Misto Treska: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
1. Maliq Bushati nuk ishte regjent 2. Dukshem nga vepra e tij qe gjendet ne bksh.al dhe periodiket e digjitalizuar nuk shkapercen kufirin e te qenit publicist 3. paragrafi hyres eshte i mbingarkuar dhe ka pershkrime jashte POV neutrale 4. referencat e tilla si Omari, Zeqo dhe Lubonja nuk jane te mirevendosura 5. Detaje te ndryshme nuk merren vesh me cilen reference (qe ka vene ky nipi) lidhen, si psh familja dhe nente niperit. 6. Nuk eshte hera e pare qe niperit e komunisteve (ne mos kriminele, por se paku pergjegjes te perhapjes se kesaj ideologjie te semure) apo te ndoj poeti minor futen dhe personalizojne artikujt biografike, ku thuren lavde dhe derdhen epitetet lum. Por per ke ka mbetur i kenduar ne wiki, nuk ben fajde Treska per kulturen frenge se mjafton Kokona si autoritet. Treska tekembramja eshte nje perkthyes medioker, qe perkthimi i mbeti si deshire borgjeze-wannabe kundrejt mjerimit ne te cilin e zhyti ideologjia per te cilen luftoi popullin qe gjoja perfaqesoi
+ link
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Misto_Treska.jpg|parapamje|261x261px|Misto Treska]]
[[Skeda:Misto_Treska.jpg|parapamje|261x261px|Misto Treska]]
'''Misto Treska''' ([[19 prill|19 Prill]] [[1914]] – [[23 qershor|23 Qershor]] [[1993]]) ka qenë publicist, përkthyes i letërsisë frënge, partizan dhe diplomat shqiptar. Në 1945 ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin<ref name="Albspirit3">{{cito lajm|last1=Albspirit dossier|title=Zbardhet gjyqi i Lef Nosit, momentet e tij të fundit|url=http://alb-spirit.com/2017/09/19/zbardhet-gjyqi-lef-nosit-momentet-e-tij-te-fundit/|accessdate=13 March 2018|quote=Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova dhe prokuror major Misto Treska.}}</ref>, ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për dy anëtarët e [[Mbretëria Shqiptare (1943–44)|Regjencës]] dhe një ish-kryeministri ([[Maliq Bushati]], [[Lef Nosi]], at [[Anton Harapi]]).<ref name="Pearson20073">{{cite book|url=http://books.google.com/books?id=D4wx7kQp4bgC&pg=PA13|title=Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99|author=Owen Pearson|date=15 April 2007|publisher=I.B.Tauris|accessdate=26 December 2012|isbn=978-1-84511-105-2|page=13}}</ref><ref name="Radovani13">{{cito lajm|last1=Radovani|first1=Fritz|title=At Anton Harapi fjalet e fundit ne gjyq|url=http://www.panorama.com.al/at-anton-harapi-fjalet-e-fundit-ne-gjyq-dhe-rruges-per-ekzekutim/|accessdate=13 March 2018|agency=Panorama|date=8 January 2018}}</ref>
'''Misto Treska''' ([[19 prill|19 Prill]] [[1914]] – [[23 qershor|23 Qershor]] [[1993]]) ka qenë publicist, përkthyes i letërsisë frënge, partizan dhe diplomat shqiptar. Në 1945 ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin<ref name="Albspirit3">{{cito lajm|last1=Albspirit dossier|title=Zbardhet gjyqi i Lef Nosit, momentet e tij të fundit|url=http://alb-spirit.com/2017/09/19/zbardhet-gjyqi-lef-nosit-momentet-e-tij-te-fundit/|accessdate=13 March 2018|quote=Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova dhe prokuror major Misto Treska.}}</ref>, ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për dy anëtarët e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Regjencës]] dhe një ish-[[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|kryeministri]] ([[Maliq Bushati]], [[Lef Nosi]], at [[Anton Harapi]]).<ref name="Pearson20073">{{cite book|url=http://books.google.com/books?id=D4wx7kQp4bgC&pg=PA13|title=Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99|author=Owen Pearson|date=15 April 2007|publisher=I.B.Tauris|accessdate=26 December 2012|isbn=978-1-84511-105-2|page=13}}</ref><ref name="Radovani13">{{cito lajm|last1=Radovani|first1=Fritz|title=At Anton Harapi fjalet e fundit ne gjyq|url=http://www.panorama.com.al/at-anton-harapi-fjalet-e-fundit-ne-gjyq-dhe-rruges-per-ekzekutim/|accessdate=13 March 2018|agency=Panorama|date=8 January 2018}}</ref>


