Pjesët përbërëse të kompjuterit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 217.73.141.115) dhe riktheu rishikimin 1718069 nga Mr Robot
Rreshti 73: Rreshti 73:
Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje ejashtme siç është psh printeri.
Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje ejashtme siç është psh printeri.


== Karta e rrjetit ==
== Karta e ==
Kartë rrjeti e cila shërben për lidhjen në rrjet tëkompjuterave duke i lidhur ato fizikisht me anë të kabllove specifikë të rrjetit ose nëse kartaështë Wireless nuk ka nevojë për kabllo për të krijuar rrjetin e kompjuterave.Kushtrim isufi

== Njësitë CD/DVD ==
Ndodhen në pjesën e përparme të kasës. Janë pajisjet që lexojnë apo
shkruajnë mbi kompakt disqet (CD) dhe DVD-te.

CD ka kapacitet 700 MB

DVDcd ka kapacitet 4.7 GB

== Njësia Floppy ==
Ndodhet gjithashtu në pjesën e përparme të kasës dhe shërben për të punuar. Jane me madhesi te ndyrshe. Ne kohet e sotme perdoren shume pak
Ndodhet gjithashtu në pjesën e përparme të kasës dhe shërben për të punuar. Jane me madhesi te ndyrshe. Ne kohet e sotme perdoren shume pak
( lexim/shkrim) me disketat kompjuterike.Kane menyre te ngjashme per te mbajtur informacion.Ivetmi ndryshim eshte se ne harddisqe pllakat e diskut jane te forta kurse ne floppy disku eshte i elastik dhe i lyer me material ferromagnetik dhe leximi behet me prekje ( kokat e leximit prekin mbi siperfaqen e dikut).
( lexim/shkrim) me disketat kompjuterike.Kane menyre te ngjashme per te mbajtur informacion.Ivetmi ndryshim eshte se ne harddisqe pllakat e diskut jane te forta kurse ne floppy disku eshte i elastik dhe i lyer me material ferromagnetik dhe leximi behet me prekje ( kokat e leximit prekin mbi siperfaqen e dikut).

Versioni i datës 2 tetor 2017 18:51

Këto “shënime” janë pjesë përbërëse të kompjuterit. Renditja e mëposhtme është bërë për efekt kuptueshmërie, duke i ndarë pjesët përbërëse të kompjuterit në pajisje të jashtme dhe të brendshme (d.m.th ndodhen jashtë kasës së kompjuterit dhe brenda saj).

Kompjuteri Personal

Ekrani

Monitori behet prej disa pikave te vogla qe quhet PIXEL.

Siperfaqja e ekranit permbane nje numer te caktuar pikash elementare, te cilat njihen edhe me emrin PIKSEL ( ang.: pixel, nga picture element ).

Monitori lidhet me kartelen Grafike

Monitori është ekrani nga ku ju po lexoni këtë material. Monitorët janë dy llojesh : CRT & LCD

CRT (Cathode Ray Tube)

Këta janë monitorët tradicionalë të ngjashëm me ekranin e televizorit. Në bazë të parimit të punës së këtyre ekraneve është drejtimi i një tufe elektronesh nga një fushë elektrike drejt ekranit i cili është i mbuluar nga brenda një shtresë e hollë elementesh fosforeshentë të cilët kur goditen nga elektronet shndërrohen në një pikë të ndritshme që në gjuhën e kompjuterit njihet si pixel.

