Lista e të dënuarve të gjyqit special 1945: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 111: Rreshti 111:
| [[Sokrat Dodbiba]]|| Nga Elbasani. Nip i Lef Nosit. Minister i Financave ne 1943. Studime ne Austri per Ekonomi.
| [[Sokrat Dodbiba]]|| Nga Elbasani. Nip i Lef Nosit. Minister i Financave ne 1943. Studime ne Austri per Ekonomi.
|-
|-
| [[Sulejman Vuçiterni]]|| Nga Kosova. Ushtarak Studime te larta ne Torino dhe Viene. Komandant i çetës së Komitëve në Lëvizjen e fuqishme të Vërbofcit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Kosovës në vitin 1920, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve të Shqipërisë së bashku me kolosët dhe krerët e Komitës shqiptare Bajram Curri, Hasan Prishtina.
| [[Sylejman Vuçitërna|Sulejman Vuçiterni]]|| Nga Kosova. Ushtarak Studime te larta ne Torino dhe Viene. Komandant i çetës së Komitëve në Lëvizjen e fuqishme të Vërbofcit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Kosovës në vitin 1920, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve të Shqipërisë së bashku me kolosët dhe krerët e Komitës shqiptare Bajram Curri, Hasan Prishtina.
|-
|-
| [[Tahsim Bishqemi]]|| Nga Elbasani. Anëtar i shoqërisë patriotike studentore "Drita dhe Dituria".
| [[Tahsim Bishqemi]]|| Nga Elbasani. Anëtar i shoqërisë patriotike studentore "Drita dhe Dituria".

