Philippe Coutinho: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
te dhena |
||
Rreshti 44: | Rreshti 44: | ||
}} |
}} |
||
'''Philippe Coutinho Correia''' (<small>Braziliano-Portugalisht</small> [[Gjuha portugeze|[fiˈlipi kowˈtʃĩj̃u]]]; lindur më [[12 qershor]] [[1992]]) është një futbollist brazilian i cili luan në [[ |
'''Philippe Coutinho Correia''' (<small>Braziliano-Portugalisht</small> [[Gjuha portugeze|[fiˈlipi kowˈtʃĩj̃u]]]; lindur më [[12 qershor]] [[1992]]) është një futbollist brazilian i cili luan në [[La_Liga]] me skuadrën e [[FC_Barcelona]] dhe me [[Kombëtarja braziliane e futbollit|kombëtaren braziliane]] si [[Mesfushori|mesfushor sulmues]]. |
||
Stili i lojës dhe aftësia e tij është krahasuar me lojtarin e kombëtares braziliane dhe legjendën [[Ronaldinho]] dhe gjithashtu me sulmuesin e [[FC Barcelona|Barcelonës]] dhe [[Kombëtarja argjentinase e futbollit|Argjentinës]], [[Lionel Messi]].<ref>{{cite news|url=http://www.telegraph.co.uk/sport/football/teams/liverpool/10518080/Tottenham-Hotspur-v-Liverpool-Brazilian-midfielder-Philippe-Coutinho-inspired-by-hero-Ronaldinho.html|title=Tottenham Hotspur v Liverpool: Brazilian midfielder Philippe Coutinho inspired by hero Ronaldinho|date=14 dhjetor 2013|work=Telegraph.co.uk|accessdate=17 prill 2014}}</ref><ref>{{cite news|url=http://liverpoolfc.com/news/latest-news/poch-coutinho-has-ronaldinho-qualities|title=Poch: Coutinho has Ronaldinho qualities|date=15 Mars 2013|work=Liverpoolfc.com|accessdate=17 prill 2014}}</ref><ref>{{cite news|url=http://www.mirror.co.uk/sport/football/news/liverpools-philippe-coutinho-compared-ronaldinho-2916273|title=Liverpool's Philippe Coutinho compared to RONALDINHO by Tottenham star Sandro ahead of Sunday clash|date=11 dhjetor 2013|work=Mirror|accessdate=17 prill 2014}}</ref> |
Stili i lojës dhe aftësia e tij është krahasuar me lojtarin e kombëtares braziliane dhe legjendën [[Ronaldinho]] dhe gjithashtu me sulmuesin e [[FC Barcelona|Barcelonës]] dhe [[Kombëtarja argjentinase e futbollit|Argjentinës]], [[Lionel Messi]].<ref>{{cite news|url=http://www.telegraph.co.uk/sport/football/teams/liverpool/10518080/Tottenham-Hotspur-v-Liverpool-Brazilian-midfielder-Philippe-Coutinho-inspired-by-hero-Ronaldinho.html|title=Tottenham Hotspur v Liverpool: Brazilian midfielder Philippe Coutinho inspired by hero Ronaldinho|date=14 dhjetor 2013|work=Telegraph.co.uk|accessdate=17 prill 2014}}</ref><ref>{{cite news|url=http://liverpoolfc.com/news/latest-news/poch-coutinho-has-ronaldinho-qualities|title=Poch: Coutinho has Ronaldinho qualities|date=15 Mars 2013|work=Liverpoolfc.com|accessdate=17 prill 2014}}</ref><ref>{{cite news|url=http://www.mirror.co.uk/sport/football/news/liverpools-philippe-coutinho-compared-ronaldinho-2916273|title=Liverpool's Philippe Coutinho compared to RONALDINHO by Tottenham star Sandro ahead of Sunday clash|date=11 dhjetor 2013|work=Mirror|accessdate=17 prill 2014}}</ref> |
Versioni i datës 6 janar 2018 21:51
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Philippe Coutinho Correia | ||
Datëlindja | 12 qershor 1992 | ||
Vendlindja | Rio de Janeiro, Brazil | ||
Gjatësia | 1.71 m (5 ft 7 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues / Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Fc Barcelona | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2008 | Vasco da Gama | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Vasco da Gama | 1 | |
2012 | → Espanyol (huazim) | 16 | (5) |
2017- | FC Barcelona | 120 | (26) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009–2010 | Brazil U–17 | 5 | (3) |
2011–2012 | Brazil U–20 | 7 | (3) |
2010– | Brazil | 23 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 janar 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 janar 2017 |
Philippe Coutinho Correia (Braziliano-Portugalisht [fiˈlipi kowˈtʃĩj̃u]; lindur më 12 qershor 1992) është një futbollist brazilian i cili luan në La_Liga me skuadrën e FC_Barcelona dhe me kombëtaren braziliane si mesfushor sulmues.
