Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:
| Feja = Ateist
| Feja = Ateist
}}
}}
'''Enver Halil Hoxha''' ([[16 tetor]] [[1908]] - [[11 prill]] [[1985]]) njohur edhe si "Shoku Enver" dhe "Xhaxhi Enver" ishte udhëheqësi [[komunizmi|komunist]] i [[Shqipëria|Shqipërisë]] nga viti [[1944]] deri në vdekjen e tij në vitin [[1985]], si [[Sekretar i Parë]] i [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë së Punës së Shqipërisë]]. Ai ishte kryetar i [[Fronti Demokratik i Shqipërisë|Frontit Demokratik të Shqipërisë]] dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si [[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|Kryeministër i Shqipërisë]], 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
'''Enver Halil Hoxha''' ([[16 tetor]] [[1908]] - [[11 prill]] [[1985]]) njohur edhe si "Shoku Enver" dhe '''Xhaxhi Enver''' ishte udhëheqësi [[komunizmi|komunist]] i [[Shqipëria|Shqipërisë]] nga viti [[1944]] deri në vdekjen e tij në vitin [[1985]], si [[Sekretar i Parë]] i [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë së Punës së Shqipërisë]]. Ai ishte kryetar i [[Fronti Demokratik i Shqipërisë|Frontit Demokratik të Shqipërisë]] dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si [[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|Kryeministër i Shqipërisë]], 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.


I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u përjashtua prej pune pasi refuzoi t'i bashkohej [[Partia Fashiste Shqiptare |Partisë Fashiste Shqiptare]] të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Luftoi në krye të partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944 krejtësisht me forca të veta, për dallim prej vendeve tjera europiane që u çliruan nga amerikanët ose sovjetikët.
I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u përjashtua prej pune pasi refuzoi t'i bashkohej [[Partia Fashiste Shqiptare |Partisë Fashiste Shqiptare]] të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Luftoi në krye të partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944 krejtësisht me forca të veta, për dallim prej vendeve tjera europiane që u çliruan nga amerikanët ose sovjetikët.

Versioni i datës 30 mars 2018 15:56

Stampa:Kutia Politikan Enver Halil Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) njohur edhe si "Shoku Enver" dhe Xhaxhi Enver ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u përjashtua prej pune pasi refuzoi t'i bashkohej Partisë Fashiste Shqiptare të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Luftoi në krye të partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944 krejtësisht me forca të veta, për dallim prej vendeve tjera europiane që u çliruan nga amerikanët ose sovjetikët.

Gjatë sundimit të tij ai rindërtoi vendin e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, ndërtoi infrastrukturën, ndërtoi industrinë, ndërtoi hidrocentrale dhe termocentrale të shumta. U mundua që Shqipërinë ta bëjë të pavarur ekonomikisht nga shtetet tjera. Ai forcoi ushtrinë dhe e pajisi me armatim e avionë luftarakë modernë në mënyrë që vendi të mbrohej nga sulmet e jashtme, në radhë të parë nga shtetet fqinje si Jugosllavia dhe Greqia- sidomos kjo e fundit që kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut dhe që zyrtarisht akoma ishte në gjendje lufte me të. Enver Hoxha arriti ta zhdukte analfabetizmin i cili në vitin 1939 ishte 90-95%. Në kohën e tij u njësua gjuha shqipe, u ndërtuan shkolla, u hapën Universiteti i Tiranës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Për më tepër u bë emancipimi i femrës shqiptare dhe u zhduk gjakmarrja.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua edhe nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikete e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, disa parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.

Rinia

Hoxha në fëmijëri

Lindi më 16 tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Në një çertifikatë të lindjes, përdorur nga vetë Hoxha për t'u regjistruar në fakultetin e Montpelejesë ditëlindja e tij figuron 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash, që udhëtonte shpesh nëpër Europë dhe SHBA. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Hoxhajt ishin muslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha.[nevojitet citimi]

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por kishte vështirsi sepse i merrej goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku u ndihmua ekonomikisht nga xhaxhai i tij Hysen Hoxha. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin komunist të Enver Hoxhës.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

Në tetor 1930 Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët e shkencave të sakta dhe provimet i merrte me nota të dobëta kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Bredshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit.

Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte kaluar asnjë provim. Mbas kësaj ai shkon në Paris ku qëndron deri nga fundi i vitit 1935 i ndihmuar financiarisht nga kunati i tij Bahri Omari. Me ndihmën e Llazar Fundos, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "L'Humanité". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.[nevojitet citimi]

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.[1]

Enver Hoxha në Montpelije më 1933

Kthimi në Shqipëri

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si mësues në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si mësues me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist të Korçës të drejtuar nga Koço Tashko dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit: -Shokët kujtojnë që unë kam qënë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qënë thjesht një simpatizant i tyre.[nevojitet citimi]

Si mësues në Korçë

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha mori pjesë në demonstratat antifashiste të popullit të Korçës. Pas pushtimit, Hoxha përjashtohet nga puna, për shkak se nuk pranon t'i bashkohet Partisë Fashiste Shqiptare[2]. Pas kësaj ai shkon në Tiranë ku hap një dyqan cigaresh me emrin "Flora", ku fillon të mblidhet një grup i vogël komunist. Dyqanin do ta mbyllnin më pas autoritetet.[3] Ishte vetëm simpatizant i Grupit Komunist të Korçës[4] Ai mori pjesë në degën e grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë. Pas demonstratës së 28 tetorit 1941 Hoxha u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.[5][6][7][8]

Prezenca e Hoxhës në mbledhjet paraprake ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja[9], Bedri Spahiu[10] dhe Liri Belishova[4]. Sipas Spahiut u mor nga Tashko në mbledhjet paraprake[10] që kishin për nismëtar dhe kryesues Dushan Mugoshën të njohur si "Sala"[11]

Popoviçi hyri në miqësi menjëherë me Hoxhën sepse të dy flisnin frëngjisht.

Zgjedhja e Hoxhës si drejtues i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.

Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Në vitin 1943 Enver Hoxha, nën ndikimin e përfaqësuesit të Partisë Komuniste Jugosllave Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar, ku ndër të tjera theksohej bashkimi i trojeve të banuara nga shqiptarët mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha punoi për krijimin dhe rritjen e UNÇSH.

Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Hoxha Marshon në Tiranë pas çlirimit të saj

Sundimi i hershëm (1946-1965)

Vendosja e sistemit stalinist

Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregëtare. Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi pasuritë italiane dhe gjermane, anulloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo bujqësinë dhe industrinë e lehtë.

Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind, shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompesim tokat që i përkisnin individëve, të cilët kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri. Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për familje dhe hectarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.

Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë. Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të mernin lejen e qeverisë për të therrur kafshë. Në qershor autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën, qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfëra, spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e drithërave u bë një problem kronik.

Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-leninizmit.

Marrëdhëniet me jugosllavët

Enver Hoxha e shpalli të paprekshme Shqipërinë Londineze dhe që në kohën e Luftës ia kërkoi Titos Kosovën. Më 1943 Tito pranoi se Kosova ishte e shqiptarëve dhe se pas luftës do t'i kthehej Shqipërisë. Me nismën e Enver Hoxhës dhe të komunistëve të Kosovës dhe Shqipërisë u mbajt Konferenca e Bujanit. Në vitin 1946 kur Enver Hoxha vizitoi Beogradin, gjatë bisedimeve me Titon i kërkoi këtij ta mbante premtimin për bashkimin e Kosovës me Shqipëri.[12]

Stalini e njoftoi Hoxhën që Jugosllavia po provonte ta aneksonte Shqipërinë: "Ne nuk e dinim se jugosllavët, nën pretekstin e mbrojtjes së vendit tuaj nga një sulm prej fashistëve grekë, donin të sillnin njësite të ushtrisë së tyre në territorin e Shqipërisë. Ata u përpoqën ta bënin këtë në një mënyrë shumë të fshehtë. Në fakt, qëllimi i tyre në këtë drejtim ishte krejtësisht armiqësor, sepse ata synonin të përmbysnin situatën në Shqipëri"[13] Në qershor 1947, komiteti qendror i Jugosllavisë filloi ta dënonte publikisht Hoxhën duke e akuzuar se kishte marrë një rrugë individualiste dhe anti-marksiste. Kur Shqipëria u kundërpërgjigj duke bërë marrëveshje për blerjen e makinerive bujqësore nga Bashkimi Sovjetik, jugosllavët deklaruan se Shqipëria nuk mund të bënte asnjë marrëveshje me shtetet tjera pa lejen e Jugosllavisë. [14]

