Avni Rustemi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
avash, ti po e zhben gjithe artikullin
Fapaf (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1845449 i bërë nga Udha (diskutimet) kontrolloje se sa jetegjate ka qene ajo pjese ne artikull derisa u ndryshua se selektivisht nga ti zhberesi u ndryshua. Familje qehajai ishte, nese qehajai eshte i rendesishem kjo vetekuptohet nga hierarkia feudale osmane
Etiketa: Undo
Rreshti 2: Rreshti 2:


== Jeta ==
== Jeta ==
Lindi [[22 shtator]] 1895 në qytetin e Libohovës, një familjerëndësishme këtij qyteti<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet fillore i merr në vendlindje dhe ato mesme në [[Janina|Janinë]]. Në moshën 15-16 vjeçare ndjek liceun në [[Stambolli|Stamboll]], e më pas më 1912 vazhdon studimet per pedagogji në [[Gjeneva|Gjenevë]].
Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovës, i biri i një qehajai[[Asllan Pashallinjtë|Arsllan-Pashalinjve]], oxhakut të Libohovës<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në [[Janina|Janinë]] për studime. Në moshën 15-16 vjeçare ndjek liceun në [[Stambolli|Stamboll]], e më pas më 1912 vazhdon studimet per pedagogji në [[Gjeneva|Gjenevë]].


Në kohën e princ [[Princ Vidi|Vidit]], luftoi kundër mësymjeve të andartëve grekë e në jug të vendit. Më 1915 u kthye në Janinë ku vazhdoi studimet në Institutin e Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 filloi të japë mësim në shkollat e [[Tepelena|Tepelenës]] dhe të [[Vlora|Vlorës]].
Në kohën e princ [[Princ Vidi|Vidit]], luftoi kundër mësymjeve të andartëve grekë e në jug të vendit. Më 1915 u kthye në Janinë ku vazhdoi studimet në Institutin e Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 filloi të japë mësim në shkollat e [[Tepelena|Tepelenës]] dhe të [[Vlora|Vlorës]].

Versioni i datës 3 mars 2018 23:54

Avni Rustemi

Avni Rustemi (Libohovë, 22 shtator 1895 - Tiranë, 22 prill 1924) ishte mësues, publicist, atentator dhe deputet shqiptar. Ka qenë themelues dhe drejtues i shoqërisë "Bashkimi" dhe anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet në dhjetorin e 1923.

Jeta

Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovës, i biri i një qehajai të Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës[1]. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime. Në moshën 15-16 vjeçare ndjek liceun në Stamboll, e më pas më 1912 vazhdon studimet per pedagogji në Gjenevë.

Në kohën e princ Vidit, luftoi kundër mësymjeve të andartëve grekë e në jug të vendit. Më 1915 u kthye në Janinë ku vazhdoi studimet në Institutin e Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 filloi të japë mësim në shkollat e Tepelenës dhe të Vlorës.

Në janar të 1919 shkoi në Kalabri, ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones[2] ku formoi edhe shoqërinë "Lidhja e rinisë shqiptare"[3]. Në mbarim dha provimet dhe më 1920 shkoi në Romë ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bëri shpesh vajtje-ardhje nga ItaliaShqipëri, ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj[4].

Vrasja e Esad pashë Toptanit

Më 31 maj kishte shkuar në Paris me qëllimin për t'iu afruar Esad pashë Toptanit, zuri një dhomë në në hotelin "Prince Albert". Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes Montmartre, në hotelin "Toulerie" ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane.

13 qershor 1920 i bëri atentat Esad Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. Castiglione. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personelët e hotelit e çarmatosën, u mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.

Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartmonedha franceze e italiane - për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati ishte i shtyrë nga Aqif pashë Biçakçiu - djali i tezes dhe rivali politik i Esad Pashës - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e Këshillit të Naltë[5].

Rikthimi në Atdhe

Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri[5], u kthye në Itali për të mbaruar kursin pedagogjik në Romë[6]. Kur u kthye u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu" me 25 shoqëri dhe 15 katundari.

Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Tromara sekretar, Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Pejani inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria Ypi urdhëroi mbylljen e kësaj federate.

Në këto kushte Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet[7].

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i Zogut dhe duke pasë bërë aleancë me Bajram Currin, kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës (Kukësit sot). Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxorri fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit[8].

Veprimi i shoqërisë "Bashkimi" dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924. Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani, etj[7]. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane.

Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq, po shkonte për të takuar në shtëpi min. e Arsimit, Fahri Rashit Gjilanin. Kur personat arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi "Avni Rrustemi", Pazari i Ri) në çastin që Rrustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadrinë, qëllohet me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas u çua në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rrustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemoragjia[5].

Varrimi

Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonitë e varrimit u bënë në Tiranë dhe në Vlorë: filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza ka bartur trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin "Beograd", i cili ka nisur rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit[5].

Trashëgimia politike

Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me grupin komunist që shkoi në Bashkimin Sovjetik[7].

Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një Komitet revolucionar i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit[9].

Eqrem bej Vlora e përshkruajti tek vëllimi memuaristik "Kujtimet" si "një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës."[1]

Mban titullin "Hero i Popullit".

Shih edhe

Burime

  1. ^ a b Vlora E., Kujtime: 1885-1925, Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7
  2. ^ Ikonomi I., Esat pashë Toptani, Tiranë: UET press, 2016. ISBN 978-9928-190-91-8
  3. ^ Vejsiu, Ylli (2009). "Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë - Vëllimi 3 i Fjalorit enciklopedik shqiptar". Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Marrë më 3 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Kastriot Dervishi (2010). Plumba politikës. "55". fq. 18–73. ISBN 978-99943-56-43-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,Tiranë: "55", 2010. fq. 47-73. ISBN 978-99943-56-43-0
  6. ^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, përgatitur nga Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 124. ISBN 978-99956-87-81-6
  7. ^ a b c Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4
  8. ^ Dervishi K., Plumba Politikës... fq. 94.
  9. ^ Këlcyra A., Shkrime..., fq. 111.