Bushatllinjtë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
v U kthye versioni 1827628 i bërë nga Hatake (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 33: Rreshti 33:
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Dinasti myslimane]]
[[Kategoria:Dinasti myslimane]]
[[Kategoria:Shkodra]]
[[Kategoria:Shkodër]]

Versioni i datës 21 janar 2018 04:22

Stema e Mahmut Pashe Bushatlliut

Bushatllinjtë, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, në Shkodër beglerët Bushatlij qenë një familje feudale e njohur në historinë e Perandorisë Osmane dhe për kontributin e tyre në pavarësinë e Shqipërisë.

Llagëpi

Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak Bushatllinj, dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk Çelebi me togfjalëshin "Bushatllar kasabasi" , pra e quan Bushatin "qyteza e Bushatllijve". Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është Ahmet Xhevdet Pasha më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, që prej kohës së sulltan Mehmet Fatihu II".

Pinjolli i familjes dhe studjuesi Hamdi Bushati konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "Ishkodrali", pra "Shkodrani"[1].

Prejardhja

Nga radhitja e varianteve, origjinat e lakuara nga historishkruesit janë:

  • Prej Gojanit të Mirditës.
  • Prej familjes princërore Dukagjini
  • Prejardhje nga një familje e fisme vendase të kohës së Venedikut, e konvertuar në Islam.

Mirdita

Ky variant i mbështetur tek një gojëdhënë, bëhet i pavlefshëm sipas argumentimit të H. Bushatit, i cili shpjegon se bëhet fjalë për një situatë kur Reshiti i Mehmed begut (jo Plaku) u strehua në Gojan pas vrasjes së të atit, për 6 vjet tek familja e Gjin Lekës. Prej kësaj i mbeti nofka Beu i Gojanit, duke dhënë shkas për bashkëshoqërimin e një origjine me Gojanin[1] e përhapur edhe prej Dom Ndoc Nikës.

Dukagjinët

Lidhja me Mirditën bëhet më e hershme duke e çuar mbrapa në kohë mundësinë e prejardhjes nga familja e Dukagjinëve mesjetarë, meqë edhe Mirdita ishte ndër zotërimet e tyre. Përkrahës i këtij varianti ishte edhe Tefë Curani, i cili ashtu si Dora d'Istria dhe Hekardi pohojnë se "... ky bark rrjedh prej parisë së Dukagjinit që janë përmendë qysh në kohë të Skënderbeut." Për H. Bushatin e tyrja është vetëm këmbëngulje. Sami Frashërin origjina e këtij oxhaku e bënë ndërdyshas mes Cernojeviqve dhe Dukagjinëve[2].

Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët

Sumej-Beganji

Shënimet e priftit shqiptar Gjergj Bardhi mbi udhëtimet e veta në viset veriore në maj 1638 shkruajnë:

Megjithëse Shqipëria e Veriut është në Turqinë, në fakt atë e sundonin, sikurse në shek. XV, disa zotër feudalë të fuqishëm. E përmendur ishte asokohe shtëpia e Sumejve ose e Beganëve. Sulltan Murati IV në vitet 1623-1640 ia besoi sanxhakun e Shkodrës Mehmet beut, pjesëtar i oxhakut Sumej-Beganji.

Në referencën popullore në Shkodrën e qëmotit, qytet e krahinë, përdorej shpesh shprehja "si Begajt e Bushatit e Aliajt e Kastratit", me anë të së cilës diktohej hershmëria e fisnikëria e një familjeje. Shprehje kjo me fjalën Begaj që për H. Bushatin ndihmon në vërtetimin e pohimit të priftit Bardhi.

Autorët e tekstit "Historia e Shqipërisë" më 1967 kanë arritur gjithashtu të njëjtin konkluzion kundrejt prejardhjes nga kjo familje[1].

Në Regjistrin e Kadastrës i quajturi Aleks Begani përmendet ka prona në përkatësitë e Shkodrës, mban prona me konçension, krye i fshatit Balldre[3].

Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin

Burime

  1. ^ a b c Bushati H., Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1
  2. ^ Frashëri S., Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A’alâm, Logos-A, Shkup, 1994
  3. ^ Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, përgatitur nga Injac Zamputti, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1977. fq. 23.