Stili i lojës dhe aftësia e tij është krahasuar me lojtarin e kombëtares braziliane dhe legjendën Ronaldinho dhe gjithashtu me sulmuesin e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi.[2][3][4]
Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2010 në moshën 18 vjeçare.
Karriera
Vasco da Gama
Coutinho filloi karrierën e tij futbollistike si pjesë e sistemit të të rinjëve të Vasco da Gama dhe u ble nga gjingandët italian të Interit në 2008, në moshën 16 vjeçare, për katër milion €.[5] Ai qëndroi në huazim te Vasco da Gama deri në ditëlindjen e tij të 18, duke u bërë lojtar i skuadrës së parë pavarësisht moshës së tij të re.
Inter
Kalimi i Coutinhos te Inter u bë i mundshëm në korrik 2010, pasi ai mbushi 18 vjeç, trajneri i ri i skuadrës Rafael Benítez dhe presidenti i klubit Massimo Moratti thanë se "Coutinho është e ardhmja e Interit".
Më 27 gusht 2010, ai bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e Interit si zëvëndësues në humbjen 2–0 kundër Atlético Madrid në 2010 Superkupën Europiane. Pasi nuk luajti si titullar për disa kohë, ai u rikthye dhe u bë vendimtar për skuadrën pas fitores 3–2 kundër Bayern Munich në Gjermani pasi ai dhuroi një top shumë bukur për Samuel Eto'o pasi kaloi nga mbrojtja, me Eto'o i cili dhuroi assistin e golit të barazimit 2–2 që u shënua nga Wesley Sneijder; pas kësaj Inter shënoi edhe golin e tretë me anë të Goran Pandev duke u kualifikuar për në çerek–finalet e Ligës së Kampioneve falë rregullit të golave jashtë fushe.[6] Më 8 maj 2011, Coutinho shënoi golin e parë me Interin me goditje dënimi në fitoren 3–1 kundër Fiorentinës në San Siro.
Goli i dytë me Interin erdhi në një ndeshje kundër Cagliarit më 19 nëntor 2011 ku Coutinho mori një top nga Ricky Álvarez, arriti dhe goditi nga 18 metra në mes të dy mbrojtës në krahun e majtë të portës për t'i dhënë Interit avantazhin 2–0; Inter në fund fitoi me rezultatin 2–1. Ai u përpoq që ta forconte vendin e tij në formacionin titullar dhe këtë gjë e bëri duke dhuruar një assist në fitoren 2–0 kundër Fiorentinës.
Gjatë sezonit 2011–12, ai luftoi për një vend titullari në skuadrën e parë të Interit dhe më vonë u huazua te skuadra spanjolle RCD Espanyol.
Huazimi te Espanyol
Më 30 janar 2012, Coutinho u bashkua me skuadrën spanjolle Espanyol deri në fund të sezonit 2011–12.[7] Më 4 shkurt 2012, ai bëri debutimin e tij për Blanquiblaus në barazimin 3–3 kundër Athletic Bilbao. Ai shënoi golin e parë me klubin në minutën e nëntë të fitores 5–1 në shtëpi kundër Rayo Vallecanos më 11 Mars. Ai shënoi golin e dytë të tij në minutën e 21 të të njëjtës ndeshje.[8] Ai vazhdoi formën e tij të mirë pasi shënoi një gol kundër Racing Santander një gol tjetër të bukur me goditje dënimi kundër Málagës. Më 18 maj 2012, Coutinho u rikthye te Inter dhe pas mbërrijtes filloi stërvitjen në Qëndrën Sportive Angelo Moratti. Ai ishte në listën e 20 lojtarëve të thirrur për turin para sezonal në Indonezi.
Rikthimi te Inter
Pas rikthimit, Coutinho udhëtoi me skuadrën për turin para sezonal në Indonezi. Ai luajti në të dyja ndeshjet kundër Indonezia XI dhe kundër Indonezisë që përfunduan me fitoret 3–0 dhe 4–2 respektivisht. Coutinho shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Indonezisë.[9] Ai luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare pas rikthimit në ndeshjen e raundit të tretë kundër Hajduk Split ku Inter fitoi me rezultatin 3–0 dhe Coutinho shënoi golin e tretë të ndeshjes.[10] Më 26 gusht 2012, në ndeshjen e parë në ligë për sezonin 2012–13 kundër debutuesve të Pescarës, Coutinho shënoi golin e tretë të ndeshjes duke ndihmuar skuadrën që të fitonte ndeshjen 3–0.[11] Ai shënoi golin e fundit me fanellën e Interit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Neftchi Baku në fitoren 1–3. Megjithatë, Coutinho nuk luajti rregullisht gjatë sezonit 2012–13 duke luajtur vetëm 10 ndeshje në ligë dhe vetëm 1 si titullar dhe kjo gjë solli largimin e tij nga klubi në merkaton dimërore.
