Jonila Godole: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
IDMC (diskuto | kontribute)
v →‎Aktiviteti letrar dhe artistik: Completion of Godole's tenure as board member.
IDMC (diskuto | kontribute)
→‎Debati LGBTI: This section falsely attempts to paint Godole as a homophobe and deflects the attention from her main argument for greater transparency on the issue.
Rreshti 57: Rreshti 57:


Për kontributet e mësipërme letrare dhe artistike, Jonila Godole u emërua anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar në vitet 2014‒2018.
Për kontributet e mësipërme letrare dhe artistike, Jonila Godole u emërua anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar në vitet 2014‒2018.

==Debati LGBTI==

Pedagogia Godole është përfshirë në debatin televiziv në emisionin "Tonight Ilva Tare" në lidhje me aktivitetet e zhvilluara nga aktivistja [[Xheni Karaj]] për komunitetin LGBTI, homofobinë dhe luftimin e bullizmit në disa gjimnaze. Gjuha e përdorur nga pedagogia ka qenë politikisht jo-korrekte gjatë replikimit me aktivisten lezbike Karaj, duke e cilësuar heteronormativitetin si orientimin normal dhe duke përdorur retorikën se vlerat tradicionale janë të rëndësishme për një vend si Shqipëria. <ref>http://www.oranews.tv/article/godole-drejtoret-thane-se-po-behet-reklame-ne-shkolla-nga-lgbt</ref>


==Publikime brenda dhe jashtë vendit në 5 vitet e fundit==
==Publikime brenda dhe jashtë vendit në 5 vitet e fundit==

Versioni i datës 27 mars 2018 05:34

Jonila Godole

Jonila Godole (lindur më 1974) është studiuese e shkencave të komunikimit, pedagoge pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, prej vitit 2005, shkrimtare, përkthyese e letërsisë gjermane. Prej vitit 2014, Godole është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë[1] (IDMC). Jeton nga viti 1997 deri më sot mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Studimet

Jonila Godole ka studiuar për gjuhë dhe letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë (1993‒1997) dhe më pas për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin "Johann Wolfgang Goethe" në Frankfurt am Main, Gjermani (1999‒2005).

Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar më 2014 (Papirus). Dr. Godole është autore e dhjetëra artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të medieve dhe gazetarisë në vendet postkomuniste.

Aktiviteti profesional

Jonila Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e mirënjohur sidomos për intervistat me aktorët më të rëndësishëm politikë të kohës. Godole ka punuar si gazetare dhe editore për gazetat "Populli Po" (1993‒1994), "Koha Jonë" (1994‒1997), "ABC" (2005‒2006), si edhe korrespondente nga Gjermania për disa gazeta shqiptare (1997‒2005).

Pas mbarimit të studimeve të larta në Frankfurt dhe kthimit në Tiranë në vitin 2005, filloi si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, ku është titullare e lëndëve "Zhanret mediatike", "Hyrje në komunikimin politik", "Analiza e produktit mediatik", "Media, shoqëria dhe ekonomia", dhe "Struktura dhe menaxhimi i redaksisë".

Nga viti 2012 e deri më sot, Godole është koordinatore për Shqipërinë e dy projekteve ndërkombëtare shkencore: Worlds of Journalism Studies[2], nën drejtimin e nga Prof. Thomas Hanitzsch, LMU Mynih, dhe Journalism Students Across the Globe, nën drejtimin e Folker Hanusch (Austri) dhe Claudia Mellado (Kili).

Prej vitit 2014, Godole është themeluese dhe drejtore ekzekutive e IDMC[1], një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në fokus të punës së tij angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot. Përmes angazhimit të saj personal dhe profesional, komenteve në shtyp dhe televizion në lidhje me këtë temë, Godole ia ka dalë ta bëjë institutin që drejton, IDMC, një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarën në Shqipëri dhe të motivojë mësuesit e historisë dhe të rinjtë të interesohen për dëshmitarët okularë të kohës, vendet e kujtesës dhe temat e lëna në harresë.

