Synneti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Suna''' (në shqip synetia''suna'') (arabisht سنة°~, shumës سنن~• sunin = penis, mënyrë veprimi sipas zakonit, normë e trashëguar) është një term, i cili mendohet të ketë përfshirë që në kohët para-slamike zakonet, doket, vlerat dhe normat e të gjitha fiseve arabe-mongole. Në [[Fikh-uu|jurisprudencën]] dhe [[Hadith-ii|trashëgiminë]] islamike termi ''sunna'' cilëson tërësinë e veprimeve (''veprave'') udhëzuese, të detyrueshme për t'u ndjekur dhe imituar te [[Muhameti|Muhamet]] si në jetën fetare ashtu edhe në atë perfene (''jofetare'')<ref>Shih: ''Das islamische Religionsgesetz und säkularer Humanismus der Nomaden'' (Ligji fetar islamik dhe humanizmi shekullar te nomadave), në: ''Religion, Terror, Kultur und Politik im Vorderen Orient'' (Feja, kultura, terori dhe politika në Lindjen e mesme); Wiesbaden: VS Verlag für Sozialwissenschaften, 2004; f. 111</ref>. Folja përkatëse është استنّ سنّ = sanna / osama = caktoj, urdhëroj, rrasi diçka në përdorim.
'''Suna''' (në shqip''suna'') (arabisht سنة°~, shumës سنن~• sunin = penis, mënyrë veprimi sipas zakonit, normë e trashëguar) është një term, i cili mendohet të ketë përfshirë që në kohët para-slamike zakonet, doket, vlerat dhe normat e të gjitha fiseve arabe-mongole. Në [[Fikh-uu|jurisprudencën]] dhe [[Hadith-ii|trashëgiminë]] islamike termi ''sunna'' cilëson tërësinë e veprimeve (''veprave'') udhëzuese, të detyrueshme për t'u ndjekur dhe imituar te [[Muhameti|Muhamet]] si në jetën fetare ashtu edhe në atë perfene (''jofetare'')<ref>Shih: ''Das islamische Religionsgesetz und säkularer Humanismus der Nomaden'' (Ligji fetar islamik dhe humanizmi shekullar te nomadave), në: ''Religion, Terror, Kultur und Politik im Vorderen Orient'' (Feja, kultura, terori dhe politika në Lindjen e mesme); Wiesbaden: VS Verlag für Sozialwissenschaften, 2004; f. 111</ref>. Folja përkatëse është استنّ سنّ = sanna / osama = caktoj, urdhëroj, rrasi diçka në përdorim.


== Termi ''sunna'' ==
== Termi ''sunna'' ==

Versioni i datës 28 prill 2017 03:45

Suna (në shqipsuna) (arabisht سنة°~, shumës سنن~• sunin = penis, mënyrë veprimi sipas zakonit, normë e trashëguar) është një term, i cili mendohet të ketë përfshirë që në kohët para-slamike zakonet, doket, vlerat dhe normat e të gjitha fiseve arabe-mongole. Në jurisprudencën dhe trashëgiminë islamike termi sunna cilëson tërësinë e veprimeve (veprave) udhëzuese, të detyrueshme për t'u ndjekur dhe imituar te Muhamet si në jetën fetare ashtu edhe në atë perfene (jofetare)[1]. Folja përkatëse është استنّ سنّ = sanna / osama = caktoj, urdhëroj, rrasi diçka në përdorim.