Ekrane të rrafshëta

Këto janë ekranet me të cilët janë të pajisur të gjithë laptopët por gjithmonë e më shumë edhe kompjuterat e “zakonshëm”. Përvec se te kompjuterat, ekrane të sheshtë mund të keni parë edhe tek televizorët që i quajme shkurt plazma.Në fakt plazëm është emri i njërës nga dy teknologjitë më të suksesshme nëprodhimin e ekraneve të sheshtë: Plasma (PDP Plasma Display Panel) dhe LCD(Liquid Crystal Display). Teknologjia plasma e shfaq pamjen në sajë të ndricimit të çliruar nga ngacmimi i një gazi (përzierje 90% argon dhe 10% ksenon) dhe është shumë e përshtatshme për ekranë me përmasa të mëdha, ndërsa në bazë të parimit të punës së teknologjisë LCD janë dy pllaka paralele brenda ekranit të orientuara menjë kënd 90 gradë ndaj njëra-tjetrës të cilat e polarizojnë dritën e para horizontalisht dhe e dyta vertikalisht. Midis tyre ndodhet një lëng, molekulat e të cilit (kristalet elëngshme) kanë vetinë të orientohen nën praninë e një tensioni elektrik. Pa praninë etensionit drita nuk depërton dot të dyja pllakat, ndërsa kur tensioni është present molekulat e lëngut orientohen sipas fushës elektrike duke e kanalizuar dritën nëpërpixel-at e përmendur më lartë.Ekranet LCD ...Ne keta ekrane imazhi krijohet ne kete menyre: - Drita e krijuar nga tubat me gazin e lartpermendur eshte drite e "bardhe".Kur drita eshte e bardhe do te thote qe gjith spektri i drites eshte prezent (Drita perbehet nga ngjyra te ndryshme,te cilat kane nje gjatesi vale te ndryshme dhe ne varesi te intesitetit te ketyre valeve krijohen ngjyrat e ndryshme. Ne teknologjine e TV dhe PC ngjyrat riprodhohen nga tre ngjyra baze. E kuqe, Blu dhe jeshile. Ne baze te intesitetit te ketyre tre ngjyrave krijohen te gjith gjyrat e tjera,te themi si tek "perzierja" tre lapsave me ngjyra te ndryshme ne leter te bardhe. Drita e bardhe krijohet atehere kur te tre ngjyrat baze, e kuqe, jeshile dhe blu RGB-anglisht jane te barabarta ne intesitet.).Ne ekranet LCD ndodh ky fenomen: - Kur ne qelizat e ekranit zbatohet nje tension i caktuar, atehere keto qeliza krijojne nje "rrjete" ose "pengese" per drite me gjatesi vale te caktuar dhe lejon drite me gjatesi vale tjeter te caktuar dhe keshtu nga kombinimi i ketyre (te themi) intesiteteve te dritave perftohet ngjyrat ne ekran,qe do te thote qe kur lejojme nje gjatesi vale dhe pengojme nje tjeter (me ane te tensionit ne kristal) dhe ne prani te drites te bardhe (tre ngjyrat baze e barabarta ne intesitet) perftojme ngjyren e duhur (kjo ndodh duke ndryshuar tensionin ne c'do pixel) Disa nga parametrat më të rëndësishëm të ekraneve, qofshin të sheshtë apo jo, janë:

  • Madhësia: Llogaritet duke matur diagonalen e ekranit dhe shprehet në inç (masë

gjatësie e barabartë me 2.54 cm). Madhësitë tipike janë 15, 17, 19 dhe 21 inç.

  • Definicioni dhe Rezolucioni. Dy terma që në përpjekjen më të mirë për t’i përkthyer

nga anglishtja do të quheshin Qartësia dhe Zbërthimi. Qartësia (definition) ka të bëjëme numrin e pixel-ave që mund të shfaqë ekrani (pixel- eshte pika elementare e ekranit,ose pika elementare e nje figure qe ka nje ngjyre unike). Psh shënimi 1024x768 do të thotëqë ekrani mund të shfaqë 1024 pixel-a horizontalisht dhe 768 vertikalisht. Kjo varet nga madhësia e ekranit por standartet janë 800x600, 1024x768, 1280x1024,1600x1200 ku më shumë pixel-a do të thotë më shumë qartësi. Zbërthimi(resolution) i shprehur në DPI (ang.: Dots Per Inch; shqip: pika për poliç) tregonnumrin e pixel-ave për njësi lineare të sipërfaqes. Sërish sa më shumë dpi aq më elartë cilësia e pamjes (pixel ose dots jane elementet me te vegjel te ekranit, si pika me nje ngjyre te cilat se bashku krijojne figuren).Rezolucion i larte dhe qartesi e larte nuk do te thote ekrane me rezolucion te larte, p.sh 1024X768 e cila mund te percaktoje dhe permasat e ekranit por, sa pixel ndodhen ne njesine e permasave(p.sh 1 cm X 1 cm ndodhen x pixel).

