Alfons Tracki: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎top: rregullime të tekstit duke përdorur AWB
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[File:Alfons Tracki.jpg|thumb|upright|Alfons Tracki]]
[[File:Alfons Tracki.jpg|thumb|upright|Alfons Tracki]]
'''Dom Alfons Tracki''' ose '''Frat Alfons Tracki''' lindi më [[2 dhjetor]] [[1896]] në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/Bliszczyce (Wrocław) me prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër (Shqipëri) si misionar. Hapja e procesit dioqezan për [[lumnimi|lumnimin]] e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para [[Katedralja e Shën Shtjefnit|katedrales së Shën Shtjefnit]] në Shkodër.<ref name="Flocchini">{{cito lajm|last1=Flocchini|first1=Emilia|title=Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)|url=http://www.santiebeati.it/dettaglio/96474|accessdate=6 October 2017|agency=Santiebeati}}</ref>
'''Dom Alfons Tracki''' ose '''Frat Alfons Tracki''' lindi më [[2 dhjetor]] [[1896]] në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/Bliszczyce (Wrocław) me prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër (Shqipëri) si misionar. Hapja e procesit dioqezan për [[lumnimi]]n e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para [[Katedralja e Shën Shtjefnit|katedrales së Shën Shtjefnit]] në Shkodër.<ref name="Flocchini">{{cito lajm|last1=Flocchini|first1=Emilia|title=Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)|url=http://www.santiebeati.it/dettaglio/96474|accessdate=6 October 2017|agency=Santiebeati}}</ref>


==Jeta==
==Jeta==

Versioni i datës 12 dhjetor 2017 08:51

Alfons Tracki

Dom Alfons Tracki ose Frat Alfons Tracki lindi më 2 dhjetor 1896 në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/Bliszczyce (Wrocław) me prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër (Shqipëri) si misionar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Jeta

Ishte shumë i zellshëm në ushtrimin e veprimtarisë së tij meshtarake dhe shumë i ndjeshëm kundrejt problemeve shoqërore, gjithmonë me një shpirt të krishterë.

Organizoi grupin “Viribus Unitis”, duke mbledhur kështu shumë të rinj. Hapi një shkollë për fëmijët më të mëdhenj se dhjetë vjeç.

Luftoi me ngulm traditat e këqija siç është prirja për t’u hakmarrë dhe marrja e gjakut. Gjithmonë ofronte një zgjidhje të krishterë për këto probleme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa herë u bë ndërmjetësues tek oficerët gjermanë për të liruar shumë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunist, edhe pse e dinte mirë rrezikun që mund të sillte teoria ateiste.

Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të mirë të bashkëjetesës dhe të dashurisë reciproke ndër bashkësitë fetare të pranishme në vend.

Ia kushtoi vetveten formimit të klerikëve: ishin 14, gjashtë u masakruan dhe u pushkatuan nga komunistat, kurse pesë vdiqën pas një burgimi të gjatë.

Gjatë gjyqit, sipas Atë Konradit o.f.m., bëri këtë deklaratë: “… nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kontribuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë së Krishtit”.

U pushkatua më 18 korrik 1946.

Burime

[1]

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)