Misto Treska: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
keshtu eshte e duhura, nuk eshte wikipedia vendderdhje furçash familjare dhe per te paudhet qe nuk dine si kopsitet nje biografi
Rreshti 22: Rreshti 22:
Përkthimi i kryeveprës së Hygoit [[Të mjerët|“Të mjerët”]] pa dritën në shqip rreth një shekull pasi [[Sami Frashëri]] e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Misto Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. ''“Më mirë të mos botohej, se sa të shkonte te lexuesi i sakatuar”'' - këmbëngulte ai. Për këtë arsye, kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris, bashkë me përkushtimin e tij '''“''Të përkthesh Hygoin do të thotë të përkthesh Francën”'''''.<ref name="fq 93" />
Përkthimi i kryeveprës së Hygoit [[Të mjerët|“Të mjerët”]] pa dritën në shqip rreth një shekull pasi [[Sami Frashëri]] e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Misto Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. ''“Më mirë të mos botohej, se sa të shkonte te lexuesi i sakatuar”'' - këmbëngulte ai. Për këtë arsye, kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris, bashkë me përkushtimin e tij '''“''Të përkthesh Hygoin do të thotë të përkthesh Francën”'''''.<ref name="fq 93" />


Tituj përkthimeve Misto Treskës janë:<ref name="Misto Treska3">[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=all&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Treska,+Misto&LIMIT=50 Kërkim me emrin "Misto Treska" në skedarët online të] [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]].</ref><small>{{div col|3}}
=== Tituj të përkthimeve ===
Disa nga përkthimet e Misto Treskës janë:<ref name="Misto Treska3">[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=all&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Treska,+Misto&LIMIT=50 Kërkim me emrin "Misto Treska" në skedarët online të] [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]].</ref>
<small>{{div col|3}}
* [[Victor Hugo]], Të Mjerët dhe Viti ‘93
* [[Victor Hugo]], Të Mjerët dhe Viti ‘93
* Guy de Maupassant, Bel Ami
* Guy de Maupassant, Bel Ami
Rreshti 58: Rreshti 56:
* Nathanaili, Valbona (2014), ''Ambasadorët tanë: Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë'', Tiranë: UET press, ISBN 978-9928-190-06-2.
* Nathanaili, Valbona (2014), ''Ambasadorët tanë: Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë'', Tiranë: UET press, ISBN 978-9928-190-06-2.
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Përkthyes shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1914]]
[[Kategoria:Vdekje 1993]]
[[Kategoria:Njerëz nga Korça]]
[[Kategoria:Njerëz nga Korça]]
[[Kategoria:Përkthyes shqiptarë]]
[[Kategoria:Komunistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Komunistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]]
[[Kategoria:Ambasadorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Ambasadorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Partizanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Partizanë shqiptarë]]

Versioni i datës 25 mars 2018 03:55

Misto Treska

Misto Treska (19 Prill 191423 Qershor 1993) ka qenë publicist, përkthyes, partizan dhe diplomat shqiptar. Në 1945 ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin[1], ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për dy anëtarët e Regjencës dhe një ish-kryeministri (Maliq Bushati, Lef Nosi, at Anton Harapi).[2][3]

Biografia

U lind në TreskëKorçës, më 19 Prill të vitit 1914. Ai ndoqi studimet në Liceun Francez të Korçës së bashku me Pandi Geçon, Vedat Kokonën e Mahir Domin.

Botoi rregullisht shkrime dhe përkthime në revistat letrare të kohës me karakter politiko-shoqëror “Rilindja” dhe “Bota e Re”, nën pseudonimin Mitre S. Toska,[4] përkrah penave të njohura të asaj kohe, si Sterjo Spasse, Migjeni, Petro Marko, Nonda Bulka etj.[5] Gjithashtu, Treska vuri në skenë pjesët teatrale “Fshatari Zotni” të Ludvig Holberg, “Armiku i Popullit" të Ibsenit dhe pjesë të Molierit, Rasinit e Viktor Eftimiut, duke qenë njëkohësisht edhe aktor.[6] Në vitet e mëvonshme punoi për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ku kontribuoi në seksionin mbi periudhën 1920-1930.

Vitet e Luftës

Treska mori pjesë në organizimet e para antifashiste të qytetit të Korçës. Në prill të 1939-s u arrestua për rezistencë ndaj pushtuesve italianë dhe u transferua në burgun e Durrësit, në Zvërnec të Vlorës, në Krujë dhe që aty në Mesina të Italisë për dy vjet. Pas lirimit nga burgu, ai u radhit në Brigadën XX duke u bërë komisar i saj dhe autor i këngës së brigadës. Më 1944 mori pjesë në Kongresin e Beratit.

