Bytyçi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 25: Rreshti 25:


==Personalitete==
==Personalitete==

* Mal Dula Bajraktari
=== Mal Dula Bajraktari ===
* Hoxh Zogi
* Hoxh Zogi
* Keq Hyseni
* Keq Hyseni

Versioni i datës 14 dhjetor 2017 00:05

Bytyçi është krahinë e rrethit të Tropojës në Malësinë e Gjakovës, midis luginës së Skatinës në juglindje, luginës së Drinit në jugperëndim, pellgut të Tropojës dhe vijës kufitare në verilindje. Është e ndërtuar tërësisht nga shkëmbinj ultrabazikë me strukturë tepër të copëtuar. Relievi është kryesisht kodrinor, me lartësi 600–800 m. Rrjeti i dendur i përrenjve e ka copëtuar mjaft relievin. majat më të larta janë Dobrej (1280 m), maja e Dhinës (1270 m) dhe e Pllumbit (1198 m), kurse qafat kryesore janë ajo e Luzhës dhe e Milicës. Qendrat kryesore të banimit janë Pac, Vlad, Zherke, Corraj-Veliq, Leniq, Zogaj, Kami, Kepenek.

Historia

Prejardhja e fisit te Bytyçit e ka historinë e tij e cila shpjegohet me anë te gjuhës, dokumentave historike e legjendave. Që në antikitetin e hershëm shqiptar, tek fisi ilir i Varohejve, nga mendohet qe degëzohet fisi i sotëm i Bytyçit në trevat shqiptare.

Bytyçi është pjesë etno-historike e Malesisë e konkretisht e Malesisë së Vogël, e Malësisë së Gjakovës që është sot epiqendra e sotme e krijuar fisi. Bytyçi një ndër 12 fiset e Lek Dukagjinit. Fis do të thote nje tone vllaznish, që rrjedhin prej nje tate te perbashkët.

Historia e fisit te Bytyçit e ka gjenezen që në shtresën e parë te fiseve shqiptare ne perjudhe Iliro -dardane. Lek Dukagjini ka origjinen nga Bytyçi,Veleknice Bajraku i Bytyçit, hyn ndër 75 bajramet e Malesisë së Madhe, Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Shkodres, Mirditës, Lezhes, Pukës, Lumes, Hasit, Gucisë etj. Ndër tre djemtë e lekë Bytyçit,Vili më i madhi shkoj ne Prizren me i madhi ngeli Biba, prandaj nisur nga degëzimi i tijë në breza, i takoi Bajraku i Bytyçit.

Fillimisht bajrakun e kishin Musajt por atyne ju vranë mashkujt në luftë e bajraku mbeti te xhamia në Breg të Pacit per disa javë. Pastaj Bajrakun e moren pasardhesit te Ali Pacit, brezi i shtatë Sejdi Mula vazhdo në këtë vllazni, Uke Hyseni, Ram Hyseni, Niman Uka, Dul Nimani, Mal Dula, ku veçohet Mal Dula Bajraktari, atdhetar i nderuar ne kuvendin e lidhjes Shqiptare te Prizrenit, është një nga shtatë pjesmarrësit e malësisë së Gjakovës ne këtë kuvend.

Një vend të rendesishëm në fisin e Bytyçit ka familja Hoxha, pasi kjo familje ka patur shtatë breza të hoxhallarëve, me Mulla Bajrami, Mahmut Hoxha, Met Hoxha, Imam Isa Hoxha etje. Bregu i pacit ka qenë epiqendra e kuvendeve të fisit të Bytyçi për shekuj me rradhë për të gjitha problematikat që ka pasur ky fis.

Gjeografia


Bytyçi është një nga krahinat e rëndësishme të rrethit të Tropojës,e cila shtrihet në juglindje të saj, pranë Alpeve Shqiptare e në brigjet e Drinit , midis kurrizeve malore Dobrej-maja e Dhinë -maja e Pëllumbit dhe maja e Dukut-Oplas-qafa e Dëllinjës. Në një vështrim të përgjithshëm gjeografik ngjan me një pesëkëndësh gjeometrik të çrregullt ku veçojmë pesë pika ekstreme kufitare të saj si Qafa e Lepurit , maja e Pëllumbit , maja e Krajlicës , maja e Oplasit e Grykëderdhja e Skatinës.

Laget nga ujërat e liqenit të madh të Fierzës e përshkrohet nga lumenjtë e Bytyçit,Skatinës e Çorrojt dhe në zonën bjeshkëtare nga ai i Sylbices.

Bytyçi, si njësi administrativo-juridike, është një nga shtatë komunat e rrethit të Tropojës , e ndarë në dy njësi etno-historike:në fisin e Bytyçit dhe në fisin e Berishës.

Fisi i Bytyçit ka edhe bjeshkën e tij atë të Sylbicës që ndodhet në lartësitë e Alpeve Lindore, në e nëndarjen Malësia e Gashit.

Personalitete

Mal Dula Bajraktari

  • Hoxh Zogi
  • Keq Hyseni
  • Miftar Matoshi
  • Selim Mala
  • Mahmut Hoxha
  • Zenel Hoxha
  • Imam Isa Hoxha
  • Tahir Nimani
  • Ajdin Zeneli
  • Shaban Haxhia Demaliaj
  • Ali Brahimi Mustafaj
  • Ram Geci
  • Islam Lauka
  • Sadri Isufi
  • Nuredin Ahmeti
  • Murat Paci
  • Sami Hoxha