Ali Pashë Tepelena: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 50: Rreshti 50:
| Emblema_përshkrim =
| Emblema_përshkrim =
}}
}}
'''Ali Pashë Tepelena''' i njohur edhe si '''Ali pashë Janina''' (~ [[1740]] ose [[1743]]<ref name="Vlora56">{{cite book|title=Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze|author=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Marie Amelie von Godin|publisher=Shtëpia Botuese "55"|year=2010|origyear=1956|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=295-296}}</ref> - [[24 janar]] [[1822]]) qe një sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në [[Shqipëria|Shqipëri]].Ishte nje nga pashallëqet me te shquar te pashallekut te Janines.
'''Ali Pashë Tepelena''' i njohur edhe si '''Ali pashë Janina''' (~ [[1740]] ose [[1743]]<ref name="Vlora56">{{cite book|title=Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I ([[Gjuha gjermane|gjerm]]. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze)|author=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Marie Amelie von Godin|publisher=Shtëpia Botuese "55"|year=2010|origyear=1956|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=295-296}}</ref> - [[24 janar]] [[1822]]) qe një sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në [[Shqipëria|Shqipëri]].Ishte nje nga pashallëqet me te shquar te pashallekut te Janines.


==Prejardhja==
==Prejardhja==

Versioni i datës 9 prill 2018 10:03

Stampa:Kutia Politikan Ali Pashë Tepelena i njohur edhe si Ali pashë Janina (~ 1740 ose 1743[1] - 24 janar 1822) qe një sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.Ishte nje nga pashallëqet me te shquar te pashallekut te Janines.

Prejardhja

Lindi në Beçisht, në një familje feudale të mesme, pasardhës të një dervishi tregtar me prejardhje nga Horasani sipas traditës familjare. Dervishi quhej Nazif dhe u vendos në një teqe halvetishTepelenë, ku pas gjasave arriti të gëzojë ndikim ndër banorët e viseve. I biri, Mustafa beu (Muço) arriti të futej në radhën e dyerve të fisme shqiptare duke u martuar me një vajzë çalamane të bejlerëve të Këlcyrës.

Pas Muço beut, ishte Myftar beu që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar dizdar (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit. Vetë Ali Pasha ishte i biri i Veli beut dhe Esmiha hanëmit nga dera e bejlerëve të Konicës që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë.[1]

Biografia

Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u quajtën : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, të trashëgonte pashallëkun tij.

1784-1812

1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë ValiutRumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.

Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

1812-1822

Skeda:אבישי טייכר 062.jpg
Koka e Ali Pashës e prezantuar tek sulltani

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.

Skeda:Ali Pasha Tepelena Portret 01.jpg
Portret i Ali Pashë Telepenes

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Shiko dhe këtë


Lidhje të jashtme

Referencat

  1. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 295–296. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Çiftlikleri Üzerine Bir Araştırma", Hamiyet Sezer Feyzioğlu, Belleten, LXII/233, s.75-107, Ankara, Nisan 1998.
  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Oğulları",Hamiyet Sezer Feyzioğlu, A.Ü.D.T.C.F. Tarih Araştırmaları Dergisi 1995, c.XVII/28, s.155-16, Ankara, 1996.
  • "ALI PASHE TEPELENA" Shkrimtar SABRI GODO