Tastiera dhe mausi

Janë ndoshta pajisje që kushdo i ka të qarta megjithatë pothemi shkurtimisht disa fjalë rreth tyre. Tastierat moderne janë të orientuara drejt qëllimit tëpërdorimit. Kështu një tastierë për multimedia ofron lehtësira në ekzekutimin e komandavepër dëgjimin e muzikës, një tastierë për internetin lehtëson navigimin në web apokomandimin e programeve të e-mail etj. Mouse-i është më i zakonshmi nga pajisjet shënjuese( ang: pointing device). Pjesa më e madhe e mouse-ve sot janë mouse optikë ( e kapinlëvizjen duke skanuar me lazer sipërfaqen mbi të cilin lëvizin) ndryshe nga ato mekanikë(lëvizja mekanike e dy ingranazheve përkthehet në lëvizje të kursorit në ekran). Gjithashtu mouse-t mund të klasifikohen në ato me kabëll dhe pa kabëll ( teknologjitë kryesore të mouse-ve pa kabëll janë infrared dhe bluetooth). Ndoshta tani është momenti për të shpjeguar shkurt dy terma shumë të përdorshëm në botën ekompjuterit. Bëhet fjalë për pajisjet hyrëse dhe dalëse ( ang: Input dhe Output). Tastiera dhe miujanë pajisjet tipike të inputit. Të qënit pajisje hyrëse do të thotë se ajo pajisje përdoret kur duamtë fusim informacion në kompjuter ( informacioni mund të jetë një fjali që shkruajmë me tastierë, një komandë që japim duke klikuar etj). Monitori, i përmendur më lartë është tipiku ndër pajisjete ouptputit. Sic mund ta keni kuptuar tashmë për analogji me pajisjet hyrëse kur informacionikalon nga kompjuteri për tek ne, psh. përmes ekranit, kemi të bëjmë me një pajisje dalëse.

Altoparlantët + Kufjet + Mikrofoni

Mund të quhen së bashku pajisjet multimediale të kompjuterit, janë ato pajisje që na mundësojnë dëgjimin e tingujve me zë të lartë apo kufjedhe incizimin përmes mikrofonit. Nën dritën e paragrafit të mësipërm “kutitë e zërit” (ang.:audio boxes ose speakers) dhe kufjet janë pajisje dalëse ndërsa mikrofoni pajisje hyrëse.

Printeri dhe/ose skaneri dhe/ose kamera

Pajisje me anë të së cilave ju mundeni përkatësisht: të printoni materialet që keni në kompjuter (pra t’i shtypni në letër) ; të skanoni materiale të ndryshme si dokumente apo fotografi (nga letra të keni një kopje në kompjuter);të komunikoni në internet me figurë apo të bëni foto nga kamera në kompjuter.Cilat prej tyre janë pajisje hyrëse dhe cilat dalëse?¢Skeneri eshte pajisja permes se ciles skenohen fletet ne nje forme digjitale dhe si te tilla ruhen ne memorien e kompjuterit. Ideja e skenimit eshte e ngjashme me kopjimin e fleteve ne fotokopjues te zakonshem.

Kasa

Është kutia metalike ose plastike ku ndodhen pjesët e brendshme të kompjuterit.Duhet te jet e fort qe ti rezistoj goditjeve mekanike Kasazgjidhet në varësi të përmasave ( duhet shikuar nëse ofron hapsirën e nevojshme për të gjitha pajisjet e brendshme që duam të kemi në kompjuter) dhe shijeve estetike personale.

Ushqyesi

Furnizon me rrymë elektrike të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit. Ai ndodhet brenda kasës dhe zakonisht shitet së bashku me të.

Ushqyesi përfshihet në pjesët Softverike

Karta bazë

Njihet edhe si motherboard ose system board. Ndodhet në njërën anë të kasësdhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që variojnë sipas firmave . Mbi këtë pllakë të hollëplastike të dizenjuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të quajtur fisha) të gjithapajisjet e kompjuterit. Si të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit edhe motherboard-i emerr rrymën elektrike nga ushqyesi përmes një fishe dhe ia shpërndan atë pajisjeve të tjeraqë “montohen” në bord. Kuptohet se ky është bordi kryesor dhe pa të s’ka kuptim tëfunksionojë një kompjuter.

