Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Erazmo Roterdami"

v
rregullime të tekstit duke përdorur AWB
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
v (rregullime të tekstit duke përdorur AWB)
==Biografia==
Lindur më [[1466]], si djalë i paligjshëm i një prifti, Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike, megjithatë nuk kishte qëllim ta mohonte besimin e krishterë. Nëpërmjet mësimeve të tij humaniste, veçanërisht në gjuhën greke, ai kërkoi të zbulonte elementët e pastër dhe të thjeshtë të krishterimit, që ishin lënë pas dore dhe të paqartë nga racionalizmi i tepruar i doktrinës skolastike. Përgatitja e tij fillestare filloi në shkollën e Jetës Praktike të Bethrenit, ku prej andej ai, më vonë, hyri në manastirin augustinian të Stinit. Në manastir jeta e Erazmusit ishte shumë e vështirë. Ai nuk mund të përshtatej mendërisht, fizikisht, dhe nga temperamenti, me një regjim që ofronte shumë pak rehati fizike dhe liri intelektuale. Fatmirësisht atë e kërkoi Peshkopi i Kambrait (Cambrai) që të bëhej sekretari i tij latin. Peshkopi e dërgoi atë për ca kohë të studionte në kolegjin Montanjë në Paris, ku përsëri ai ndjeu vetëm përçmim për mësimet e metodës skolastike. Megjithatë, pikërisht këtu, entuziazmi i tij për letërsinë klasike u stimulua, dhe po këtu ai filloi librin e tij të parë me proverba të titulluar »Proverba e Kiliadës«, i cili më vonë u bë një nga volumet e tij më të famshëm. Në 1499, Erasmusi vizitoi Anglinë, ku shpejt ra nën ndikimin e Colet, një mendimtar biblik dhe Tomas Morit (Thomas More). Erasmusi mendonte se ashtu si Colet mund të jepte leksione mbi Biblën, pa pasur njohuri në greqisht. Më vonë, ai vendosi të bëhej i përkryer në këtë gjuhë, duke botuar një përkthim të ri në latinisht të Testamentit Grek, i cili u bë tepër i kërkuar. Gjatë vizitës së tij të dytë në Angli, më 1511, Erasmusi u bë anëtar i akademisë së Kembrixhit, ku iu dha titulli Profesor "Ledi Margaret". Ai kishte pak respekt për kolegjet që kishte ndjekur, duke i quajtur ato "dema qipriot dhe plehngrënës", por nuk thoshte as ndonjë fjalë të mirë për birrën apo klimën angleze. Pas disa vjetësh ai shkoi në Bazel, ku qëndroi deri në vdekje. Ai vdiq më 1536, në moshën 70 vjeçare.
==Vepra==
 
* ''Adagia'' (1500)
 
== Kureshti nga jeta e filozofit ==
* Erazmo Roterdami ishte njohës i jashtëzakonshëm dhe mjeshtër i stilit latin, letrar, erudit, komentues i Aristotelit, Jeronimit, Augustinit e të tjerëve, filolog që shkroi disa vepra fundamentale të teksteve kritike, pedagog dhe filozof, poet dhe satirik, është një nga personalitetet më të ndritura dhe më të rëndësishme të humanizmit.
 
* Me pikëpamjet filozofike Erazmo Roterdami ishte skeptik me disa tendenca të epikurizmit. Erazmo, ndonëse edhe vetë prift, u shpreh me shumë ironi të lartësuar mbi paragjykimet fetare, degjenerimi e klerit dhe të sunduesve, duke tallur diturinë e rreme dhe primitivizmin njësoj. Therës dhe spirituoz në përshkrimet e tij të dyfytyrsisë, të hipokrizës morale dhe të kryelartësisë së sunduesve, ky «pironist, epikurist, ateist dhe përdhosës» (Luteri) së shpejti u bë i urrejtur, edhe në taborin katolik edhe në taborin protestant të prelatëve kishtar. Satira dhe skepsa e tij shpesh e mëshirshme pati ndërkaq jehonë të jashtëzakonshme në kohën në të cilën jetoi.
 