Aktiviteti letrar dhe artistik

Jonila Godole njihet gjithashtu si shkrimtare, përkthyese dhe aktiviste kulturore. Ka botuar romanin "Puthja e Udhëheqësit" (Aleph: 2002), dhjetëra tregime në antologji dhe revista letrare, si edhe dramën "Njeriu i rërës", fituese e konkursit të dramës organizuar nga Ministria e Jashtme Austriake (2010). Drama ka pasur lexime skenike në Burgtheater Vjenë (28.5.2010), Volkstheater Vjenë (1.3.2014) dhe Nürnberg[3] (28.6.2015).

Godole është përkthyese e letërsisë gjermane, ku mund të veçohen autorët: Rainer M. Rilke (Duineser Elegien), Adelbert von Chamisso (Schlemihls wundersame Geschichte), Heinrich von Kleist (Die Marquise von O...), Robert Musil (Törleß), Thomas Bernhard (Die Macht der Gewohnheit; Der Italiener), Friedrich Dürrenmatt (Der Prozess um Esels Schatten), Julia Franck (Die Mittagsfrau), Arthur Schnitzler (Reigen), Werner Schwab (Die Präsidentinnen), Franz Lehar (Die lustige Witwe), si dhe tregime nga W. Köppen, M. Haushofer, apo poezi të autoreve bashkëkohore Daniela Danz dhe Andrea Grill.

Godole punon prej vitesh në përkthimin e veprës monumentale të autorit austriak Robert Musil, "Der Mann ohne Eigenschaften" ("Burri pa cilësi"). Për punën e saj si përkthyese ajo është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: Çmimin Kult 2011[4] për "Elegjitë Duine" nga R. M. Rilke dhe Çmimin e Përkthimit të Ministrisë së Arsimit, Artit dhe Kulturës në Austri (2013) për "Djaloshi Tërles" nga Robert Musil.

Prej vitit 2013, Jonila Godole është drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë[5] (TILF), që zhvillohet në Tiranë çdo dy vjet me shkrimtarë vendas dhe të huaj, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman Allianzkulturstiftung dhe të Ministrisë së Kulturës. Pjesë e këtij projekti letrar është edhe aktiviteti i përvitshëm ndërgjegjësues #TiranaLexon.

Për kontributet e mësipërme letrare dhe artistike, Jonila Godole u emërua anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar në vitet 2014‒2018.

Publikime brenda dhe jashtë vendit në 5 vitet e fundit

  • "Gazetaria shqiptare në tranzicion. Aktorët, struktura dhe institucionet". Papirus. Tiranë, 2014.

Botime si bashkëbotuese

  • Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore. Represioni në periudhën e vetizolimit", Filara, Tiranë, 2017.
  • Jonila Godole & Sonila Danaj (editore), "Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri"[6], IDMC, Tiranë, 2015.
  • Fuga et al, Jonila Godole (editorë), "Media në demokratizim", Papirus, Tiranë, 2014.

Artikuj (kapituj) studimorë të botuar jashtë vendit

  • Abit Hoxha, Jonila Godole & Kenneth Andresen, "New Roles for Media in the Western Balkans: A Study of Transitional Journalism", Journalism Studies, Vol. 18, 2017, 614‒628.[7]
  • Jonila Godole, "Qasja e studentëve të gazetarisë ndaj Marrëdhënieve Publike në Shqipëri", Thesis, Vol. 1, Prishtinë, 2017.
  • Jonila Godole & Matilda Karçanaj, "Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships", V. Car, M. Radojkovic & M. Zlateva, eds., Requirements for Modern Journalism Education, Konrad-Adenauer-Stiftung Berlin & Sofia, Media Program South-East Europe, 2016 (fq. 11‒36).[8]
  • Jonila Godole, "Bashkëveprimi gazetar-pronar në kulturën e gazetarisë shqiptare", Thesis, Nr. 2, AAB University, Prishtinë, 2015 (fq. 391‒402)
  • Jonila Godole & Sonila Danaj, "Gender, Politics, and the New Media. A Women Parliamentarians Account", M. Raicheva – Stover & E. Ibroscheva eds., Women in Politics and Media. Perspectives from Nations in Transition. Bloomsbury, 2014 (fq. 199‒217).
  • Jonila Godole, "Kush quhet gazetar sot në Shqipëri?", Thesis, Nr. 1, Universiteti AAB, Prishtinë, 2013.

