Anselmi i Aostës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Adding: ca:Anselm de Bec
v robot Modifying: it:Anselmo d'Aosta
Rreshti 70: Rreshti 70:
[[he:אנסלם מקנטרברי]]
[[he:אנסלם מקנטרברי]]
[[hu:Canterburyi Szent Anzelm]]
[[hu:Canterburyi Szent Anzelm]]
[[it:Sant'Anselmo d'Aosta]]
[[it:Anselmo d'Aosta]]
[[ja:アンセルムス]]
[[ja:アンセルムス]]
[[ka:ანსელმ კენტერბერიელი]]
[[ka:ანსელმ კენტერბერიელი]]

Versioni i datës 12 mars 2007 18:28

Sh. Anselmi i Aostës.

Anselmi i Aostës (1033 ose 1034, Aosta, Itali - 21 prill 1109, Kanterberi, Angli), shenjtor dhe Doktor i kishëskatolicizëm. Thirret edhe "Anselmi i Bekut" ose "Anselmi i Kanterberit" ngaqë ai jetoi për një kohë të gjatë në manastirin e Bekut, në Francë, dhe më pas me detyrën e Kryeipeshkvit, të ushtruar në Kanterberi. Anselmi ishte një teolog i njohur, dhe filozof i shquar mesjetar, prandaj quhet edhe "babai i filozofisë skolastike". Ai njihet edhe si shpikësi i argumentit ontologjik rreth qënësisë së Perëndisë.

Jeta

Anselmi lindi ne qytetin e Aostas ne mbreterine e Burgundit (sot Italia e veriut). Familja e tij ishte fisnike, dhe zoteronte pasuri te medha. I ati quhej Gundulf, dhe ishte lombard, me nje karakter te ashpër dhe te rrepte. E ema quhej Ermenberga, dhe ishte nje grua me virtyte. Ajo e rriti dhe e njohi me kujdes te birin me fene e krishtere.

Ne moshen 15-vjecare, Anselmi deshiron te hyje ne manastir, por nuk lejohet rreptesisht nga i ati. Zhgenjimi e coi Anselmin ne nje semundje mendore-trupore. Pasi e mori veten, ai braktisi studimet për nje kohe te shkurter dhe beri nje jete pa kokecarje. Gjate kesaj kohe i vdes e ema, dhe ashpersia e te atit behet e padurueshme për te. Keshtu anselmi le shtepine aterore ne vitin 1059, kapercen alpet, dhe bredh nepër Burgonje dhe France. I mahnitur nga fama e bashkeatdhetarit te tij Lanfranku, asokohe paranik i manastirit te Bekut, Anselmi niset për Normandi. Nje vit me vone, pasi kaloi nje kohe ne Avranshe, ai u pranua ne manastir, si fillestar. Anselmi ishte atehere 22-vjec.

Vitet ne Bek

Kryeipeshkv i Kanterberit

Mosmarrveshje me Henrin e I

Besimi dhe arsyeja

Sipas Sh.Anselmin, arsyeja njerzore nuk është aspak ne kundershtim me fene, perkundrazi, është nje vegel kryesore për pasqyrimin teologjik. Sigurisht, kerkimi i se vertetes ka si themel me pare fene; prandaj, ai thote:

"(...) besoj për te kuptuar, dhe nese me pare nuk do te besoj, nuk do te mundem te kuptoj."

Pra, Anselmi merr nga Shën Agostini formulen: "credo ut intelligam, intelligo ut credam" (d.m-th- "besoj për te kuptuar, kuptoj për te besuar"). Megjithkete, feja ne vete nuk mjafton, ajo kerkon shfaqje dhe bindje arsyetore.

Dëshmitë e qënësisë së Perëndisë

Kerkimi i Anselmit është perqendruar i gjithi mbi figuren e Perendise, ne te cilen ve dy problematika: qënësinë e Tij dhe natyren e Tij. Dallimesi te tilla trajtohen ne "Monologion".

Ketu ai shkruan: "eshte ky problemi qe perkrah dhe njezon kerkimet e mia".

Anselmi jep 4 deshmi qe mund te provojne, duke u nisur nga bota, qe Perendia eshte. Dhe prandaj, keto deshmi perkufizohen "prova a posteriori":

  • 1. Cdokush anon te pervetesoje gjerat qe gjykon se janë te mira. Por nese ka gjera te mira, parimi i tyre duhet te jete i vetem. Duhet te jete pra nje Miresi Absolute.
  • 2. Qenia e madhesive te ndryshme percakton qenesine e nje madhesie qe perfshin gjithe te tjerat, pjese e se ciles ato te gjitha jane.
  • 3. Cdo gje qe eshte, apo është ne virtyt te dickaje, ose është ne virtytin e asgjese. Pra, meqe është ne virtyt te asgjese nuk është asgjeja vete, e meqe dicka eshte, ajo do te jete fale nje Qenie Eprore, te qenit ne virtyt (te ndonje gjeje).
  • 4. Trajtuar nga hierarkia e qenieve te gjalla. Duhet te jete nje qenie ne majen e hierarkise qe është e persosur. Nje persosje paresore dhe absolute.

Çështja e problemit ontologjik apo deshmite "a priori".

Fjala dhe dituria

Veprat

  • "Cur Deus Homo?" ("Përse Perëndia Njeri?"; 1098)
  • "De casu diaboli" ("Çështja e djallit"; 10851090)
  • "De conceptu virginali et originali peccato ("Koncepti virgjëror dhe mëkati zanafillor"; 10991100)
  • "De concordia praescientiae et praedestinationis et Gratiae Dei cum libero arbitrio" ("Pajtimi i paranjohjes, paracaktimit dhe Hirit të Perëndisë me gjykimin e lirë"; 11071108)
  • "De grammatico" ("Gramatika"; 10751085)
  • "De libertate arbitrii" ("Liria e gjykimit"; 10801085)
  • "De processione Spiritus Sancti" ("Ecuria e Shpirtit të Shenjtë"; 1102)
  • "De veritate" ("E vërteta"; 10801085)
  • "Epistola de incarnatione Verbi" ("Letër mbi mishërimin e Fjalës"; 1092 versioni i I; 1094 versioni i fundit)
  • "Epistolae de sacramentis" ("Epistola de sacrificio azymi et fermentati"/"Epistola de sacramentis Ecclesiae") ("Letra mbi Sakramentet" -"Letër mbi flijimin e bukës dhe tharmimit"/"Letër mbi sakramentet e Kishës"; 11061107)
  • "Meditatio redemptionis humanae" ("Përsiatje e shpëtimit njerzor"; 10991100)
  • "Monologion" ("Njëfjalim"; 1076)
  • "Proslogion" ("Bashkëfjalosje"; 10771078)

Mirnjohjet

Referencat

Lidhje të jashtme