimi i Archaeological Survey of India është se vetë lumi Yamuna u përfshi në dizajnin e kopshtit dhe u projektua të përfaqësonte një nga lumenjtë e Parajsës.<ref>{{cite journal|last=Wright|first=Karen|date=1 korrik 2000|title=Works in Progress|journal=Discover|location=Waukesha, WI, USA|publisher=Kalmbach Publishing|url=http://discovermagazine.com/2000/jul/featworks|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> Ngjashmëritë në planimetri dhe karakteristika arkitekturore me Kopshtet Shalimar sugjerojnë se kopshtet janë projektuar nga i njëjti arkitekt, Ali Mardani.<ref>John Allan: The Cambridge Shorter History of India; 1958, fq. 318</ref> Përshkrimet e hershme të kopshtit tregojnë morinë e bimësisë, duke përfshirë trëndafila, dafodilë dhe fruta.<ref>[http://travel.howstuffworks.com/taj-mahal-landmark.htm The Taj by Jerry Camarillo Dunn Jr].</ref> Me rënien e Perandorisë Mogule, Taxh Mahali dhe kopshtet e tij degraduan po ashtu. Nga fundi i shekullit të XIX, [[Perandoria Britanike]] kontrollonte më shumë se tre të pestat e Indisë<ref name="Royals">Sue Royals: [https://books.google.com/books?id=NB4R6JBqkaQC Our Global Village – India]; 1996, fq. 7</ref> dhe mori kontrollin e Taxh Mahalit. Ajo e ndryshoi peizazhin sipas shijeve të tyre, duke i ngjarë kështu lëndinave formale të Londrës.<ref name="Koch, p. 139">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 139.</ref>
 
=== Ndërtesat periferike ===
[[File:Taj 12.jpg|thumb|left|345px|Porta e Madhe (Darwaza-i rauza), hyrja kryesore për në mauzole.]]
Kompleksi i Taxh Mahalit është i kufizuar në tre krahë nga mure me bedena, me gurë të kuq ranorë; ndërsa krahu tjetër i drejtuar nga lumi është i hapur. Jashtë mureve ndodhen mjaft mauzoleumë shtesë, duke përfshirë ata të grave të tjera të Shah Jahanit dhe një varr më i madh për shërbëtorin e parapëlqyer të Mumtazit.<ref>{{cite web|url=http://thetajindia.weebly.com/outlying-buildings.html|title=Thetajindia.weebly.com|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Porta kryesore (''darwaza'') është një strukturë monumentale e ndërtuar kryesisht prej mermeri dhe përkujtuese e Arkitekturës Mogule të perandorëve më të hershëm. Harkadat e saj pasqyrojnë formën e harkadave të varrit dhe harqet e tij ''pishtakë'' përfshijnë kaligrafinë që zbukuron varrin. Tavanet sferikë kanë dizajne të stërholluar gjeometrike si ata që gjenden në ndërtesat e tjera prej guri ranor në kompleks.<ref>{{cite web|url=http://www.indiatribune.com/index.php?option=com_content&id=598:taj-mahal-tour&Itemid=475|title=Indiatribune.com|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Në skajin e largët të kompleksit ndodhen dy ndërtesa të mëdha prej guri të kuq ranor që pasqyrojnë njëra-tjetrën. Pjesa e mbrapme e ndërtesave paralelizojnë muret perëndimore dhe lindore. Ndërtesa perëndimore është një xhami, ndërsa tjetra është ''xhavabi'', megjithëse u ndërtua për balancim arkitekturor mund të ketë shërbyer si shtëpi mysafirësh. Dallimet mes dy ndërtesave përfshijnë mungesën e mihrabit të ''xhavabit'' dhe dizajni gjeometrik i dyshemeve, ku dyshemeja e xhamisë është projektuar me skicimin e 569 qilimave të lutjeve në mermer të zi. Dizajni bazë i një salle të gjatë të xhamisë të kurorëzuar nga tre kube të ngjashme është i ngjashëm me të tjerët e realizuar nga Shah Jahani, veçanërisht ''Masxhid-i Xhahan-Numa'', ose Xhama Masxhidi i Delhit. Xhamitë mogule të kësaj periudhe e ndajnë sallën e shenjtërores në tre zona duke përfshirë një shenjtërore kryesore dhe shenjtërore pak më të vogla në anët e tjera. Te Taxh Mahali, secila shenjtërore hapet drejt një kubeje të gjerë sferike.
 