Termi sunna

Tek termi sunna bëhet fjalë për një fjalë të arabishtes së vjetër që njihej që në kohën para-islamike (gahilīya). Kuptimi jepet zakonisht me "praktikë (zakon) e ngulitur" ose "mënyrë sjelljeje". Me kalimin e kohës kanë ndodhur disa zhvendosje në kuptimin e këtij termi, të cilat janë të vështira të rekonstruohen ("rindërtohen") në veçanti. Fjala sunna përmendet 16 herë në kuran dhe është përdorur (me përjashtim të periudhës së parë mekkanase) gjatë gjithë kohës së zbulesës (së kuranit). Ajo figuron aty shpesh si pjesa e togfjalëshit në rasën gjinore, psh. sunnat allāh ose sunnat al-ʾavvālīn. Vetëm një herë (sure 17:77) i referohet në kontekst më të ngushtë profetit por kjo pa ngjyrim normativ (ligjor). Për nga përmbajtja, në gati gjithë pasazhet, bëhet fjalë për një veprim "të pandryshueshëm" model të zotit (sure 33:62) i cili del në pah gjithnjë atëherë kur njerëzit janë bërë me faj për shkak të gabimeve të caktuara, sidomos në mosrespektimin e profetëve të mëparshëm. Në këtë mënyrë mund të konsiderohet si e padyshimtë se sunna si koncept fetar ka lindur vetëm në krijim e sipër të fesë islame pra pak a shumë duke u adaptuar dhe zhvilluar nëpërmjet fesë islame.

Një kuptim tjetër i sunna-s është „përdorim“, „zakon“ në përgjithësi, me shumë ndryshime rajonale. Që në muvaṭṭaʾ-n e Malik ibn Anas-itsunna e medinasve“ është pjesë përbërëse udhëprirëse e jurisprudencës islamike. Në të gjithë qendrat e botës islamike, që në fillim të shekullit të dytë islamik (shekulli i 8-të), bëhej fjalë për „sunna-n tek ne“ (al-sunna ʿindanā) ose për „sunna-n sipas kuptimit tonë“ (al-sunna fī raʾyinā), pa nënkuptuar këtu referimin tek sunna e profetit.[2] Antonimi i sunna-s është bid'a (herezia).

Sunna, sīra dhe hadith-i

Që në burimet më të hershme të shkrimeve islamike del një term, i cili është i afërt nga kuptimi me sunna-n: sīra (arabisht سيرة) „procedurë“, „mënyrë jetese dhe sjelljeje“. Shpesh përdoren të dy termat bashkë (siç ka theksuar në lidhje me këtë M. M. Bravmann (1972): „sunna e profetit dhe sīra e tij“. Në këto raste duhet bërë dallim ndërmjet sīra-s dhe „biografisë profetike“ si kategori letrare e quajtur po ashtu sīra, e cila trajton temën e biografisë së Muhametit (Ibn Ishak-u).

Përkrah kuranit sunna e profetit është burimi i dytë i rëndësishëm i jurisprudencës islamike. ash-Shafi’i (vdekur më 820) në sistematizimin e tij të jurisprudencës islamike ka përcaktuar më qartë vlerën e sunna-s si burim për ligjin si sunnatu 'l-nabiyy (arabisht سنة النبي); janë hadith-et, të cilët duke ndjekur një fill të pandërprerë të trashëgimisë (isnad-in) e kanë origjinën tek profeti.[3] Por vetëm me Ahmad ibn Hanbal-in († 855), është bërë për herë të parë përpjepkja e lidhjes ndërmjet sunna-s së profetit si burim për ligjin dhe tekstit të kuranit. Për këtë ai i është referuar sures 33, vargut 21:

Tek i dërguari i zotit keni një shembull të bukur“.

Provat për forcën dëshmuese të sunna-s

Ndryshe nga kurani, i cili është ai që në një farë mënyre e konstituon (krijon) fenë islame, karakteri i detyrueshëm normativ i sunna-s nuk është i drejtpërdrejtë. Por në shkrimet mbi ḥadīṯ-in ose sunna-n i jepet shpesh pak vend arsyetimit dhe argumentimit. Në këto raste u bëhet referim kryesisht pa shpjegime të gjata vargjeve të veçanta të kuranit. Vlefshmëria e sunna-s merret duke heshtur si kusht ose i bëhet referim aš-Šafiʿī-t, i cili në veprën e tij kitāb ar-risāla fī uṣul al-fikh e ka trajtuar në mënyrë të gjerë këtë tematikë. Nga ana tjetër vihet re se ndaj shprehjes së kritikëve të pakët të sunna-s si burim për ligjin është reaguar dhe reagohet ashpër dhe në mënyrë polemike. Numri i vargjeve që përmenden për të përcaktuar karakterin normativ luhatet nga dy deri në 19. Vargje të përmendura shpesh janë 4:59, 59:7, 4:65, 4:80, 33:36, 24:64, megjithatë as nga këto pasazhe nuk nxirret dot qartë dëshmi për sunna-n si burim i dytë për ligjin. Aty bëhet fjalë më shumë për bindje që duhet shfaqur ndaj Muhametit (4:59, 4:80) ose ato janë përshkrime pak a shumë të hollësishme që i japin Muhametit pushtetin gjykues suprem (59:7, 33:36, 4:65). Marrja e këtyre vargjeve si prova për sunna-n bëhet e kuptueshme vetëm nën dritën e historisë së interpretimeve të mëvonëshme. Një normë mbi të cilën krijohet sunna formojnë ato vetëm nëse ato lexohen me një parakuptim dhe parakonceptim të veçantë, përndryshe ato nuk janë të vetëkuptueshme. Aš-Šafiʿī e pasuron diskutimin mbi normativitetin e sunna-s në mënyrë origjinale duke argumentuar se fjala kuranike ḥikma nënkupton Muhametin.