Koçi Xoxe u mundua ta pengojë Hoxhën që të mos i përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë, duke arsyetuar se Shqipëria do të ishte më stabile nëse bënte shkëmbime tregtare me vetëm një partner e jo me shumë. Nako Spiru, një anëtar anti-jugosllav i Partisë Komuniste e dënoi Xoxen dhe anasjelltas. Meqenëse askush nuk e përkrahu Nako Spirun, ai duke e parë situatën si të pashpresë dhe duke patur frikë se dominimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte i pashmangshëm, në nëntor kreu vetëvrasje.[14]

Në Plenumin e tetë të Partisë, mbajtur nga 26 shkurt deri më 8 mars 1948, Xoxe u përfshi në një komplot për të izoluar Hoxhën dhe për të forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhën se ai ishte shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve me jugosllavët dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej të dëbohej e të sillej një jugosllav në vend të tij. Hoxha qëndroi i patundur dhe përkrahja për të nuk kishte rënë. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbështetja për Enver Hoxhën u rrit edhe më shumë. Më 1 korrik 1948, Tirana u bëri thirrje gjithë këshilltarëve teknikë jugosllavë të largoheshin nga vendi, dhe në mënyrë të njëanshme anuloi gjitha traktatet dhe marrëveshjet me Jugosllavinë. Xoxe u përjashtua nga partia dhe me 13 qershor 1949 u var.[15]

Kur Hoxha i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, përfaqësuesit e "nacionalizmit" në mërgim, mes të cilëve edhe Ernest Koliqi, i dërgonin letra Titos me anë të të cilave e ftonin atë ta sulmonte Shqipërinë, ta rrëzonte Enver Hoxhën dhe t'ua linte vendin atyre. Ata i premtonin Titos se Shqipëria e tyre do të ishte mike besnike e Jugosllavisë.[12]

Ndërkaq Hoxha në një letër që i dërgonte Stalinit në vitin 1949, e njoftonte mbi gjendjen e shqiptarëve të Kosovës dhe i thoshte se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që ishte "aleate besnike e BRSS", do ta dobësonte Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviçit.[12]

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët

Hoxha, dhe me rrath të kuq oficeri amerikan

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943.[16] Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare.[17] Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën.[18] Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmabthje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[19] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë.[20][21] Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.[22][23] Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.[16]

Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Hoxha u rreshtua me Bashkimin Sovjetik për të cilin kishte admirim të madh. Nga viti 1948 deri më 1960, Shqipëria përfitoi $200 milion në ndihma nga sovjetikët për zgjerimin teknink dhe infrastrukturor. Shqipëria u anëtarësua në KNER më 22 shkurt 1949 dhe mbeti e rëndësishme si për të ushtruar presion mbi Jugosllavinë, si për të shërbyer si një fuqi pro-sovjetike në Detin Adriatik. Një bazë nëndetësesh u ndërtua në ishullin Sazan afër Vlorës, duke paraqitur një rrezik të mundshëm për Flotën e Gjashtë Amerikane. Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike mbetën të ngushta deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars 1953. Vdekja e tij u shoqërua me 14 ditë zi kombëtare në Shqipëri; më tepër sesa në Bashkimin Sovjetik.[24] Hoxha mblodhi gjithë popullsinë në sheshin qendror në Tiranë, u kërkoi të binin në gjunjë para shtatores së Stalinit dhe i detyroi të bënin një betim për "besnikëri të përjetshme" dhe "mirënjohje" ndaj "babait të dashur" dhe "çliruesit të madh"[25]

Nën Hrushovin, pasardhësin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqipëria u inkurajua nga sovjetikët të ndiqte politikën specializuese të Hrushovit. Sipas kësaj politike, Shqipëria do të zhvillonte prodhimin e saj bujqësor për të furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera të Paktit të Varshavës të cilat nga ana e tyre poashtu do të zhvillonin prodhime specifike. Në teori, kjo do të ndikonte në forcimin e Paktit të Varshavës duke zvogëluar në masë të madhe mungesën e lëndëve të caktuara me të cilën përballeshin shumë nga vendet komuniste.[26]

Skeda:Partia e Punës e Shqipërisë.svg
Symbol of the Party of Labour of Albania.

