Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Lazër Mjeda"

85 bytes added ,  4 vjet më parë
rregullim i hyrjes me burim
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
(rregullim i sintaksës)
(rregullim i hyrjes me burim)
[[Skeda:1219761093 imzot lazer mjeda.jpg|thumb|Lazër Mjeda]]
'''Lazër Mjeda''' ([[Mjeda|Mjedë]], [[6 Mars|6 mars]] [[1869]] - [[Shkodra|Shkodër]], [[8 Korrik|8 korrik]] [[1935]]) ka qenë klerik katolik, themelues i shoqërisë kulturore "Agimi" dhe mbrojtës i çështjes kombëtare<ref>{{Cite book|title=''Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij''|last=Çefa|first=Kolec|publisher=Enti botues "Gjergj Fishta"|year=2013|isbn=978-9928-161-21-5|location=Tiranë|pages=174-179}}</ref>.
'''Lazër Mjeda''', klerik patriot, poet (si i vëllai, [[Ndre Mjeda]]), themelues i shoqërisë kulturore "Agimi", nëpërmjet së cilës punoi për gjuhën shqipe dhe për hapjen e shkollave të para shqipe, duke ndihmuar ndërkohë edhe për botimin e teksteve mësimore, lindi me 6 mars të vitit 1869, e vdiq më 8 korrik të vitit 1935<ref name="dlm">[http://storico.radiovaticana.org/alb/storico/2010-07/406518_imzot_lazer_mjedja_ne_pervjetorin_e_vdekjes.html Imzot Lazer Mjedja, në përvjetorin e vdekjes]</ref>.
 
== Biografia ==
Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.
Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës.
Imzot Lazer Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqněs botuese Jeronyme<ref name="dlm">[http://storico.radiovaticana.org/alb/storico/2010-07/406518_imzot_lazer_mjedja_ne_pervjetorin_e_vdekjes.html Imzot Lazer Mjedja, në përvjetorin e vdekjes]</ref>.
Në Shkup hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Át [[Pal Dodaj]] do shkruajnë në ditarin e vet:
 
244

edits