Llambi Ziçishti: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Hatake (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 13: | Rreshti 13: | ||
<references />{{Ministra të Shqipërisë| |
<references />{{Ministra të Shqipërisë| |
||
|Ministria=i Shëndetësisë / MSh |
|Ministria=i Shëndetësisë / MSh |
||
|para= |
|para= Ciril Pistoli |
||
|Vitardhja= [[ |
|Vitardhja= [[1971]] |
||
|Vitikja= |
|Vitikja= 1982 |
||
|pas= |
|pas= [[Ajli Alushani]] |
||
}} |
}} |
||
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]] |
|||
[[Kategoria:Lindje 1923]] |
|||
[[Kategoria:Vdekje 1983]] |
|||
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]] |
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]] |
||
[[Kategoria:Mjekë shqiptarë]] |
Versioni i datës 9 dhjetor 2017 18:28
Llambi Ziçishti (Korçë, 23 dhjetor 1923 - 17 shtator 1983) ka qenë mjek kirurg, ministër i Shëndetësisë dhe pjesë e ekipit të mjekëve që shkuan te shtëpia e Mehmet Shehut për të konstatuar vdekjen e tij.
Jeta
Leu në Korçë[1], i biri i Petros dhe Julias[2]. Shkollën fillore, shtatëvjeçaren dhe liceun francez i ka mbaruar në qytetin e Korçës, ku banonte familja e tij. Më vonë u dërgua në Francë ku kreu dy vjet në Fakultetin e Mjekësisë në Paris, por nuk e përfundoi dhe u kthye për të kontribuar në krah të Frontit Nacionalçlirimtar, për të cilën qe ndër organizatorët në zonën e Devollit dhe Korçës për këtë palë.
Pas Luftës së Dytë Botërore vajti të studiojë në Bukuresht ku u diplomua si mjek më 1953.
Pas diplomimit ai caktohet kirurg në spitalin e kryeqytetit, ku rritet profesionalisht nën kujdesin e dr. Frederik Shirokës. Për shumë kohë drejtoi katedrën e kirurgjisë së Përgjithshme. Në vitin 1968 u caktua Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe në vitin 1971 u emërua Ministër i Shëndetësisë duke zëvendësuar dr. Ciril Pistolin[1].
Pas kësaj ai akuzohet në vitin 1982 si bashkëpunëtor i grupit armiqësor të drejtuar nga Mehmet Shehu. Llambi Ziçishti u akuzua gjithashtu se në vitin 1973 kishte dashur të helmojë Enver Hoxhën. Pas një procesi hetimor, që zgjati nga nëntori i vitit 1982 e deri në shtatorin e vitit 1983, Llambi Ziçishti u nxor në gjyq dhe u dënua me vdekje, duke u pushkatuar më 17 shtator 1983.
Burime
- ^ a b Prifti N., Vdekje me pushkatim, për një fjalë goje e Ministrit të Shëndetësisë, telegraf.al, 9 shkurt 2016.
- ^ Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit, gazetadita.al, 8 dhjetor 2012.
para | Llambi Ziçishti | pas | |
Ministër i Shëndetësisë / MSh | |||
Ciril Pistoli | 1971 | 1982 | Ajli Alushani |