Procesori

Është një komponent shumë i rëndësishëm ikompjuterit i përbërë nga një qark i cili në mënyrë direkte apo indirekte kryen të gjithëpunën që ne bëjmë në kompjuter. Zakonisht shitet bashkë me mainboard-in dhe nëse joduhet bërë kujdes që të zgjidhet një motherboad dhe një proçesor që mund të funksionojnësë bashku.CPU njihet ndryshe si Ropt po e lezove

Memoria

Është fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e informacioneve. Në fillim tek tabela e parametrave në vend të fjalës memorie shkruhet RAM dhe zakonisht është pikërisht RAM-i që nënkuptohet në botën e kompjuterave sa herë përmendet memoria e kompjuterit, edhe pse siç do të shohim më vonë ka shumë pajisje që klasifikohen si lloje memoriesh. RAM (Random Access Memorry,qe dote thote:- Memorje me kapje te rastit! Memorje me kapje te rastit kuptojme qe, c'do qelize ne kete memorje mund te kapet ne te njejten kohe me te nje qelize tjeter cfaredo. Dhe adresimi i tij eshte unik dhe mund te kapet ne cdo moment pa nje radhe te caktuar!) është memorie e cila perdoret per te ngarkuar fillimisht sistemin, programet dhe te dhenat qe jane ne perpunim, gje e cila ndodh menjehere pasi ndizet compjuteri. Kjo memorje eshte memorja baze e sistemit, ajo ruan informacionin ( sistemin ,programet dhe te dhenat) vetem kur eshte ndezur kompjuteri dhe i humb ato pasi fiket

Disku

-Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD-ROM-in. Është memorje e qëndrueshme. -Kjo do të thotë se të dhënat e magazinuara në Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacioni me të cilin ne punojmë në kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket,kete e ben te mundur nepermjet magnetizimit mbetës elementar mbi disk (i cili është i lyer ose i përbërë nga lende ferromgnetike, i cili kur kalon koka e lexim\shkrimit mbi te, pa e prekur dhe cojme informacion drejt kokës, ajo orienton grimcat a diskut sipas nje drejtimi te imponuar nga rryma qe kalon ne koke kur dergojme informacion dhe merret informacion kur koka kalon serisht mbi grimcat e orientuara dhe keshtu krijohet nje rryme ne koken e leximit, i cili eshte informacioni qe duam te marrim nga disku) dhe keshtu bëhët e mundur ruajtja e të dhënave edhe mbas shuarjes së kompjuterit. -Varësisht prej llojit, nëse është IDE-ja disk (Integrated Drive Electronics)hard disku kyqet me pllakën ame nëpërmjet të IDE kabllove, ndërsa nëse është "SCSI" disk (Small Computer System Interface) hard disku kyqet në kontrollor nëpërmjet SCSI kabllove. -Kohët e fundit një perdorim të gjërë janë duke gjetur edhe disqet SATA, që mundësojnë një qasje më të shpejtë në të dhënat e ruajtura. -Dallimi ndermjet Hard Diskut të mbrëndshem dhe të jashtëm qendron këtu së Hard Disqet e brëndshme vendosën në shtepizë, ndërsa ata të jashtëm kyqen në ndonje nga portet e USB. SCSI disqet janë disqe më shpejtësi më të madhe se IDE disqet dhe kyqen në kompjuter nëpërmjet SCSI kontrollorit.

