Mehmet bej Konica: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 44: Rreshti 44:
[[Kategoria:Lindje 1878]]
[[Kategoria:Lindje 1878]]
[[Kategoria:Vdekje 1948]]
[[Kategoria:Vdekje 1948]]
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Atdhetarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]]
[[Kategoria:Myslimanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Myslimanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Perandoria Osmane]]

Versioni i datës 6 janar 2018 12:55

Mehmet bej Konica

Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 - Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.

Jeta

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës[1], i pari ndër katër djemtë[2]. Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin "Zosimea" dhe e përfundoi në liceun "Gallatasaraj" të Stambollit. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative "Mylkie" të kryeqytetit perandorak[3].

Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.

Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.

Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike, etj.

Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme, por nuk e pranoi detyrën.

Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.

Jetoi në Itali, derisa vdiq në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar[3].

Burime

  1. ^ Alibali A., Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”, Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.
  2. ^ Kelmendi R., Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit, shqiptarja.com, 19 janar 2014.
  3. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 158. ISBN 978-9943-56-22-5