Liverpool
Më 26 janar 2013, Liverpool raportoi se kishte arritur një marrëveshje për 8.5 milion £ me Interin për blerjen e Coutinhos.[12] Southampton gjithashtu kishte shprehur interes për Coutinhon, i cili kishte luajtur nën urdhërat e trajnerit Mauricio Pochettino te Espanyol, por Coutinho tha se ai preferonte kalimin te Liverpool.[13] Më 30 janar 2013, Liverpool konfirmoi transferimin e Coutinhos i cili kishte firmosur një kontratë afatgjate, ai zjodhi fanellën me numrin 10.[14][15]
Sezoni 2012–13
Ai bëri debutimin e tij me të kuqtë më 11 shkurt 2013, duke zëvëndësuar Stewart Downing në minutën e 78 në humbjen 2–0 kundër West Bromwich Albion në Anfield.[16] Më pak se një javë, më 17 shkurt ai shënoi golin e parë me Liverpool në ndeshjen e tij të parë si titullar që përfundoi me fitoren 5–0 kundër Swansea City. Goli erdhi 16 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë dhe shënoi golin pas një assisti të Luis Suárez.[17] Më 2 Mars, ai dhuroi assistat e golave e parë dhe të dytë në fitoren 4–0 kundër Wigan Athletic. Coutinho shënoi golin e dytë me Liverpool në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër Southampton. Më 31 Mars, ai dhuroi assistin e golit të parë të Liverpool në fitoren 2–1 kundër Aston Villa. Më 27 prill, ai u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 6–0 kundër Newcastle United. Coutinho udhëhoqi lojën e Liverpoolit, duke dhuruar 2 assista dhe fitoi goditjen e dënimit që u shënua nga Jordan Henderson për golin e gjashtë të Liverpoolit. Coutinho fitoi çmimin "Lojtari i Muajit" për muajin Mars me Liverpool. Më 12 maj, ai assistoi Daniel Sturridge për golin e tij të dytë dhe të tretë në fitoren 1–3 kundër Fulham në Craven Cottage,[18] ai ndihmoi Sturridge për të shënuar hat-trickun e parë në Premier League. Coutinho shënoi golin e fundit të Liverpool për sezonin 2012–13 kundër Queens Park Rangers në ndeshjen e fundit të Jamie Carragher me klubin; Jordon Ibe filloi një vrapim gjarpërues para se të pasonte topin për brazilianin, i cili e goditi topin nga 30 metra për ta dërguar në rrjetë.[19] Ky gol solli debutimin e Ibes me assist.
Sezoni 2013–14
Më 16 shtator 2013, Coutinho përsoi një dëmtim në ndeshjen kundër Swansea City pas një përplasje me Ashley Williams.[20] Ai u rikuperua për të luajtur si titullar në fitoren 4–0 kundër Fulham në Anfield më 9 nëntor. Më 23 nëntor, Coutinho shënoi golin e parë në derbin Merseyside në minutën e pestë. Coutinho dhuroi assistin e parë të sezonit nga korneri në fitoren shkatërrimtare 5–1 kundër Norwich City në Anfield. Më 26 dhjetor, ai shënoi golin e parë në pjesën e parë kundër Manchester Cityt nga një kënd i ngushtë përpara se City të shënonte dy gola në të njëjtën pjesë për të fituar ndeshjen. Më 30 Mars 2014, Coutinho shënoi golin e tretë në fitoren 4–0 kundër Tottenham Hotspur në Anfield.
Më 13 prill 2014, Coutinho shënoi golin e fitores në fitoren 3–2 kundër Manchester Cityt në 25 vjetorin e përkujtimit të tragjedisë së Hillsborough. Ky rezultat e vendosi Liverpoolin në vendin e parë me 7 pikë para Manchester Cityt në ligë.[21]
Kombëtarja
Ai ishte një lojtar kyç në skuadrën braziliane që fitoi 2009 turnamentin U–17 të Amerikës së Jugut, duke shënuar 3 gola. Coutinho bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 7 tetor 2010, duke luajtur si titullar 1 pjesë ndeshje kundër Iranit.[22]
Stili i lojës
Konsiderohet të jetë një numër tipik 10, Coutinho zotëronë teknikë, dhunti, vizion fantastik për të shënuar gol. Coutinho ka luajtur si mesfushor sulmues (trekuartist) dhe si sulmues i dytë. Ai ka një vizion të mirë për të pasur topin dhe është i aftë në topat e gjatë, gjithashtu ai ka një kontrollim të mirë të topit dhe është një triblues i mirë në rastet 1 kundër 1. Këto aftësi kanë bërë që ai të krahasohet me Lionel Messin dhe Ronaldinhon nga ish trajneri i tij te Espanyol Mauricio Pochettino[23] dhe është vlerësuar shumë nga shokët e tjerë të Liverpoolit.