{{wide image|Taj Mahal-10 (cropped).jpg|963px|<center>Taxh Mahali dhe ndërtesat dytësore të para përgjatë Lumit Yamuna (pamje veriore)</center>}}
 
== Ndërtimi ==
Taxh Mahali është ndërtuar mbi një parcelë toke në jug të qytetit të rrethuar me mure të [[Agra]]s. Shah Jahani i ofroi Maharaxha Jai Singh-ut një pallat të madh në qendër të Agras në shkëmbim të terrenit.<ref>M. A. Chaghtai: ''Le Tadj Mahal''; 1938, fq. 54</ref><ref>'Abd al-Hamid Lahawri: ''Badshah Namah''; Vol. I, 1867, fq. 403</ref> Një sipërfaqe prej pak a shumë 1.2 hektarësh u gërmua, u mbush për të pakësuar depërtimin e ujit dhe u nivelua 50 m mbi bregun e lumit. Në zonën e varrit, u gërmuan puse dhe u mbushën me gurë dhe çakull për të formuar themelet e mauzoleut. Në vend të kallamave të bambusë, punëtorët ndërtuan një skeleri kolosale prej tullash që pasqyronte varrin. Skeleria ishte e stërmadhe sa përgjegjësit e punëtorëve e vlerësuan se do të merrte vite për tu çmontuar.<ref>{{cite web|url=http://www.jstor.org/discover/10.2307/1523242?sid=21105782670143&uid=4&uid=3738256&uid=2|title=Jstor|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Taxh Mahali u ndërtua duke përdorur materiale nga e gjithë [[India]] dhe [[Azia]]. Besohet se për të transportuar materialet u përdorën më shumë se 1000 elefantë. Mermeri i bardhë i tejdukshëm u soll nga Makrana në Raxhastan, kuarci i kuq nga Panxhabi, xhada dhe kristali nga [[Kina]]. Bruzi u soll nga [[Tibeti]], ‘lapis lazuli’ nga [[Afganistani]], safiri nga [[Sri Lanka]], ndërsa karneliani nga Arabia. Në tërësi, u gdhendën për zbukurime njëzet e tetë tipe gurësh të çmuar dhe gjysëm të çmuar mbi mermer të bardhë.
 
Sipas legjendës, Shah Jahani dekretoi se kushdo mund të mbante tulla të marra nga skeleria dhe kështu ajo u çmontua nga fshatarët përgjatë natës. Për të transportuar mermerin dhe materialet e tjera për në sitin e ndërtimit u ndërtua një platformë dheu të ngjeshur 15 kilometra (9.3&nbsp;milje) dhe skuandrat e njëzet ose tridhjetë blloqe të tërhequr nga qe dhe elefantë me karro të ndërtuara apostafat.<ref name="CarrollDivision1973">David Carroll: [https://books.google.com/books?id=kgkUX5kkCr0C The Taj Mahal]; 1973, fq. 64</ref> Për të ngritur blloet në pozicionin e dëshiruar u përdor një sistem i stërholluar tërheqjeje ‘shtylle dhe trari’. Uji u mor nga lumi nga një seri ''purësh'', një mekanizëm me kova dhe litarë, i vënë në lëvizje nëpërmjet kafshëve, në një depozitë të madhe të ngritur në një depozitë të madhe shpërngarjeje. Kalohej në tre depozita dytësore, nga të cilat tejçohej për në kompleks.
 
