Hoti (fis): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 40: Rreshti 40:
[[Kategoria:Komunitetet Shqiptare në Mal të Zi]]
[[Kategoria:Komunitetet Shqiptare në Mal të Zi]]
[[Kategoria:Fise në Malësinë e Madhe]]
[[Kategoria:Fise në Malësinë e Madhe]]
[[Kategoria:Fise në Shqipëri]]

Versioni i datës 17 prill 2018 21:29

Vendndodhja gjeografike

Hoti është një fis historik dhe nënndarje e Malësisë, krahinë kjo e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Gjeografia

Nënkrahina e Hotit shtrihet në kufirin shqiptaro-malazez, ku vendbanimet kryesore janë Hoti dhe Rapshë-Starja në Shqipëri; dhe Arza, Helmësi me Traboinin në Mal të Zi.[1]

Historia

Më 1414 përmendet për herë të parë ky fis që gëzoi një rritje jashtëzakonisht të fortë (Otti, Octi, Chioti, Coti) në një vëllazëri me Tuzët dhe Bythëdosët (Octi, Tusi et Bitidossi). Shuflaj vlerëson se rrënjët e këtij fisi duhen kërkuar në Plavë përmbi Guci, mbi Lim, më 1330 përmendet Mali i Hotënve (srb. Hotina Gora). Në vitin 1417 ky fis ishte gjak (lat. quia manus posuit sanguine eorum) me Balshën III Balshaj.

Ky mal (montanea) në vitet 1417 gjendej kryesisht në shërbim të Venedikut, por herë-herë shkretonte edhe krahinën e Shkodrës. Kryetari i saj quhej kapetan (capitaneus montanee Ottorum). Në vitin 1434 quhej Junch Hoth iam dominus in partibus Albaniae. Në shumë fshatra si cavo (kryetar) përmendet ndonjë Hot.[2] Në regjistrin e kadastrës së Shkodrës përmendet i quajturi Andrea Hoti, i përmendur si proniar dhe kre i fshatit Podgorë (ku radhiten dhe Hotë të tjerë, të quajturit Radas e Mazrrak), më 26 mars 1417 merr në konçension vreshtat e këtij vendi që i përkitnin komunës së Shkodrës. Në fshatin Ljushta krerët janë Junk dhe Vlatik Hoti. Në fshatin Pesiugla kre është Nikolla Hoti, i përmendur gjithashtu për koncensione dhe ndershmërinë e tij.[3] Më 1474 përmendet sërish Malin/Malet e Hotënve (montanee octorum, montanea ottanorum).[1]

Forma Hotti përdoret në një raport dërguar Romës shtatorin e 1621 nga Ipeshkvi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Pudi, dhe nga relacionet ekleziastike të P. Gasparit më 1671, në raportin e Stampaneos më 1685 dhe në hartën e Da Vignola-s më 1689.[1]

Bajraku i Hotit dhe bajraktarët

Me vendosjen e institucionit territorial të bajrakut në kohën e Perandorisë Osmane, edhe fisi i Hotit iu nënshtrua kësaj reforme duke qenë bashbajrak (bajrak i parë) i Malësisë. Duke u mbështetur në tetë brezat derës të bajraktarëve të Hotit, sipas gojëdhënës së kësaj shtëpie, duke marrë për të mirëqenë se nuk e morën tagrin e bajraktarëve prej kujt tjetër përveç autoriteteve osmane, e shpie formimin e bajrakut të Hotit në fundshekullin e XVII.[4]

Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviq, e përshkruan Hotin:[5]

Banorët jetojnë rreth malit Bukovik dhe në rrafshet e luginës së tij, ndahet në dy bajrakë, në Rrapshë e Traboin.

Religjioni

Më 1609, Bolica e përmend Hotin si pjesë e 6 fiseve të ritit katolik roman ndër 11 fiset kryengritëse.[6] Sipas Nopçës, Hoti festonte Shën Kollin një javë të tërë.[7] Tradicionalisht një fis katolik, shenjti mbrojtës i Hotit është Shën Gjon Pagëzori, dita e të cilit Shnjoni i Hotit, kremtohet çdo vit më 29 gusht.[1]

Demografia

Në relacionin dhe përshkrimin që Mariano Bolica i bën Sanxhakut të Shkodrës më 1614, Hotti ka 212 shtëpi dhe 600 burra në armë, me në krye Marash Pepën.[1]

Personalitete të njohura

  • Anaro Hoti - rreth 1476, i njohur për bashkëpunim me Vendikun dhe Ballshajt
  • Dedë Gjo Luli - bajraktar i Hotit, udhëheqës i Revoltës së Malcís s'Madhe
  • Palok Traboini - djali që pruri flamurin që u ngrit në majen Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.

Referencat

  1. ^ a b c d e Elsie 2015, pp. 47–48
  2. ^ Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 79–80. ISBN 99927-1-854-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Zamputti, Injac (1977). Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417. Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 59, 63, 64. OCLC 955216133. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. OCLC 39215998. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 24. ISBN 99943-810-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  6. ^ Bartl, Peter (2011). Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane. Përkthyer nga Pëllumb Xhufi. Tiranë: Dituria. fq. 200–201. ISBN 978-9928-103-09-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  7. ^ Nopça, Franc (2012). Pikëpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe. Përkthyer nga Mihal Zallari. Tiranë: Eneas. fq. 75. ISBN 978-9928-110-29-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literaturë