Nazmije Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj, Tetor → tetor duke përdorur AWB
Rreshti 35: Rreshti 35:
[[Kategoria:Lindje 1952]]
[[Kategoria:Lindje 1952]]
[[Kategoria:Vdekje 2007]]
[[Kategoria:Vdekje 2007]]
[[Kategoria:Gra nga Kosova]]





Versioni i datës 17 shtator 2017 20:46

Nazmije Hoxha
Instrument(et)Vokal

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952GjonajHasit[1]Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën "Ylli i bardhë, djalë i dashur", Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe "Qetësia e lartë mbretëron mbi ne", "Sa më shpejt ma vure këmbën". Me kalimin kohës bënë inxhizimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si b.f. me shoqërinë "Emin Duraku" të Zhurit, "Kastrioti" të Ferizajit por edhe si stoliste e RTP-së. Nga viti 1972 është si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

8 mars 2003, stacioni televizi RTV 21, transmeton një intervist biografike të Nazmijes dhënë Florim Kelmendit për programin e rregullt të natës së shtunë, programit "Në orët e vona".

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo dhe disa të tjera. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në orën 19 ajo u varros në Prishtinë.

Burimi i të dhënave

  1. ^ I njohur edhe si "Hasi i Thatë"

Lidhje të jashtme

  • Intervist dhënë në programin "Në orët e vona" 8 mars 2003, RTV 21, copat: 123 4 5 6 paraqitur në YouTube