Shqiptar (Emërtim): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Shqiptar''' (Shumës: Shqiptarët; [[Gegë]]risht: Shqyptar) është emërimi që shqiptarët përdorin për te identifikuar veten. Vendi quhet ''Shqipëria'' ([[Gegë]]risht: ''Shqipnia''). Gjatë periudhes mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre ''Arbëria'' ([[Gegë]]risht: ''Arbënia'') duke iu referuar vetes si ''[[Arbëreshët|Arbëresh]]'' ([[Gegë]]risht:''Arbënesh'') dhe njiheshin nga fqinjet e tyre si ''[[Arbanasi]]'', ''Arbanenses / Albaneses'', ''[[Arvanitët|Arvanites]]'' (''Arbanites''), ''[[Arnautët|Arnaut]]'', ''Arbineş'' e kështu me rradhë. Ne fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi ''Shqipëria'' dhe etnonimi ''Shqiptarë'' gradualisht zëvëndesuan ''Arbëria'' dhe ''Arbereshë''. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.
'''Shqiptar''' (Shumës: Shqiptarët; [[Gegë]]risht: Shqyptar) është emërimi që shqiptarët përdorin për te identifikuar veten. Vendi quhet ''Shqipëria'' ([[Gegë]]risht: ''Shqipnia''). Gjatë periudhes mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre ''Arbëria'' ([[Gegë]]risht: ''Arbënia'') duke iu referuar vetes si ''[[Arbëreshët|Arbëresh]]'' ([[Gegë]]risht:''Arbënesh'') dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si ''[[Arbanasi]]'', ''Arbanenses / Albaneses'', ''[[Arvanitët|Arvanites]]'' (''Arbanites''), ''[[Arnautët|Arnaut]]'', ''Arbineş'' e kështu me rradhë. Ne fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi ''Shqipëria'' dhe etnonimi ''Shqiptarë'' gradualisht zëvëndesuan ''Arbëria'' dhe ''Arbereshë''. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.


== Teoritë e prejardhjes së emërimit ==
== Teoritë e prejardhjes së emërimit ==

Versioni i datës 9 maj 2017 01:21

Shqiptar (Shumës: Shqiptarët; Gegërisht: Shqyptar) është emërimi që shqiptarët përdorin për te identifikuar veten. Vendi quhet Shqipëria (Gegërisht: Shqipnia). Gjatë periudhes mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre Arbëria (Gegërisht: Arbënia) duke iu referuar vetes si Arbëresh (Gegërisht:Arbënesh) dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si Arbanasi, Arbanenses / Albaneses, Arvanites (Arbanites), Arnaut, Arbineş e kështu me rradhë. Ne fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi Shqipëria dhe etnonimi Shqiptarë gradualisht zëvëndesuan Arbëria dhe Arbereshë. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.

Teoritë e prejardhjes së emërimit

Gazeta Sqipetari, e publikuar nga komuniteti shqiptar ne Rumani (1889)
  • Gustav Meyer, Robert Elsie, Kristo Frashëri dhe Vadimir Orel kanë mendimin se prejardhja e këtij termi vjen nga foljet shqipoj dhe shqiptoj, që fillimisht kanë pasur kuptimin : qartësisht, fol pastër, shqip. Sipas tyre etnonimi u krijua si përcaktues i njerëzve qe flisnin të njëjtën gjuhë, njëlloj siç u krijua emërimi i përbashkët sllavë. Kristo Frashëri thekson se shprehja është përdorur fillimisht ne librin Meshari (1555).
  • Petar Skok pretendon se fjala vjen nga Skupi, kryqendra e Dardanisë së lashtë (Shkupi i sotëm). Sipas kësaj teorie emri origjinal Shkuptar, fillimisht u shndërrua ne Shkiptar dhe më pas në Shqiptar.
  • Teoria që mbështetet më tepër nga vetë shqiptarët, është ajo e Maximillian Lambertz, i cili hedh idenë se etnonimi vjen nga fjala shqiponjë. Shqiponja ka qenë simbol i shumë dinastive shqiptare gjate mesjetes së vonë dhe u be simbol i përgjithshëm i shqiptarëve. Për shembull, flamuri i Kastriotëve, të cilët kishin si simbol shqiponjën e zezë dykrenare në një fushë të kuqe, prej nga rrjedh edhe Flamuri i Shqipërisë.