Mustafa Qemal Ataturku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 7: Rreshti 7:


== Karriera Ushtarake ==
== Karriera Ushtarake ==
Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me [[Xhonturqit]] të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane Ataturkun regjimi e dërgon në [[Siri]] në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në [[Damask]] formon organizatën ''Vatan ve Hürriyet ''(Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës ''Bashkim dhe Progres'', të cilën e kishte themeluar ''Revolucioni i Xhonturqëve'' në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në [[Libi]] kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e [[Dardaneleve]], pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në [[Lufta e Çanakalasë|Fushatën e Galipolit]] në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në [[Dardanel]]. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.
Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me [[Xhonturqit]] të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane Ataturkun regjimi e dërgon në [[Siri]] në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në [[Damask]] formon organizatën ''Vatan ve Hürriyet ''(Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës ''Bashkim dhe Progres'', të cilën e kishte themeluar ''Revolucioni i Xhonturqëve'' në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të [[Abdyl Hamiti II|Abdyl Hamitit]] në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në [[Libi]] kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e [[Dardaneleve]], pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në [[Lufta e Çanakalasë|Fushatën e Galipolit]] në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në [[Dardanel]]. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.


== Udhëheqës Popullor ==
== Udhëheqës Popullor ==

Versioni i datës 30 mars 2018 14:41

Ataturku gjatë viteve 1930

Mustafa Qemali ose Mustafa Qemal Ataturku (turqisht: Mustafa Kemal Atatürk; 19 maj 1881 (datë konvencionale) – 10 nëntor 1938) ishte një oficer ushtarak turk, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë, dhe kryetari i parë i saj që nga viti 1923 deri në vdekje. Ideologjikisht një sekularist dhe nacionalist, politikat dhe teoritë e tija u bënë të njohura si Qemalizëm.

Fëmijëria dhe Edukimi

Shtëpia ku u lind Ataturku

Mustafa lindi në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar nga fshati Koxhaxhik i Dibrës babai i tij eka prerardhjen nga Konja kurse nëna e tij nga Ajdëni. Çë kan ardh ne shekullin e 15,16 ne ballkan.[1][2][3][4] Pas vdekjes së babait, fillimisht nënpunës otoman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.

Karriera Ushtarake

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Udhëheqës Popullor

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Otomane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin(Smirnën) dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.

Lufta Greko-Turke dhe Presidenca

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarya (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi që shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sulltan Ahmetin e e VI-të.Në muajin gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në Partia Popullore Republikane Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Gazi (fitimtar). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk. ) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij. Sot Ataturku njihet si themeluesi i turqis se sotme.

Lidhje të jashtme

Referenca

  1. ^ Mango, Andrew, Ataturk: The Biography of the Founder of Modern Turkey, (Overlook TP, 2002), p. 27.
  2. ^ Jackh, Ernest, The Rising Crescent, (Goemaere Press, 2007), p. 31, Kemal Atatürk albanian father and turkish mother
  3. ^ Isaac Frederick Marcosson, Turbulent years, Ayer Publishing, 1969, p. 144.
  4. ^ Richmond, Yale, From Da to Yes: understanding the East Europeans, (Intercultural Press Inc., 1995), 212.