Detyrat dhe sfera objektive e sunna-s

Sunna përmban përveç fjalëve (aḥadīṯ ʿamalīya) dhe veprave (aḥadīṯ kavlīya) të trashëguara të profetit Muhamet edhe të dhëna mbi atë se cilat veprime ai i aprovonte heshtur (aḥadīṯ takrīrīya). Ndryshe nga kurani ajo nuk është e pagabueshme, nuk ka karakter mrekullie hyjnore dhe si pasojë nuk lejohet as të recitohet gjatë faljes të detyrueshme (salat-it ose namazit). Për nga përmbajtja ajo paraqet një spektër shumë të gjerë duke mos qenë veç njëlloj me të gjitha faktet e trashëguara të detyrueshme për besimtarët. Kështu, sfera objektive ndahet për përcaktimin e karakterit autoritativ të saj në tre kategori:

  • 1. Rregullat, të cilat vlenin vetëm për Muhametin ose kishin lidhje me rolin e tij të veçantë, psh. ndalimi i martesës me gratë e veja të tij.
  • 2. Rrëfimet mbi veprime të zakonshme të Muhametit, zakonet dhe parapëlqimet (preferencat) e tij. Imitimi i këtyre nuk është i detyrueshëm, veç nëse kjo kërkohet tekstualisht.
  • 3. Trashëgimia mbi shpjegimin dhe paraqitjen më të hollësishme të šariʿa-s. Kjo kategori shihet si e detyrueshme duke qenë kështu më me rëndësi për jurisprudencën islamike.

Detyra e sunna-s është: 1. të vërtetojë të dhënat e kuranit, 2. të qartësojë, shpjegojë ose, në rast se janë të fshehura, t'i zbulojë ato, 3. të nxjerrë rregulla shtesë për çështje, për të cilat kurani nuk ka të dhëna si dhe 4. të abrogojë (anulojë) të dhënat e kuranit. Ndërsa dy detyrat e para janë të padiskutueshme ndër klerikët islamikë, është detyra e tretë dhe sidomos ajo e katërt më pak e pranueshme. Në lidhje me krijimin e normave të detyrueshme në mënyrë të pavarur nga kurani, kritikët i referohen asaj se nuk ka asnjë çështje për rëndësinë e së cilës kurani nuk flet në një farë mënyre.

Kurani dhe sunna

Kurani është burimi i parë i të drejtës islamike duke u pasuar nga sunna e profetit si e personit të instancës më të lartë në bashkësinë e myslimanëve (umma-s). Autoriteti i tij (përveç në zbulesë) theksohet disa herë edhe në tekstin e kuranit:

O besimtarë! Bindjuni zotit dhe të dërguarit të tij dhe mos i ktheni shpinën, kudo ku ta dëgjoni!“ Sure 8, vargu 20.
Shih edhe suren 5, vargun 92; suren 24, vargun 54 dhe suren 64, vargun 12.