* Erazmoja dëshiron, para së gjithash, të spastrojë mendimin religjioz nga savurra e tërësishme dhe nga aparati i madh, i cili gjatë shekujve u zmadhua pranë shkencës së thjeshtë të Krishtit. Andaj ai i kthehet kuptimit më të natyrshëm të krishterimit, duke mohuar me pasion të gjitha magjitë e kishës së mëkateve e të tjera. Me këtë rast, ideal bëhet thjeshtësia e Krishtit e cila është në harmoni me botën mendore të Ciceronit, të Senekes dhe të Platonit; paganët më fisnikë janë identikë me Krishtin dhe këta janë bij të perëndisë. Me kujdes, por sistematikisht Erazmoja në këtë mënyrë dedivinizoi Krishtin ose, çka në realitet nuk është qenësisht e ndryshme, me arsyen e vet kritike e hyjnizon çdo madhështi dhe njëmendësi njerëzore.
 
* Duke vepruar në kohën plot me kundërthënie dhe konflikte si dhe me paprekshmërinë e autoriteteve të caktuara, kohë në të cilën çdo kritikë që përmbante në vete të vërtetën mbi rendin ekzistues kryente rol revolucionar dhe kryengritës, Erazmo Roterdami synonte që tërë vrazhdësia dhe barbarizmi i kohës të zëvendësohen me humanitet dhe paqe të përhershme. Me ketë rast ai u përpoq të eliminonte veten nga konfliktet politike dhe fetare që përhapeshin në të gjitha anët. Mirëpo, megjithëkëtë veprat e tij u vunë në indeks të librave të ndaluar, ngase tezat e tij mbi pavarësinë e shpirtit, synimet e tij të thella humaniste dhe kulturore, pohimet e tij mbi lirinë e vullnetit dhe vetëpërcaktimin e njerëzve nuk kenaqën lëvizjet fetare intolerante dhe poseduesit e pushtetit. I çmuar në tërë Evropën kulturore të kohës së vet, i papajtueshëm me autoritetet e rreme, njerëzit sterilë në pozita dhe me falsifikuesit e synimeve të sinqerta për arsimim, por në mënyrë humaniste tolerant ndaj të gjitha dobësive dhe vështirësive njerëzore, figura e Erazmos është përpolot me ironi dhe sarkazma të hidhura, por njëkohësisht edhe me optimizëm jetësor gazmor.
 
* Kryeveprat e Erazmo Roterdamit sidomos e famshmja «Lavdërim marrisë» janë dëshmi e kulturës së lartë të përgjithshme njerëzore të një shpirti subtil dhe të qetë, i cili gjatë gjithë jetës ishte kundër çdo fantazimi dhe gënjeshtre të mbuluar me togën e «së vërtetës» shkencore, fetare ose politike.
 
* Lidhur ngushtë me kriticizmin e jetës në manastire, ishte mospëlqimi i Erasmusit për logjikën e shpërndarë të doktrinës skolastike. Ndërsa vlerësimi i tij për marrëzinë e priftërinjve ishte ironik, tani krejt seriozisht ai do të çmonte një lloj tjetër marrëzie të cilën ai e identifikonte me thjeshtësinë e besimit. Besimi i vërtetë që ai ndiente se ishte një çështje zemre dhe jo koke; një pikëpamje kjo e cila u bë bazë për Reformatorët dhe që u shpreh përsëri me forcë të madhe nga Paskali, i cili shkroi: "zemra ka arsyet e veta të cilat arsyeja nuk i njeh".
 
* Erasmusi ishte një përfaqësues i madh i shpirtit të Rilindjes. Me optimizmin e tij të zakonshëm, ai vazhdoi të besonte se vetëm arsimi do të mund të mposhte budallallëkun dhe injorancën.