Aqif Pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
Përcjellim te Aqif pashë Elbasani
Etiketa: Ridrejtim i ri
Udha (diskuto | kontribute)
Ky eshte artikulli origjinal
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Kutia Politikan
#RIDREJTO [[Aqif pashë Elbasani]]
| Emri = Aqif Pashë Elbasani (Biçakçiu)
| Figura = Aqif Elb.JPG
| Madhësia e Figurës = 250px
| Detyra = [[Kryetarët e Shqipërisë|Kryeregjent i Këshillit të Lartë]]
| Fillimi i afatit = 30 Janar 1920
| Mbarimi i afatit = 22 Dhjetor 1921
| Paraardhësi = [[Sulejman Pashë Delvina]]
| Pasardhësi = [[Idhomene Kosturi]]
| Detyra2 = [[Lista e Ministrave të Punëve të Brendshme të Shqipërisë|Ministër i Brendshëm i Shqipërisë]]
| Fillimi i afatit2 = 28 mars 1914
| Mbarimi i afatit2 = 3 Shtator 1914
| Paraardhësi2 = [[Fejzi bej Alizoti|Fejzi Alizoti]]
| Pasardhësi2 = [[Shahin Dino]]
| Detyra3 = Ministër i Luftës i Shqipërisë<ref>[http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2913 edsh.org - Largimi i vertete i Princ Vidit, Luan Rama]</ref>
| Fillimi i afatit3 = 28 mars 1914
| Mbarimi i afatit3 = 3 Shtator 1914
| Paraardhësi3 = ?
| Pasardhësi3 = ?
| Detyra4 = Kryetar i Qeverisë së Përkohshme (me mbështetjen e Austrisë) <ref>[http://www.archive.org/stream/timeshistoryofwa12londuoft/timeshistoryofwa12londuoft_djvu.txt "The Times history of the war" London: The Times]</ref>
| Fillimi i afatit4 = Shkurt 1916
| Mbarimi i afatit4 = ?
| Paraardhësi4 = ?
| Pasardhësi4 = ?
| Detyra5 = Deputet (në qeverinë e Nolit)<ref>[http://www.yllpress.com/6703/aqif-pashe-bicakciu-patrioti-qe-ngriti-i-pari-flamurin-e-pavaresise.html Aqif Pashë Biçakçiu, patrioti që ngriti i pari Flamurin e Pavarësisë]</ref>
| Fillimi i afatit5 = Dhjetor 1923
| Mbarimi i afatit5 = ?
| Datëlindja = 1860
| Vendlindja = [[Elbasani|Elbasan]], [[Perandoria Osmane]]
| Datëvdekja = 20 Shkurt 1926 (në moshën 66 vjeçare)
| Vendvdekja = [[Elbasani|Elbasan]], [[Shqipëria|Shqipëri]]
| Kombësia = Shqiptar
| Feja = Bektashian
| Profesioni = Pasha, Ushtarak, Politikan
| Partia =
}}
'''Aqif Pashë Elbasani''', ose siç njihet me mbiemrin tjetër '''Biçakçiu'''; ka qenë Ministër i Brendshëm nga 28. 3. 1914 deri më 3. 9. 1914.

Veprimtarinë politike Aqif pashë Elbasani e pati filluar qysh në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, d.m.th. përpara 28 Nëntorit 1912. Atëhere ai ishte njëri ndër aktivistët e lëvizjes kombëtare kundërosmane që zhvillohej në Elbasan<ref>S. Dedej, Biçaku Aqif 1861-1926, në: Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, f.94</ref>, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të pavarur shqiptar, në jerarkinë e kësaj administrate. Në fillim, në vitin 1913 Aqif pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe), zuri vendin e prefektit të Elbasanit. Me ushtrimin e kësaj detyre u përpoq të forconte pozitat e qeverisë së parë kombëtare, duke e shndërruar Elbasanin si mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore, me qendër në fillim në Vlorë e drejtuar nga Ismail Qemali, mandej në Durrës.

Në kohën e regjimit të Vilhelm Vidit, që pasoi për gjashtë muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit, Aqif pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi për 3-4 muaj, nga maji deri në fillim të shtatorit 1914. Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, me princ V. Vidin.

Largimi nga vendlindja ndodhi më 3 shtator të 1914-ës kur kishte kaluar plot një muaj nga fillimi i përleshjes botërore, nisja e së cilës njihet 4 gushti i vitit 1914. Në braktisjen e vendit nga Aqif pashë Elbasani ndikoi për të keq shpërthimi i Luftës I Botërore. Fuqitë e huaja evropiane, qoftë ato ndërluftuese si Austro-Hungaria apo të tjerat që shpallën përkohësisht qëndrimin “asnjanës” ndaj luftës, si Italia, nuk ishin më të interesuar për ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe, rrjedhimisht, hoqën dorë nga mbështetja e tij për stabilizim.
Megjithëse ishte tejet negativ për shoqërinë, nuk qe faktori i jashtëm ai që përcaktoi vendimin e Aqif pashë Elbasanit për të lënë vendin e tij. Ishte lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”, dhe ishte sidomos zgjerimi i kësaj lëvizjeje, që e detyruan Aqif pashë Elbasanin të largohej nga Shqipëria së bashku me shumë kolegë dhe shumë patriotë të të tjerë rilindës.
Aqif pashë Elbasani kishte zëvendësuar në maj 1914 [[Esad pashë Toptani|Esat pashë Toptanin]], i cili me fillimin e kryengritje antividiste u akuzua si mbështetës, nën rrogoz, i kryengritësve, veprimet e të cilëve nisën më 17 maj. Megjithë përpjekjet si ministër i punëve të brendshme Aqif pashë Biçaku me forcat e tij dhe mbështetësit e kryetarit të shtetit, nuk arritën të mposhtnin kundërshtarët. Pas 4 muajsh, në shtator 914, shqiptarët antividistë zotëronin të gjithë Shqipërinë e Mesme duke filluar nga kryeqyteti, nga Durrësi.

