Holanda: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 97: Rreshti 97:
== Ekonomia ==
== Ekonomia ==
{{Kryesor|Ekonomia e Holandës}}
{{Kryesor|Ekonomia e Holandës}}
Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në m♪7nyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.
Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në menyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.


== Demografia ==
== Demografia ==

Versioni i datës 11 maj 2017 16:57

Mbretëria e Vendeve te Ulëta
Koninkrijk der Nederlanden
Flamuri i Holandës Stema e Holandës
Flamuri i Holandës Stema e Holandës
Vendndodhja e Holandës
Vendndodhja e Holandës
Kryeqyteti Amsterdami (njëkohësisht edhe qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare holandishtja
Forma e qeverisë Demokraci Parlamentare nën Monarki Kushtetuese
Mbreti Willem-Alexander
Kryeministri Mark Rutte
Sipërfaqja
– totale
– % ujë

41 528 km²
18,41
Popullsia (2013)
– totale
– dendësia

16 587 551 banorë
397,2 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +31
Kodi i internetit .nl
Kodi ISO 3166-1 NL

Holanda (ose Hollanda/Hollandia, emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e Hollandës/Mbretëria e Hollandisë, më saktë Vendet e Ulëta, emri i plotë Mbretëria e Vendeve të Ulëta; holandisht Nederland, emri i plotë Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.

Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % e popullsisë së saj ndodhet nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.

Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.

Historia


Politika

Willem Alexander është Mbret i Holandës që nga 30 prill 2013
Ish Mbretëresha Beatrix e Hollandës, që abdikoi më 30 prill 2013.
Parlamenti

Holanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2010, The Economist e renditi e Holandën si vendi 10-të më demokratik në botë.

Mbreti është kreu i shtetit, aktualisht Willem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.

Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar nga "ministerraad", këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol. Kreu i qeverisë është kryeministri i Holandës, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.

Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75 anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.

Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve konsultohen paraprakisht në bërjen politikave në fushat financiare, ekonomike dhe sociale. Ata takohen rregullisht me qeverinë në Këshillin Social-Ekonomik. Ky organ këshillon qeverinë dhe këshilla e tij nuk mund të shmangen me lehtësi.

Holanda ka një traditë të gjatë të tolerancës sociale. Në shekullin e 18-të, ndërsa Kisha e Reformuar Holandeze ishte fe shtetërore, katolicizmi, forma të tjera të protestantizmit, të tilla si baptistët dhe Lutherans, dhe Judaizmi toleroheshin. Në fund të shekullit të 19-të këtë traditë holandez i tolerancës fetare shndërruar në një sistem shtyllor, në të cilën grupet fetare bashkëjetonin veç e veç dhe ndërthureshin vetëm në nivel të qeveritar.

Njësitë administrative

Njësitë administrative të Holandës

Holanda ka 12 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajtur Commissaris van de Koningin në njërën quhet Governor me theksin që nuk i takon mentalitetit "Dutch".

12 njësitë administrative të Holandës me kryeqytetet
Provincia - Kryeqyteti
Drenthe - Assen
Flevoland - Lelystad
Friesland - Leeuwarden
Gelderland - Arnhem
Groningen - Groningen
Limburg - Maastricht
Noord-Brabant - 's-Hertogenbosch
Noord-Holland - Haarlem
Overijssel - Zwolle
Utrecht - Utrecht
Zeeland - Middelburg
Zuid-Holland - Den Haag

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52° 30' V, 5° 45' L dhe 33.883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.

Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.

Relievi i Holandës është ultësinor. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Ekonomia

Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në menyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.

Demografia

Lëvizja e popullsisë

Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe në botë,(krahas: Kinës 135, Monakos 16.923) [1].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.

Sipas statistikave Holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m meshkujt, dhe 1,68 m femrat.[2]

Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %) dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).

Gjuha Holandeze është gjuhë zyrtare, edhe pse nuk është e rregulluar me ligj. Në provincën e Frizisë shfrytëzohet edhe gjuha e frizisë.

Holandezët tradicionalisht dallohen për njohjen e gjuhëve të huaja. Rreth 85 % e popullsisë flasin gjuhën angleze, 55–60 % flasin gjuhën gjermane, ndërsa 25 % gjuhën franceze.

Sa i përket strukturës fetare Holandezët janë :

Kultura

Shkrimtarëve më të famshëm holandez janë të Multatuli, Gerard Reve, Harry Mulisch.

Burimi

  1. ^ Der Fischer Ëeltalmanach 2006. Zahlen, Daten, Fakten. Fischer Taschenbuch Verlag, Frankfurt am Main 2005, ISBN 3-596-72006-0; S. 334,117,126,321,325
  2. ^ Stampa:Cite ëeb

Lidhje të jashtme

  •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Qeveria
Tjera

Shiko edhe