Plinta dhe varri morën pak a shumë 12 vjet për tu përfunduar. Pjesët e tjera të kompleksit morën edhe 10 vjet shtesë dhe u përfunduan në radhën minaret, xhamia dhe xhavabi dhe portiku. Duke qenë se kompleksi u ndërtua në faza, ekzistojnë mospërputhje në datat e përfundimit, për shkak të opinionit të ndryshëm mbi "përfundimin". Ndërtimi i vetë mauzoleut u përfundua thelbësisht në vitin 1643,<ref name=":0" /> ndërsa puna vijoi me ndërtesat e tjera dytësore. Vlerësimet e kostos së ndërtimit variojnë për shkak të vështirësive në vlerësimin e kostove sipas kohës. Kosoja e përgjithshme është vlerësuar rreth 32 milionë rupi,<ref name=":0" /> që është rreth 52.8 miliardë rupi të tanishëm indianë (rreth 827 milionë dollarë).<ref>{{cite web|url=http://www.wolframalpha.com/input/?i=rupees+52.8+billion+%28dollars+US%29|title=WolframAlpha Computational Knowledge Engine|accessdate=20 maj 2015|publisher=Wolfram Alpha LLC}}</ref>
 
== Koha pas ndërtimit ==
Abdul Hamid Lahauri në librin e tij ''Badshah Nama'' i referohet Taxh Mahalit si ''rauza-i munawwara'', që do të thotë varri i ndriçuar ose i shquar.<ref>Giles Tillotson: [https://books.google.com/books?id=YHEHNSTNnRQC&pg=PA14&dq=Rauza+meaning&hl=en&sa=X&ei=L8j3Up60LsKkrQfrmYGIAg&ved=0CCoQ6AEwAA#v=onepage&q=Rauza%20meaning&f=false Taj Mahal]; 2008, fq. 14</ref>
Menjëherë pas përfundimit të Taxh Mahalit, Shah Jahani u hoq nga pushteti nga djali i tij, Aurangzebi dhe u vendos nën arrest shtëpie në [[Fortesa e Agras|Fortesën e Agras]] në afërsi. Pas vdekjes së tij, Aurangzebi e varrosi atë në mauzole përkrahë gruas së tij.<ref>Bamber Gascoigne: The Great Mughals; 1971, fq. 243.</ref> Në shekullin e XVIII, sunduesit Xhat të Bharatpurit pushtuan [[Agra|Agrën]] dhe sulmuan Taxh Mahalin, dy llampadarët, një prej agati, ndërsa tjetri prej argjendi, që ishin të varur mbi cenotafin kryesor, u grabitën nga ta, bashkë me ekrane ari dhe argjendi. Kanbo, një historian mogul, tha se mburoja prej ari që mbulonte majëzën 4.6 metra të lartë në krye të kupolës kryesore gjithashtu u hoq gjatë plaçkitjes Xhate.<ref>{{cite news|url=http://www.tribuneindia.com/2003/20030713/spectrum/heritage.htm|title=Perils the Taj has faced|newspaper=The Tribune (Chandigarh)|date=13 korrik 2003|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, disa pjesë të ndërtesave ishin në degradim. Gjatë kohës së Kryengritje Indiane të 1857-ës, Taxh Mahali u dëmtua nga ushtarët britanikë, që shkulën gurët e çmuar dhe ‘lapis lazuli-n’ nga muret e tij. Në fundin e shekullit të XIX, mëkëmbësi i mbretit, Lord Curzon urdhëroi një projekt restaurimi gjithëpërfshrirës, që u përfundua në vitin 1908.<ref>{{cito web|url=http://www.taj-mahal.net/augEng/textMM/brasslampengN.htm|title=Lord Curzon's Brass Lamp|archiveurl=https://web.archive.org/web/20090201185655/http://www.taj-mahal.net/augEng/textMM/brasslampengN.htm|date=1 shkurt 2009}}.</ref><ref>Peter Yapp: The Traveller's Dictionary of Quotations. 1983, Routledge Kegan & Paul, Londër, fq. 460.</ref> Ai urdhëroi gjithashtu një llampadar të madh në dhomën kryesore, të modeluar sipas një të tilli në një xhami të [[Kairo]]s. Gjatë kësaj kohe, kopshti u rimodelua me lëndina të stilit britanik që shihen akoma në kompleks.<ref name="Koch, p. 139" />
 