Aqif pashë Elbasani nuk qëndroi gjatë në emigracion, në Bari të Italisë, ku u vendos në fillim. Ai u kthye në vend pas gati gjashtë muajsh, në fillim të vitit 1915. Ai nuk qëndroi dot në Bari, por nuk shkoi dot as në Elbasan ku ligjin vazhdonin ta bënin forcat kryengritëse. Ai u vendos në Shkodër dhe jo rastësisht. Qyteti më verior i vendit ishte shndërruar asokohe në një qendër të rëndësishme ku kishin gjetur strehim figura atdhetarësh të spikatur nga mbarë vendi, që nga jugu e në veri, madje që nga Çamëria e deri në Kosovë.
Në fund të dhjetorit 1914, Italia kreu agresionin e saj të parë kundër shtetit shqiptar. Forcat e armatosura italiane u vendosën atëherë në pozitën gjeostrategjike të Vlorës. Largimi në këtë kohë i Aqif pashë Elbasanit nga Italia a mos lidhet me këtë akt agresiv të fqinjit tonë të përtej detit? Në këtë rast kemi të bëjmë me një hamendësi. Këtë dyshim nuk e shmang dot as një njoftim i shtypit të kohës ku pohohet se: “Qeverija italiane shumë herë e kishte ngarë Aqif pashën dhe s’e kishte lënë që të rijë në Bari, po shqiptari i urtë kishte gjetur anën që të mos ndahet nga bregu i Adriatikut”<ref>Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.</ref>.

Sidoqoftë prania në vendin e tij i jepte mundësi pashait elbasanas të ndiqte më nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe të ndikonte në ecurinë e tyre me mendimet që mund të jepte.
Ç’është e vërteta për veprimtarinë atdhetare të Aqif pashës në qytetin e Rozafës nuk kemi ndeshur në shumë të dhëna. Veprimtaria e tij në Shkodër, ashtu si atë të shumë figurave të tjera, e mbulon më shumë heshtja, në kuptimin se ajo nuk ka gjetur pasqyrimin e nevojshëm në dokumentet dhe materialet e tjera të kohës. Megjithatë është vërtetuar tanimë se Aqif pasha ishte njëri nga patriotët që formuan në Shkodër në vitet 1914-1915, një komitet të fshehtë, i cili i vuri vetes për detyrë të bashkërendiste veprimet për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Komiteti veproi gjatë konfliktit botëror, por më shumë u aktivizua në mbarim të këtij konflikti, kur koha shtroi nevojën e mbrojtjes së vendit nga planet ekspansioniste të fituesve të luftës.
Përveç Aqif pashës në këtë komitet bënin pjesë figura të njohura të politikës shqiptare, si Hoxhë Kadri Prishtina, [[Sotir Peçi|Sotir Peci]], Eshref Frashëri, Ali Shefqet Shkupi etj.<ref>Histori e Shqipërisë, vëllimi i tretë. (1912-1944), Tiranë, 1984, f.161.</ref>

Në Shkodër veprimtaria politike e Aqif pashës vazhdoi për disa muaj, deri në korrik 1915. Këtë radhë ishin forcat e fqinjit të Veriut, të Malit të Zi, që e ndërprenë dhunshëm këtë aktivitet, kur ato shtinë në dorë Shkodrën, në mbarim të muajit qershor 1915. Me pushtimin e Shkodrës nga forcat e armatosura të Malit të Zi Aqif pashë Biçaku u bë njëri nga viktimat e këtij pushtimi.

Largimi i detyruar i Aqif pashës nga vendlindja është një tregues i peshës politike që gëzonte kjo figurë në mjedisin shqiptar. Megjithatë, falë zhvillimeve në frontet e Luftës së Parë Botërore, internimi i Aqif pashë Elbasanit në Mal të Zi nuk vazhdoi veçse për disa muaj. Ai i shpëtoi izolimit në fillim të vitit 1916 në rrethanat e krijuara nga zhvillimi i luftimeve. Në janar 1916 komanda e forcave të armatosura të [[Mali i Zi|Malit të Zi]], në luftime me forcat e Perandorisë Austro-Hungareze u detyruan të nënshkruanin aktin e armëpushimit e të kapitullonte. Paskëtaj në territorin e Malit të Zi u vendosën trupat e Perandorisë Dualiste. Në kushte të tilla shpëtoi nga internimi Aqif pashë Elbasani bashkë me [[Luigj Gurakuqi]]n, me Sotir Pecin etj.

