Zhan Zhak Ruso: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Faqja u zëvendësua me '{{Grise|Sepse u zhvendos gjithçka tek artikulli "Jean-Jacques Rousseau".}}'
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Grise|Sepse u zhvendos gjithçka tek artikulli "Jean-Jacques Rousseau".}}



Zhan Zhak Ruso është filozof,sociolog,shkrimtar dhe pedagog francez. Ështe njëri ndër pedagogët më të shquar botëror të shek. XVIII. Paraprirës I Revolucionit qytetar francez. Ai njihet si themelues i teorisë së edukatës së lirë dhe natyralizimit pedagogjik, për shkak se vëmendje të madhe i kushton teorisë së të drejtave të natyrshme të njeriut ku për qëllim kishte të edukoj njeriun e lirë, të natyrshëm, të përgatitur si qytetar të njerëzimi.
{{për përmirësim}}
Ruso ishte kundërshtar i rreptë i shoqërisë feudale dhe i kishës katolike. Ai ishte demokrat dhe humanist.
[[Skeda:Jean-Jacques Rousseau (painted portrait).jpg|thumb|150px|Jean-Jacques Rousseau]]

'''Jean-Jacques Rousseau''' (Zhan Zhak Ruso) ([[1712]]-[[1778]]), mendimtar e shkrimtar i famshëm frëng. Si dhe nje nga iluministet me te famshem.

Zhan Zhak Ruso konsideronte se te gjithë njerzit, për nga natyra, janë të barabartë. Sipas Rusos pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së vendit. Ai ishte për heqjen e mbretërisë dhe vendosjen e republikës.

Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.Rusoi e zhvilloi karierën e tij gjatë iluminizmit françez, në epokëm e arsyes, e cila ne Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784), Kadorcet (1730-1794), Holbah dhe të tjerë, të cilët njiheshin si filozofët e asaj kohe.

Këta burra ishin zërat disidentë të kohës, të cilët ndryshuan mënyrat tradicionale të mendimit për fenë, qeverinë dhe moralin. Duke besuar se arsyetimi njerëzor është drejtuesi më i sigurt i fatit të njeriut, ata theksonin se, “arsyetimi është për filozofinë, ndërkohë që lutjet janë për të krishterët”.
Kjo është tema e Enciklopedisë (1751-1780) së shquar të Dideroit dhe Dalamberit, e cila përmbante idetë më thelbësore të filozofëve, dhe që në vitin 1780 arriti në 35 volume.

Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale, Rusoi hyri me një autoritet të pabesueshëm.
Me gjithë arsimimin e pakët formal, që kishte marrë, ai paraqiti një sere idesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë mendimi I tij, së fundi, mbizotëroi mbi mendimet më mbresëlënëse të kohës.


Zhan Zhak Ruso lindi në Gjenevë, më 1712. E ëma I vdiq pak ditë pas lindjes së tij dhe I ati, një arëbërës, e la atë në moshën dhjetëvjeçare nën kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qëndrimit dy vjet në konvikt, për të cilën thoshte ai më pas, në veprën e tij Rrëfimet- Më mësuan atje të gjitha mbeturinat e panevojshme që ka fituar emrin arsim, atë e tërhoqi përsëri tezja e tij dhe kështu në moshën 12 vjeçarte, arsimimit të tij formal I erdhi fundi. Mbasi punoi një kohë të shkurtër si çirak në gdhendjen e orëve, ai e la Gjenevën dhe shëtiti nga njëri vend në tjetrin, duke takuar njerëz të ndryshëm, të cilët e ndihmuan atë, që të jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires të fuqishëm.

Gjatë kësaj kohe ai lexoi libra dhe zhvilloi aftësi tjera në muzikë. Më pas ai filloi endjet nëpër Francë, ku u gjend nën kujdesin e një gruaje fisnike, Mme. De Warrens, e cila ngulmoi në arsimimin e tij të mëtejshëm dhe u përpoq t'i gjente një punë.