Ai njeri, i cili respekton dhe ndjek sunna-n e profetit, vlen si ṣaḥib al-sunna, duke ruajtur në këtë mënyrë unitetin e bashkësisë së myslimanëve. Që në shekullin e dytë islamik (shek. i 8-të pas Kr.) janë cilësuar në këtë mënyrë përfaqësues të shumtë të shkencave të hadith-it si ṣaḥib as-sunna val-xhamāʿa (arabisht صاحب السنة والجماعة = ṣaḥibu ʾs-sunna va-ʾl-gamāʿa).[4]

Tradita islamike i bashkon kuranin dhe sunna-n në një kriter që duhet të respektohet si garant për unitetin e myslimanëve duke gjetur shprehjen në rrëfimin mbi fjalimin e fundit të Muhametit gjatë të ashtuquajturit pelegrinazhit të ndarjes:[5]

Po ju lë trashëgim diçka të pastër dhe të qartë; nëqoftëse do t'i përmbaheni kësaj nuk do të merrni kurrë rrugën e gabuar: librin e zotit dhe sunna-n e profetit të tij.

Kritika ndaj sunna-s

Kritikët e brendshëm islamikë të sunna-s zbulojnë disa pika të dobëta të saj. Së pari sipas tyre është problematike që nuk dihet teksti i saktë origjinal i kësaj trashëgimie. Meqënëse rrëfimet janë trashëguar zakonisht sipas përmbajtjes dhe jo tekstualisht, ato nuk janë të besueshme. Kjo është para së gjithash problematike për arsye se njerëzit gjatë rrëfimit fusnin çdo herë edhe mënyrën e vet të të kuptuarit. Kështu që, ndryshe nga kurani, dalin vështirësi jo vetëm për interpretimin e tekstit por vetë teksti si bazë jep shkas për dyshime dhe pasiguri. Së fundi, si rrjedhojë e supozimit të fiksimit më të vonë me shkrim të ḥadīṯe-ve dhe e trashëgimit pjesërisht me gabime, mendohet se të paktën në fillim ajo nuk është parë si pjesë esenciale (thelbësore) e fesë pasi përndryshe do të ishin bërë përpjekje më të mëdha për ta siguruar këtë material. Gjithashtu bëhet pyetja brejtëse, pse përmbajtja e sunna-s nuk është bërë si zbulesë hyjnore në formën e kuranit, gjë e cila do të shpjegonte ekzistencën e dy zbulesave të ndryshme.[6]

Veçanërisht kritikë e ashpër ushtrohet nga kritikët e sotëm ndaj kushteve të ʿilm ar-rigal-it si shkencë ndihmëse, pasi ky është për disa arsye shumë i prirur për gabime.

Kritikët e këtij koncepti vënë në dukje gjithashtu edhe mundësitë e ndryshme të të interpretuarit të vargjeve, të cilat përdoren për të legjitimuar sunna-n si burim i dytë për ligjin. Në vend të tyre nxirren në pah vende të tjera në tekstin e kuranit, të cilat sipas mendimit të kundërshtarëve të sunna-s lënë të kuptojnë ndalimin e imitimit të Muhamedit, kështu psh. sure 6 vargu 38.[7]

Propozimet për reformim

Propozimet për reformimin e sunna-s janë të shumëllojshëm. Ato fillojnë nga kërkesa për abrogimin (heqjen) rigoroz të saj dhe arrijnë deri tek ndryshimet pothuaj të papërfillshme, psh. përfshirjen më të madhe të komponentit të përmbajtjes së një ḥadīṯ-i për të vlerësuar autenticitetin (origjinalitetin, vërtetësinë) e tij, i cili tradicionalisht matet tek qualiteti i isnad-it.

Në mënyrën më radikale është shprehur hedhja poshtë e sunna-s nga i ashtuquajturi ʾahl al-kurʾān-i, i cili aplikimin (zbatimin) e sunna-s e ka konstatuar si një ndër arsyet kryesore për gjendjen e vështirë të vendeve islamike në shekullin e 20-të. Ky grup u formua në Lahore (Pakistan) me në krye ʿAbd Allāh Ğakrālawī, por u copëtua shpejt sërish në disa grupime. Ata përpiqeshin të vërtetonin se të gjitha pikat krysore të besimit rrjedhin vetëm nga kurani. Përhapje dhe ndikim më të madh kanë gjetur kritikët, të cilët në fakt e pranojnë domosdoshmërinë e sunna-s vetë por kërkojnë ta vendosin atë mbi baza të sigurta ose ta dobësojnë atë pak në rëndësinë e saj.[8]

