Jul Bonati: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 9: Rreshti 9:
Pasi studioi në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin "Xaverianum"]] të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në [[Jezuitët|Kompaninë e Jezusit]] në provincën e Portoresë, në rajonin e [[Rijeka|Fiumes]], më 1891<ref name=":0" />. Seminarin dhe studimet universitare për teologjia e filozofi i kreu në [[Vjena|Vjenë]]<ref name=":1">[[Uran Asllani|Asllani U]]., ''Si e mbrojtën çështjen shqiptare klerikët katolikë në Konferencën e Paqes,'' [[Panorama]], 10 shkurt, 2014.</ref>. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.
Pasi studioi në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin "Xaverianum"]] të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në [[Jezuitët|Kompaninë e Jezusit]] në provincën e Portoresë, në rajonin e [[Rijeka|Fiumes]], më 1891<ref name=":0" />. Seminarin dhe studimet universitare për teologjia e filozofi i kreu në [[Vjena|Vjenë]]<ref name=":1">[[Uran Asllani|Asllani U]]., ''Si e mbrojtën çështjen shqiptare klerikët katolikë në Konferencën e Paqes,'' [[Panorama]], 10 shkurt, 2014.</ref>. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.


Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Brescia|Breshia]]<ref name=":0" />. U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi<ref name=":1" />. Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori]]t - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".
Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Breshia]]<ref name=":0" />. U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi<ref name=":1" />. Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori]]t - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".


Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1919 bashkë me [[Halil pashë Alizoti]]n dhe [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi]]n. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.
Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1919 bashkë me [[Halil pashë Alizoti]]n dhe [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi]]n. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.

Versioni i datës 4 nëntor 2017 22:41

Jul Bonati (Shkodër, 24 maj 1874 - Durrës, 5 nëntor 1951) qe shenjtor, klerik, mësues, përkthyes i Lahutës në italisht, studiues letërsie dhe patriot shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Jeta

Lindi në një familje të shquar katolike, në Shkodër, nga martesa e Aleksandër Bonatit dhe Roza Melgushit. Me origjinë [ndoshta] shqiptaro-venedikase nga Korfuzi, ajo pati krushqi me shtëpi të tjera patrice katolike shkodrane. Bashkëshortja e Vaso pashës ishte e dalë po nga kjo derë. Gjyshi i Patër Julit, Nikollë Bonati, ishte një nga bashkëthemeluesit, me Ferit pashë Vlorën, Mehmet Ali bej Vrionin, Frashërllinjtë dhe Vaso pashën, të Shoqërisë së shkronjave të Stambollit, me 12 tetor 1879. Lidhjet e vjetra stambulliote të Bonatëve do të shënjonin të gjithë jetën e Julit si bari shpirtrash dhe patriot.

U pagëzua dhe krezmua në Shkodër nga Imzot Karl Pooten, arqipeshkëv metropolitan i Shkodrës dhe Primat i Shqipërisë, respektivisht më 31 maj 1874 dhe 5 qershor 1881.

Pasi studioi në kolegjin "Xaverianum" të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në Kompaninë e Jezusit në provincën e Portoresë, në rajonin e Fiumes, më 1891[2]. Seminarin dhe studimet universitare për teologjia e filozofi i kreu në Vjenë[3]. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.

Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe Breshia[2]. U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi[3]. Qè profesor në Komo, Soresina, Milano, Shkodër dhe Stamboll. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e Bosforit - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".

Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në Konferencën e Paqes më 1919 bashkë me Halil pashë Alizotin dhe Fuad bej Dibrën duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot Luigj Bumçin. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga Jonuz bej Kolonja dhe Anastas Frashëri dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.

Nga 1927 deri më 1937 qe famulltar dhe vikar i përgjithshëm i arqipeshkvisë së Durrësit, kur arqipeshkëv ishin, njëri pas tjetrit, Imz. Françesko Melkiori Ofm dhe Pjetër Gjura dhe përpara se administrimin e saj ta merrte në dorë Imz. Vinçenc Prenushi Ofm. Më 1937 caktohet famullitar në Vlorë[2], ku më 1938 shugurohet ipeshkëv ku në kushte të vështira jetese e pune shërbeu deri më 1942. Atë vit transferohet pranë Selisë së Shenjtë dhe për arsye shëndetësore dërgohet në spitalet e Montekatinit. Më 1944 pati një mbledhje të rëndësishme tok me klerikë të tjerë të Evropës Lindore, me Papa Piun XII. Për t'u përgatitur me kushtet e regjimit komunist kthehet në Shqipëri, ku në Vlorë nuk do të shërbente më shumë se dy muaj ngaqë e priste arrestimi.

U arrestua nga policia komuniste më 25 mars 1946 dhe u burgos në Vlorë. Gjyqi politik ju bë në Elbasan ku, më 31 tetor 1947, u dënua me 7 vjet burg. Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin në 5 vjet[3]. I keqtrajtuar fizikisht dhe moralisht, u shua me dinjitet dhe pa mohuar besimin e tij, me 5 nëntor 1951, në Spitalin Psikiatrik të Durrësit.

Procesi kanonik i lumturimit të tij është në instruksion e sipër në Kongregatën e çështjes së shenjtëve të Selisë së shenjtë që prej viteve 1990[2].

Burime

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ a b c d Frashëri Th. (përg.), Imzot Jul Bonati SJ (1874 - 1951).
  3. ^ a b c Asllani U., Si e mbrojtën çështjen shqiptare klerikët katolikë në Konferencën e Paqes, Panorama, 10 shkurt, 2014.