Niko Peleshi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt, Tetor → tetor, Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 25: Rreshti 25:
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Njerëz që jetojnë]]
[[Kategoria:Njerëz që jetojnë]]
[[Kategoria:Lindje 1970]]

Versioni i datës 17 nëntor 2017 07:41

Skeda:Niko Peleshi.jpg

Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970.

Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.

Z. Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t'u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Niko Peleshi në vitin 2013 zgjidhet Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.

Shiko dhe

Referenca dhe shënime