Statistikat
Redaktuar më 18 prill 2014 [24]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Vasco da Gama | 2009 | 12 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 0 |
2010 | 7 | 1 | 7 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 14 | 2 | |
Total | 19 | 1 | 7 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 2 | |
Internazionale | 2010–11 | 13 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 0 | 20 | 1 |
2011–12 | 5 | 1 | 3 | 0 | 0 | 0 | 3 | 0 | 11 | 1 | |
2012–13 | 10 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 | 2 | 19 | 3 | |
Total | 28 | 3 | 3 | 0 | 0 | 0 | 19 | 2 | 50 | 5 | |
Espanyol (Huazim) | 2011–12 | 16 | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 16 | 5 |
Total | 16 | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 16 | 5 | |
Liverpool | 2012–13 | 13 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 13 | 3 |
2013–14 | 29 | 5 | 3 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 33 | 5 | |
Total | 42 | 8 | 3 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 46 | 8 | |
Karriera në total | 105 | 17 | 13 | 1 | 1 | 0 | 19 | 2 | 138 | 20 |
Trofe
Klube
- Kupa e Italisë (1): 2010–11
- Supercoppa Italiana (1): 2010
Kombëtarja
Personale
- Liverpool Çmimi Lojtari më i ri i Vitit (1): 2012–13
- Liverpool Çmimi Lojtari i Muajit (2): Mars 2013, prill 2013
Referenca
- ^ "10. Philippe Coutinho". Liverpoolfc.com. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tottenham Hotspur v Liverpool: Brazilian midfielder Philippe Coutinho inspired by hero Ronaldinho". Telegraph.co.uk. 14 dhjetor 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Poch: Coutinho has Ronaldinho qualities". Liverpoolfc.com. 15 Mars 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Liverpool's Philippe Coutinho compared to RONALDINHO by Tottenham star Sandro ahead of Sunday clash". Mirror. 11 dhjetor 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coutinho, 4 milioni per il Pato di Moratti". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 23 korrik 2008. Marrë më 20 nëntor 2010.
- ^ "Goran Pandev strikes late as Inter leave Bayern Munich devastated again". The Guardian (në anglisht). 15 Mars 2011. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Coutinho ja és jugador de l'Espanyol". Rcdespanyol.cat (në spanjisht). 30 janar 2012. Marrë më 17 prill 2014.
- ^ "5–1: Master piece". Rcdespanyol.cat. 12 Mars 2012. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Indonesia 2-4 Inter: Goals from Coutinho and Pazzini". inter.it. 25 maj 2012. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hajduk Split 0–3 Internazionale". UEFA.com. 2 gusht 2012. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. 27 gusht 2012. Marrë më 27 gusht 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pearce, James (29 janar 2013). "Philippe Coutinho set for medical as he closes in on move for Liverpool FC". Liverpool Echo. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Ben (26 janar 2013). "Liverpool agree a deal for Inter Milan's Philipe Coutinho". BBC Sport. Marrë më 26 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Reds confirm Coutinho deal". Liverpoolfc.com. 30 janar 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "New boy handed vacant No.10 shirt". Liverpoolfc.com. 30 janar 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Liverpool 0–2 West Brom"". BBC Sport. 11 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Liverpool 5–0 Swansea"". BBC Sport. 17 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fulham 1 Liverpool 3: Sturridge bags first hat-trick as Reds come from behind to win at the Cottage". Daily Mail. 12 maj 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coutinho grabs only goal to send retiring Carragher out on a high". Daily Mail. 19 maj 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Huge blow for Liverpool with Coutinho missing until the end of October with shoulder injury". Daily Mail. 18 shtator 2013. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liverpool 3-2 Man City". BBC. 13 prill 2014. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Iran 0 Brazil 3". Goal.com. 7 tetor 2010. Marrë më 13 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Philippe Coutinho similar to Lionel Messi, says Mauricio Pochettino". BBC. 15 Mars 2013. Marrë më 18 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Brazil - Philippe Coutinho - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 18 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Gabime CS1: Datat
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura
- Lindje 1992
- Futbollistë
- Futbollistë brazilian
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në Club de Regatas Vasco da Gama
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në RCD Espanyol
- Futbollistë në Liverpool F.C.
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Premier League
- Njerëz që jetojnë