== Biografia ==
== Biografia ==

Versioni i datës 25 mars 2018 22:00

Misto Treska

Misto Treska (19 Prill 191423 Qershor 1993) ka qenë publicist, përkthyes i letërsisë frënge, partizan dhe diplomat shqiptar. Në 1945 ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin[1], ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për dy anëtarët e Regjencës dhe një ish-kryeministri (Maliq Bushati, Lef Nosi, at Anton Harapi).[2][3]

Biografia

U lind në TreskëKorçës, më 19 Prill të vitit 1914. Ai ndoqi studimet në Liceun Francez të Korçës së bashku me Pandi Geçon, Vedat Kokonën e Mahir Domin.

Botoi rregullisht shkrime dhe përkthime në revistat letrare “Rilindja” dhe “Bota e Re”, në raste të rralla me anagramin Mitre S. Toska,[4][5] përkrah penave të njohura të asaj kohe, si Sterjo Spasse, Migjeni, Petro Marko, Nonda Bulka etj.[6] Gjithashtu, Treska vuri në skenë pjesët teatrale “Fshatari Zotni” të Ludvig Holberg, “Armiku i Popullit" të Ibsenit dhe pjesë të Molierit, Rasinit e Viktor Eftimiut, duke qenë njëkohësisht edhe aktor.[7] Në vitet e mëvonshme punoi për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ku kontribuoi në seksionin mbi periudhën 1920-1930.

Vitet e Luftës

Treska mori pjesë në organizimet e para antifashiste të qytetit të Korçës. Në prill të 1939-s u arrestua për rezistencë ndaj pushtuesve italianë dhe u transferua në burgun e Durrësit, në Zvërnec të Vlorës, në Krujë dhe që aty në Mesina të Italisë për dy vjet. Pas lirimit nga burgu iu bashkua batalionit territorial të Korçës, që më pas u shndërrua në Brigadën XX duke u bërë komisar,[8] dhe autor i këngës së brigadës. Më 1944 mori pjesë në Kongresin e Beratit. Gjatë Luftës Civile me forcat nacionaliste, pas pushkatimit të krahinarit të Mokrës, Tele Baçit, Treska i qëlloi në kokë.[9]

Paslufta

Pas lufte, me gradën major, u ngarkua si prokuror në gjyqin e dy anëtarëve të Regjencës dhe një ish-kryeministri. Qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Më 1946 ishte një prej delegatëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris. Më tej qe Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974). Më 1978 u caktua ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Vendet e Ulëta me rezidencë në Paris, shërbim të cilin e kreu gjer më 1981.

Ndërroi jetë në Tiranë natën mes 22 dhe 23 Qershorit 1993, në shtëpinë e tij.

Vepra

Përktheu vepra të Hygoit, Mopasanit, Stendalit, Didëroit, Aragonit, Elyuarit, Rolanit etj. Duke qenë edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, ai dorëzoi për botim novelat e Gorkit, “Malva” dhe “Lindja e një Njeriu”, që u pritën ngrohtësisht nga lexuesit. Krahas frëngjishtes dhe italishtes, të cilat i përsosi që në krye të herës përgjatë kohës së Liceut, ai përvetësoi edhe gjuhët anglisht, rusisht e spanjisht.

