Kostandinopoja: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Marbott (diskuto | kontribute) →top: rregullim i sintaksës |
Men14 (diskuto | kontribute) v U kthye versioni 1638907 i bërë nga 79.171.53.88 (diskutimet) |
||
Rreshti 5: | Rreshti 5: | ||
== Historia == |
== Historia == |
||
== Kultura == |
== Kultura == |
||
== Politika == |
== Politika == |
Versioni i datës 22 shtator 2017 13:23
Konstandinopoja (greq. Κωνσταντινούπολις / Konstantinupolis - "Qyteti i Konstantinit) u themelua nga grekët në vitin 660 p.e.s. me emrin Vizantion (Βυζάντιον - shqip Bizanti) dhe e mbajti këtë emër deri në vitin 1930, vit në të cilin Qemal Ataturk kreu reforma kombëtare turke duke e quajtur İstanbul (shqip Stambolli). Në lashtësinë e vonë dhe në mesjetë Konstantinopoli pati rëndësi shumë të madhe. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i pasur i Evropës. Në mesjetë ai quhej edhe "Mbretëresha e qyteteve". Konstandinopoja ishte "Roma e Re (Nova Roma emër që mori nga krijuesi i tij Perandori romak Konstantini i I, me 11 maj të vitit 330) kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, pas pushtimit osman në vitin 1453 u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Si qendra e dy perandorive botërore, në vendin ndarës mes dy kontinenteve, Konstandinopoja zotëron një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Si lloji i parë i një qyteti perandorak, Konstandinopoja ka qenë më gjatë se Roma (qindvjeçari 3 p.e.s - qindvjeçarin e 5) metropol që nga qindvjeçari i 4 deri në të 18-in. Konstandinopoja gjendet në pozitë strategjike midis Bririt të artë dhe Detit të Marmaranit në pikën ku takohen Evropa dhe Azia.