Puna e tij më e qëndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithëse një farë kohe ai punoi si tutor i fëmijëve të M. De Mably, i cili ishte kryetar i Lionit. Më vonë u bë sekretar i ambasadorit francez në Venecia. Ai ishte një fëmijë i shkëlqyer, i cili mësoi shumë herët të lexonte. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Rusoi lexoi një pjesë nga veprat e klasikëve si Platon, Virgil, Horac, Montaine, Paskal dhe Volter, të cilët, me larminë e ideve të tyre, ndikuan fuqishëm në imagjinatën e tij.
Nga Lioni ai shkoi në Paris, i pajisur me një sërë letrash prezantuese nga familja Mably, ku ai punoi.

Kjo e ndihmoi atë që të takonte disa nga njerëzit më të shquar të kryeqytetit të Europës. Këtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikëve të pasur me artizanat e djersitur, nga madhëesia e katedraleve, me idetë heretike të Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike të lagjeve të varfëra.

Megjithëse ai takoi shumë njerëz të shquar, duke përfshirë dhe Dideron dhe filloi të ngjiste me shpejtësi shkallët e shoqërisë së lartë franceze, brenda vetes ai ruajti, veçanërisht me gratë, pasojat e vegjëlisë. Më 1746 ai krijoi një lidhje të gjatë me një sherbetore të paarsimuar, Therese Levasseur, me të cilën përfundimisht u martua më 1768. Karriera letrare e Rusoit filloi me esenë e tij Debat për artet dhe shkencën (1750), e cila ishte më vone dhe fituese çmimi.

Me një forcë të madhe emocionale, këtu, ai këmbëngul se morali është i korruptuar nga zëvendësimi i besimit me shkencën, nga ndjeshmëria artistike, nga imoralja në letërsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikën.
Kjo ese e bëri Rusoin menjëherë të famshëm, gjë që e çoi Dideronë të thoshte se ai kurrë nuk kishte parë një shembull të tillë suksesi. Më pas ai vazhdoi më 1752, me operetën Le Devin du Village, e cila u shfaq përpara mbretit dhe elitës së tij dhe më pas paraqiti komedinë Narcisi, të luajtur nga komedia franceze.




Dy vepra të rëndësishme u shfaqën më 1755 " Debat" për origjinën e pabarazisë ndërmjet njerëzve dhe a është ajo e autorizuar nga ligji natyror?
dhe së dyti" Një debat për Ekonominë politike" , e cila u botua në Enciklopedi.

Më 1761, Rusoi botoi një histori dashurie, Juli ose Helioza e re, e cila u bë një nga romanet më të shquara të shekullit XVIII.

Libri i tij “Emili ose mbi edukaten” ,i botuar më 1762, veper kjo që njihet edhe si “Kushtetuta e Çlirimit të fëmijës”. Ofroi një propozim të guximshëm për një arritje të re në arsim dhe gjithashtu përmbante një pjesë provokative tek Rrëfimet e besimit të Savoyard Vicarit, e cila ishte një kritikë ndaj institucioneve fetare, të cilat përkrahnin rëndësinë e besimit për njerëzimin.
Në të njejtin vit ai publikoi veprën e tij më të famshme, Kontrata Sociale, në të cilën ai kërkoi të përshkruante kalimin nga primitivizmi në shoqëritë civile dhe ti përgjigjej pyetjes pse ligjet e kësaj shoqërie, të cilët qeverisin njerëzit janë legjitime.


Ditët e fundit të Rusoit ishin të trishtueshme, pasi shëndeti i tij po keqësohej, në një kohë kur ai vuante edhe nga një paranojë e theksuar.

Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herë si nga kisha ashtu edhe nga shtetit, dhe ata hapën fjalën se Rusoi duhej të arrestohej dhe duhej te sillej në burgun Concierge, në Pallatin e Drejtësisë. Kështu që, ai u arratis dhe në këtë kohë pranoi ftesën e David Hjumit për ti bërë vizitë atij në Angli ku kaloi gjashtë muaj. Ai u kthye në Francë i bindur se armiqtë e tij kishin pushuar së shpifuri për të.

Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha:"Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij!!".

== Shih dhe këtë ==
* [[Kultura e Francës]]

{{his-cung}}

[[Kategoria:Biografi]]
[[Kategoria:Shkrimtarë francezë]]

Versioni i datës 25 maj 2017 23:48