Dallime mes rishikimeve të "Kuzhina shqiptare"
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
(Gatimet tradicionale shqiptare mmmmm) |
No edit summary |
||
{{për përmirësim}} {{cung}}
'''Kuzhina shqiptare''' është një përzierje e influencave të kuzhinës [[Turqia|turke]], asaj [[ballkan]]ike dhe [[Evropa|evropiane]]. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta.
Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe [[Shqipëri]]së së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.
Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e [[Shkodra|Shkodrës]] (tava e krapit), [[Pogradeci]]t (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.
Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e [[Dita e Verës|Ditës së Verës]] ([[14 Mars]]).
Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.
Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj Brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromën e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombëtare.
Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe r e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.
== Burimet ==
{{reflist}}
|