== Kërcënimet==
[[File:Taj protective scaffold.jpg|thumb|309px|Skeleri mbrojtëse e kohës së luftës]]
Në vitin 1942, qeveria ngriti një skeleri për ta fshehur ndërtesën në paraprirje të sulmeve të Forcave Ajrore Japoneze.<ref>{{cite web|url=http://natgeotv.com.au/tv/panasonic-presents-access-360-world-heritage/access-360-world-heritage-india.aspx|title=Scaffolding from NatGeo|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref><ref>Lesley A. Dutemple: [https://books.google.co.in/books?id=J--NBIJ55AMC&pg=PA77 The Taj Mahal]; 2003, fq. 77</ref> Skeleria u ndërtua përsëri gjatë luftrave Indiano-Pakistaneze të viteve 1965 dhe 1971, për tiu fshehur avionëve bombardues.<ref>{{cite news|url=http://news.bbc.co.uk/2/hi/south_asia/1732993.stm|title=BBC, Taj Mahal|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Kërcënime më të reja vijnë nga ndotja mjedisore gjatë brigjeve të Lumit Yamuna, duke përfshirë dhe shiun acid,<ref>[http://science.howstuffworks.com/acid-rain2.htm Acid Rain and the Taj Mahal]</ref> për shkak të Mathura Oil Refinery,<ref>[http://www.industrialinfo.com/showAbstract.jsp?newsitemID=139464 Oil Refinery Impact on Taj Mahal]</ref> që u kundërshtua nga direktivat e Gjykatës Supreme të Indisë.<ref>{{cite web|url=http://www.ibtimes.co.uk/pollution-carbon-soot-dust-discolouring-taj-mahal-1479036|title=Supreme Court Oppose|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> Ndotja e ka kthyer Taxh Mahalin të verdhë. Për të ndihmuar në kontrollin e ndotjes, Qeveria Indiane ka krijuar Taj Trapezium Zone (TTZ), një zonë 10 400 km<sup>2</sup> përreth monumentit, ku ekzistojnë standarte strikte për ndotjen.<ref>{{cite web|url=http://www.unesco.org/courier/2000_07/uk/signe.htm|archiveurl=https://web.archive.org/web/20080526021559/http://www.unesco.org/courier/2000_07/uk/signe.htm|archivedate=26 maj 2008|title=TOXINS AND THE TAJ|publisher=UNESCO|date=30 prill 1997|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Së fundmi janë ngritur shqetësime për integritetin strukturor të mauzoleut për shkak të degradimit të nivelit të ujit nëntokësor në basenin e Lumit Yamuna, që është duke rënë në rreth 1.5 m në vit. Në vitin 2010, në disa pjesë të mauzoleut u shfaqën krisje dhe minaret që rrethojnë monumentin po tregonin shenja animi, pasi themelet prej druri të mauzoleut mund të jenë degraduar për shkak të mungesës së ujit. Megjithatë politikanët kanë përmendur se minaret janë projektuar të anohen pak nga jashtë, për të parandaluar rënien e tyre mbi mauzoleum në rast tërmeti. Në vitin 2011, u raportua se disa parashikime thonë se varri do të rrëzohet brenda 5 vjetëve.<ref>{{cite web|url=http://www.dailymail.co.uk/news/article-2045183/Taj-Mahal-collapse-5-years-wooden-foundations-rotting.html?ITO=1490|title=Taj Mahal could collapse within five years because wooden foundations are rotting|publisher=Daily Mail|date=5 tetor 2011|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref><ref>{{cite news|url=http://www.foxnews.com/scitech/2011/10/07/could-taj-mahal-collapse-in-2-years/?intcmp=trending|title=Taj Mahal could collapse within two to five years|publisher=Fox News|date=7 tetor 2011|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
== Turizmi ==
[[File:GroupFromNorthEastIndiaAtTaj.jpg|thumb|left|327px|Vizitorë në Taxh Mahal]]
Taxh Mahali tërheq një numër të madh turistësh. Në vitin 2001 UNESCO dokumentoi më shumë se 2 milionë vizitorë,<ref>{{cite web|url=http://whc.unesco.org/archive/periodicreporting/APA/cycle01/section2/252.pdf|title=Periodic Reporting Exercise On The Application Of The World Heritage Convention|year=2002|publisher=UNESCO|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> numër që u rrit në rreth 7–8 milionë në vitin 2014.<ref name="indiatimes"/> Në vend është krijuar një sistem me dy nivele çmimesh, me një pagesë mjaft më të ulët për qytetarët indianë dhe më të shtrenjtë për të huajt. Shumica e turistëve e vizitojnë monumentin në muajt e freskët të tetorit, nëntorit dhe shkurtit. Trafiku ndotës nuk lejohet pranë kompleksit dhe turistët duhet të ecin nga vendi i parkimit ose të marrin një autobus elektrik. Khawasspurat (oborret veriorë) aktualisht janë duke u restauruar për tu përdorur si një qendër e re turistike.<ref>Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 120, 254.</ref>
 