Karta grafike

Është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në ekran. Quhet kartë sepseka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard. Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord. Kablli i monitorit që shkon tekkasa lidhet pikërisht me kartën grafike. Karta grafike eshte ajo paisje e cila ben te mundur kthimin e sinjaleve dixhitale ne sinjale analoge. Sinjali dixhital perbehet nga informacioni qe pershkruan ne vlera numerike gjith harten e pixel-ave ne ekranet e kompjuterave. Nje pixel perbehet nga tre numra dixhitale (te cilat pershkruajne ngjyren e pixelit i perbere nga tre ngjyrat baze, Ekuqe, Jeshile dhe Blu) te cilat percaktojne nivelin e tensionit te tre kanaleve qe perbejne ngjyren e perftuar nga "perzierja" e ketyre te fundit. Qellimi kryesor i karteles grafike eshte te ktheje keto vlera dixhitale ne vlera tensioni per c'do kanal i cili pasi amplifikohet nga ekrani shfaqet imazhi ne ekran (detyre qe i mbetet monitorit per ta kryer).shkurt, kartela grafike sherben per te kthyer sinjalet dixhitale ne sinjale analoge (analoge - forme sinjali qe eshte i afte te perpunoje truri njerzo).E gjith kjo behet e mundur duke kordinuar punen nje softuer kompjuterik (program) qe quhet dhe drajv (nga anglishtja , drejtues).Cilesia e karteles varet nga rezolucioni i cili eshte i lidhur fort me shpejtesine ekarteles grafike (n.q.s kartela grafike nuk ka shpejtesine e duhur ajo nuk ben te mundur freskimin e imazhit te ekranit me rezolucion te larte, e cila eshte e nevojshme per te realizuar animacionin e nevojitur per te pare dicka ne ekran pa shkeputje,Njeriu sheh 16 foto ne nje sekonde, dhe ne kete menyre ne shohim gjithcka pa shkeputje.Pa shkeputje nenkuptojme,pa foto bosh). Atehere karta grafike duhet te jete e shpejte sa te freskoje ekranin 16 foto ne nje sekonde, me kete nenkuptojme qe, per rezolucione te larta duhet nje kartele grafike e shpejte dhe nje procesor te shpejte qe te bejne te mundur, perpunimin dhe shderimin ne analog te sinjaleve dixhitale ne kohe reale,per te pare nje imazh ne ekran pa shkeputje (16 foto ne sekonde,me shume foto ne sekonde me mire, por nuk eshte e nevojshme,kartat i freskojne imazhet me numur me te madh se 16 foto per te bere te mundur ne kalimin ne rezolucione te ndryshme). Kuptohet qe nje kompjuter i shpejte dhe nje kartele grafike e shpejte do suportoje rezolucione te medha dhe freskime me te shpeshta te figures.Keta kompjutera jane te pershtatshem per multimedaja (filma, muzike,animacion) dhe lojra tre dimensionale moderne. - Kartat grafike shfaqen ne dy menyra,on Board (ne trupin e bordit) dhe te jashteme (nepermjet slotit ne bord).

1)Kartat on board jane krijuar per pune optimale dhe perdoren me shume ne kompjuterat portabel.Keta te fundit shfaqen serisht ne dy menyra:- a)Me memorje te vecante ose b)me memorje te huazuar nga RAM-i te cilet reduktojne RAM-in kryesor te kompjuterit.

2)Kartat grafike te jashtme (nga sloti ne bord) ndhen serisht ne dy lloje si te parat.a)me memorje qe vjen bashke me karten ose b) me memorje nga RAM-i kryesor. Prodhuesit e kartelave grafike pretendojne se kartelat e jashtme grafike jane me te specializuara se kartelat on Board. (kjo varet me shume nga fakti se ne kartat on Bord mund te mbetetmi skllav i tyre, kurse ne kartelat e jashteme ne mund ti ndryshojme me kartela te fuqishme te kufizuara vetem nga fuqia e procesorit kruesor,d.m.th CPU-se). Mbetet qe te mendojme qe kartelat e jashtme jane me te pershtatshme per lojra tre dimensionale, multimedja animacion dhe vizatimeve te tipi AutoCAD.

Modemi

Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje ejashtme siç është psh printeri.

Karta e

Ndodhet gjithashtu në pjesën e përparme të kasës dhe shërben për të punuar. Jane me madhesi te ndyrshe. Ne kohet e sotme perdoren shume pak ( lexim/shkrim) me disketat kompjuterike.Kane menyre te ngjashme per te mbajtur informacion.Ivetmi ndryshim eshte se ne harddisqe pllakat e diskut jane te forta kurse ne floppy disku eshte i elastik dhe i lyer me material ferromagnetik dhe leximi behet me prekje ( kokat e leximit prekin mbi siperfaqen e dikut).

Referencat

  • Hyrje Ne Shkencat Kompjuterike [1]