Ndryshimi mes inspektimeve të "Jonila Godole"

Jump to navigation Jump to search
10 bytes removed ,  3 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
|}
 
== Studimet ==
Jonila Godole ka studiuar për gjuhë dhe letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë (1993‒1997) dhe më pas për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin "Johann Wolfgang Goethe" në Frankfurt am Main, Gjermani (1999‒2005).
 
Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar më 2014 (Papirus). Dr. Godole është autore e dhjetëra artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të medieve dhe gazetarisë në vendet postkomuniste.
 
== Aktiviteti profesional ==
Jonila Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e mirënjohur sidomos për intervistat me aktorët më të rëndësishëm politikë të kohës. Godole ka punuar si gazetare dhe editore për gazetat "Populli Po" (1993‒1994), "Koha Jonë" (1994‒1997), "ABC" (2005‒2006), si edhe korrespondente nga Gjermania për disa gazeta shqiptare (1997‒2005).
 
Prej vitit 2014, Godole është themeluese dhe drejtore ekzekutive e IDMC - Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë [http://www.idmc.al www.idmc.al], një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në fokus të punës së tij angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot. Përmes angazhimit të saj personal dhe profesional, komenteve në shtyp dhe televizion në lidhje me këtë temë, Godole ia ka dalë ta bëjë institutin që drejton, IDMC, një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarën në Shqipëri dhe të motivojë mësuesit e historisë dhe të rinjtë të interesohen për dëshmitarët okularë të kohës, vendet e kujtesës dhe temat e lëna në harresë.
 
== Aktiviteti letrar dhe artistik ==
Jonila Godole njihet gjithashtu si shkrimtare, përkthyese dhe aktiviste kulturore. Ka botuar romanin "Puthja e Udhëheqësit" (Aleph: 2002), dhjetëra tregime në antologji dhe revista letrare, si edhe dramën "Njeriu i rërës", fituese e konkursit të dramës organizuar nga Ministria e Jashtme Austriake (2010). Drama ka pasur lexime skenike në Burgtheater Vjenë (28.5.2010), Volkstheater Vjenë (1.3.2014) dhe Nürnberg (28.6.2015).
 
Për kontributet e saj letrare dhe artistike, Jonila Godole është anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar prej vitit 2014.
 
== Publikime brenda dhe jashtë vendit në 5 vitet e fundit ==
* "Gazetaria shqiptare në tranzicion. Aktorët, struktura dhe institucionet". Papirus. Tiranë, 2014.
 
=== Botime si bashkëbotuese ===
* Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore. Represioni në periudhën e vetizolimit", Filara, Tiranë, 2017.
 
* Fuga et al, Jonila Godole (editorë), "Media në demokratizim", Papirus, Tiranë, 2014.
 
=== Artikuj (kapituj) studimorë të botuar jashtë vendit ===
* Abit Hoxha, Jonila Godole & Kenneth Andresen, "New Roles for Media in the Western Balkans: A Study of Transitional Journalism". ''Journalism Studies'', Vol. 18, 2017, 614‒628. http://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/1461670X.2016.1268928
 
* Jonila Godole, "Kush quhet gazetar sot në Shqipëri?", ''Thesis'', Nr. 1, Universiteti AAB, Prishtinë, 2013.
 
=== Artikuj (kapituj) studimorë të botuar brenda vendit ===
* Jonila Godole & Sonila Danaj, "Roli i gazetarëve në ridimensionimin e kujtesës kolektive në Shqipëri", ''Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri'', (Godole / Danaj, editore), IDMC, Tiranë, 2015 (fq. 167‒180).
 
* "Kultura e gazetarisë dhe praktikat e menaxhimit editorial në Shqipëri", kapitull në librin ''Media në demokratizim'' (Fuga et al. Godole, editorë), DGK dhe KAS, Papirus, Tiranë, 2014 (fq 11‒35).
 
=== Botime profesionale online ===
* Jonila Godole, Media Situation and Media Outlets in Albania, Balkan Media: Media and democracy in South East Europe, 2017. http://www.kas.de/wf/en/71.13548/
 
* Jonila Godole, "Country Report: Journalists in Albania". ''Worlds of Journalism Study'', 22.12.2016. https://epub.ub.uni-muenchen.de/31745/1/Country_report_Albania.pdf
 
* Jonila Godole, "Albanien: Deutschland als Musterland", studim mbi diktaturën dhe ballafaqimin me të në Shqipëri, botuar në edicionin online të BPB (Bundeszentrale für politische Bildung), 011 Gusht 2016. http://www.bpb.de/geschichte/deutsche-geschichte/stasi/225357/albanien-deutschland-als-musterland
 
* Jonila Godole & Matilda Karçanaj, "Journalism Education in Albania", IDMC, Tirana, 2015. Key findings: https://drive.google.com/file/d/0B8L2HNXvoFmsWlBIQXFWOUFoc2s/view
* "Professional Routine of the Albanian Journalist: A Look at a Day of Work", ISHM, Tiranë, 2013. http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/j-godole-english-follow-up.pdf
 
=== Artikuj në median shqiptare 2015‒2017 ===
* Jonila Godole, Europe Denounces Communism Crimes, But Our Resolution Sleeps in the Drawer. An Appeal!, Panorama Newspaper, 23.8.2017. http://www.panorama.com.al/europa-denon-krimet-e-komunizmit-por-rezoluta-jone-fle/
 
* Jonila Godole, Memory and Its Enemies, Panorama Newspaper, 20.12.2016. http://www.panorama.com.al/kujtesa-dhe-armiqte-e-saj/
 
== Referencat ==
{{Reflist}}
* <nowiki>http://derstandard.at/1281829379905/Jonila-Godole-Ich-habe-ganz-skandaloese-Sachen-geschrieben</nowiki>
* <nowiki>https://www.mqw.at/blog/die-richtigen-autoren-sind-sich-zu-fein-fuer-einen-krimi/</nowiki>
40

edits

Menyja e navigimit