Bushatllinjtë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 23: Rreshti 23:
[[Skeda:Shaqir_bej_bushati_me_ded_gjo_lulin.jpg|parapamje|right|Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin ]]
[[Skeda:Shaqir_bej_bushati_me_ded_gjo_lulin.jpg|parapamje|right|Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin ]]
== Burime ==
== Burime ==

[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]

[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shqipëria osmane]]
[[Kategoria:Shqipëria osmane]]
[[Kategoria:Familje të mëdha]]
[[Kategoria:Familje shqiptare]]
[[Kategoria:Pashallarë]]
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Dinasti myslimane]]
[[Kategoria:Dinasti myslimane]]
[[Kategoria:Shkodër]]

Versioni i datës 6 janar 2018 15:13

Stema e Mahmut Pashe Bushatlliut

Bushatllinjtë, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, beglerët Bushatllinj qenë një familje feudale e njohur në historinë e Perandorisë Osmane dhe për kontributin e tyre në pavarësinë e Shqipërisë.

Llagëpit

Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak Bushatllinj, dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk Çelebi me togfjalëshin "Bushatllar kasabasi" , pra e quan Bushatin "qyteza e Bushatllijve". Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është Ahmet Xhevdet Pasha më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, që prej kohës së sulltan Mehmet Fatihu II".

Pinjolli i familjes dhe studjuesi Hamdi Bushati konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "Ishkodrali"[1].

Prejardhja

Nga radhitja varianteve, origjinat e lakuara nga historishkruesat janë:

  • Prejardhje nga Gojani i Mirditës, sipas një gojëdhëne.
  • Lidhje me familjen princërore Dukagjini
  • Prejardhje nga një familje e fisme vendase të kohës së Venedikut, e konvertuar në Islam.

Mirdita

Ky variant bëhet i pavlefshëm sipas argumentimit të H. Bushatit, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një situatë kur Reshiti i Mehmed begut (jo Plaku) u strehua në Gojan pas vrasjes së të atit, për 6 vjet tek familja e Gjin Lekës. Gjë që i mbeti nofka Beu i Gojanit duke dhënë shkas për bashkëshoqërimin e një origjine me Gojanin[1].

Dukagjinët

Lidhja me Mirditën bëhet më e hershme duke e çuar mbrapa në kohë mundësinë e prejardhjes nga familja e Dukagjinëve mesjetarë, meqë edhe Mirdita ishte ndër zotërimet e tyre. Përkrahës i kësaj ishte edhe Tefë Curani, i cili ashtu si Dora d'Istria dhe Hekardi pohojnë se "... ky bark rrjedh prej parisë së Dukagjinit që janë përmendë qysh në kohë të Skënderbeut." Për H. Bushatin e tyrja është vetëm këmbëngulje. Sami Frashërin origjina e këtij oxhaku e bënë ndërdyshas mes Cernojeviqve dhe Dukagjinëve[2].

Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët

Beganji-Sumaj

Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin

Burime

  1. ^ a b Bushati H., Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28. ISBN 99927-841-2-1
  2. ^ Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A’alâm, Sami Bej Frashëri, Logos-A, Shkup, 1994