Qyteza e vogël në jug të Taxh Mahalit, e njohur si Taxh Ganxhi ose Mumtazabad, u ndërtua fillimisht me karavanserai, pazare dhe tregje për tu shërbyer nevojave të vizitorëve dhe punëtorëve.<ref name="K201-208">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 201–8.</ref> Listat e destinacioneve të rekomanduara të udhëtimeve e paraqesin shpesh Taxh Mahalin, që shfaqet gjithashtu në mjaft lista të [[Shtatë mrekullitë e botës|Shtatë Mrekullive të Botës]], duke përfshirë edhe listën e shpallur së fundmi të Shtatë Mrekullive të Reja të Botës, një sondazh i bërë së fundmi me 100 milionë vota.<ref>{{cite web|url=http://www.telegraph.co.uk/travel/main.jhtml?xml=/travel/2007/07/09/etsevenwonders109.xml|title=New Seven Wonders of the World announced|author=Travel Correspondent|date=9 korrik 2007|publisher=The Telegraph|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Kompleksi është i hapur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 mbasdite, përveç të premtes, kur kompleksi hapet për lutjet në xhami midis orës 12:00 dhe 14:00. Kopleksi është hapet për tu vizituar gjatë natës, dy ditë para dhe dy ditë pas ditëve me hënë të plotë,<ref>{{cite web|url=http://asi.nic.in/asi_monu_whs_agratajmahal_night.asp|title=Archaeological Survey of India: Night Viewings of Taj Mahal|publisher=Asi.nic.in|date=28 nëntor 2004|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref> duke përjashtuar të premtet dhe muajin e ramazanit. Për arsye sigurie<ref>[http://www.dnaindia.com/report.asp?newsid=1145100 DNA India: Going to the Taj? This is all you can carry]</ref> brenda kompleksit lejohen vetëm pesë pajisje—botila transparentë uji, kamera të vogla, aparate fotografikë, celularë dhe çanta të vogla zonjash.
 
== Legjendat ==
[[File:Jean-Baptiste Tavernier.jpg|thumb|280px|Jean-Baptiste Tavernier, një nga vizitorët e parë evropianë të Taxh Mahalit]]
 
Që nga ndërtimi i tij, ndërtesa ka qenë burim admirimi pavarsisht kulturës dhe gjeografisë pasi ndjesite personale dhe emocionale i kanë errësuar vlerësimet studimore të monumentit.<ref name="k231">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 231.</ref> Sipas një legjende të vjetër Shah Jahani planifikoi një mauzole për tu ndërtuar me mermer të zi si një Taxh Mahal të Zi përgjatë lumit Yamuna.<ref name="A210">Catherine B. Asher: ''Architecture of Mughal India''; 1992, fq. 210.</ref> Idea buron nga shkrimet fantastike të Jean-Baptiste Tavernier, një udhëtar evropian që e vizitoi Agran në vitin 1665. Është sugjeruar se Shah Jahani u përmbys nga djali i tij, Aurangzebi përpara se ta ndërtonte atë. Rrënoja mermeri të zi përgjatë lumit në ''Kopshtin e Dritës së Hënës'', Mahtab Bagh, duket se e mbështesin këtë legjendë. Megjithatë, gërmimet e zhvilluara në vitet 1990 zbuluan se ato ishin gurë të bardhë që ishin çngjyrosur duke u bërë të zinj.<ref name="k249">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 249.</ref> Një teori më e besueshme për origjinën e mauzoleut të zi u tregua në vitin 2006 nga arkeologët që rindërtuan një pjesë të pellgut në Kopshtin e Dritës së Hënës. Një pasqyrim i errët i mauzoleut të bardhë mund të shihet qartësisht, duke përshtatur fiksimin e Shah Jahanit me simetrinë dhe pozicionimin e vetë pellgut.<ref>Warrior Empire: The Mughals of India (2006) A+E Television Network.</ref>
 