Artikuj (kapituj) studimorë të botuar brenda vendit

  • Jonila Godole & Sonila Danaj, "Roli i gazetarëve në ridimensionimin e kujtesës kolektive në Shqipëri", Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri, (Godole / Danaj, editore), IDMC, Tiranë, 2015 (fq. 167‒180).
  • Jonila Godole, "Procesi i digjitalizimit dhe niveli i njohjes së tij nga stafi i medieve audiovizive", Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: Sfida, paradokse, shpresa, Botues AMA dhe DGK, Tiranë, 2015.
  • "Kultura e gazetarisë dhe praktikat e menaxhimit editorial në Shqipëri", kapitull në librin "Media në demokratizim" (Fuga et al. Godole, editorë), DGK dhe KAS, Papirus, Tiranë, 2014 (fq 11‒35).

Botime profesionale online

  • Jonila Godole, "Media Situation and Media Outlets in Albania". Balkan Media: Media and Democracy in South-East Europe, 2017.[9]
  • Jonila Godole, "Country Report: Journalists in Albania". Worlds of Journalism Study, 22.12.2016.[10]
  • Jonila Godole, "Albanien: Deutschland als Musterland", studim mbi diktaturën dhe ballafaqimin me të në Shqipëri, botuar në edicionin online të BPB (Bundeszentrale für politische Bildung), 1 Gusht 2016.[11]
  • Jonila Godole & Matilda Karçanaj, Journalism Education in Albania, IDMC, Tirana, 2015.[12]
  • Professional Routine of the Albanian Journalist: A Look at a Day of Work, ISHM, Tiranë, 2013.[13]

Artikuj në medien shqiptare, 2015‒2017

  • Jonila Godole, Europe Denounces Communism Crimes, But Our Resolution Sleeps in the Drawer. An Appeal!, Panorama Newspaper, 23.8.2017.[14]
  • Jonila Godole, Education as Hot Potatoes in the Electoral Campaign, Panorama Newspaper, 23.6.2017.[15]
  • Jonila Godole, Debate About Memory Beyond Kinostudio and Communist Films, Panorama Newspaper, 24.3.2017.[16]
  • Jonila Godole, Memory and Its Enemies, Panorama Newspaper, 20.12.2016.[17]

Referencat

  1. ^ a b [1] Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
  2. ^ [2] Worlds of Journalism Studies
  3. ^ [3] Der Sandmann
  4. ^ [4] Çmimi Kult 2011
  5. ^ [5] Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, TILF
  6. ^ [6] Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri
  7. ^ [7] New Roles for Media in the Western Balkans: A Study of Transitional Journalism. Journalism Studies
  8. ^ [8] Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships. Requirements for Modern Journalism Education
  9. ^ [9] Media Situation and Media Outlets in Albania. Balkan Media: Media and Democracy in South-East Europe
  10. ^ [10] Country Report: Journalists in Albania. Worlds of Journalism Study
  11. ^ [11] Albanien: Deutschland als Musterland
  12. ^ [12] Journalism Education in Albania
  13. ^ [13] Professional Routine of the Albanian Journalist: A Look at a Day of Work
  14. ^ [14] Europe Denounces Communism Crimes, But Our Resolution Sleeps in the Drawer. An Appeal!
  15. ^ [15] Education as Hot Potatoes in the Electoral Campaign
  16. ^ [16] Debate About Memory Beyond Kinostudio and Communist Films
  17. ^ [17] Memory and Its Enemies
  • http://derstandard.at/1281829379905/Jonila-Godole-Ich-habe-ganz-skandaloese-Sachen-geschrieben
  • https://www.mqw.at/blog/die-richtigen-autoren-sind-sich-zu-fein-fuer-einen-krimi/
  • http://www.wienerzeitung.at/nachrichten/kultur/buehne/612187_Die-Besten-aus-dem-Osten-Albanien.html
  • http://www.stefan-zweig-centre-salzburg.at/pdf/zweigheft/zweigheft_10.pdf
  • http://fluturime.blogspot.al/2010/03/jonila-godole-drama-ne-shqiperi-nje.html
  • http://www.deutschlandfunk.de/aufarbeitung-der-hoxha-diktatur-der-lange-schatten-des.1773.de.html?dram:article_id=393751
  • http://www.deutschlandfunk.de/umstrittene-erinnerungskultur-erste-museen-zur-hoxha.691.de.html?dram:article_id=393639
  • http://www.arkivalajmeve.com/Drama-e-Jonila-Godoles-ngjitet-ne-Burgtheater.1046878819/