Gjyqësori i Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v KosoWar zhvendosi faqen Judiciary of Kosovo tek Gjyqësori i Kosovës
Rreshti 33: Rreshti 33:
Vepron për Gjykatën e Apelit dhe trajton në shkallën e dytë të gjitha çështjet penale të ndjekura dhe të vendosura në shkallë të parë nga niveli bazë: të gjitha ankesat për çështje të vendosura nga gjykatat themelore, konfliktet e juridiksionit dhe rastet tjera të parashikuara me ligj. Prokuroria e Apelit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:
Vepron për Gjykatën e Apelit dhe trajton në shkallën e dytë të gjitha çështjet penale të ndjekura dhe të vendosura në shkallë të parë nga niveli bazë: të gjitha ankesat për çështje të vendosura nga gjykatat themelore, konfliktet e juridiksionit dhe rastet tjera të parashikuara me ligj. Prokuroria e Apelit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:


Departamenti i Krimeve të Përgjithshme
#Departamenti i Krimeve të Përgjithshme
Departamenti i Krimeve të Rënda
#Departamenti i Krimeve të Rënda
#Departamenti i Krimeve për të Mitur

Departamenti i Krimeve të Mitur



Prokuroria e Apelit ka kompetencë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.<ref>Law on State Prosecutor, Art. 16</ref>
Prokuroria e Apelit ka kompetencë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.<ref>Law on State Prosecutor, Art. 16</ref>

Versioni i datës 2 janar 2018 05:37

Gjyqësori i Kosovës është tërësia qendrore e institucioneve të Republikës së Kosovës që ushtrojnë autoritet gjyqësor në Kosovë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, të vitit 2008, sistemi gjyqësor është i përbërë prej Gjykatës Supreme dhe të gjykatave vartëse, Gjykatës Kushtetuese dhe të një institucioni të pavarur prokurorial. Gjykatat administrohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Gjykatat

Gjykata Supreme

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit është themeluar si gjykatë e shkallës së dytë me juridiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Organizimi i kësaj gjykate është si më poshtë:

  • Departamenti i Përgjithshëm;
  • Departamenti për Krime të Rënda;
  • Departamenti për Çështje Ekonomike;
  • Departamenti për Çështje Administrative;
  • Departamenti për të Mitur.[1]

Kjo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar: të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore; të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është e lejuar me Ligj dhe për konfliktin e juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore; konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore; dhe raste të tjera siç përcaktohet me Ligj.[2] Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.[3]

Shtatë gjykatat themelore dhe degët e gjykatave

Organizimin e gjykatave themelore, është si më poshtë:[4]

  • Departamenti për Çështjet ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore të Prishtinës përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës;
  • Departamenti për çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore të Prishtinës përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës;
  • Departamenti për Krime të Rënda i cili vepron në secilën Gjykatë Themelore;
  • Departamenti i përgjithshëm operativ në secilën Gjykatë Themelore dhe në secilën degë të Gjykatës Themelore.
  • Departamenti për të Miturit, që vepron në kuadër të Gjykatave Themelore.

Prokuroria

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Vepron për Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeprokurorit të Shtetit, dhe ka juridiksion ekskluziv në shkallë të tretë me kalimin e rasteve me mjete të jashtëzakonshme juridike. Kompetencat e saj territoriale e mbulojnë gjithë territorin e Kosovës.[5]

Prokurori Special

Vepron për Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe trajton rastet e kryerjes së terrorizmit, lehtësimin e kryerjes së terrorizmit, krimet e luftës, përdorimin e mjeteve të ndaluara të metodave të luftës dhe çështje të tjera siç parashihet me ligjin mbi Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Rastet trajtohen nga prokurorët e Republikës së Kosovës dhe prokurorët e EULEX-it.[6]

Prokuroria e Apelit

Vepron për Gjykatën e Apelit dhe trajton në shkallën e dytë të gjitha çështjet penale të ndjekura dhe të vendosura në shkallë të parë nga niveli bazë: të gjitha ankesat për çështje të vendosura nga gjykatat themelore, konfliktet e juridiksionit dhe rastet tjera të parashikuara me ligj. Prokuroria e Apelit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

  1. Departamenti i Krimeve të Përgjithshme
  2. Departamenti i Krimeve të Rënda
  3. Departamenti i Krimeve për të Mitur

Prokuroria e Apelit ka kompetencë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.[7]

Shtatë prokuroritë themelore

Këto ndodhen në 7 komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Prokuroritë themelore veprojnë në secilën gjykatë themelore përkatëse në Kosovë dhe i trajtojnë të gjitha rastet penale në shkallë të parë përmes departamenteve të mëposhtme:

  1. Departamenti i Përgjithshëm i Krimeve
  2. Departamenti për Krime të Rënda
  3. Departamenti për Krimet e të Miturve

[8]

Administrata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Kushtetuta e Kosovës parasheh përgjegjësitë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në bazë të Nenit 110. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është një institucion i pavarur dhe shërben si organ mbikëqyrës i Sistemit Prokurorial në Republikën e Kosovës. Sipas ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, qëllimi i përgjithshëm është, për të siguruar një funksionim të pavarur, profesional dhe të paanshëm të sistemit prokurorial, që pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës si dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. Për të përmbushur këtë qëllim, Këshilli Prokurorial i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin për emërim, trajnimin, vlerësimin, disiplinimin, transferimin, largimin dhe promovimin e prokurorëve dhe për administrimin prokurorive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për më tepër, Këshilli Prokurorial i Kosovës zhvillon politikat në mënyrë efektive për të luftuar krimin, përpilimin e statistikave duke i raportuar Kuvendit për punën e Prokurorisë. Megjithatë, Këshilli nuk ka asnjë kompetencë dhe nuk mund të ndërhyjë në punët konkrete prokuroriale. Kjo është përgjegjësi e vetme e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili e përfaqëson shkallën më të lartë të prokurorisë në Kosovë.

Këshilli Prokurorial I Kosovës Logo

Këshilli Prokurorial i Këshilli Prokurorial i Kosovës në cilësinë e një institucioni të pavarur udhëheq dhe mbikëqyr përmbushjen qëllimeve të reformës. Për më tepër, Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që sistemi i tij i akteve nënligjore dhe rregulloreve të parashikojë çdo aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së tij, në mënyrë që të sigurojë udhëzime korrekte për institucionin dhe punonjësit e tij gjatë kryerjes së përgjegjësive të tyre.

Referencat

  1. ^ Law on Courts, Art. 20
  2. ^ Law on Courts, Art. 18
  3. ^ Law on Courts, Art. 17
  4. ^ Law on Courts, Art. 12
  5. ^ Law on State Prosecutor, Art. 11
  6. ^ Law on State Prosecutor, Art. 17
  7. ^ Law on State Prosecutor, Art. 16
  8. ^ Law on State Prosecutor, Art. 15