Nuk ekzistojnë dëshmi për të mbështetur përshkrimet që përshkruajnë, shpesh në hollësi tmerruese, vrasjet, coptimet dhe gjymtimet që hamendësohej se Shah Jahan u shkaktonte arkitektëve dhe artizanëve të ndryshëm të lidhur me mauzoleun. Disa histori pohojnë se ata që u përfshinë në ndërtim nënshkruan kontrata duke pranuar vetë që të mos kishin bërë ndonjë dizajn të ngjashëm. Pohime të ngjshme janë bërë për shumë ndërtesa të famshme.<ref name="K239">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 239.</ref> Nuk ekzistojnë dëshmi për pohimet se Lord William Bentinck, guvernatori i përgjithshëm i Indisë në vitet 1830, me gjasa planifikoi të shkatërronte Taxh Mahalit dhe marr mermerin. Biografi i Bentinck-ut John Rosselli thotë se historia buron nga ngritja e fondeve nga Bentinck-u nga shitja e mermerit të hedhur gna [[Fortesa e Agras]].<ref>J. Rosselli: ''Lord William Bentinck the making of a Liberal Imperialist, 1774–1839''; 1974, fq. 283.</ref>
 
Një tjetër mit sugjeron se duke goditja e siluetës së majëzës bënë që të dali ujë. Edhe sot, zyrtarët gjejnë byzylykë të thyer rreth siluetës.<ref name="k240">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 240.</ref>
 
Në vitin 2000, Gjykata Supreme e Indisë rrëzoi peticionin e Purushottam Nagesh Oak,<ref>Writ Petition (Civil) 336 of 2000, ''P.N. OAK vs. U.O.I. & Ors.''</ref> për të deklaruar se Taxh Mahalin e ndërtoi një mbret hindu.<ref name="K239" /><ref name="The Hindu&nbsp;– 14 July 2000">''The Hindu'', 14 korrik 2000: [http://www.hindu.com/thehindu/2000/07/14/stories/0214000q.htm Plea to rewrite Taj history dismissed] ("counsel for the petitioner [...] withdrew the petition")</ref> Në vitin 2005 një peticion i ngjashëm u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Allahabadit. Ky peticion u organizua nga Amar Nath Mishra, një punonjës social dhe predikues që thoshte se Taxh Mahali u ndërtua nga mbreti hindu Parmar Dev në vitin 1196.<ref>{{cite web|url=http://www.thehindu.com/news/taj-mahal-part-of-an-ancient-temple-uttar-pradesh-bjp-chief/article6672772.ece|title=Taj Mahal part of an ancient temple: UP BJP chief|publisher=The Hindu|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Një teori se Taxh Mahali u projektuan nga një italian, Geronimo Vereneo, qarkulloi për një kohë të shkurtër pasi u promovua në fillim nga Henry George Keene në vitin 1879 që nisej nga një përkthi i veprës spanjolle ''Itinerario'', (''The Travels of Fray Sebastian Manrique, 1629-1643''). Një tjetër teori se Taxh Mahali u projektua nga francezi Austini i Bordosë u promovua nga William Henry Sleeman bazuar mbi veprën e Jean-Baptiste Tavernier. Këto ide u ripërtëritën nga At Hosten dhe u diskutuan përsëri nga E.B. Havell dhe shërbyen si bazat për teoritë dhe kundërthëniet pasuese.<ref>{{cite journal|doi=10.1080/03086538708582735|title=The Veroneo controversy|journal=The Journal of Imperial and Commonwealth History|volume=15|issue=2|pages=170|year=1987|last1=Dixon|first1=Jack S.}}</ref>
 
{{wide image|Taj Mahal, Agra, Uttar Pradesh, India 2005.jpg|1200px|alt=Panorama e Taxh Mahalit|<center>Pamje panoramike 360 gradë e Taxh Mahalit në 2005</center>}}
 