Duket që ishin këto rrethana që e nxitën Aqif pashën dhe bashkë me të Luigj Gurakuqin, [[Bajram Curri]]n etj t’u drejtoheshin shqiptarëve me një thirrje publike, e cila i ftonte këta të mos u bënin qëndresë forcave austriake që po hynin në kufijtë politikë të shtetit shqiptar, se këta po vinin si “mbrojtës dhe çlirimtarë”<ref>Dokumente historike për t’i shërbye historisë sonë kombëtare, Elbasan, 1924, f.18-20.</ref> Përzënia jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar e forcave serbe dhe vendosja këtu e njësive të armatosura të Perandorisë Dualiste e nxitën Aqif pashë Elbasanin të merrte nismën për ngritjen e pushtetit shtetëror me administratorë vendës, shqiptarë. Këtë nismë të Aqif pashës duket se e nxiti edhe mendimi se kjo detyrë i takonte atij, si ministër i punëve të brendshme i qeverisë së fundit të kohës së Princ Vidit. Këtë nismë e paraqiti madje sikur e kishte marrë me autorizimin e Princ Vidit. Kështu i shkruante Aqif pasha në fillim të marsit 1916 përfaqësuesit të ministrisë së punëve të jashtme të Vjenës në Shqipëri, August Kralit<ref>Të dhëna më të gjera për këto pohime gjenden në: M. Cami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, Tiranë, 1987, f. 256-257.</ref>. Legjitimimi i këtij pushteti u mendua të bëhej bile nga një kongres ndërkombëtar, për përgatitjen e të cilit u ngrit një komision i posaçëm i përbërë nga patriotë elbasanas si Ahmet Haxhi Sinani, Sava Papajani, Shefqet Daiu, Simon Shuteriqi, Ymer Stringa etj. Ndërkaq Aqif pasha emëroi disa nëpunës të lartë si prefektë, nënprefektë e kryetarë komunash, që mbulonin prefekturat e Durrësit, të Elbasanit dhe të Beratit, ku ishin vendosur forcat e armatosura të Vjenës.[[Skeda:Bicaku Bastuni.jpeg|parapamje|250px|Bastuni dhe Thika e Aqif Pashë Elbasanit, marrë nga Muzeu Historik Kombëtar.]]
Edhe veprimet për thirrjen e kongresit nisën në të njëjtën kohë me atë për ngritjen e administratës shqiptare, pra në muajt shkurt-mars 1916. Në kongres u parashikua të mernin pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, pavarësisht nëse këto ishin nën administrimin e njësive ushtarake austro-hungare, bullgare, italiane apo greke. Në kongres u ftuan të merrnin pjesë gjithashtu të deleguar nga kolonitë shqiptare të Bullgarisë, të Rumanisë si dhe nga grupet shqiptare që ndodheshin atëherë në Zvicër. Këtë veprimtari politike Aqif Pasha dhe bashkëpunëtorët e tij e nisën pa marrë më parë miratimin e autoriteteve austro-hungareze, por të bindur, mesa duket, se ky miratim nuk do t’u mungonte. Mirëpo rrethanat e disa viteve më parë, kishin ndryshuar dhe bashkë me të kishte ndryshuar edhe qëndrimi i Vjenës ndaj të ardhmes së Shqipërisë. Diplomacia vjeneze nuk ishte më e interesuar për përtëritjen e shtetit të pavarur dhe sovran shqiptar, sikundër mendohej nga patriotët elbasanas kur nisën veprimtarinë e tyre, dhe nga të tjerë.
Të nisur nga këto synime autoritetet austro-hungareze e penguan veprimtarinë e mëtejshme të administratës shqiptare të drejtuar nga Aqif pashë Biçaku duke ndaluar edhe mbledhjen e vetë kongresit. U gjetën edhe pretekstet. Në vendet ku ishin shtrirë forcat austro-hungareze ishin të ndaluara mbledhjet me karakter politik, shkruhej në urdhërin e ndalimit të kongresit, ku theksohej se zhvillimi i mbledhjeve të tilla nuk lejoheshin në kohë lufte as në vetë territorin e Perandorisë. Po ashtu sipas udhëzimeve të Vjenës çdo administrator apo funksionar vendës (shqiptar) emërimin e tij duhet ta marrë “vetëm e vetëm prej administratës sonë ushtarake dhe jo nga një anë tjetër”, nënvizohej ndër të tjera, në këto udhëzime<ref>M. Cami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, Tiranë, 1987, f. 261-262</ref>. I vënë përpara këtyre pengesave të pakapërcyeshme për të dhe për kohën, Aqif pashë Elbasani u detyrua të hiqte dorë nga veprimtaria politike për ngritjen e administratës vendore të drejtuar nga shqiptarë si dhe nga mbajtja e kongresit në Elbasan. Për këtë dorëheqje ai njoftoi në fund të prillit 1916 prefekturat dhe nënprefekturat që ishin ngritur ndërkohë. “Nga shkaku i veprimeve ushtarake, të qeverisunit e Shqipënisë do të bahet përkohësisht prej ushtrisë së mbretnisë së madhe të Austro-Hungarisë dhe qysh prej kësaj minute po largohem nga detyra”, i njoftonte Aqif pashë Elbasani vartësit të tij<ref>Dokumente historike për t’i shërbye historisë sonë kombëtare, Elbasan, 1924, f.188-189.</ref>.