Versioni i datës 13 mars 2018 18:42

Të dënuar me pushkatim (17 vetë)
Emri Biografi e shkurtër[1]
Aqif Përmeti Bashkëpunetor i Nolit. Ka studiuar në Stamboll në Akademinë Ushtarake.
Bahri Omari Drejtues i Ballit Kombëtar. Ministër i Jashtëm gjatë pushtimit nazist. Kunati i Diktatorit Hoxha, të cilin e ka ndihmuar financiarisht të shkollohej në Francë.
Beqir Valteri Nga Burgajeti i Matit. Deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Ka studiuar në Itali për Jurisprudencë.
Daut Çarçani Lindur në Gjirokastër. Ka studiuar në Akademinë Ushtarake në Napoli.
Dik Cami Lindur ne Diber. Ka studiuar në Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë, i vetmi ushtarak shqiptar që del me gradën e Togerit nga kjo Akademi. Para pushkatimit nuk ka pranuar t'i lidhen sytë dhe të kthehet mbrapshtë dhe deklaron : "Mbrapshtë nuk kthehem se jam ushtarak e vdes si shqiptar se gjithë jetën ja kam dedikuar Shqipërisë dhe organizimit të ushtrisë shqiptare, Rroftë Shqipëria Etnike."
Fejzi Alizoti Ka studiuar për administratë, financë dhe diplomaci, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, pjesëmarrës ne Shpalljen e Pavarësisë.
Gustav Mirdash Ushtarak në kohën e Monarkisë.
Hilmi Leka Lindur ne Pogradec. Ka studiuar në Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë.
Ismail Golemi Pjesëmarrës në Ushtrinë Kombëtare të Qeverisë së Vlorës, pjesëmarrës në Revolucionin e qershorit 1924. Bashkëpunëtor i Mithat Frashërit.
Javer Hurshiti Krushk i Ismail Qemalit. Deputet i Gjirokastrës më 1925. Prefekt i Gjirokastrës dhe Shkodrës.
Kol Tromara Sekretar i shoqërisë "Besa Besë" më 1915. Sekretar i përgjithshëm i shoqërisë "Vatra" e më pas kryetar i saj. Delegat i shqiptarëve të Amerikës në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes të mbajtur në Paris me 1917, delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës, bashkëpunëtor i Nolit.
Kostandin Kote Ka kryer studimet e larta për shkencat politike e ekonomike në Romë. Bashkë me Luigj Gurakuqin merr pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë me 1912. Anëtar i shoqërisë "Bashkimi" të Avni Rrustemit. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe sekretar në Parlamentin e Nolit me 1924.
Reshit Merlika Nga Kruja. Studimet e larta i ka kryer për tregti, jashtë shtetit. Postulati i tij ishte "Nuk ka frymëmarrje të Shqipërisë pa Kosovën. "
Shyqyri Borshi Nga Saranda. Ka studiuar në Akademinë Ushtarake të Torinos.
Tasim Bishqemi Anëtar i shoqërisë patriotike studentore "Drita dhe Dituria". Postulati i tij është " Pa Kosovën nuk ka Shqipëri të lirë e pa Shqipëri nuk ka Kosovë të lirë ".
Terenc Toçi Arbëresh nga Kalabria. Kryen studimet e larta për shkenca politike dhe ekonomike në Universitetin e Romës. Pjesëmarrës në lëvizjen kombëtare dhe demokratike në Shqipëri, ish-Ministër i Ekonomisë.
Zef Kadarja Lindur në Shkodër, i diplomuar në Akademitë ushtarake në Itali, shef i Zyrës Sekrete - shërbimi sekret shqiptar i kohës së Zogut.
Të dënuar me burgim (44 vetë)
Emri Biografi e shkurtër
Abdurrahman Telqiu ?
Abedin Xhiku ?
Akile Tasi Politikan, gazetar, Ish Ministër i Kulturës Popullore në vitet 40, drejtor i gazetës "Dielli".
Anton Kosmaçi Prefekt i Korcës.
Bajram Pustina Ushtarak në kohën e Mbretërise, ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe gjatë kësaj periudhe ka shpëtuar 36 komunistë nga dënimi kapital.
Bilal Nivica Komandant i Xhandarmërisë gjatë periudhës së Mbretërisë. Adjutant i Ismail Qemalit në Vlorë.
Dedë Jakova Patriot. Ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920.
Emin Tori ?
Et’hem Cara Ish Ministër i Financave. Kreu studime në Vienë, ku arriti titullin "Doktor i Shkencave Ekonomike".
Fiqri Llagami Gazetar. Redaktor i gazetës "Shqipnia".
Gjergj Bubani Publicist dhe letrar i njohur i kohës, botoi “Dodona”, “Zëri shqiptar”, “Kuvendi kombëtar”.
Ibrahim Biçakçiu Kryeministër, djali i Aqif Biçakut, bashkepuntorit më të ngushtë të Ismail Qemalit.
Is’han Libohova Studioi për Drejtësi e Shkenca Politike në Sorbonë e Romë. Ka drejtuar gazetën "Tirana".
Ismet Kryeziu ?
Jakov Milaj Ish-ministër i Bujqësisë në qeverinë e Maliq bej Bushatit. Ësht♪7 marrë me publicistikë në organe të ndryshme të kohës.
Koço Tasi Studioi për Jurisprudencë në Romë. Ish ministër i Drejtesisë pas revolucionit të qershorit.
Kostaq Kotta Disa herë Kryeministër. Sekretar i Kryesisë së Kongresit të Lushnjes.
Lazër Radi Diplomuar për Drejtësi. Letrar.
Luigj Filaj Kompozitor, përkthyes. Ka kontribuar në kompozimin e "Himnit te Flamurit".
Mahmut Golemi Prefekt i Durrësit, i Beratit, i Peshkopisë, i Korçës etj, komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë në Tiranë.
Manush Peshkëpia Publicist, poet dhe antikomunist.
Mihal Sherko Nga Korca. Ka qenë drejtor i Zyrës së Shtypit gjatë Mbretërise. Doktoraturë në Histori dhe Filologji në Universitetin e Odesas.
Mihal Zallari Nga Përmeti. Publicist. Ka studiuar në Turqi dhe në Grac të Austrise për Shkenca Politike. Kryetar i Parlamentit në 1943. I apasionuar pas skulpturës, pikturës dhe poezisë.
Ndoc Naraçi Inxhinier. Minister i Edukimit. Drejtor i Pergjithshem i Radios gjate Mbreterise.
Nedin Kokona Nga Elbasani. Jurist.
Qemal Vrioni Nga Berati. Minister ne 1943.
Refat Begolli Ekonomist.
Refat Tartari Nga Durresi. Studiet e larta ne Stamboll per Administrate.
Rrok Gera Nga Shkodra. Ka studiuar ne Viene per Ekonomi. Minister Ekonomie gjate Mbreterise.
Rrok Kolaj Jurist. Ministër i Drejtësisë në qeveritë Mitrovica e Biçakçiu (1943-1944)
Sami Koka Ushtarak i larte gjate Mbreterise. Studime ne Institutin e Luftes ne Torino. Prefekt ne Prizren dhe Diber-Strugë.
Samim Visoka Minister i Ekonomise dhe i Kultures gjate 1943.
Shuk Gurakuqi Atdhetar. Deputet ne Legjislatura te ndryshme.
Sokrat Dodbiba Nga Elbasani. Nip i Lef Nosit. Minister i Financave ne 1943. Studime ne Austri per Ekonomi.
Sulejman Vuçiterni Nga Kosova. Ushtarak Studime te larta ne Torino dhe Viene. Komandant i çetës së Komitëve në Lëvizjen e fuqishme të Vërbofcit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Kosovës në vitin 1920, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve të Shqipërisë së bashku me kolosët dhe krerët e Komitës shqiptare Bajram Curri, Hasan Prishtina.
Tahsim Bishqemi Nga Elbasani. Anëtar i shoqërisë patriotike studentore "Drita dhe Dituria".
Tefik Mborja Fanolist. Kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare. Prefekt në Korcë gjatë pushtimit Italian.
Vangjel Goxhomani Ka studiuar në Rumani. Politikan.
Xhavit Leskoviku Politika. Ka mbajtur referimin e parë në hapjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes.
Xhevat Kortsha Ka studuar në Janinë dhe Vienë për Shkenca Politike. I apasionuar pas Historisë kombëtare. I dënuar katër herë me vdekje, nga turqit, nga grekët, nga austriakët dhe së fundi nga gjyqi komunist.
Zef Benusi Ministër i Arsimit në 1943.
Zef Shiroka Ekonomist. Ministër I arsimit në 1943.
Zenel Prodani Nga Kolonja. Ka studiuar në Stamboll për Administratë. Prefekt në Vlorë dhe në Shkodër.
Zija Bejleri Studime ne France për Shkenca Politike e më pas në Romë, ku merr titullin Doktor. Poste të ndryshme në administratë.

Referencat

  1. ^ "DOSJA E DIKTATURËS " Dr. Pjetër Pepa, viti 1995