Mirela Kumbaro: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 30: Rreshti 30:
[[Kategoria:Gratë]]
[[Kategoria:Gratë]]
[[Kategoria:Gratë shqiptare]]
[[Kategoria:Gratë shqiptare]]
[[Kategoria:Profesore]]
[[Kategoria:Profesorë]]

Versioni i datës 24 shtator 2017 23:02

Stampa:Biografia-Box

Hyrje

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sor­bonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.[1]

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kon­tribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.

Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Or­ganizata Ndërkombtare e Frankofonisë.

Mirela Kumbaro në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Kulturë e Shqipërisë.

Shiko dhe

Referenca dhe shënime