Mikrobiologjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Agar plate with colonies.jpg|thumb|250px|Mikroorganizma në një laborator]]
[[Skeda:Agar plate with colonies.jpg|thumb|250px|Mikroorganizma në një laborator]]


'''Mikrobiologjia''' (nga [[Greqishtja|greq.]] ''μικρός'', mikrós, -"i vogel"; ''βίος'', víos,-"jete" dhe ''λόγος'', lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e [[Biologjia|biologjisë]] që merret me studimin e [[Mikroorganizmi|mikroorganizmave]] ([[Mikrobi|mikrobeve]]), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në [[Organizmi|organizmat]] e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla [[mikroskopi]]ke [[Njëqelizorët|njëqelizore]] të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë [[bakteri]]et, [[protozoa]]t, [[këpurdha]]t, [[mikroalga]]t, [[Prokarioti|prokariotet]] dhe [[Virusi|viret]].
'''Mikrobiologjia''' (nga [[Greqishtja|greq.]] ''μικρός'', mikrós, -"i vogel"; ''βίος'', víos,-"jete" dhe ''λόγος'', lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e [[Biologjia|biologjisë]] që merret me studimin e [[Mikroorganizmi|mikroorganizmave]] ([[Mikrobi|mikrobeve]]), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në [[Organizmi|organizmat]] e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla [[mikroskopi]]ke [[Njëqelizorët|njëqelizore]] të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë [[bakteri]]et, [[protozoa]]t, [[kërpudha]]t, [[mikroalga]]t, [[Prokarioti|prokariotet]] dhe [[Virusi|viret]].


== Historia e mikrobiologjisë ==
== Historia e mikrobiologjisë ==

Versioni i datës 6 tetor 2017 22:27

Mikroorganizma në një laborator

Mikrobiologjia (nga greq. μικρός, mikrós, -"i vogel"; βίος, víos,-"jete" dhe λόγος, lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e biologjisë që merret me studimin e mikroorganizmave (mikrobeve), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në organizmat e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla mikroskopike njëqelizore të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë bakteriet, protozoat, kërpudhat, mikroalgat, prokariotet dhe viret.

Historia e mikrobiologjisë

Bakteriet u vëzhguan në fillim nga Anton van Leeuwenhoek, në vitin 1676 me anën e një mikroskopi njëlentësh të cilin ai e ndërtoi vetë. Emri "bakterium" hyri shumë më vonë në përdorim, nga Christian Ehrenberg në vitin 1828, fjalë që rrjedh nga greqishtja βακτηριον, vaktirion - "shkop i vogël, thupër".

Nëndegët e mikrobiologjisë

Fusha e mikrobiologjisë mund të ndahet përgjithësisht në disa nëndegë :

  • Mikrobiologjia fiziologjike: Studimi i funksionimit biokimik te qelizave mikrobiologjike. Përfshin studimin e rritjes mikrobiologjike, metabolizmin mikrobiologjik dhe strukturën qelizore të bakterieve.
  • Mikrobiologjia gjenetike : studion se si janë të organizuar genet tek mikrobet në lidhje me funksionet e tyre qelizore. Lidhet ngushte me biologjinë molekulare.
  • Mikrobiologjia mjekësore ose medicinale: studion rolin e mikrobeve ne sëmundjet e njeriut. Ajo përfshin studimin e patogjenezës mikrobiologjike dhe epidemiologjine dhe ka lidhje me studimin e sëmundjeve patologjike dhe imunologjike.
  • Mikrobiologjia veterinare: studion rolin e mikrobeve ne medicinën (mjekësinë) veterinare.
  • Mikrobiologjia mjedisore: studion funksionin dhe larminë e mikrobeve ne mjedisn e tyre natyror. Përfshin studimin e ekologjisë mikrobiologjike, ciklin ushqyes mikrobiologjik, gjeomikrobiologjik, larmine mikrobiologjike dhe Bioremediacioni.
  • Mikrobiologjia zhvilluese : studion zhvillimin e mikrobeve. Përfshin sistematiken bakteriale dhe taksonominë.
  • Mikrobiologjia industriale: shfrytëzon mikrobet për përdorim ne ecuritë (proceset) industriale. Këtu hyjnë tharmëtimi industrial dhe trajtimin e ujërave të zeza. Lidhet ngushte me bioteknologjine industriale. Kjo fushe përfshin gjithashtu prodhimin e birrës, një zbatim i rëndësishëm i mikrobiologjisë.
  • Aeromikrobiologjia: studion mikroorganizmat e ajrit.
  • Mikrobiologjia ushqimore: studion mikrobet qe shkaktojnë prishjen e ushqimeve.
  • Mikrobiologjia farmaceutike: studion mikrobet qe shkaktojnë ndotjen dhe prishjen farmaceutike.

Dobitë e mikrobiologjisë

Shiko edhe

Bakteriologjia
Virologjia
Mikologjia
Imunologjia

Lidhje të jashtme