Pikërisht në qershor 1916 revista “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”, ia kushtonte plot një faqe të saj portretit të Aqif pashë Elbasanit, të shoqëruar me një mbishkrim, në të cilin midis të tjerave pohohet se “Me gëzim të madh po botojmë sot fytyrën e atdhetarit të çkëlqyer Aqif pashë Elbasanasit, i cili atdhetarismën e provoi me vepra dyke vënë...ndë rrezik kaqe herë dhe jetën e tij. Këtë burrë besnik tërë populli shqiptar e adhuron edhe pret nga ay edhe shumë shërbime të tjera. Sot ndodhet, për shërbim të atdheut, ndë Elbasan”, përfundonte mbishkrimi<ref>Revista Biblioteka Zëri i Shqipërisë, nr.8, f.19</ref>. Në foto Aqif pasha na paraqitet në moshë mesatare, i veshur me kostum modern; në qafën e tij duket qartë kravata ala papijon. Vetëm në kokë festen nuk e kishte zëvendësuar ende me kapelen “republike”.

Heqja dorë prej Aqif pashë Elbasanit nga veprimtaria për ngritjen e administratës shqiptare u pasua nga një heshtje e gjatë që vazhdoi për mëse dy vjet. Me këtë qëndrim, Aqif pasha u bashkua me shumë politikanë të tjerë shqiptarë, që kishin menduar të hynin në veprime në situata më të qarta politikisht, kur mbarimi i Luftës Botërore do të përcaktonte grupimin fitues të luftës dhe, rrjedhimisht, do t’i bashkonte shqiptarët në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e të drejtave kombëtare nga dhunuesit e tyre.

Heshtjen e tij prej mëse dy vitesh e ndërpreu pikërisht mbarimi i luftës dhe shtrimi së afërmi i të ardhmes së Shqipërisë dhe i çështjes kombëtare në tavolinat e Konferencës së Paqes.
Këtë radhë Aqif pasha shfaqi botërisht pikëpamjet e tij për rrugët që duheshin ndjekur për mbrojtjen e vendit nga pretendime e Fuqive ë Antantës, të cilat, si fituese të luftës do të përpiqeshin të vinin në jetë planet e tyre ekspansioniste, të njohura tanimë botërisht qysh mëse një vit më parë. Në nëntor 1917 ishte botuar Traktati i fshehtë i Londrës i 26 prillit 1915, i nënshkruar midis tri fuqive të Antantës dhe Italisë, traktat i cili e ndante territorin e shtetit shqiptar midis tre vendeve fqinj, midis dy shteteve ballkanike dhe Italisë, që të tre fitues të luftës botërore. Në këtë rast Aqif pasha shprehur mendimin për “armën” që duhej të përdornin shqiptarët në luftën diplomatike për mbrojtjen e çështjes së tyre kombëtare. Si bazë për këtë mbrojtje duhej të shërbente vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913 për Shqipërinë, vendim i cili “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, theksonte ai me forcë në një letër drejtuar më 20 dhjetor 1918 nga Elbasani kryetarit të Kongresit të Durrësit, Mehmet Konicës. Dhe po aty shtonte se duheshin kërkuar gjithashtu “me u ndreq gabimet dhe padrejtësitë që u banë atëherë në caktimin e kufijve” dhe që këta kufij duhet “të çohen në qoket e natyrshme të tyne”<ref>Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumente, vëll I, Tiranë, 1975, dok. 33, f. 66-67.</ref>. Kongresi do të hapej më 25 dhjetor në Durrës, si ish-kryeqyteti i vendit gjatë viteve 1913-1914.
Vlerësimi prej Aqif pashës i rëndësisë që kishte për Shqipërinë Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913 dhe se ky vendim “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, dëshmojnë për mprehtësinë e tij në kapjen e akteve ndërkombëtare me vlera të veçanta në rrafshin diplomatik për mbrojtjen e vendit të tij nga pretendimet e shteteve fqinje. Pohimi i mosprishjes së këtij vendimi nënkuptonte mospjesëmarrjen e shtetit shqiptar, si organizëm shtetëror, në kasaphanën botërore që sapo kishte mbaruar.
Këtë qëndrim “asnjanës” të Shqipërisë në konfliktin botëror do ta theksonte mandej delegacioni qeveritar shqiptar në memorandumin e tij dorëzuar Konferenës së Paqes më 12 shkurt 1919. “Asnjanësinë e saj (e Shqipërisë) që Fuqitë e Mëdha ia kishin garantue, ia prishën ushtritë luftare e...Shqipnia ka pa gjithë tmerrimet e pushtimit”, pohohej në këtë dokument të delegacionit zyrtar që doli nga Kongresi i Durrësit i 25 dhjetorit 1918<ref>Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble e parë, Romë, 1919, f.7-8</ref>.
Sipas letrës së 20 dhjetorit Aqif pasha dëshironte të merrte pjesë në këtë kongres, porse “kohët e liga dhe rrugët e këqia” e kishin penguar atë të vinte në Durrës. Ka mundësi që ky pohim të jetë i vërtetë, porse nuk përjashtohet edhe dëshira e pashës për t’iu shmangur debatit politik që mund të hapej në Durrës (në vijim të debatit të zhvilluar kohët e fundit nga grupe politikanësh shqiptarë) për problemin madhor që koha kishte shtruar për zgjidhje.
Nga përmbajtja e letrës rezulton se Aqif pashë Elbasani nuk pajtohej me pikëpamjet e disa politikanëve shqiptarë për të cilët për të shpëtuar vendin nga e keqja më e madhe i duheshin bërë disa lëshime Italisë, deri në vendosjen e shtetit shqiptar përkohësisht nën “mbrojtjen” e kësaj fuqie të madhe fqinje. Me këto pikëpamje kishin dalë botërisht në shtyp (në muajt tetor-nëntor 1918), Turhan pashë Përmeti (kryeministër në kohën e qeverimit të V. Vidit), Mufit bej Libohova, Visar Dodani, Syreja bej Vlora, dhe vetë Mehmet Konica etj.<ref>Po aty..., vëll. I, dok. 20, 40, 48, dhe shënimin 5, f. 83; M. Cami, Lufta çlirimtare e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë, 1969, f. 37-50</ref>
Aqif pashë Elbasani nuk u pajtua me këto pikëpamje dhe reagoi. Kundërshtimin e tij e shfaqi pikërisht në letrën e 20 dhjetorit në të cilën pohonte: “Mbretnia italiane duhet të dojë Shqipninë me formën e vendueme prej Konferencës së Londrës, se ndryshe u çel rrugën kërkimeve të anmiqve të Shqipnisë<ref>Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumente, vëll I, Tiranë, 1975, dok. 33, f. 66-67</ref>, të cilët kërkime janë edhe kundër interesit të saj”
Me “anmiq të Shqipnisë” këtu nënkuptohen dy vendet ballkanike fqinj, [[Greqia]] dhe [[Serbia]].

Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”<ref>Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1</ref>. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memorialistike. S. Vllamasi e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokë fortë dhe inatçi deri në fund”<ref>19 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995, f. 136-137</ref>. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të<ref>Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962</ref>.

Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit<ref>H. Kotherja, vepra e përmendur, f. 122</ref>.

== Burimet ==
<references />

== Lidhje ==
* [[Familja Biçakçiu]]

{{Ministra të Shqipërisë|
|Ministria=i Punëve të Brendëshme
|
|Vitardhja= [[28 Mars|28 mars]] [[1914]]
|Vitikja=[[3 Shtator|3 shtator]] [[1914]]
|
}}

[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1860]]
[[Kategoria:Vdekje 1926]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Pashallarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Elbasani]]

Versioni i datës 4 mars 2018 00:20

Stampa:Kutia Politikan Aqif Pashë Elbasani, ose siç njihet me mbiemrin tjetër Biçakçiu; ka qenë Ministër i Brendshëm nga 28. 3. 1914 deri më 3. 9. 1914.

Veprimtarinë politike Aqif pashë Elbasani e pati filluar qysh në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, d.m.th. përpara 28 Nëntorit 1912. Atëhere ai ishte njëri ndër aktivistët e lëvizjes kombëtare kundërosmane që zhvillohej në Elbasan[1], ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të pavarur shqiptar, në jerarkinë e kësaj administrate. Në fillim, në vitin 1913 Aqif pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe), zuri vendin e prefektit të Elbasanit. Me ushtrimin e kësaj detyre u përpoq të forconte pozitat e qeverisë së parë kombëtare, duke e shndërruar Elbasanin si mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore, me qendër në fillim në Vlorë e drejtuar nga Ismail Qemali, mandej në Durrës.

Në kohën e regjimit të Vilhelm Vidit, që pasoi për gjashtë muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit, Aqif pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi për 3-4 muaj, nga maji deri në fillim të shtatorit 1914. Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, me princ V. Vidin.

Largimi nga vendlindja ndodhi më 3 shtator të 1914-ës kur kishte kaluar plot një muaj nga fillimi i përleshjes botërore, nisja e së cilës njihet 4 gushti i vitit 1914. Në braktisjen e vendit nga Aqif pashë Elbasani ndikoi për të keq shpërthimi i Luftës I Botërore. Fuqitë e huaja evropiane, qoftë ato ndërluftuese si Austro-Hungaria apo të tjerat që shpallën përkohësisht qëndrimin “asnjanës” ndaj luftës, si Italia, nuk ishin më të interesuar për ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe, rrjedhimisht, hoqën dorë nga mbështetja e tij për stabilizim. Megjithëse ishte tejet negativ për shoqërinë, nuk qe faktori i jashtëm ai që përcaktoi vendimin e Aqif pashë Elbasanit për të lënë vendin e tij. Ishte lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”, dhe ishte sidomos zgjerimi i kësaj lëvizjeje, që e detyruan Aqif pashë Elbasanin të largohej nga Shqipëria së bashku me shumë kolegë dhe shumë patriotë të të tjerë rilindës. Aqif pashë Elbasani kishte zëvendësuar në maj 1914 Esat pashë Toptanin, i cili me fillimin e kryengritje antividiste u akuzua si mbështetës, nën rrogoz, i kryengritësve, veprimet e të cilëve nisën më 17 maj. Megjithë përpjekjet si ministër i punëve të brendshme Aqif pashë Biçaku me forcat e tij dhe mbështetësit e kryetarit të shtetit, nuk arritën të mposhtnin kundërshtarët. Pas 4 muajsh, në shtator 914, shqiptarët antividistë zotëronin të gjithë Shqipërinë e Mesme duke filluar nga kryeqyteti, nga Durrësi.

