Toptanajt: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 2: Rreshti 2:


==Prejardhja==
==Prejardhja==
Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] në radhitjen e hulumtimeve të tij përcjell që kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e [[Çermenika|Çermenikës]]. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688<sup>?</sup>). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që ekziston edhe sot. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha. Fuqinë e mëvonshme të Toptanasve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej Tiranës-Bankës, i cili nuk la pasardhës meshkuj. Ahmet beu qe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, pasardhës i [[Sylejman Pashë Bargjini|Sulejman pashë Bankës]] nga [[Mullet (Petrelë)|Mulleti]].<ref>Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>
Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] në radhitjen e hulumtimeve të tij përcjell që kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e [[Çermenika|Çermenikës]]. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688<sup>?</sup>). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që sot është [[Muzeu Etnografik në Krujë|Muzeu Etnografik]]. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha. Fuqinë e mëvonshme të Toptanve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej [[Bargjinollët|Tiranës-Bankës]], i cili nuk la pasardhës meshkuj. Kësodore u mënjanuan pasardhësit e [[Sylejman Pashë Bargjini|Sulejman pashës]] nga [[Mullet (Petrelë)|Mulleti]], që ishin njëherazi edhe aleatë të [[Bushatllinjtë|Bushatllinjve]] në [[Sanxhaku i Shkodrës|sanxhak]].<ref>Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>


== Legjendat ==
== Legjendat ==

Versioni i datës 5 janar 2018 04:06

Toptanajt ndryshe oxhaku i Toptanve ose bejlerët e Toptanve ishin një familje feudale (oxhak) të njohur në historinë e Perandorisë Osmane si familja e ndikim të madh në zonën e Krujës, Tiranës dhe në viset përreth në kohën e Shqipërisë Osmane dhe shtetit shqiptar (1912-44).

Prejardhja

Sipas Eqrem bej Vlorës në radhitjen e hulumtimeve të tij përcjell që kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e Çermenikës. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688?). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që sot është Muzeu Etnografik. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha. Fuqinë e mëvonshme të Toptanve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej Tiranës-Bankës, i cili nuk la pasardhës meshkuj. Kësodore u mënjanuan pasardhësit e Sulejman pashës nga Mulleti, që ishin njëherazi edhe aleatë të Bushatllinjvesanxhak.[1]

Legjendat

Sipas legjendës përcjellur nga Degrand

Konsulli frëng A. Degrand kishte dëgjuar në Tiranë një legjendë nga goja e Fuad bej Toptanit, tek i cili kishte bujtë kur kaloi në këtë qytet më 1898.

“Më 1478, kur pas rrethimit të gjatë, turqit e pushtuan më në fund Krujën, dy jeniçerë, njëri nga Anadolli tjetri nga Rajca e Domosdovës, ndërsa po kontrollonin pallatin e Topiajve ku kishte banuar edhe Skënderbeu, dëgjuan një zë foshnje në tavanin e njërës dhomë. Kur jeniçerët hipën mbi tavan, panë aty disa gra që qanin rreth një djepi. Ndërsa jeniçeri anadollak filloi të kontrollonte qoshet e servanisë me shpresë se mund të gjente ndonjë thesar të fshehur, jeniçeri shqiptar iu afrua djepit dhe ia rrëmbeu gruas që rrinte mbi foshnjën gjerdanin e artë, që ajo mbante në qafë. Kjo grua ishte, sipas tregimit, motra e Skënderbeut, Mamica, e shoqja e Tanush Muzak Topisë, kurse foshnja, djali i tyre i tretë. Jeniçeri anadollak i inatosur pasi nuk gjeti asgjë në servani, iu vërsul Mamicës, të cilën e vrau aty për aty. Ai deshi ta vriste edhe foshnjën, por jeniçeri shqiptar, duke pas mëshirë për të, ndërhyri, i ndaloi dorën, i dhuroi si shpërblim gjerdanin dhe kështu e shpëtoi foshnjën, të cilin e mori me vete dhe e shpuri në Rajcë, ku e paraqiti si birin e vetë. Biri i Tanush Topisë, u rrit në Rajcë, i kthyer në mysliman me emrin Ali. Kur u rrit u futë në radhët e jeniçerëve dhe pasi u shqua në luftë për trimëri e shkathtësi, fitoi titullin Bej, zuri poste të ndryshme derisa u bë qeveritar i Krujës. Këtu ai mësoi se nuk ishte, siç kishte kujtuar i biri i jeniçerit nga Rajca, por i Mamicës, motrës së Skënderbeut dhe i Tanush Thopisë (?), mbrojtësit heroik të Krujës. Si biri i tyre ai mori mbiemrin Toptan që është sipas autorëve të legjendës një turqizëm i mbiemrit Thopia. Ali beu iu lut disa here sulltanit që t’i kthente atij zotërimet e Thopiajve; meqenëse sulltani nuk ia plotësoi dëshirën, ai shpalli pavarësinë e vet. Tërë shqiptarët e Krujës, miqtë e të atit dhe familja e fuqishme e Dukagjinëve-vazhdon tregimi-u bashkuan me të, sepse urrejtja kundër turqve dhe shpirti për pavarësi ishin shumë të gjallë në popullsinë e këtyre anëve. I shqetësuar nga kjo lëvizje sulltani u detyrua t’ia plotësonte dëshirën, me kusht që të mos hiqte dorë nga feja myslimane. Ai i dërgoi një ferman, me të cilin e njihte si sundimtar duke i dhënë në zotërim Krujën dhe tokat që i kishin pasur gjyshërit në Krujë derisa vdiq.”

Sipas historianit nga Shqipëria, Kristo Frashëri, ky tregim ka një kundërvënie historike. Ja pse, “E motra e Skënderbeut, Mamica ishte martuar me Muzak Thopinë dhe jo me Tanush Topinë. Veç kësaj, i shoqi i Mamicës, Muzak Topia u vra në betejën e Beratit më 26 korrik të vitit 1455, kurse vetë Mamica vdiq më 1461. Si rrjedhim, kur turqit pushtuan Krujën, djali i Mamicës do të ishte jo foshnjë, siç thuhet në legjendë, por mbi 22 vjeç.”

Sipas Murad bej Toptanit

Një tjetër gojëdhënë lidhje është botuar në vitin 1898 në revistën “La Nazione Albanese”, që përgatitej në Puheriu, Kalabri dhe botohej në Kozenca nga arbëreshi Anselmo Lorekjo. Gojëdhënë kjo e dhënë vetë nga Murat bej Toptani, shkruan:

“Kur u pushtua Kruja pas vdekjes së Skënderbeut, shpëton nga masakrat një pasardhës i Topiasve, të cilin e birëson një jeniçer shqiptar nga rrethinat e Ohrit. Kur djali Topias që tashmë ishte bërë mysliman me emrin Ali, bëhet 18 vjeç vret një njeri për të nxjerr gjakun e një shoku dhe detyrohet të arratiset dhe hynë në ushtrinë osmane. Si rezultat i shkathtësisë dhe zgjuarsisë arrin postin e sanxhakbeut të Krujës.”[2]

Burime

  1. ^ Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010
  2. ^ Familja Toptani web faqja