Sabit Rrustemi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill (3) duke përdorur AWB
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 66: Rreshti 66:
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë kosovarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Gjilani]]
[[Kategoria:Njerëz nga Gjilani]]
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]

Versioni i datës 18 nëntor 2017 10:36


Sabit Rrustemi është i lindur më 3 prill 1959Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Krijimtaria

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Jeton në Zhegër.

Veprat

Funksionet publike

Sabit Rrustemi përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike politike. Aktualisht është këshilltar politik në Zyrën e z/kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj. Në vitet 2001 - 2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë vitit 2003 është çertifikuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg si vijues i Shkollës Politike të Prishtinës, Gjatë vitit 2009, ka kryer dhe Shkollën për Integrime Europiane në Prishtinë.

Çmimet letrare

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

Burimet

Lidhje të jashtme