DigitAlb: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 81: Rreshti 81:


== Shiko edhe ==
== Shiko edhe ==
* [[Tring]]
* [[Tring]]


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 25 qershor 2017 00:21

Skeda:Digitalb logo.svg
Shenja Dalluese e Digitalb.

DigitAlb është platformë dixhitale satelitore dhe tokësore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A.[nevojitet citimi]. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 korrik të vitit 2004, dhe (si më datë 6 shkurt 2009) mbulon me sinjal dixhital tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë : Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, dhe Shkodër[nevojitet citimi]. Në 2006 DigitAlb, lëshon DigitAlb Mobile, i bazuar në teknologjinë DVB-H (nga anglishtja Digital Video Broadcasting - Handheld) për transmetimin e programeve.

dhjetor të vitit 2007 DigitALB implementon në platformën satelitore të ekzistueshme transmetimin HDTV, në shume kanale të reja (HD 1, HD 2, HD 3, HD 4, HD 5, HD 6) si dhe kanale te tjera HD si nat geo HD etj.

Informacionet teknike

DigitAlb transmeton nga sateliti Eutelsat W3C në këto frekuenca : TP-1 DVB-S 10762 MHz/pol.H/27500, TP-2 DVB-S2 10803 MHz/pol.H/30000, TP-3 DVB-S 10845 MHz/pol.H/27500, TP-4 DVB-S2 10886 MHz/pol.H/30000, TP-5 DVB-S2 10928 MHz/pol.H/30000, TP-6 DVB-S2 11470 MHz/pol.H/30000.

Historia

Viti 2004, do shënohet si një vit kulmor në fushën e zhvillimit teresor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëten kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë dixhitale.

E pikërisht në këtë kohë, më 15 korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb! një ndër të parat platforma digjitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.

Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhes, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të aktoreve të ndryshëm te tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë “oreksin” e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, derimë atëherë e pamendueshme. Për herë të parë linden kanalet e fëmijëve 24 ore të dubluara ne shqip.

Në dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hop te ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, Digitalb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmije, më shumë kanale film, më shumë dokumentare, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitALB ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plote dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë ; në rajon e Evropë.

Në dhjetor të vitit 2007 DigitALB implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitALB ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet digjitale filma, dokumentarë, sport, spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një Platformë Lider.

DigitALB, vazhdon të thyejë një-pas-njëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim tokësor & satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm DigiGold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve.

DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazhe dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, çka e bëjnë të jetë gjithnjë e më atraktiv për publikun.

Ajo që e bën DigitAlb të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot DigitAlb transmeton plot 40 kanale televizivë në platformën tokësore dhe 56 në atë satelitore ku mund të ndiqen edhe qindra të tjerë ndërkombëtare, bashkë edhe me 3 kanale radio të cilat transmetohen në të dyja platformat.

Përkujdesje tejet e veçantë në organizimin e programit të çdonjërit nga kanalet që redaktohen nga Departamenti i Programacionit të Platformës.

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu, DigitAlb ka krijuar 3 kanale që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Bang Bang, Çufo e Junior, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë DigitAlb të jetë “ABC”-ja e gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

Tri kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Kanalet Explorer janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

DigitAlb ka krijuar plot 7 kanale që i kushtohen botës së filmit (Gold, Autor, Hits, Thriller, Drame, Aksion, Komedi), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Dy kanale kushtuar muzikës; My Music me hitet më të fundit të muzikës botërore dhe artistëve shqiptarë dhe musicAL me folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Një kanal dedikuar reality show-t dhe serialeve më të suksesshëm të çdo kohe (Plus).

Gjashtë kanale High Definition (HD1, HD2, HD3, HD4, SSHD1, SSHD2) si dhe 5 kanalet e paketës SuperSport bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Promo).

Këtë përvjetor jubilar DigitAlb dhuron për gjithë abonentët edhe kanalin më të ri ; T - i cili sjell gjithë gamën e prodhimeve shqiptare.

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma DigitAlb prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

Gjithashtu me rastin e këtij 5 Vjetori prezanton edhe shërbimin më të ri ndaj abonentëve : DigitAlb Reminder. Të gjithë abonentët, mjafton të klikojnë në faqen zyrtare të platformës http://www.digitalb.al ku publikohen të gjitha programet dhe oraret e tyre të transmetimit për çdo kanal dhe nga oraret e ofruara mund të zgjedhin kohën më të përshtatshme për ta që të shohin programin e dëshiruar. Pa shpenzuar asgjë, ditën kur programi do të transmetohet nënshkrues do t’i mbërrijë një SMS në celular, ku DigitAlb e njofton se për pak nis të transmetohet programi që ai dëshiron ta shohë e për të cilin ka kërkuar të kujtohet.

Lista e kanaleve

Kanalet Gjeneraliste: Top Channel HD, TV Klan HD, TVSH, Kohavision, RTV 21, Klan Kosova, Scan TV, First TV, Alsat M, IN tv, Rrokum TV
Kanalet mini: T HD, Stinët
Kanalet informative: Top News, News 24, Report TV, [Ora News, ABC News, UTV News.
Kanalet për filma: Film Një HD, Film Dy HD, Film Autor, Film Hits, Film Hits +1, Film Thriller, Film Dramë, Film Aksion, Film Komedi.
Kanalet dokumentare: Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra
Kanalet sportive: SuperSport-1 HD, SuperSport-2 HD, SuperSport-3 HD, SuperSport-4 HD, SuperSport-5 HD, SuperSport-6 HD, SuperSport-7 HD.
Kanalet për fëmijë: Bang Bang, Çufo , Junior TV.
Kanalet për blerje: BCTV Europe
Kanalet muzikore: [My Music, MusicAL, Folkorit, SuperSonic TV, STV Folk
Kanalet Pay-Per-View: Digi Gold
Kanalet e huaja: FOX Adria, Fox Life, Comedy Central Extra, Baby TV, Disney Channel, Discovery Showcase HD, Discovery Science HD, Investigation Discovery Xtra HD, Animal Planet HD, Discovery Channel, Discovery Turbo Xtra, TLC, National Geographic HD, Travel Channel HD, 24Kitchen, Eurosport HD, Eurosport 2 HD, Dorcel HD, Stars XXX HD.

Referenca

Shiko edhe

Lidhje të jashtme