<!-- Inner gallery Table start-->
<!--hide class="collapsible wikitable" -->
<!--Show class="wikitable collapsible collapsed" -->
{| class="wikitable collapsible collapsed" style="border-color:transparent; background: transparent; width: 100%; margin: 0; text-align: center;" align="center"
|-
! <div style="font-size:120%; color:black; background-color:#FFC569; vertical-align:top;">Galeri imazhesh </div>
|-
|style="text-align: center; width: 100%; " |
<gallery mode=packed caption="Galeri pamjesh të Taxh Mahalit" height=224px>
File:1 (1 of 1)-10.jpg|Pamje e pasqyruar në ujë
File:Taj Mahal East Side.JPG|Pamja lindore në mëngjes
File:Taj Mahal Sunset Edit1.jpg|Pamja perëndimore në perëndim
File:Taj Mahal in India.jpg|Taxh Mahali në mjegull
File:Fountain Facing Assembly Hall - Taj Mahal Complex - Agra 2014-05-14 3810.JPG
File:Satti-un-Nisa Mausoleum - Taj Mahal Complex - Agra 2014-05-14 3726-3728 Compress.JPG|Mauzoleu Satti-un-Nisa
File:Taj Mahal, Agra - Visit During WCI 2016 (73).jpg
File:Taj Mahal, Agra - Visit During WCI 2016 (82).jpg|Tabela e planimetrise se kompleksit në gjuhën hindi
File:A Mosque at the West of Taj Mahal, Agra.jpg|Xhamia e kompleksit
File:North side of the Taj Mahal 03.jpg|Pamja veriore e kompleksit
File:Agra 03-2016 03 view from Mehtab Bagh.jpg|Xhavabi
</gallery>
|}
 
== Shiko edhe ==
* [[Arkitektura Mogule]]
* [[Arkitektura Indiane]]
* [[Arkitektura e Uttar Pradeshit]]
* [[Kopshtet Mogule]]
* [[Agra]]
* [[Fatehpur Sikri]]
* [[Fortesa e Agras]]
 