Aqif pashë Elbasani nuk qëndroi gjatë në emigracion, në Bari të Italisë, ku u vendos në fillim. Ai u kthye në vend pas gati gjashtë muajsh, në fillim të vitit 1915. Ai nuk qëndroi dot në Bari, por nuk shkoi dot as në Elbasan ku ligjin vazhdonin ta bënin forcat kryengritëse. Ai u vendos në Shkodër dhe jo rastësisht. Qyteti më verior i vendit ishte shndërruar asokohe në një qendër të rëndësishme ku kishin gjetur strehim figura atdhetarësh të spikatur nga mbarë vendi, që nga jugu e në veri, madje që nga Çamëria e deri në Kosovë. Në fund të dhjetorit 1914, Italia kreu agresionin e saj të parë kundër shtetit shqiptar. Forcat e armatosura italiane u vendosën atëherë në pozitën gjeostrategjike të Vlorës. Largimi në këtë kohë i Aqif pashë Elbasanit nga Italia a mos lidhet me këtë akt agresiv të fqinjit tonë të përtej detit? Në këtë rast kemi të bëjmë me një hamendësi. Këtë dyshim nuk e shmang dot as një njoftim i shtypit të kohës ku pohohet se: “Qeverija italiane shumë herë e kishte ngarë Aqif pashën dhe s’e kishte lënë që të rijë në Bari, po shqiptari i urtë kishte gjetur anën që të mos ndahet nga bregu i Adriatikut”[2].

Sidoqoftë prania në vendin e tij i jepte mundësi pashait elbasanas të ndiqte më nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe të ndikonte në ecurinë e tyre me mendimet që mund të jepte. Ç’është e vërteta për veprimtarinë atdhetare të Aqif pashës në qytetin e Rozafës nuk kemi ndeshur në shumë të dhëna. Veprimtaria e tij në Shkodër, ashtu si atë të shumë figurave të tjera, e mbulon më shumë heshtja, në kuptimin se ajo nuk ka gjetur pasqyrimin e nevojshëm në dokumentet dhe materialet e tjera të kohës. Megjithatë është vërtetuar tanimë se Aqif pasha ishte njëri nga patriotët që formuan në Shkodër në vitet 1914-1915, një komitet të fshehtë, i cili i vuri vetes për detyrë të bashkërendiste veprimet për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Komiteti veproi gjatë konfliktit botëror, por më shumë u aktivizua në mbarim të këtij konflikti, kur koha shtroi nevojën e mbrojtjes së vendit nga planet ekspansioniste të fituesve të luftës. Përveç Aqif pashës në këtë komitet bënin pjesë figura të njohura të politikës shqiptare, si Hoxhë Kadri Prishtina, Sotir Peci, Eshref Frashëri, Ali Shefqet Shkupi etj.[3]

Në Shkodër veprimtaria politike e Aqif pashës vazhdoi për disa muaj, deri në korrik 1915. Këtë radhë ishin forcat e fqinjit të Veriut, të Malit të Zi, që e ndërprenë dhunshëm këtë aktivitet, kur ato shtinë në dorë Shkodrën, në mbarim të muajit qershor 1915. Me pushtimin e Shkodrës nga forcat e armatosura të Malit të Zi Aqif pashë Biçaku u bë njëri nga viktimat e këtij pushtimi.

Largimi i detyruar i Aqif pashës nga vendlindja është një tregues i peshës politike që gëzonte kjo figurë në mjedisin shqiptar. Megjithatë, falë zhvillimeve në frontet e Luftës së Parë Botërore, internimi i Aqif pashë Elbasanit në Mal të Zi nuk vazhdoi veçse për disa muaj. Ai i shpëtoi izolimit në fillim të vitit 1916 në rrethanat e krijuara nga zhvillimi i luftimeve. Në janar 1916 komanda e forcave të armatosura të Malit të Zi, në luftime me forcat e Perandorisë Austro-Hungareze u detyruan të nënshkruanin aktin e armëpushimit e të kapitullonte. Paskëtaj në territorin e Malit të Zi u vendosën trupat e Perandorisë Dualiste. Në kushte të tilla shpëtoi nga internimi Aqif pashë Elbasani bashkë me Luigj Gurakuqin, me Sotir Pecin etj.

Duket që ishin këto rrethana që e nxitën Aqif pashën dhe bashkë me të Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj t’u drejtoheshin shqiptarëve me një thirrje publike, e cila i ftonte këta të mos u bënin qëndresë forcave austriake që po hynin në kufijtë politikë të shtetit shqiptar, se këta po vinin si “mbrojtës dhe çlirimtarë”[4] Përzënia jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar e forcave serbe dhe vendosja këtu e njësive të armatosura të Perandorisë Dualiste e nxitën Aqif pashë Elbasanin të merrte nismën për ngritjen e pushtetit shtetëror me administratorë vendës, shqiptarë. Këtë nismë të Aqif pashës duket se e nxiti edhe mendimi se kjo detyrë i takonte atij, si ministër i punëve të brendshme i qeverisë së fundit të kohës së Princ Vidit. Këtë nismë e paraqiti madje sikur e kishte marrë me autorizimin e Princ Vidit. Kështu i shkruante Aqif pasha në fillim të marsit 1916 përfaqësuesit të ministrisë së punëve të jashtme të Vjenës në Shqipëri, August Kralit[5]. Legjitimimi i këtij pushteti u mendua të bëhej bile nga një kongres ndërkombëtar, për përgatitjen e të cilit u ngrit një komision i posaçëm i përbërë nga patriotë elbasanas si Ahmet Haxhi Sinani, Sava Papajani, Shefqet Daiu, Simon Shuteriqi, Ymer Stringa etj. Ndërkaq Aqif pasha emëroi disa nëpunës të lartë si prefektë, nënprefektë e kryetarë komunash, që mbulonin prefekturat e Durrësit, të Elbasanit dhe të Beratit, ku ishin vendosur forcat e armatosura të Vjenës.

Bastuni dhe Thika e Aqif Pashë Elbasanit, marrë nga Muzeu Historik Kombëtar.