Përkthimet e tij i pajiste me parathëniet përkatëse, në të cilat përcjell shpjegime për kohën dhe idetë e autorit.[10] Ndër përkthimet e Treskës qenë “Të mjerët" dhe "Viti 93" nga Hygoi, "Murgesha" nga Dëni Didroi, "Lysien Lëven" nga Stendali, "'Bel Ami" nga Mopasani, "Kola Brenjon" nga Romen Rolani, "Gjëri i vogël" nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit etj.[11]

Përkthimi i kryeveprës së Hygoit “Të mjerët” pa dritën në shqip rreth një shekull pasi Sami Frashëri e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. “Më mirë të mos botohej, se sa të shkonte te lexuesi i sakatuar” - këmbëngulte ai. Për këtë arsye, kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris, bashkë me përkushtimin e tij Të përkthesh Hygoin do të thotë të përkthesh Francën”.[11]

Më 1988 botoi shkrimin Migjeni dhe revista «Bota e Re».[12]

Titujt e përkthimeve të Treskës janë:[13]

Nderime

Përkthyes i nderuar me çmime të shumta gjatë jetës dhe pas vdekjes. Më 24 Janar 1981, shpallet qytetar nderi në Rubelles të Francës.

Pas vdekjes

I jepet Çmimi i Parë për kontributin në marrëdhëniet Francë-Shqipëri. Më 2004 është shpallur “Qytetar Nderi” i Korçës, si dhe është nderuar me "Emblemën e Artë" të këtij qyteti në tetor të 2017. Ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, vlerësuar me një ceremoni të posaçme në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij (Prill 2014). Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, emrin e tij e mbajnë Biblioteka Nr.5, si dhe një rrugë e kryeqytetit shqiptar. Më 20 Mars 2018, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Treskës iu akordua në shenjë mirënjohjeje prej Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, “Diploma e Nderit” për kontributin e tij të çmuar dhe angazhimin aktiv në promovimin e vlerave dhe të kulturës frënge.

Familja

Ka qenë i martuar me veteranen e LANÇ, Donika Çikopano Treska. Ata sollën në jetë pesë fëmijë (Natasha, Ana, Shpresa, Andrea, Zana), të cilët iu dhanë 9 nipër e mbesa.[nevojitet citimi]

Referencat

  1. ^ Albspirit dossier. "Zbardhet gjyqi i Lef Nosit, momentet e tij të fundit". Marrë më 13 mars 2018. Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova dhe prokuror major Misto Treska. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Owen Pearson (15 prill 2007). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99. I.B.Tauris. fq. 13. ISBN 978-1-84511-105-2. Marrë më 26 dhjetor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Radovani, Fritz (8 janar 2018). "At Anton Harapi fjalet e fundit ne gjyq". Panorama. Marrë më 13 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Shënim nga përpunuesi i faqes. "Shtesë". Disa nga artikujt e tij janë “Fajdexhiu”, “Spiuni”, “Liria e shtypit dhe njerëzit në fuqi”, “Është grekoman!… është turk!” (Rilindja nr 32), “Në bashkëfjalim me një të vdekur” (idem Nr.27). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |journal= (Ndihmë!)
  5. ^ Nikolli, Fatmira (20 prill 2014). "Misto Treska: Ekspozitë për shqipëruesin e Hygoit". Gazeta Shqiptare. Marrë më 25 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Editorial (shkurt–mars 1993). "Nr 17". Nektari i Korçës: fq 1. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  7. ^ Omari, Donika (korrik 1998). "Treska ose sjellësi i perlave në shqip". Koha Jonë. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Murati, Violeta (2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". standard.al. Standard. Marrë më 25 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Baçi, Arnold (13 dhjetor 2017). "E vërteta që mbuloi me dhé diktatori". observatorikujteses.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Lubonja, Guri N. (shkurt 2007). "Misto Treska, ky prijës i diturisë dhe përparimit". Tradita: 3. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Zeqo, Moikom (2 korrik 1993). "Syri shpirtëror mbeti i hapur". Rilindja. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Studime filologjike. Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dje i Letërsisë. 1988. fq. 39. Marrë më 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  13. ^ Kërkim me emrin "Misto Treska" në skedarët online të Bibliotekës Kombëtare.

Të tjera