Shqiptar (Emërtim): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 13 maj 2017 00:25

Shqiptar (Shumës: Shqiptarët; Gegërisht: Shqyptar[1]) është emërimi që shqiptarët përdorin për të identifikuar veten. Vendi quhet Shqipëria (Gegërisht: Shqipnia). Gjatë periudhës mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre Arbëria (Gegërisht: Arbënia) duke iu referuar vetes si Arbëresh (Gegërisht:Arbënesh) dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si Arbanasi, Arbanenses / Albaneses, Arvanites (Arbanites), Arnaut, Arbineş e kështu me rradhë.[2][3][4] Ne fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi Shqipëria dhe etnonimi Shqiptarë gradualisht zëvëndesuan Arbëria dhe Arbëreshë. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.[5]

Teoritë e prejardhjes së emërimit

Gazeta Sqipetari, e publikuar nga komuniteti shqiptar ne Rumani (1889)
  • Gustav Meyer, Robert Elsie, Kristo Frashëri dhe Vadimir Orel kanë mendimin se prejardhja e këtij termi vjen nga foljet shqipoj dhe shqiptoj, që fillimisht kanë pasur kuptimin : qartësisht, fol pastër, shqip. Sipas tyre etnonimi u krijua si përcaktues i njerëzve qe flisnin të njëjtën gjuhë, njëlloj siç u krijua emërimi i përbashkët sllavë. Kristo Frashëri thekson se shprehja është përdorur fillimisht ne librin Meshari (1555).[6][7]
  • Petar Skok pretendon se fjala vjen nga Skupi, kryqendra e Dardanisë së lashtë (Shkupi i sotëm). Sipas kësaj teorie emri origjinal Shkuptar, fillimisht u shndërrua ne Shkiptar dhe më pas në Shqiptar.
  • Teoria që mbështetet më tepër nga vetë shqiptarët,[8] është ajo e Maximillian Lambertz, i cili hedh idenë se etnonimi vjen nga fjala shqiponjë. Shqiponja ka qenë simbol i shumë dinastive shqiptare gjate mesjetes së vonë dhe u be simbol i përgjithshëm i shqiptarëve. Për shembull, flamuri i Kastriotëve, të cilët kishin si simbol shqiponjën e zezë dykrenare në një fushë të kuqe, prej nga rrjedh edhe Flamuri i Shqipërisë.[9][10][11]

Përdorimi në Ish-Jugosllavi

Mbishkrim në Maqedoni, ku lexohet: "Vdekje Šiptari"

Termi Šiptar (Shiptar) në gjuhën Serbe dhe atë Maqedonase (Шиптар) përdoret si një ofendim dhe ka përmbajtje tejet negative kundrejt shqiptarëve. Në gjuhët e sllavëve të jugut emërimi zyrtar për shqiptarët është Albanac (shumës: Albanci).

Shih edhe

Referencat

  1. ^ Fialuur i voghel Sccyp e ltinisct (Small Dictionary of Albanian and Latin), 1895, Shkodër
  2. ^ Lloshi, Xhevat (1999). “Albanian”. In Hinrichs, Uwe, & Uwe Büttner (eds). Handbuch der Südosteuropa-Linguistik. Otto Harrassowitz Verlag. p. 277.
  3. ^ Kamusella, Tomasz (2009).
  4. ^ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, 75 (2 ed.), Scarecrow Press, ISBN 978-0810861886 "Their traditional designation, based on a root *alban- and its rhotacized variants *arban-, *albar-, and *arbar-, appears from the eleventh century onwards in Byzantine chronicles (Albanoi, Arbanitai, Arbanites), and from the fourteenth century onwards in Latin and other Western documents (Albanenses, Arbanenses)."
  5. ^ Kristo Frasheri. History of Albania (A Brief Overview). Tirana, 1964.
  6. ^ Robert Elsie, A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture, C. Hurst & Co. Publishers, 2001, ISBN 978-1-85065-570-1, p. 79
  7. ^ Frashëri, Kristo. Etnogjeneza e shqiptarëve - Vështrim historik 2013
  8. ^ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html
  9. ^ Elsie 2010, "Flag, Albanian", p. 140.
  10. ^ The Flag Bulletin (në anglisht). Flag Research Center. 1987-01-01.
  11. ^ Hodgkison, Harry (2005). Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero. ISBN 1-85043-941-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)