Nga 16 maji deri më 17 qershor 1955 Nikolai Bulganin dhe Anastas Mikojan vizituan Jugosllavinë kurse Hrushovi hoqi dorë nga përjashtimi i Jugosllavisë prej bllokut komunist. Hrushovi poashtu filloi t'i referohej teorisë policentrike të Palmiro Togliatti. Meqë sovjetikët nuk ishin konusltuar me Hoxhën për këtë çështje, ky i fundit u ndie i fyer. Jugosllavia nisi t'i kërkojë Hoxhës të rehabilitonte Koçi Xoxen , gjë që Hoxha e hodhi poshtë me këmbëngulje. Në vitin 1956 në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi e dënoi kultin e personalitetit të Stalinit duke e akuzuar për shumë gabime të rënda. Pastaj ai shpalli teorinë e bashkëjetesës paqësore, që e zemëroi shumë Hoxhën. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, i udhëhequr nga gruaja e Hoxhës, Nexhmije Hoxha citoi Leninin: "Parimi themelor i politikës së jashtme të një vendi socialist dhe të një partie komuniste është internacionalizmi proletar, jo bashkëjetesa paqësore.[27] Hoxha mori një qëndrim aktiv kundër revizionizmit.

Uniteti brenda Partisë së Punës të Shqipërisë filloi të binte gjithashtu. Një mbedhje speciale e delegatëve mbajtur në Tiranë në prill 1956, përbërë nga 450 delegatë, dha rezultate të papritura. Delegatët kritikuan "kushtet brenda partisë, qasjen negative kundrejt masave, mungesën e demokracisë socialiste dhe asaj në parti, politikën ekonomike të udhëheqjes etj. Gjithashtu u bë thirrje për diskutime lidhur me kultin e personalitetit dhe Kongresin e 20-të të Partisë.[28]

Afrimi me Kinën

Mao Ce Duni and Hoxha në vitin 1956

Më 1956, Hoxha kërkoi miratimin e një rezolute që do ta mbështeste udhëheqjen aktuale të Partisë. Rezoluta u miratua dhe të gjithë delegatët që ishin shprehur kundër u përjashtuan nga partia dhe u burgosën. Hoxha deklaroi që kjo kishte qenë edhe një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar udhëheqjen e Shqipërisë. Ky incident e konsolidoi pushtetin e Hoxhës edhe më shumë, duke bërë kështu të pamundshme reforma të tipit hrushovian. Po atë vit, Hoxha vizitoi Kinën, e cila po përjetone prishjen me Bashkimin Sovjetik, dhe takoi Mao Ce Dunin personalisht. Marrëdhëniet me Kinën u përmirësuan, siç dëshmohet nga rritja e ndihmave kineze nga 4.2% sa ishte më 1955, para vizitës, në 21.6% më 1957, pas vizitës.[29]

Sovjetikët bënë edhe një përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë në sferën e tyre, duke rritur ndihmat, por udhëheqja shqiptare vazhdoi të afrohej me Kinën. Marrëdhëniet me sovjetikët mbetën në të njëjtin nivel deri më 1960 kur Hrushovi takoi politikanin majtist grek, Sofokle Venizelos. Hrushovi pëlqente idenë e autonomisë së Vorio Epirit dhe shpresonte t'i shfrytëzonte pretendimet greke për ta mbajtur udhëheqjen shqiptare në linjë me interesat sovjetike.[30]. Hoxha u kundërpërgjigj duke çuar Hysni Kapon në Mbledhjen e Bukureshtit, ku duhej të merrnin pjesë krerët e shteteve.[31]

Përderisa marrëdhëniet mes dy vendeve po vazhdonin të përkeqësoheshin, gjatë fjalimit të tij Hrushovi deklaroi:

Veçanërisht e pafytyrë ishte sjellja e agjentit të Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës. Ai tregoi dhëmbët edhe më kërcënueshëm sesa vetë kinezët.