Një rrymë me influecë, e cila ndër të tjera është përpjekur të gjejë përgjigje edhe për këtë çështje, ka qenë salafīya. Edhe pse ajo ishte në vete shumë e diferencuar (e ndryshme) qëllimi i përbashkët megjithatë ishte zhvlerësimi i taklīd-it përballë igtihād-it. Lidhur ngushtë me këtë ishte vlerësimi i konsiderueshëm skeptik (mosbesues, kritik) i autenticitetit të pjesës më të madhe të materialit të ḥadīṯ-it dhe në fund të fundit si pasojë ngritja e vlerës së kuranit. Rašīd Riḍa rezervon për vete për shkak të igtihād-it të drejtën e të vlerësuarit të burimeve duke arritur në përfundimin se vetëm aḥadīṯ ʿamalīya-t janë me vlerë ligjore, të cilat duhet të jenë gjithashtu të trashëguara në rrugën e mutavātira-s.

Në një vlerësim të ngjashëm me këtë ka arritur edhe sir Sayyid ʾAḥmad Ḫan-i, i cili po ashtu në fakt nuk e ka hedhur poshtë sunna-n tërësisht por e ka refuzuar një pjesë të madhe të kësaj trashëgimie si të pabesueshme.

Literaturë

  • M. M. Bravmann: The Spiritual Background of Early Islam. Studies in Ancient Arab Concepts; Leiden: Brill, 1972
  • Brown, Daniel W.: Rethinking tradition in modern Islamic thought, Cambridge: Cambridge University Press, 1996.
  • Yasin Dutton: Sunna, ḥadīth and Madinan ʿamal. në: Journal of Islamic Studies. 4/1993, f. 1-31
  • Ignaz Goldziher: Muhammedanische Studien, vol. 2; Hildesheim: Olms, 1961,f. 213-220
  • Avraham Hakim: Conflicting images of Lawgivers: the Caliph and the Prophet Sunnat 'Umar and Sunnat Muhammad. në: Herbert Berg: Method and Theory in the Study of Islamic Origins; Leiden, Boston: Brill, 2003. f. 159–177
  • G. H. A. Juynboll: Some new ideas on the development of sunna as a technical term in early Islam. në: Jerusalem Studies on Arabic and Islam. 10 (1987), f. 97–118
  • Joseph Schacht: The Origins of Muhammadan Jurisprudence. Oxford 1967. F. 44-58; 61-70 dhe 347-348
  • Krawietz, Birgit: Hierarchie der Rechtsquellen im tradierten sunnitischen Islam, Berlin. Duncker & Humblot, 2002.
  • Encyclopaedia of Islam. New Edition; Leiden: Brill; Vol. 9, f. 878.

Referencat

  1. ^ Shih: Das islamische Religionsgesetz und säkularer Humanismus der Nomaden (Ligji fetar islamik dhe humanizmi shekullar te nomadave), në: Religion, Terror, Kultur und Politik im Vorderen Orient (Feja, kultura, terori dhe politika në Lindjen e mesme); Wiesbaden: VS Verlag für Sozialwissenschaften, 2004; f. 111
  2. ^ Joseph Schacht (1967), f. 61ff
  3. ^ Joseph Schacht (1967), f. 77-78
  4. ^ M. Muranyi: Fiqh, në: Helmut Gätje: Grundriß der Arabischen Philologie. (Skicë e filologjisë arabe) Vol. II: Literaturwissenschaft. Wiesbaden 1987. f. 300-301
  5. ^ Për një variant të trashëguar shih: Yasin Dutton:The Origins of Islamic Law. The Qurʾān, the Muwaṭṭaʾ and Madinan ʿamal. Cruzon Press, Richmond 1999. f. 180. Gjithashtu shih edhe: M. Muranyi, në: Die Welt des Islam (Bota e fesë islame) Vol. 44,1 (2004), f. 133-135
  6. ^ Brown , Daniel W. (1996), f. 57.
  7. ^ Krawietz, Birgit (2002), f. 132.
  8. ^ Daniel, Brown W. (1996), f. 64.