== Referencat ==
{{Reflist|colwidth=33em}}
 
== Bibliografia ==
* {{cite book|author=Akbar S. Ahmed|title=Islam Today: A Short Introduction to the Muslim World|url=https://books.google.com/books?id=xu8BAwAAQBAJ|year=1998|publisher=I.B.Tauris|isbn=978-0-85771-380-3}}
* {{cite journal|title=On the symmetry of the central dome of the Taj Mahal|last1=Ahuja|first1=Dilip R.|last2=Rajani|first2=M.B.|journal=Current Science|volume=110|issue=6|year=2016|pages=996–7|url=http://www.currentscience.ac.in/Volumes/110/06/0996.pdf}}
* {{cite book|last=Allan|first=John|title=The Cambridge Shorter History of India|publisher=S. Chand|location=Cambridge|edition=bot. i parë|year=1958}}
* {{cite book|author=Catherine B. Asher|title=''Architecture of Mughal India''|series=New Cambridge History of India I.4|publisher=Cambridge University Press|year=1992|ISBN=0-521-26728-5}}
* {{cite journal|last=Begley|first=Wayne E.|title=The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning|journal=The Art Bulletin|volume=61|issue=1|page=14|date=mars 1979|doi=10.2307/3049862}}
* {{cite book|author1=David Carroll|publisher=Newsweek, inc. Book Division|title=The Taj Mahal|url=https://books.google.com/books?id=kgkUX5kkCr0C|year=1971|ISBN=0-88225-024-8|accessdate=7 shkurt 2015}}
* {{cite book|author=Muhammad Abdullah Chaghtai|title=''Le Tadj Mahal d'Agra (Inde). Histoire et description''|location=Bruksel|publisher=Editions de la Connaissance|year=1938}}
* {{cite book|editor=Trewin Copplestone (red.)|title=''World architecture&nbsp;— An illustrated history''|year=1963|publisher=Hamlyn|location=Londër}}
* {{cite journal|doi=10.1080/03086538708582735|title=The Veroneo controversy|journal=The Journal of Imperial and Commonwealth History|volume=15|issue=2|pages=170|year=1987|last1=Dixon|first1=Jack S.}}
* {{cite book|url=https://books.google.co.in/books?id=J--NBIJ55AMC|title=The Taj Mahal|publisher=Twenty-First Century Books|author=Lesley A. DuTemple|year=2003|pages=96 pages|isbn=978-0-8225-4694-8|accessdate=7 shkurt 2015}}
* {{cite book|author=Bamber Gascoigne|title=The Great Mughals|year=1971|publisher=Harper&Row|location=New York}}
* {{cite book|author=E.B. Havel|title=''Indian Architecture: Its Psychology, Structure and History''|year=1913|publisher=John Murray}}
* {{cite book|url=https://books.google.co.in/books?id=fg-lGID3WpQC|title=World Heritage Monuments and Related Edifices in India|volume=1|publisher=Algora Publishing|author1=Ali Javid|author2=Tabassum Javid|year=2008|isbn=978-0-87586-483-9}}
* {{cite book|author='Abd al-Hamid Lahawri|title=''Badshah Namah''|editor1 William Nassau Lees|editor2=Maulawis Kabir al-Din Ahmad|editor3='Abd al-Rahim|volume=I|location=Kalkuta|year=1867}}
* {{cite book|author=Muhammad Salih Kambo|title=''Amal-i-Sal-lih or Shah Jahan Namah''|editor=Ghulam Yazdani|location=Kalkuta|publisher=Baptist Mission Press|date=Vol. I 1923, Vol. II 1927}}
* {{cite book|url=https://books.google.co.in/books?id=mVKcA0S3kqYC|title=Greatest Wonders of the World|publisher=V S Publishers|author=Vikas Khatri|year=2012|isbn=9381588309}}
* {{cite book|last=Koch|first=Ebba|title=The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra|edition=botimi i parë|publisher=Thames & Hudson Ltd.|isbn=0-500-34209-1|year=2006}}
* {{cite book|author=J. Rosselli|title=''Lord William Bentinck the making of a Liberal Imperialist, 1774–1839''|publisher=London Chatto and Windus for Sussex University Press|year=1974}}
* {{cite book|url=https://books.google.com/books?id=NB4R6JBqkaQC|title=Our Global Village – India|publisher=Lorenz Educational Press|author=Sue Royals|year=1996|location=Indi|isbn=978-1-4291-1107-2}}
* {{cite book|title=Studies in Mughal India|url=https://archive.org/stream/studiesinmughali00sarkuoft#page/30/mode/2up|accessdate=20 maj 2015|year=1919|publisher=Calcutta M.C. Sarkar|last=Sarkar|first=Sir Jadunath}}
* {{cite book|last=Tillotson|first=Giles|title=Taj Mahal|year=2008|publisher=Harvard University Press|location=Cambridge, Mass.|isbn=978-0-674-06365-5|url=https://books.google.com/books?id=YHEHNSTNnRQC|accessdate=7 shkurt 2015}}
* {{cite book|author=Giles H. R. Tillitson|title=''Architectural Guide to Mughal India''|year=1990|publisher=Chronicle Books}}
* {{cite journal|last=Wright|first=Karen|date=1 korrik 2000|title=Works in Progress|journal=Discover|location=Waukesha, WI, USA|publisher=Kalmbach Publishing|url=http://discovermagazine.com/2000/jul/featworks|accessdate=7 shkurt 2015}}
* {{cite book|author=Peter Yapp|title=The Traveller's Dictionary of Quotations|year=1983|publisher=Routledge Kegan & Paul|location=Londër}}
* Warrior Empire: The Mughals of India; 2006, A & E Television Network, prodhuar nga Yap Films për History Television Netëork Productions; [[New York]]
 
== Lidhje të jashtme ==
* {{Commons category|Taj Mahal|Taxh Mahali}}
* [http://www.tajmahal.gov.in/ websiti zyrtar i Taxh Mahalit]
* [http://asi.nic.in/asi_monu_whs_agratajmahal.asp Description of the Taj Mahal] në sitin e Archaeological Survey of India.
* [http://whc.unesco.org/en/list/252 Profili i Taxh Mahalit] në [[UNESCO]]
 
[[Kategoria:Vende të Trashëgimisë Botërore]]
[[Kategoria:Arkitektura Indiane]]
[[Kategoria:Monumente në Indi]]

Menyja e navigimit