Paslufta

Pas lufte, me gradën major, u ngarkua si prokuror në gjyqin e dy anëtarëve të Regjencës dhe një ish-kryeministri. Qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Më 1946 ishte një prej delegatëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris. Më tej qe Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974). Më 1978 u caktua ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Vendet e Ulëta me rezidencë në Paris, shërbim të cilin e kreu gjer më 1981.

Ndërroi jetë në Tiranë natën mes 22 dhe 23 Qershorit 1993, në shtëpinë e tij.

Vepra

Përktheu vepra të Hygoit, Mopasanit, Stendalit, Didëroit, Aragonit, Elyuarit, Rolanit etj. Duke qenë edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, ai dorëzoi për botim novelat e Gorkit, “Malva” dhe “Lindja e një Njeriu”, që u pritën ngrohtësisht nga lexuesit. Krahas frëngjishtes dhe italishtes, të cilat i përsosi që në krye të herës përgjatë kohës së Liceut, ai përvetësoi edhe gjuhët anglisht, rusisht e spanjisht.

Ai i pasuroi përkthimet e tij me parathëniet përkatëse, në të cilat përcjell shpjegime për kohën dhe idetë e autorit.[7] Ndër përkthimet e Treskës qenë “Të mjerët" dhe "Viti 93" nga Hygoi, "Murgesha" nga Dëni Didroi, "Lysien Lëven" nga Stendali, "'Bel Ami" nga Mopasani, "Kola Brenjon" nga Romen Rolani, "Gjëri i vogël" nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit etj.[8]

Përkthimi i kryeveprës së Hygoit “Të mjerët” pa dritën në shqip rreth një shekull pasi Sami Frashëri e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Misto Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. “Më mirë të mos botohej, se sa të shkonte te lexuesi i sakatuar” - këmbëngulte ai. Për këtë arsye, kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris, bashkë me përkushtimin e tij Të përkthesh Hygoin do të thotë të përkthesh Francën”.[8]

Tituj të përkthimeve të Misto Treskës janë:[9]

Nderime

Përkthyes i nderuar me çmime të shumta gjatë jetës dhe pas vdekjes. Më 24 Janar 1981, shpallet qytetar nderi në Rubelles të Francës.

Pas vdekjes

I jepet Çmimi i Parë për kontributin në marrëdhëniet Francë-Shqipëri. Më 2004 është shpallur “Qytetar Nderi” i Korçës, si dhe është nderuar me "Emblemën e Artë" të këtij qyteti në tetor të 2017. Ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, vlerësuar me një ceremoni të posaçme në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij (Prill 2014). Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, emrin e tij e mbajnë Biblioteka Nr.5, si dhe një rrugë e kryeqytetit shqiptar. Më 20 Mars 2018, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Misto Treskës iu akordua në shenjë mirënjohjeje prej Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, “Diploma e Nderit” për kontributin e tij të çmuar dhe angazhimin aktiv në promovimin e vlerave dhe të kulturës frënge.

Familja

Ka qenë i martuar me veteranen e LANÇ, Donika Çikopano Treska. Ata sollën në jetë pesë fëmijë (Natasha, Ana, Shpresa, Andrea, Zana), të cilët iu dhanë 9 nipër e mbesa.

Referencat

  1. ^ Albspirit dossier. "Zbardhet gjyqi i Lef Nosit, momentet e tij të fundit". Marrë më 13 mars 2018. Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova dhe prokuror major Misto Treska. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Owen Pearson (15 prill 2007). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99. I.B.Tauris. fq. 13. ISBN 978-1-84511-105-2. Marrë më 26 dhjetor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Radovani, Fritz (8 janar 2018). "At Anton Harapi fjalet e fundit ne gjyq". Panorama. Marrë më 13 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Shënim nga përpunuesi i faqes. "Shtesë". Disa nga artikujt e tij janë “Fajdexhiu”, “Spiuni”, “Liria e shtypit dhe njerëzit në fuqi”, “Është grekoman!… është turk!” (Rilindja nr 32), “Në bashkëfjalim me një të vdekur” (idem Nr.27). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |journal= (Ndihmë!)
  5. ^ Editorial (shkurt–mars 1993). "Nr 17". Nektari i Korçës: fq 1. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  6. ^ Omari, Donika (korrik 1998). "Treska ose sjellësi i perlave në shqip". Koha Jonë. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Lubonja, Guri N. (shkurt 2007). "Misto Treska, ky prijës i diturisë dhe përparimit". Tradita: fq 3. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Zeqo, Moikom (2 korrik 1993). "Syri shpirtëror mbeti i hapur". Rilindja. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Kërkim me emrin "Misto Treska" në skedarët online të Bibliotekës Kombëtare.

Të tjera