Edhe veprimet për thirrjen e kongresit nisën në të njëjtën kohë me atë për ngritjen e administratës shqiptare, pra në muajt shkurt-mars 1916. Në kongres u parashikua të mernin pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, pavarësisht nëse këto ishin nën administrimin e njësive ushtarake austro-hungare, bullgare, italiane apo greke. Në kongres u ftuan të merrnin pjesë gjithashtu të deleguar nga kolonitë shqiptare të Bullgarisë, të Rumanisë si dhe nga grupet shqiptare që ndodheshin atëherë në Zvicër. Këtë veprimtari politike Aqif Pasha dhe bashkëpunëtorët e tij e nisën pa marrë më parë miratimin e autoriteteve austro-hungareze, por të bindur, mesa duket, se ky miratim nuk do t’u mungonte. Mirëpo rrethanat e disa viteve më parë, kishin ndryshuar dhe bashkë me të kishte ndryshuar edhe qëndrimi i Vjenës ndaj të ardhmes së Shqipërisë. Diplomacia vjeneze nuk ishte më e interesuar për përtëritjen e shtetit të pavarur dhe sovran shqiptar, sikundër mendohej nga patriotët elbasanas kur nisën veprimtarinë e tyre, dhe nga të tjerë. Të nisur nga këto synime autoritetet austro-hungareze e penguan veprimtarinë e mëtejshme të administratës shqiptare të drejtuar nga Aqif pashë Biçaku duke ndaluar edhe mbledhjen e vetë kongresit. U gjetën edhe pretekstet. Në vendet ku ishin shtrirë forcat austro-hungareze ishin të ndaluara mbledhjet me karakter politik, shkruhej në urdhërin e ndalimit të kongresit, ku theksohej se zhvillimi i mbledhjeve të tilla nuk lejoheshin në kohë lufte as në vetë territorin e Perandorisë. Po ashtu sipas udhëzimeve të Vjenës çdo administrator apo funksionar vendës (shqiptar) emërimin e tij duhet ta marrë “vetëm e vetëm prej administratës sonë ushtarake dhe jo nga një anë tjetër”, nënvizohej ndër të tjera, në këto udhëzime[6]. I vënë përpara këtyre pengesave të pakapërcyeshme për të dhe për kohën, Aqif pashë Elbasani u detyrua të hiqte dorë nga veprimtaria politike për ngritjen e administratës vendore të drejtuar nga shqiptarë si dhe nga mbajtja e kongresit në Elbasan. Për këtë dorëheqje ai njoftoi në fund të prillit 1916 prefekturat dhe nënprefekturat që ishin ngritur ndërkohë. “Nga shkaku i veprimeve ushtarake, të qeverisunit e Shqipënisë do të bahet përkohësisht prej ushtrisë së mbretnisë së madhe të Austro-Hungarisë dhe qysh prej kësaj minute po largohem nga detyra”, i njoftonte Aqif pashë Elbasani vartësit të tij[7].

Pikërisht në qershor 1916 revista “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”, ia kushtonte plot një faqe të saj portretit të Aqif pashë Elbasanit, të shoqëruar me një mbishkrim, në të cilin midis të tjerave pohohet se “Me gëzim të madh po botojmë sot fytyrën e atdhetarit të çkëlqyer Aqif pashë Elbasanasit, i cili atdhetarismën e provoi me vepra dyke vënë...ndë rrezik kaqe herë dhe jetën e tij. Këtë burrë besnik tërë populli shqiptar e adhuron edhe pret nga ay edhe shumë shërbime të tjera. Sot ndodhet, për shërbim të atdheut, ndë Elbasan”, përfundonte mbishkrimi[8]. Në foto Aqif pasha na paraqitet në moshë mesatare, i veshur me kostum modern; në qafën e tij duket qartë kravata ala papijon. Vetëm në kokë festen nuk e kishte zëvendësuar ende me kapelen “republike”.

Heqja dorë prej Aqif pashë Elbasanit nga veprimtaria për ngritjen e administratës shqiptare u pasua nga një heshtje e gjatë që vazhdoi për mëse dy vjet. Me këtë qëndrim, Aqif pasha u bashkua me shumë politikanë të tjerë shqiptarë, që kishin menduar të hynin në veprime në situata më të qarta politikisht, kur mbarimi i Luftës Botërore do të përcaktonte grupimin fitues të luftës dhe, rrjedhimisht, do t’i bashkonte shqiptarët në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e të drejtave kombëtare nga dhunuesit e tyre.