Pas fjalimit të tij, komunistja spanjolle Dolores Ibaurri, u çua dhe tha që Enver Hoxha ishte si qeni i cili kafshonte dorën që i jepte bukë.[32]

Fërkimet me Bashkimin Sovjetik

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të përkeqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët filluan të ndiqnin një politikë të vijës së ashpër duke reduktuar ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur Shqipëria po përballej me mundësinë e një zie buke të shkaktuar nga përmbytjet.

Mardhëniet e Hoxhës me Kinën Komuniste

Skeda:Mao-Hoxha CR Poster.jpg
A Cultural Revolution poster promoting Albanian-Chinese cooperation featuring Hoxha and Mao. The caption at the bottom reads, "Long live the great union between the Parties of Albania and China!" Despite what the painting may suggest, the two leaders only met twice—first in 1956 during Hoxha's visit to China, and again in 1957 at the Moscow meeting of communist and workers' parties—before the Sino-Albanian alliance.[33]


Për Planin e Tretë Pesëvjeçar të Shqipërisë, Kina premtoi një hua prej 125 milionë dollarësh për të ndërtuar njëzet e pesë fabrika kimike, elektrike dhe metalurgjike të parashikuara sipas Planit. Megjithatë,vendi përjetoi një periudhë të vështirë tranzicioni, sepse teknikët kinezë ishin të një cilësie më të ulët sesa ata sovjetikë. Çështjet i komplikoi edhe distanca e madhe mes dy vendeve, dhe marrëdhëniet e këqija që Shqipëria kishte me fqinjët e saj. Ndryshe nga Jugosllavia ose BRSS, Kina kishte më pak ndikim ekonomik mbi Shqipërinë gjatë udhëheqjes së Hoxhës.[34]

Në kohën kur u miratua Kushtetuta e vitit 1976 e cila ndalonte borxhet e jashtme, Shqipëria në thelb ishte bërë e vetë-mjaftueshme edhe pse i mungonte teknologjia moderne

Aktivitetet politike

Politika fetare

Gjatë luftës

Skeda:Baba Faja, Myslym Peza, Enver Hoxha dhe Ramadan Citaku (ulur).jpg
Baba Faja, Enver Hoxha,Myslim Peza, Ramadan Citaku

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët kishte dy anë medaljeje. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mesin e tyre kishte edhe klerikë të lartë të të gjitha komuniteteve fetare. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunistëve u interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte ndërhyrëse në çështjet e brendshme të fesë. Në vitin 1945 ai iu kërkoi të katër komuniteteve fetare të krijonin statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[35][36] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tillë.

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:[37]

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga shteti por komunitetet nuk duhej të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga shteti, komunitetet fetare hartuan statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[38] e bektashit[39] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[40] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[41]

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjitë nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohej në qoftë se ky i fundit kishte shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[42]

Ndalimi i fesë

Me urdhër të Enver Hoxhës doli ligji për ndalimin e fesë në Shqipëri. Shumë klerikë u përndoqën, u arrestuan dhe u dëbuan me akuza të tilla si spiun i armiqve të popullit shqiptar. Komuniteti që u godit më së shumti ishte ai katolik, por përveç tij edhe ai protestant, i cili nuk u njoh kurrë nga shteti dhe i cili për shkak të rrënjëve anglo-saksone shihej me dyshim. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatërruan, disa të tjera u kthyen në qendra kulturore.[43]

Me kushtetutën e re të vitit 1976, Shqipëria u bë zyrtarisht vend ateist. Krahas kësaj propaganda antifetare filloi të ndihej kudo, sidomos në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipëria e Re. Me anë të një ligji ndaloheshin edhe përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur dhe prindërve iu vunë në shërbim lista me emra të lejuar.[44]

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Skeda:Lajmerimi ne gazete.jpg
Lajmërimi në gazetën ZP

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[45][46][47]

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[48] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit[49].

Nderime

Heqje dekoratash

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haki Toskës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[50]

Nderime të huaja

  • - Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944.
  • - Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946.
  • - Urdhri i Leninit.
  • - Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik).

Veprat

Shiko edhe

Kuriozitet

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.[51][52].

