Xhamia Ebu Bekër: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
Rreshti 23: Rreshti 23:
[[Kategoria:Xhami në Shkodër]]
[[Kategoria:Xhami në Shkodër]]
[[Kategoria:Feja në Shqipëri]]
[[Kategoria:Feja në Shqipëri]]
[[Kategoria:Ndërtesa të përfunduara në 1995]]

Versioni i datës 21 tetor 2017 08:13

Xhamia Ebu Bekër Shkoder

Xhamia Ebu Bekër, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, është xhamia kryesore e qytetit të ShkodrësShqipëri.

Xhamia është projektuar nga byroja arkitektonike ARC Architectural Consultants[1] dhe është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit.[2] Është emëruar sipas Ebu Bekrit (572–634), kalifit të parë pas profetit Muhammed. Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995, ndërsa u rinovua në vitin 2008.[3]

Xhamia, që sot ndodhet në fund të pedonales dhe përballë Hotel Colosseo, ofron me hapësirën e saj rej 622.72 m2 vend të mjaftueshëm për 1,300 besimtarë. Dy minaretë janë nga 41.11 metra të larta. Kupola qendrore ka një lartësi prej 24 metrash.[4]

Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkratërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj: xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.[5]

Galeria

Referencat

  1. ^ Digital Library
  2. ^ zur Person: Zamil Abdullah Al Zamil
  3. ^ UDHA ISLAME Viti XIII - Nr. 11 (153), nëntor, 2015
  4. ^ islamshkoder
  5. ^ Norris, H.T. (1993). Islam in the Balkans: religion and society between Europe and the Arab world. University of South Carolina Press. fq. 76. ISBN 0872499774. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme