Llambi Ziçishti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 24: Rreshti 24:
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Mjekë shqiptarë]]
[[Kategoria:Mjekë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shqiptarë të ekzekutuar]]

Versioni i datës 9 dhjetor 2017 17:29

Llambi Ziçishti (Korçë, 23 dhjetor 1923 - 17 shtator 1983) ka qenë mjek kirurg, ministër i Shëndetësisë dhe pjesë e ekipit të mjekëve që shkuan te shtëpia e Mehmet Shehut për të konstatuar vdekjen e tij.

Jeta

Leu në Korçë[1], i biri i Petros dhe Julias[2]. Shkollën fillore, shtatëvjeçaren dhe liceun francez i ka mbaruar në qytetin e Korçës, ku banonte familja e tij. Më vonë u dërgua në Francë ku kreu dy vjet në Fakultetin e Mjekësisë në Paris, por nuk e përfundoi dhe u kthye për të kontribuar në krah të Frontit Nacionalçlirimtar, për të cilën qe ndër organizatorët në zonën e Devollit dhe Korçës për këtë palë.

Pas Luftës së Dytë Botërore vajti të studiojë në Bukuresht ku u diplomua si mjek më 1953.

Pas diplomimit ai caktohet kirurg në spitalin e kryeqytetit, ku rritet profesionalisht nën kujdesin e dr. Frederik Shirokës. Për shumë kohë drejtoi katedrën e kirurgjisë së Përgjithshme. Në vitin 1968 u caktua Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe në vitin 1971 u emërua Ministër i Shëndetësisë duke zëvendësuar dr. Ciril Pistolin[1].

Pas kësaj ai akuzohet në vitin 1982 si bashkëpunëtor i grupit armiqësor të drejtuar nga Mehmet Shehu. Llambi Ziçishti u akuzua gjithashtu se në vitin 1973 kishte dashur të helmojë Enver Hoxhën. Pas një procesi hetimor, që zgjati nga nëntori i vitit 1982 e deri në shtatorin e vitit 1983, Llambi Ziçishti u nxor në gjyq dhe u dënua me vdekje, duke u pushkatuar më 17 shtator 1983.

Burime

  1. ^ a b Prifti N., Vdekje me pushkatim, për një fjalë goje e Ministrit të Shëndetësisë, telegraf.al, 9 shkurt 2016.
  2. ^ Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit, gazetadita.al, 8 dhjetor 2012.