Heshtjen e tij prej mëse dy vitesh e ndërpreu pikërisht mbarimi i luftës dhe shtrimi së afërmi i të ardhmes së Shqipërisë dhe i çështjes kombëtare në tavolinat e Konferencës së Paqes. Këtë radhë Aqif pasha shfaqi botërisht pikëpamjet e tij për rrugët që duheshin ndjekur për mbrojtjen e vendit nga pretendime e Fuqive ë Antantës, të cilat, si fituese të luftës do të përpiqeshin të vinin në jetë planet e tyre ekspansioniste, të njohura tanimë botërisht qysh mëse një vit më parë. Në nëntor 1917 ishte botuar Traktati i fshehtë i Londrës i 26 prillit 1915, i nënshkruar midis tri fuqive të Antantës dhe Italisë, traktat i cili e ndante territorin e shtetit shqiptar midis tre vendeve fqinj, midis dy shteteve ballkanike dhe Italisë, që të tre fitues të luftës botërore. Në këtë rast Aqif pasha shprehur mendimin për “armën” që duhej të përdornin shqiptarët në luftën diplomatike për mbrojtjen e çështjes së tyre kombëtare. Si bazë për këtë mbrojtje duhej të shërbente vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913 për Shqipërinë, vendim i cili “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, theksonte ai me forcë në një letër drejtuar më 20 dhjetor 1918 nga Elbasani kryetarit të Kongresit të Durrësit, Mehmet Konicës. Dhe po aty shtonte se duheshin kërkuar gjithashtu “me u ndreq gabimet dhe padrejtësitë që u banë atëherë në caktimin e kufijve” dhe që këta kufij duhet “të çohen në qoket e natyrshme të tyne”[9]. Kongresi do të hapej më 25 dhjetor në Durrës, si ish-kryeqyteti i vendit gjatë viteve 1913-1914. Vlerësimi prej Aqif pashës i rëndësisë që kishte për Shqipërinë Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913 dhe se ky vendim “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, dëshmojnë për mprehtësinë e tij në kapjen e akteve ndërkombëtare me vlera të veçanta në rrafshin diplomatik për mbrojtjen e vendit të tij nga pretendimet e shteteve fqinje. Pohimi i mosprishjes së këtij vendimi nënkuptonte mospjesëmarrjen e shtetit shqiptar, si organizëm shtetëror, në kasaphanën botërore që sapo kishte mbaruar. Këtë qëndrim “asnjanës” të Shqipërisë në konfliktin botëror do ta theksonte mandej delegacioni qeveritar shqiptar në memorandumin e tij dorëzuar Konferenës së Paqes më 12 shkurt 1919. “Asnjanësinë e saj (e Shqipërisë) që Fuqitë e Mëdha ia kishin garantue, ia prishën ushtritë luftare e...Shqipnia ka pa gjithë tmerrimet e pushtimit”, pohohej në këtë dokument të delegacionit zyrtar që doli nga Kongresi i Durrësit i 25 dhjetorit 1918[10]. Sipas letrës së 20 dhjetorit Aqif pasha dëshironte të merrte pjesë në këtë kongres, porse “kohët e liga dhe rrugët e këqia” e kishin penguar atë të vinte në Durrës. Ka mundësi që ky pohim të jetë i vërtetë, porse nuk përjashtohet edhe dëshira e pashës për t’iu shmangur debatit politik që mund të hapej në Durrës (në vijim të debatit të zhvilluar kohët e fundit nga grupe politikanësh shqiptarë) për problemin madhor që koha kishte shtruar për zgjidhje. Nga përmbajtja e letrës rezulton se Aqif pashë Elbasani nuk pajtohej me pikëpamjet e disa politikanëve shqiptarë për të cilët për të shpëtuar vendin nga e keqja më e madhe i duheshin bërë disa lëshime Italisë, deri në vendosjen e shtetit shqiptar përkohësisht nën “mbrojtjen” e kësaj fuqie të madhe fqinje. Me këto pikëpamje kishin dalë botërisht në shtyp (në muajt tetor-nëntor 1918), Turhan pashë Përmeti (kryeministër në kohën e qeverimit të V. Vidit), Mufit bej Libohova, Visar Dodani, Syreja bej Vlora, dhe vetë Mehmet Konica etj.[11] Aqif pashë Elbasani nuk u pajtua me këto pikëpamje dhe reagoi. Kundërshtimin e tij e shfaqi pikërisht në letrën e 20 dhjetorit në të cilën pohonte: “Mbretnia italiane duhet të dojë Shqipninë me formën e vendueme prej Konferencës së Londrës, se ndryshe u çel rrugën kërkimeve të anmiqve të Shqipnisë[12], të cilët kërkime janë edhe kundër interesit të saj” Me “anmiq të Shqipnisë” këtu nënkuptohen dy vendet ballkanike fqinj, Greqia dhe Serbia.

Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”[13]. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memorialistike. S. Vllamasi e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokë fortë dhe inatçi deri në fund”[14]. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të[15].

Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit[16].

Burimet

  1. ^ S. Dedej, Biçaku Aqif 1861-1926, në: Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, f.94
  2. ^ Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.
  3. ^ Histori e Shqipërisë, vëllimi i tretë. (1912-1944), Tiranë, 1984, f.161.
  4. ^ Dokumente historike për t’i shërbye historisë sonë kombëtare, Elbasan, 1924, f.18-20.
  5. ^ Të dhëna më të gjera për këto pohime gjenden në: M. Cami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, Tiranë, 1987, f. 256-257.
  6. ^ M. Cami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, Tiranë, 1987, f. 261-262
  7. ^ Dokumente historike për t’i shërbye historisë sonë kombëtare, Elbasan, 1924, f.188-189.
  8. ^ Revista Biblioteka Zëri i Shqipërisë, nr.8, f.19
  9. ^ Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumente, vëll I, Tiranë, 1975, dok. 33, f. 66-67.
  10. ^ Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble e parë, Romë, 1919, f.7-8
  11. ^ Po aty..., vëll. I, dok. 20, 40, 48, dhe shënimin 5, f. 83; M. Cami, Lufta çlirimtare e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë, 1969, f. 37-50
  12. ^ Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumente, vëll I, Tiranë, 1975, dok. 33, f. 66-67
  13. ^ Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1
  14. ^ 19 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995, f. 136-137
  15. ^ Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962
  16. ^ H. Kotherja, vepra e përmendur, f. 122

Lidhje