Lidhje të jashtme

Referencat

  1. ^ http://www.youtube.com/watch?v=ev2hBRRCj7s Dokumentar realizuar nga Top-Channel
  2. ^ Jessup 1998, f. 288 "At the time of the Italian invasion of Albania, he was fired for refusing to join the Albanian Fascist Party and became a tobacconist in the capital city, Tirana."
  3. ^ Jacques 1995, f. 416
  4. ^ a b Belishova L., E vërteta për Enverin, intervistoi Elisabeta Ilnica, Panorama, 13 janar 2015.
  5. ^ Tribuna
  6. ^ Historia ndryshe
  7. ^ “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut | Panorama ONLINE
  8. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/04-kriegszeit-1939-1944/21-26-0-eh.jpg
  9. ^ Lubonja T., Nën peshën e dhunës, Tiranë: Mësonjëtorja, 1998.
  10. ^ a b Spahiu B., Si e falsifikoi Enveri historinë e Luftës e të Partisë Komuniste, përgatiti Afrim Imaj, Panorama. - Nr. 2717, 7 maj, 2010, f. 20.
  11. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Dervishi
  12. ^ a b c Xhufi, Pëllumb (15 Shkurt 2017). "A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?". Gazeta Dita. Marrë më 12 Shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  13. ^ Hoxha 1981, f. 92.
  14. ^ a b O'Donnell 1999, p. 22.
  15. ^ Jacques 1995, f. 467
  16. ^ a b BBC - Today
  17. ^ http://news.bbc.co.uk/2/shared/spl/hi/pop_ups/08/programmes_an_agent_in_albania/html/3.stm Foto pasqyruese të misionit të Smiley në prapavijat armike
  18. ^ Soe - Albania
  19. ^ http://thelevantandthebalkanswwii.devhub.com/blog/567115-soe-albania/ SOE-ALBANIA
  20. ^ Axis History Forum • View topic - Corfu Incident 1946
  21. ^ albmodww2
  22. ^ dossier
  23. ^ Misioni amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas
  24. ^ Fevziu 2016, p. 146.
  25. ^ The Economist 179 (16 June 1956): 110.
  26. ^ On the "socialist division of labor" see: The International Socialist Division of Labor (7 June 1962), German History in Documents and Images.
  27. ^ The Institute of Marxist–Leninist Studies at the Central Committee of the Party of Labour of Albania 1982, f. 296
  28. ^ Griffith 1963, p. 22
  29. ^ Biberaj 1986, p. 27.
  30. ^ O'Donnell 1999, p. 46
  31. ^ O'Donnell 1999, pp. 46–47
  32. ^ Talbott 1970, ff. 475–476
  33. ^ Hoxha 1980b, ff. 231–234, 240–250, "My First and Last Visit to China"
  34. ^ Biberaj 1986, p. 40.
  35. ^ http://licodu.cois.it/616/view Statuti Komunitetit Bektashi 1945
  36. ^ http://licodu.cois.it/428/view Statuti Komunitetit Musliman 1945
  37. ^ http://licodu.cois.it/618/view Ligji mbi Komunitetet fetare
  38. ^ http://licodu.cois.it/576/view STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR 1950
  39. ^ http://licodu.cois.it/594/view STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR 1950
  40. ^ http://licodu.cois.it/422/view Statuti i Komunitetit Katolik 1951
  41. ^ Morozzo Della Rocca Roberto - Nazione e religione in Albania
  42. ^ http://licodu.cois.it/586/view Mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”
  43. ^ http://licodu.cois.it/587/view MBI CFUQIZIMIN E DISA DEKRETEVE
  44. ^ http://licodu.cois.it/423/view Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë 1976
  45. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/25.jpg Varri i dëmtuar
  46. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/26-enver-tomb.jpg Varri i rindërtuar
  47. ^ http://www.youtube.com/watch?v=0-nRdOLuaKQ&feature=channel_video_title Dokumentar i ceremonisë funebre së Enver Hoxha
  48. ^ Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit - Forumi Shqiptar
  49. ^ Dielli | The Sun - Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
  50. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ http://www.universytv.it/cinema/inside.php Reçension i filmit (italisht)
  52. ^ http://www.youtube.com/watch?v=76Ahr7GhvNE